Home Blog Page 8044

Tregtia me pacientë

0

Mjeku 2Dyqind e njëzet e një kosovarë kanë vdekur në dy spitale private të zemrës me të cilat Ministria e Shëndetësisë kishte marrëveshje për dërgimin e pacientëve.
Vdekjet kanë ndodhur gjatë një periudhe dyvjeçare, shkruan sot Koha Ditore.

Marrëveshjet ishin të paligjshme. Megjithatë, Ministria ka derdhur në arkat e spitaleve IMH dhe EDA mbi dy milionë e 100 mijë euro. Një pjesë e madhe e këtyre parave kanë shkuar në xhepat e një grupi mjekësh. Nga 500 euro ryshfet besohet se kanë marrë ata për dërgimin e një pacienti.

Njërit prej tyre i ka rënë që 13 sish t’i dërgojë për një natë. Ryshfeti i natës së 15 prillit 2013 peshon 6 mijë e 500 euro.

Në kohën kur Ministria kishte lidhur marrëveshje për dërgimin e pacientëve me spitalin EDA, Inspektorati Shëndetësor kishte urdhëruar mbylljen e tij për shkak të mungesës së kushteve. Spitali nuk kishte licencë. Pos kësaj, asnjë mjek nuk kishte licencë për zemër. Por, pacientët dërgoheshin në mënyrë të organizuar.

Mënyra e rekrutimit dhe e përfitimeve të tilla nga një grup mjekësh është zbuluar nga përgjimi që u ka bërë Policia e Kosovës atyre. Aty zbulohet trajtimi i keq i pacientëve, fyerja e tyre dhe vënia e epiteteve. Ka raste kur me të moshuarit me infarkt nuk dinin çfarë të bënin. I quanin të varfër e fakirë. Pacientët madje i krahasonin me jashtëqitjen e njeriut.

Në gjithë këto parregullsi, me një dozë të madhe përgjegjësie penale ngarkohet ministri Ferid Agani. Ai kishte kontakte të shpeshta me drejtorët e spitaleve, Ali Hocaoglun dhe Borçe Petrovskin.

Mesazhet telefonike zbulojnë se Agani kishte ushtruar presion në Ministri që Petrovskit t’i paguheshin qindra e mijëra euro, ndërsa nga Ali Hocaoglu kërkonte lidhje për ta dërguar djalin për studime në Turqi. Mesazhet dëshmojnë se ata kishin udhëtuar bashkë atje.

Në numrin e sotëm të Kohës Ditore mund të lexoni në detaje për zinxhirin e korrupsionit, për përgjegjësinë e Aganit e për mesazhet e tij, për Astrit Bakiqin si koordinator i korrupsionit, e aspekte të tjera.

Vllahiu: S’do të ketë zgjidhje nga jashtë

0

Arbër VllahiuKëshilltari politik i presidentes Atifete Jahjaga, Arbër Vllahiu, ka bërë me dije se shefja e shtetit do ta vazhdojë procesin e lehtësimit të diskutimeve me liderët e partive politike derisa të arrihet zgjidhja për formimin e institucioneve të reja.
“Presidentja Jahjaga ka nisur këtë proces të lehtësimit të diskutimeve me liderët dhe ai do të vazhdojë derisa nuk arrihet një pajtim për zgjidhjen e impasit të krijuar”, ka thënë Vllahiu në një intervistë për “Epokën e re”.

Ai ka shtuar se është e rëndësishme që procesi mos të degradojë. “E rëndësishme është që procesi të mbahet në tavolinën e diskutimeve në zyrën e presidentes dhe të mos degradojë, por të kërkohet një mundësi që të gjendet rrugëdalja duke respektuar këtë kuadër kushtetues dhe ligjore dhe duke respektuar edhe institucionet e vendit të ndërtuara me aq mund dhe aq sakrificë”, ka thënë Vllahiu.

Ai ka siguruar se nuk do të ketë imponime në zgjidhjen e kësaj situate. “Procesi është tërësisht proces i Kosovës dhe tërësisht në duart e institucioneve dhe të vet liderëve të partive politike parlamentare si dhe të deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Pavarësisht vlerësimeve e cilësimeve të sotme për zgjedhjet si demokratike e të drejta dhe të ndershme, vazhdimi i moszgjidhjes së nyjës së krijimit të institucioneve të vendit po e zbeh edhe procesin zgjedhor. Duhet të kuptohet se imponime nuk do të ketë. Nuk do të ketë as zgjidhje nga jashtë. Nuk do të ketë as zgjidhje jokushtetuese”, është shprehur Vllahiu.

Ai ka deklaruar se Jahjaga beson se liderët do ta gjejnë vullnetin dhe guximin për formimin e institucioneve. “Presidentja Jahjaga beson se këta liderë, që në të kaluarën kanë gjetur forcën e kurajën që të punojnë së bashku, në periudha edhe më të rënda e më sfiduese, drejt shtet ndërtimit të Kosovës, do ta gjejnë vullnetin dhe guximin të ecin shumë shpejt drejt ndërtimit të institucioneve të qëndrueshme”, ka thënë Vllahiu. Në këtë kontekst, Vllahiu ka thënë se zgjidhja nuk mund të kërkohet në pafundësi. “Liderët politikë kanë përgjegjësi për ta gjetur zgjidhjen sa më shpejt, bazuar në kuadrin kushtetues, prandaj është e kuptueshme se zgjidhja është në duart e tyre, të institucioneve të Kosovës dhe në duart e deputetëve”, është shprehur Vllahiu.

Vllahiu ka thënë se për shkak të kësaj situate të krijuar politike vendi është në një fazë kritike. “Ne jemi në një fazë kritike kur, përveçse po rrezikojmë të futemi jo në një krizë institucionale e politike, por në një krizë edhe më të thellë buxhetore dhe financiare, gjithashtu kur po e rrezikojmë edhe bashkëpunimin me faktorin ndërkombëtar dhe kur po i sfidojmë proceset e ndërlidhura me këtë faktor. Mos të harrojmë se Kosova në kohën e fundit është bërë partner i rëndësishëm ndërkombëtar në fushën e sigurisë dhe nuk mund ta vëmë në dyshim këtë për shkak të pamundësisë sonë për t’i krijuar institucionet. Gjithashtu, kemi krijuar me shumë mund një proces të rëndësishëm e kredibil të integrimeve euroatlantike dhe nuk mund ta humbasim hapin tonë. Ne duhet ta mbajmë momentin dhe të punojmë më shumë për t’i avancuar proceset tona në raport edhe me bashkësinë ndërkombëtare, veçanërisht duke iu përgjigjur qytetarëve tanë, që kanë mbetur të vetmit në rajonin e Ballkanit Perëndimor pa mundësinë e lëvizjes së lirë në vendet e BE-së. Mbi të gjitha, Kosova ka nevojë për reforma të thella në shoqëri që do të përmirësojë dhe ngrit nivelin e jetesës së qytetarëve tanë”, ka thënë Vllahiu.

Sahatqija: Blloku po tenton t’ia ruajë fytyrën Gjykatës Kushtetuese

0

Teuta Sahatciu-ldk14-28Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës Teuta Sahatqija thotë se Blloku është më i bashkuar se kurrë dhe nëse nuk po krijojnë institucionet është sepse “po duan t’i ruajnë fytyrën Gjykatës Kushtetuese”.

Deputetja e LDK-së Teuta Sahqatiqja thotë se Blloku i sheh dy mundësi për zgjidhjen e ngërçit. E para, që PDK të kuptoj se nuk mund të krijoj institucionet sepse Blloku nuk do të zbrapset dhe e dyta që të kërkohen sqarime shtesë nga Kushtetuesja. Ajo tha se nuk po e zgjedhin sërish Isa Mustafën kryeparlamentar për të mos lënduar vendimin e Kushtetueses.

“Ne në seancën e parë veç e kemi votuar z. Mustafa dhe vazhdimi i procesit tregoi që me Gjykatën Kushtetuese erdhëm në një realitet të ri dhe në këtë realitet ne dëshirojmë që të mos lëndohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Po tentojmë që t’ia ruajmë fytyrën Gjykatës Kushtetuese ndënëse mendoj se secili prej nesh e ka parë se në Gjykatë Kushtetuese egzistojnë animet”, tha Sahatqija në “Interaktiv” të KTV-së.

Por ajo dyshon se PDK, siç tha do të pranoj realitetin “për të mirën e vendit”. Sipas saj nga veprimet e partisë së udhëhequr nga Hashim Thaçi kanë filluar të irritohen qytetarët.

Sipas saj PDK po kërkon bisedime jashtë Kuvendin e këtë nuk e pranon Blloku. Deputetët e LDK-AAK-NISMA-VV duan dialog në Kuvend.

“Koalicioni nuk e ka ndrru qëndrimin. Koalicioni mendon ende të ulemi në Kuvend dhe të bisedojmë”, tha Sahatqija.

Ajo tha se Kushtetuta e Kosovës është demokratike dhe se si e tillë duhet të interpretohet.

Sahatqija tha se presidentja Jahjaga po mundohet të gjej hapësirë për dalje nga ngërçi derisa ajo theksoi se Kosovës nuk i duhen zgjedhjet e reja.

Erleta i kundërpërgjigjet Andinit: Ju nuk bëtë asgjë për ta gjetur babanë

0

Ukshin Hoti-Andini dhe ErletaErleta Hoti ka reaguar pas deklaratës së vëllait të saj nga babai Andinit. Ky i fundit i kërkoi asaj që t’ia “gjejë babanë’ ose ta “ta mbyll gojën”. Erleta i thotë Andinit të hulumtoj dhe jo vetëm të “vajtojnë në televizor”.

Ja edhe reagimi i plotë i Erleta Hotit.

Per hir te korrektesise Andin U. Hoti po te pergjigjem.
Fillimisht, inervisten nuk e ke pare deri ne fund. Por, po te pyes ty personalisht: Ku ishit ju per te dhene gjak e per ta gjetur prindin tone te gjalle apo te vdekur dhe perse refuzuat ta benit kete gje? Ku ishit ju, qe perpos benificioneve dhe afersise me pushtetin, si dhe shfrytezimit te emrit te prindit, nuk bete gje per te, pervec vajtimeve ne ekran? Kush ishin ata qe sa here shkoja ta vendosja ne mbremje fotografine e babit tek Kuvendi prane te zhdukurve te tjere, ma hiqnit gjate dites? Kush ishit ju qe pretendonit se jeni trashegimtaret e vetem te Ukshin Hotit duke me anashkaluar ne cdo gje dhe duke bere cmos pas shpine? Kush ishte nje grua, qe sa here shkoja ta vizitoja babain tone ne burg gjate viteve te 80-ta na kthenin mbrapa duke thene se bashkeshortja e tij vecse e kishte vizituar? E tani nuk po te them MBYLLE GOJEN, por hapi syte ashtu sic te kam thene para 4 viteve. Lajmin nuk do te ta servoje ne tavoline, por perpjeku pak ta gjesh dhe vet, sa fshehesh pas petkut te pushtetit!

Djali i Ukshin Hotit: Erleta ma gjej babin, ose të lutem mbylle gojën

0

Andin Ukshin Hoti

Vajza e Ukshin Hotit, Erleta, sonte në një emision televiziv tha se Ukshin Hoti është vrarë dhe është varrosur në një vend afër Pejës.

Kjo deklaratë ka nxitur një reagim të djalit të Ukshin Hotit, Andinit. Ai përmes profilit të tij në Facebook, ka kërkuar nga motra e tij (nga ana e babait) Erleta, që të tregojë më shumë rreth asaj që thotë, ose të mos fletë fare.

Andini në reagimin e tij, ka kërkuar nga Erleta që të mos vazhdojë me “fyerje dhe idiotësi”.

“Më falni, por kësaj radhe nuk më detyroni ta mbaj gojën mbyllur! Erleta, të lutem shume, ama pafundësisht SHUMË, më trego ku është babi, në cilin vend është vrarë, varrosur, sepse atë kërkoj që shumë vite”.

“Erleta, për çdo FYERJE e IDIOTESI që ti ke bërë deri sot, edhe ndaj meje, për çdo GABIM tëndin që më është dashur me qindra herë ta ul kokën, për “hatër” e kam mbajt gojën mbyllur, po e mbaj edhe sot. MIRËPO VETËM PARA ZOTIT E MBAJ GOJËN MBYLLUR KUR NË PYETJE ËSHTË UKSHIN HOTI!”

“Erleta, ma gjej babin të lutëm shumë ose mbylle gojën për tërë jetën tënde sepse nuk i duroj as edhe një minutë të vetëm më idiotësirat e tua në kurriz të babit!”, ka shkruar Andini në faqen e tij në Facebook.

Duhet cekur se, Andini dhe Erleta janë vëlla e motër, por vetëm nga ana e babait.

Imami i Suharekës: Kemi probleme nga ata që falen pak më ndryshe se ne

0

Suhareke-xhamia e bardheHoxha në Xhaminë e Bardhë në Suharekë kishte telashe ditën e djeshme me katër persona, dy nga të cilët ishin me mjekra.

“Edhe ju kom tërhjekë vërejtjen me dalë prej xhamies, nuk kanë dalë, atëherë unë ju kam tërhjekë vërejtjen edhe një herë edhe jemi fjalosë pak me fjalë. Nuk ka pas naj rrahje”, tha për Klan Kosova Muhamed Paqarizi, Imam i Xhamisë së Bardhë në Suharekë.

Ai tha se me këta persona kishte probleme edhe më parë.

“Kemi pasë më herët por unë nuk jam kanë këtu. Me xhematë kanë pasë problem, kanë dashtë me thy deren e xhamisë për me thirr ezanin vetë edhe me u falë vetë se ata falen pak më ndryshe”, tha ai.

Erleta: Ukshin Hoti u vra dhe u varros afër Pejës

0

Erleta Ukshin HotiSonte në emisionin “Katror” në First Channel, Erleta Hoti ishte ftuar që të diskutonte rreth polemikave dhe ofendimeve që ditë më parë kishin me deputeten e PDK’së Ganimete Musliun.

Erleta gjatë emisionit i pyetur nga gazetari se çfarë informacione ka për fatin e babait të saj Ukshin Hoti, ajo tha se ai u vra menjëherë pas daljes nga burgu, raporton Express.

Sipas saj Ukshin Hoti është i varrosur diku afër Pejës, dhe se për këtë çështje ka dëshmitar serbë të cilët mund të flasin për këtë rast.

Ilir Shaqiri promovoi librin “Tan Temali” në Tetovë

0

Ilir Shaqiri-Tan TemaliKëngëtari i njohur Ilir Shaqiri sot ka promovuar librin e tij të parë “Tan Temali” nën organizim të Institutit të Librit dhe promocionit, Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë dhe shtëpisë Botuese Toena.

Me këtë rast autori I Librit para shumë profesorëve dhe studentëve u shpreh se gjithmonë ka kënduar duke gjetur këngën dhe fjalën e bukur dhe këtë e kam gjetur te shkrimtarët tanë, ndërsa fjala e bukur më ka përcjellë dhe unë kam vrapuar pas saj, theksoi ai.

Rexhep Qosja në parathënie të librit ka shkruar se romani I Ilir Shaqirit Tan Temali është në roman për ngjarje historike dhe kulturore që kanë shënuar jetën e brezit tonë: jetën e brezit që e krijoi lëvizjen kombëtare e cila, më në fund, solli atë që aq gjatë është ëndërruar prej gjithë brezave shqiptarë: solli lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, raporton Televizioni Koha.

Kosova anëtarësohet në RACVIAC

0

RACVIACKosova është anëtarësuar sot në organizatën e rëndësishme ndërkombëtare të sigurisë – RACVIAC (Qendra për Bashkëpunim të Sigurisë, me seli në Zagreb) e themeluar në vitin 2000 me qëllim të nxitjes së dialogut dhe bashkëpunimit në çështjet e sigurisë në Evropën Juglindore, përmes një partneriteti në mes të vendeve të rajonit dhe partnerëve të tyre ndërkombëtarë.

Kështu njofton përmes një deklarate për media, Ministria e Jashtme e Kosovës, e cila po ashtu falënderon të gjitha shtetet anëtare, si dhe mekanizmat e brendshëm në Kosovë, që bënë të mundur anëtarësimin në këtë organizatë të pavarur, e cila përpos komponentes ushtarake, në fushëveprimin e saj ka edhe pjesën akademike.

Anëtarësimi i Kosovës në këtë organizatë të Evropës Juglindore, sipas kësaj deklarate, është i rëndësishëm për shumë procese reformuese civilo-ushtarake të cilat do të ndihmojnë reformën e sektorit të sigurisë, bashkëpunimin kundër terrorizmit, bashkëpunimin rajonal në fushën e sigurisë, menaxhimin e fatkeqësive, katastrofave, integrimin evropian dhe euroatlantik, kontrollin e armëve dhe masave për ndërtimin e besimit dhe sigurisë (Confidence and Security Building Measures).

RACVIAC bashkëpunon ngushtë me organizatat ndërkombëtare siç janë OKB, NATO, BE, OSBE, SELEC, DCAF, UNDP, ITF, RCC, MARRI, etj. Në këtë organizatë bëjnë pjesë aktualisht 8 shtete anëtare të rajonit si Shqipëria, Bosnja, Kroacia, Maqedonia, Mali i Zi, Rumania, Serbia dhe Turqia.

Shtypi i huaj për Shqipërinë e vitit 1953

0

Leonora LaçiShkruan: Leonora Laçi

Materiali i botuar më poshtë është i përcjellur tekstualisht siç është marr nga Arkivi i Ministrisë së  Punëve të Jashtme,  me Dosje 290, viti 1953, nga faqja 1-3, “ Citate nga shtypi i huaj për Shqipërinë gjatë Muajit Mars 1953”. Disa nga mediat botërore të kohës si ato Angleze, Italiane, Franceze apo dhe shtypi Jugosllav e Grek, i kanë dhënë një hapësirë të veçantë ngjarjeve në  Shqipëri. Ndjekja me interesë të madh të zhvillimeve në Shqipërinë komuniste vinte për disa arsye, nga njëra anë vdekja e liderit  Sovjetik Stalinit u prit me dhimbje nga Enver Hoxha qe e kishte idhull, dhe tashmë ishte vënë në pikëpyetje si do ishin raportet Shqipëri-Bashkim Sovjetik. Por dhe për një arsye mjaft të rëndësishme, sepse kishte disa kohë që nën Komitetin Kombëtar “Shqipëria e Lirë” ishin ndërmarr hapa për destabilizimin, dhe krijimin e turbullirave  në Shqipërinë komunsite, ku dërgoheshin nga ajri dhe nga deti, ushtarët e lirisë që sterviteshin në Myhni të Gjermanisë nën “Kompanin 4000”. – Gazeta Engleze“ Daily Mail” datë 7 Mars 1953, në një lajm me burim nga Beogradi me titull “ Trupat Shqiptare nuk janë në levizje” shkruan: “… Njësira t’ushtrisë, Policis dhe të Partisë Komunsite në Shqipëri kanë qënë t’angazhuara kundër veprimtarisë së shtuar të guerriljeve që erdhi në vazhdim të vdekjes së Stalinit, thonë lajmet që mbërrijnë këtu…” E përjavëshmja “Sunday Times” datë 8 Mars 1953, në një lajm me burim gjithashtu nga Beogradi me titull “ Kryengritje të guerileve në Shqipëri, shkruan: “…

Vdekja e Zotit Stalin, ka qënë sinjali për kryengritje gueriljesh në Shqipëri, me të voglit por me të rëndësishmit satelit, nga ana strategjike të Rusis Sovjetike n’Adriatik.  Qeveria e Titos është duke ndjekur me kujdes ngjarjet në Shqipëri e cila ndahet nga pjesa e tjetër e imperatoris Sovjetike prej Jugosllavisë. Besohet e mundshme që ndonjë udhëheqës i gueriljeve ose i komunistëve pro Tito të marr fuqi në dorë dhe të kërkojë të bashkohet me bllokun e ri Jugosllav-Greko-Turk…” “… Rregjimi kukull i Gjeneral Hoxhës e mban nën kontroll këtë vend të vogël me madhësi të barabartë me Welles, vetem me përkrahjen e trupave të pajisur mirë Ruse, të cilat çmohen në 20.000 vetë. Interesi kryesor i Rusisë në Shqipëri është bregdeti i saj mbi Adriatik me bazë navale dhe strehim nëndetesesh…” -“The Times” datë 7 Mars në një lajm të korespondentit të saj në Beograd, shkruan: “… Agjensia Zyrtare Jugosllave e Lajmeve “Tanjug” duke u mbështetur në lajme t’ardhura nga Tirana, flet për veprimtari të shtuar të gueriljeve në Shqipërinë e Veriut, ku përfshihen edhe banda t’arratisurish pas lajmit të sëmundjes së Zotit Stalin. Turbullirat me të mëdha thuhet se po ndeshen në Rrethet e Shkodrës, Kukësit, Kolgecaj dhe Pukës.

“The Daily Mail” datë 13 Mars 1953 botonte një lajm me burim nga Athina ku thuhet: “ Ceta partizane janë aktive kundër Kryeminstrit të Shqipërisë Komuniste Enver Hoxhës, sipas lajmeve nga Kostoria(Kosturi), një qytet i vogël Grek afër kufirit Shqiptar. Partizanët kanë hyrë në shumë katunde dhe thuhet se janë pritur në mënyrë të përzemert nga fshatarët. Pretendohet se Policia ka arrestuar prindërit e partizanëve dhe i ka torturuar ata për të nxjerr tregime…” – Gazeta Angleze“ The Daily Telegraph” datë 13 Mars 1953 në një lajm me burim nga Parisi shkruan: “… Në Shqipëri ku sipas vronjëtueseve, gjendja është aq e rënd sa që Enver Hoxha dhe rregjimi i tij lekundën nga turbullira më e vogël, duken tani shënjat e lëvizjes së disa njësive të ushtrisë shqiptare n’afërsi të kufijve Jugosllave…” – Gazeta Franceze “Le Monde” datë 17 Mars në një artikull me titull ” A thua se ka pasur një puç antikomunist në Shqipëri? –shkruan: “… Eshtë jashtëzakonisht vështirë të marrësh informata të denja për besim mbi Shqipërinë.

dokument arkiv

Asnjë agjenci perendimore e shtypit nuk ka korespondent në Tiranë, ku të dy diplomatët “borgjez” Ministrat e Francës dhe Italisë, jetojnë pak a shumë t’izoluar nga bota e jashtme dhe pa asnjë kontakt me udhëheqësit ose popullaten e vendit. Dihet megjithë atë se që nga seizma e Titos, rregjimi mbahet në këmbë vetem nepërmjet metodave të terrorit dhe se anarkia mbreteron në shumë pjesë të Republikës së vogël. “… Në Romë është krijuar bindja se Marshalli Tito i cili disponon agjentë të shërbimit të tij sekret në atë vend, do të tentojë shpejtë a vonë t’organizojë një grusht shteti në Tiranë. Rrethet Ushtarake Italiane e njoftojnë këtë prespektivë pa asnjë optimizëm mbassi preket ekuilibri i tanishëm i Adriatikut.

N’Athinë flitet me fjalë të mbuluara për një Shqipëri të coptuar në zona influence Greke dhe Jugosllave. “… Situata e Shqipërisë në brendësinë e bllokut Sovjetik është jashtëzakonisht delikate dhe në rast se ekziston ndonjë satelit që ka shanc për t’u shkëputur pa luftë nga kontrolli i Kremlinit, kjo është Shqipëria”. – Gazeta Italiane “Il Corriere Mercantile” datë 12 Mars 1953, në një lajm me burim Vjenen me titull “ Një kryengritje në Tiranë” shkruan: “… Trupat Shqiptare të dërguara në kufirin veriorë të Shqipërisë për të shtypur guerriljet, kanë refuzuar të luftojnë.

Një pjesë e oficerëve u kanë dhënë kryengritësve armë e pajisje. Të tjerë janë dorëzuar në rojet kufitare Jugosllave. Pas zhdukjes së Stalinit, Qeveria e Tiranës duket se e ka humbur kontrollin e situatës e veçanërisht në krahinat e Veriut. Emigrante politik Shqiptar në Jugosllavi thonë se gjëndja në Shqipëri mund të përmbyset para se të vij behari”. – Gazeta Angleze “ The Daily Express” datë 6 Mars 1953, në një lajm nga Beogradi me titull “ Tankset e Titos në kufi”, shkruan: “… Marshall Tito dërgoi sonte një divizion të blinduar drejt kufirit shqiptar.

Lajmet nga kufiri thonë se një lëvizje e fshehtë anti-komuniste është duke bërë përpjekje të përmbysë rregjimin pro rus të diktatorit Enver Hoxha në Shqipëri…” – Gazeta “Laurore” datë 9 Mars 1953, duke komentuar vizitën e Titos në Londër dhe problemet që do bisedoj si me Churchillin, në lidhje me Shqipërinë, shkruan: “… Ndërmjet problemeve Ballkanike, problemi Shqiptar do të tërheqë në mënyrë të veçantë vemendjen e Titos, Churchillit dhe Eden’it. Situata n’atë vend vazhdon të jetë e turbullt dhe dihet se Jugosllavët njëlloj si Greket kanë shumë dëshirë që t’a shikojnë të zhduket rregjimi komunist i Enver Hoxhës, i cili e bëri Shqipërinë një krye ure Sovjetike në bazë t’Adriatikut…” – Gazeta Italiane “Il Popolo di Roma” datë 14 Mars 1953, në një artikull me titull “Dorë të Lirë  Marshall Tito në Shqipëri në shkëmbim të një tërheqjeje në tokën e Lirë të Triestes” shkruan ndër të tjera: “…

Eden, me fjalë të tjera, mendon t’a zgjidh problemin e tokës së lirë të Triestes duke i premtuar Marshall Titos dashamirësinë e Britanis së Madhe karshi synimeve Jugosllave mbi Shqipërinë por me kusht që ai të marr parasysh pretendimet Italiane mbi Triesten…” -Gazeta Italiane“ Il Secolo D’Italia” datë 14 Mars 1953 në një lajm nga Beogradi me titull  “Titoja do të kërkoj në Londër rrugë të lirë në Shqipëri”, shkruan: “…Autoritetet Politike Jugosllave nuk i fshehin qëllimet e udhëtimit të Titos në Londër. Ata mund të përmblidhen në tri pika themelore: I- Përfundimi i  një akordi politik me Britanin e Madhe në bazë të të cilit Britani  e Madhe do të garantoj drejtëpërdrejt Jugosllavinë nga çdo aggression eventual të BS ose të satelitëve të tij. II- Përcaktimi i situatës Shqiptare.

Do të jetë fjala për zonën “B” të tokës së Lirë të Triestës…” III- Rregullimi i çështjes Shqiptare do të trajtohet në substance duke i dhënë rrugë të lirë Titos për të përmbys rregjimin komunist në këtë vend dhe për aneksimin virtual të Shqipërisë nga Jugosllavia. Kuptohet mirë, në dëmin e Italisë gjithmonë…” Gazeta “Il Tempo Roma” datë 14 Mars 1953, në një artikull informative me burim nga Parisi dhe me titull “ Braktisja e Shqipërisë në projektet e Malenkovit” shkruan ndër të tjera: “… Zërat e shpërndara këto ditët e kaluara mbi gjëndjen e mbrëndhsme në Shqipëri, vazhdojnë të jenë objekt komentesh nga ana e shtypit Francës. Nga një vend i pa caktuar i kufirit Shqiptar, një i dërguar i posaçëm i gazetës “France Soir” telegrafon se në Tiranë vdesin urie dhe se populli e urren rregjimin, se sheshet e katundeve janë bërë vend për varje njerëzish dhe se çdo dite më të rënë muzgu, fillojnë pushkatimet”.