Home Blog Page 8045

Limaj, optimist për gjetjen e zgjidhjes

0

Fatmir Limaj 230Lideri i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, ka shprehur optimizëm së shumë shpejtë do të gjendet zgjidhja për tejkalimin e ngërçit politik.
Pas takimit presidenten Atifete Jahjaga, lideri i Nismës ka deklaruar se shefja e shtetit nuk ka përmendur ndonjë afat kohor se deri kur duhet të tejkalohet kjo situatë.

“Jam i bindur se shumë shpejtë do të gjendet një zgjidhje, duke respektuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe vullnetin e shumicës parlamentare. Nuk më është thënë nga presidentja për ndonjë afat kohor për ta gjetur zgjidhjen”, ka thënë Limaj.
Ai ka kërkuar nga të gjithë që të reflektojnë për tejkalimin e kësaj gjendje në të cilën gjendet Kosova.

“Angazhimi i të gjithëve është që çdokush dhe në çdo moment të reflektojë në kuptimin pozitiv, që zgjidhja të jetë në korniza të dispozitave kushtetuese dhe shumicës parlamentare. Besoj se kështu duhet të reflektojnë të gjithë”, është shprehur Limaj.

Limaj edhe njëherë ka përsëritur qëndrimin e Nismës se vendi nuk ka nevojë të shkojë në zgjedhje.

Millaku: Bashkëshortja e Ramadan Mujës nuk e respekton orarin e punës

0

Drita MillakuNë shkollën fillore “Abdyl Frashëri” të lagjes Ortakoll mësuesja Besire Muja, bashkëshortja e Ramadan Mujës ka një formë të veçantë të mbajtjes së mësimit në krahasim me mësimdhënësit tjerë. Ajo përfundon mësimin sipas orarit të vet dhe jo orarit që vlen për çdo mësimdhënës.

Asambleistja e Lëvizjes Vetëvendosje! në Prizren, Drita Millaku thotë se kjo po shkakton problem tek prindërit e nxënësve sepse nuk dinë kur të shkojnë t’i marrin fëmijët e tyre. Më e keqja është se nuk kanë ku të ankohen për këtë parregullsi.

“Në arsim kësi lloj privilegji nuk ka vetëm zonja Muja”, ka thënë Millaku.

Një privilegj të tillë e kanë edhe bashkëshortet e drejtorëve, siç është rasti i Drejtorit të Administratës Ilir Baldedaj, i cili punësoi të shoqen e vetë si sekretare në shkollën “Ibrahim Fehmiu” pa kurrfarë konkursi.

“Pa konkurs edhe në shkollën “Abdyl Frashëri” është zgjedhur sekretari i kësaj shkolle duke e trashëguar këtë post si në monarki nga babi i vetë, i cli pas pensionimit e solli të birin në krye të detyrës që ushtronte më parë”.

“Por kësilloj privilegjesh në arsim u bënë edhe për ish-koordinatorin e arsimit Shukri Çuni, i cili pasi i fitoi votat për asamble komunale, nuk iu lejua që t’i mbaj dy poste, atëherë e rehatuan në shkollën e mesme “Remzi Ademaj“ kuptohet, pa konkurs. Pa konkurse u punësuan edhe dy mësimdhënëse në shkollën e mjekësisë” Luciano.Matroni” në lëndën e letërsisë shqipe”.

“Ky trend i punësimeve ilegale pa konkurs po vazhdon pothuajse në të gjitha shkollat, si fillore ashtu edhe në të mesme. Në shkollën fillore “Fadil Hisari” pa konkurs janë punësuar edhe dy mësimdhënëse tjera. Njëra mësuese për ciklin e ulët e tjetra për gjuhën shqipe. Një shqetësim në arsim e kanë edhe mësimdhënësit të cilëve nuk po u paguhet kualifikimi. Në njërën anë detyrohen të vazhdojnë arsimin kualifikues shtesë, e në anën tjetër pagesa fillon shumë vonë”

“Brengosëse është edhe pushimi i lehonave .Të gjitha ato nëna që hynë në pushimin e lindjes, nuk paguhen për muaj të tërë, pavarësisht se në këtë kohë kanë më së shumti nevojë për ato para të cilat u takojnë edhe me ligj. Dhe në anën tjetër, të gjitha ato që punësohen për zëvendësimin e atyre lehonave e përfundojnë mandatin pa u paguar fare. Tash shtrohet pyetja, ku shkojnë këto para? Organet e drejtësisë duhet urgjentisht t’i fillojnë hetimet për këto raste”/PrizrenPress.com/

Penguan faljen në xhami, arrestohen katër persona në Suharekë

0

arrestimi 2Policia e Suharekës, ka arrestuar katër persona të dyshimtë për pengimin e faljes së akshamit në xhaminë e Suharekës. Këta persona janë arrestuar sot dhe për momentin janë duke u intervistuar nga ana e policisë.

Këta katër të arrestuar dyshohen se te enjten kanë penguar imamin e xhamisë së Suharekës, Muhamet Paçarizi në faljen e akshamit.

Sipas policisë, këta persona aplikojnë mënyrë të ndryshme të faljes së vakteve në krahasim me shumicën e xhematit që falet rregullisht në këtë xhami dhe “gjatë faljes flasin më zë të lartë”.

Sipas deklaratës që ka dhënë në polici imami Paçarizi, këta persona kanë penguar faljen e akshamit, ndërkohë që ai kishet ndërhyrë duke iu thënë që të falen si gjithë xhemati ose të largohen nga xhamia.

Në këtë rast ata iu kanë drejtuar me fjalët: “Ke ardhur prej Dragobilit dhe po don me na msu neve në Suharekë”.

Imami thotë se nuk është rrahur nga të dyshuarit, por vetëm është shtyrë dhe penguar.

KALLXO.com ka kontaktuar edhe sekretarin e Bashkësisë Islame për Suharekë, Mejdi Hoxha, i cili tha se për këtë rast është thirrur mbledhja e Bashkësi e cila pritet të mbahet gjatë ditës së sotme për të diskutuar për këtë incident.

Për një parti qytetare me moral politik e kombëtar

0

JakupKrasniqi-shkruanShkruan: Jakup Krasniqi

NISMA për Kosovën shpreson e beson në të ardhmen e ndriçuar të shqiptarëve dhe të qytetarëve të tjerë të Kosovës. Atdheu ynë ka një histori të gjatë, të lavdishme e të vështirë mbijetese, përgjatë historisë shqiptarët kanë treguar se dinë t’ia dalin mbanë edhe në rrethana të vështira robërie e trysnie. Ne, shqiptarët e Kosovës jemi dëshmi e gjallë e një energjie pozitive dhe aftësie të rrallë për t’u përshtatur me kohën e me hapësirën e re të pas vitit ’99. E kemi lënë pas të shkuarën e dhimbshme plot sfida dhe kemi ndryshuar rrënjësisht mënyrën e jetës sonë në funksion të integrimit në një botë rregullash të reja progresive e solidariteti, por kemi shumë punë e shumë rrugë për të bërë deri të realizimi i ëndrrës se shqiptarëve, për shtetin e së drejtës.

Nuk është vetëm sfidë e Nismës sesi do ecim bashkë tutje me të gjithë ata që e duan zhvillimin e demokracisë, ndërtimin e shtetit të se drejtës, zhvillimin ekonomik dhe krijimin e mirëqenies qytetare, sfida është për secilin subjekt politik e qytetar që mendon politikisht e kombëtarisht për një përmbajtje të re të politikës shtetndërtuese. Kosova, me një parti qytetare me moral politik dhe e bashkuar rreth saj, mund t’i kalojë sfidat që koha ia ka parashtruar popullit dhe shtetit tonë – Republikës së Kosovës. Siç janë: Sfida e ndërtimit të shtetit të se drejtës, shtetin e zhvillimit ekonomik, shtetin e drejtësisë sociale, shtetin e dijes e të shëndetit, shtetin e integruar në institucionet euro-atlantike. Këtë duhet ta ndjejnë, ta shohin e ta prekë çdo qytetar i saj, kudo që punon e jeton.

Ne jemi nisur në një rrugëtim të ri politik me synimin që të ndërtojmë një solidaritet të ri në mes qytetarëve tanë, solidaritet i mishëruar në një kontratë të re sociale, ku çdo e drejtë e njeriut tonë është një përgjegjësi e një numri shumë herë më të madh të bashkëqytetarëve tanë, sesa numri i anëtarëve të Nismës për Kosovën. Kauza politike e shqiptarëve për shtetndërtim është shumë herë më e madhe sesa kauza e anëtarëve të Nismës, prandaj ne po e kërkojmë mbështetjen qytetare në çdo cep të Kosovës. Nuk mjafton vetëm fakti se me NE është dija, dashuria, drejtësia, përkushtimi dhe vendosmëria për ta ndryshuar gjendjen dhe ndërtuar shtetin e së drejtës. Realiteti i krijuar pas zgjedhjeve të 8 qershorit 2014, e kërkon domosdonë e një partie qytetare në Republikën e Kosovës. Një parti qytetare rreth se cilës bashkohen segmentet e organizuar të shoqërisë sonë që pajtohen me parimet politike, ekonomike e sociale të qytetarisë.

Sot, 15 vjet pas lirisë së Kosovës, shoqëria shqiptare në Kosovë ka ndryshuar shumë, krahasuar me vitet e vështira të robërisë së deridjeshme. Sot, mes vullnetit qytetar dhe politikës është krijuar një hendek i madh që kërkon ndryshim të thellë rrënjësor e përmbajtjesor. Nisma për Kosovën duhet të ndahet qartazi e pa ekuivokë nga politika e shurdhër që nuk ka veshë e sy t’i dëgjojë e t’i shikojë drejt në sy hallet dhe kërkesat e shqiptarëve, që s’ka guxim e as gojë që t’u flasë njerëzve për problemet e përditshmërisë së tyre hapur e çiltër. Qe tu thonë qytetarëve: Kosova edhe pse ka, burime të shumta pasurore, është prej nënte vendeve më të varfra të Botës. Me mënyrën si kemi qeverisur deri sot, me qasjen që kemi ndaj punës si shoqëri, me nivelin e tashëm të sundimit të ligjit, ky vend nuk mund të ketë zhvillim ekonomik e shoqëror. Ata që nuk guxojnë t’i shohin gjendjen reale ekonomike e as dëgjojnë hallet e popullit, nuk e kanë vullnetin politik e njerëzor që t’i zgjidhin problemet që i kanë krijuar vetë gjatë një qeverisje të keqe. Ata, të vetmen metodë të punës e kanë, joshjen përmes mashtrimit, duke lënë prapa zhgënjimin. Qytetari i zhgënjyer e ka të vështirë të shkëputët nga e kaluar, të cilën nga zhgënjimi mund ta ëndërroj me nostalgji, prandaj obligimi ynë është që ta shkëpusim si nga zhgënjimi ashtu edhe nostalgjia dhe ketë e bënë vetëm zhvillimi i ri ekonomik e shoqëror i Republikës sonë.

Nisma për Kosovën, dhe së bashku me të edhe qytetarët, duhet të ndahen një herë e mirë nga politika që nuk prodhon siguri e stabilitet, që nuk ka mendje e zemër e besa as shpirt që t’i shohë e ndjejë vështirësitë e shqiptarëve dhe qytetarëve të tjerë të këtij vendi. Është në interesin e shumicës qytetare, vendosja e një baraspeshe sociale. Pa baraspeshë sociale nuk mund të ketë as paqe sociale. Kosova me pasurinë njerëzore, tokësore e nëntokësore që ka, nuk e meriton ketë shkallë të varfërisë e të mjerimit social. Por këto pasuri kërkohet dije, vullnet e përkushtim për ti shfrytëzuar në të mirë te të gjithëve.

Nisma për Kosovën, me të gjithë ata që e kërkojnë ndryshimin, duhet të reflektojnë ndjenjën e pasionit që zakonisht i entuziazmon njerëzit për politikë demokratike e progresiste, duke i ndarë ata një herë e mirë nga politika që s’mund të transmetojë tutje energjitë pozitive dhe vlerat e kombit tonë. Ky promotor i ndryshimeve progresiste është duke na munguar, madje shumë.

Nisma ka synim që t’i përfshijë qytetarët shqiptarë e komunitetet pakicë në një projekt të ri shprese e besimi për një të ardhme të përbashkët. Por, këtij projekti të ri duhet t’i bashkohen intelektualët e rinj, ekspertët e aftë dhe shumica e qytetarëve të vendit tonë që nuk jetojnë “sot për nesër”. Duhet të bashkohen me të gjithë ata që e duan me zemër e shpirt dhe pa hile nënqiellin tonë të përbashkët të quajtur: Republikë e Kosovës. Duke dhënë opinione, duke bërë ndonjë shkrim të mirë, një analizë të mirë, duke formuar ndonjë shoqëri civile apo ndonjë institut demokratik, në vendin ku pushtetet nuk janë të ndara e ligji nuk sundon, ndryshimi i duhur për ketë vend e ketë popull nuk mund të ndodhë pa një bashkim të fuqishëm. Bashkimi i qytetarëve në një parti qytetare progresiste, mund dhe duhet ta sjellë ndryshimin dhe përparimin për popullin tonë.

Nisma për Kosovën dëshiron të bëhet instrument në shërbim të çdo shqiptari e qytetari që do të ndryshojë jetën, duke u angazhuar aktivisht në rrethin e tij ku ai apo ajo jeton e punon.

Nisma do të ndihmojë të reja e të rinj që sinqerisht punojnë të ndryshojnë ambientin e tyre të punës e të jetës për një të ardhme më të mirë. I bëjmë thirrje çdo gruaje a vajze që do të ndryshojnë pozicionin e vet shoqëror dhe t’i bashkohet Nismës për ndryshime se nuk do të pendohen. Kërkojmë nga çdo familjeje që i beson ndryshimit të gjendjes së saj të vështirë ekonomike e sociale, jo me fajin e saj, t’i bashkohet karvanit të ndryshimeve. Ndryshimin mund ta bëjnë vetëm qytetarët e bashkuar rreth një nisme e përgjegjësie të re, rreth një morali të ri politik e progresist.

I premtojmë çdo punëmarrësi se Nisma do ta ndihmojë në ndryshimin e kushteve të punës për punëtorin dhe çdo sipërmarrësi që angazhohet të ndryshojë cilësinë e shërbimit e të teknologjisë që i duhet për suksesin në investime e prodhim. I premtojmë çdo organizate joqeveritare që dëshiron dhe ka synim ta ndryshojë sadopak shoqërinë tonë, e cila ka mbetur tejet mbrapa ekonomikisht, se me ne vjen ndryshimi i madh që i duhet Kosovës. Në presim nga gjenerata e re, nga intelektualet dhe ekspertet që t’i bashkojmë energjitë qytetare për një qeverisje të mirë e të lirë qytetare.

Nisma dëshiron të ndihmojë cilitdo komunitet të organizuar, që synon të ndryshojë cilësinë e hapësirës e të shërbimeve publike, se do të ketë mbështetjen tonë. Nisma do të ndihmojë mediet e shkruara dhe elektronike për t’u shprehur, për të shkruar e folur lirshëm, për të thënë me guxim e kompetencë fjalën e lirë si dhe hulumtimin e lirë të medies. Nisma do të ndihmojë çdo intelektual e akademik, mjek e jurist, ekonomist e shkencëtar, që pretendon të ndryshojë politikën qeverisëse, cilësinë e jetës, të punës, të dijes e të shkencës, të arsimit e të shëndetësisë në Republikën e Kosovës. Asnjë nga këto nuk mund të arrihen, pa një bashkim të fuqishëm qytetar.

Kosova e sotme është në një krizë morale e politike, demokratike dhe ekonomike. Varfëria është ulur këmbëkryq në mesin tonë, në familjet tona. Papunësia është bërë sëmundje kronike dhe ekziston rreziku të mësohemi me këtë gjendje të mjerë. Bajraktarizmi mesjetar është bërë stil i qeveritarëve tanë rrahagjoks, korrupsioni është kthyer në sistem dhe po metastazon në tërë shoqërinë e Kosovës, te secili që mund të grabitë. Shumësia e ligjeve të pazbatuara po rritet nga dita në ditë, administrata publike është uzurpuar nga partiakët arrogantë e të pa dijshëm, gënjeshtra është bërë kulturë politike e politikanëve. Fyerjet, shpifjet, denigrimet e kundërshtarit dhe trajtimi politik i kundërshtarit si armik po merr përmasa shqetësuese. As degradimi i autoritetit te institucioneve të shtetit nuk ka të ndalur. Në institucionet tona, më vitale të shtetit është vendosur kultura e sundimit te despotëve aziatik.

Misioni dhe vizioni ynë është të hapim një faqe të re në jetën politike të Kosovës, të demokracisë qytetare e të drejtësisë sociale. Kemi obligim kombëtar e qytetar që tranzicionin demokratik ta përmbyllim duke e refuzuar pa hezituar kapitalizmin pa moral e grabitqar të tranzicionit, krimin dhe korrupsionin, monopolin dhe nepotizmin. Nga kjo që u tha, është bërë domosdoshmëri që ta kemi një Parti Qytetare e cila të bëhet udhërrëfyesi moral dhe politik i Kosovës demokratike.

Ne mbështesim ekonominë e tregut, tregun e lirë, por jo shoqërinë e tregut për përfitime të jashtëligjshme, përfitime këto që qëllim final kanë sundimin dhe jo qeverisjen për qytetarin. Ekonomia e tregut nuk mund të funksionojë pa rregulla të qarta ligjore, pa institucione që nuk lejojnë pasurimin e një pakice dhe varfërimin e shumicës qytetare.

Ne i pranojmë rregullat e ekonomisë moderne të tregut dhe tregtinë e lirë, por jemi dhe duhet të jemi mirë të organizuar për t’iu kundërvënë fuqishëm kapitalizmit primitiv e banditesk, ku lulëzon informaliteti, arbitrariteti dhe dhuna e shndërruar në krim të organizuar.

Kosova e Drejtësisë Sociale do të jetë një demokraci ekonomike e bazuar në transparencën e tregjeve, nxitjen e sipërmarrjes dhe mbrojtjen e konsumatorëve.

Kosova e Drejtësisë Sociale do të jetë një demokraci sociale që bazohet në jetësimin e plotë te të drejtave kushtetuese, ku e drejta për punë duhet ta zë vendin që i takon. Kosova e Drejtësisë Sociale do të jetë një demokraci politike që promovon aftësinë e institucioneve për të përfaqësuar shoqërinë qytetare.

Rruga e Nismës është një rrugë e filluar me vështirësi, e menduar dhe e planifikuar gjatë, por është rrugë që ngjall optimizëm e shpresë, se e tillë është rruga e Kosovës kah ardhmëria me shumë vështirësi, besim e shpresë. Programi i Nismës për Kosovën është një libër i hapur që kërkon të plotësohet e të zgjerohet çdo ditë e çdo orë nga ekspertet dhe shkencëtarët e rinj të Kosovës se pavarur. Ne si Nismë kërkojmë që së bashku me qytetarët ta nisim një rrugë te re për Kosovën, për qytetarët e saj të mrekullueshëm dhe të durueshëm. Parti e një fryme të re qytetare i duhet Kosovës së pavarur, sovrane dhe demokratike. Hapja e rrugëve të reja, kurdo e kudo ka qenë dhe është e vështirë, por ato nuk bëhen dot pa ia nisur vizionarët e zhvillimit e të progresit.

Fillon takimi Jahjaga – Thaçi

0

Hashim Thaci dhe Atifete jahjagaPresidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, ka thirrur sërish në takime të ndara liderët e të gjitha partive parlamentare.

Jahjaga sapo ka filluar takimin me kryeministrin në detyrë Hashim Thaçin.

Idriz Vehapi pezullon nga puna zyrtarin e përfshirë në keqpërdorime

0

Idriz Vehapi3Kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, e ka pezulluar përkohësisht nga vendi i punës zyrtarin komunal për paga, Hasan Hoti. Këtë e ka bërë të ditur të mërkurën drejtori për Buxhet dhe Financa, Lulzim Sylejmani. Ai ka thënë se e kam njoftuar Zyrën e Personelit për mosdalje në punë të Hotit për shkak të dyshimit se ndaj tij po zhvillohen hetime rreth keqpërdorimit të detyrës zyrtare, dhe zyrtarë të kësaj zyre kanë zhvilluar procedura sipas ligjit, shkruan Koha Ditore.

“Në bazë të Ligjit të vetëqeverisjes lokale (LVL), nr.03-L-040,neni 69 të Ligjit për shërbyesit civil neni 8 paragrafi 1.1,të Rregullore së MAPL-së nr.04/2011 për procedura disiplinore në shërbimin civil, Hasan Hotit në marrëdhënie pune në kohë të pacaktuar dhe i sistemuar si zyrtar për paga në Drejtorinë për Buxhet dhe Financa, i shqiptohet masa e pezullimit dhe i parandalohet puna në kohëzgjatje prej 3 muajsh, saktësisht prej 01.10.2014 deri më 01.01.2015,me pagesë 50 për qind të pagesë mujore”, thuhet në vendimin numër 3644 të firmosur nga Vehapi, të cilin e ka parë gazeta.

Vendimi i kryetarit të Rahovecit në fakt ka ardhur dy javë pasi që ky zyrtar është arrestuar nga Policia e Kosovës. ”Është arrestuar një zyrtar komunal në Rahovecit të martën (23.09.2014 v.j.) rreth orës 13:30, i cili dyshohet se ka kryer veprën penale “keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar”. Personi i arrestuar është H.H,i lindur më 1971, zyrtar në Kuvendin Komunal të Rahovecit. Bazuar në hetimet preliminare dyshohet se personi i dyshuar tashmë i arrestuar nga Policia kishte keqpërdorur pozitën e tij zyrtare, pasi që zyrtari në fjalë kishte banuar në dy banesa dhe për të dyja banesat Komuna e Rahovecit kishte paguar energjinë elektrike.

Të dy njehsorët ishin regjistruar në emrin e zyrtarit në fjalë dhe pagesa e regjistrimit të njehsorëve është bërë nga buxheti komunal i Rahovecit në shumë prej 2.159.00 eurosh”, është thënë në raportin e Policisë së Kosovës.
Ndërsa drejtori Sylejmani ka treguar se me qëllim të kryerjes së procedurave dhe mbarëvajtjes së punëve i vetmi person që ka qenë i certifikuar në Komunën e Rahovecit është Arben Sokoli,të cilin me vendim e kemi emëruar ushtrues detyre në pozitën të cilën e ka udhëhequr Hoti.

”Ky do të jetë u.d. deri në momentin që do të marrim njoftimin zyrtar lidhur me hetimet që janë duke u zhvilluar ndaj atij punëtori”, ka potencuar Sylejmani,sipas të cilit prej dy javësh arrestimi të këtij zyrtari Komuna nuk kanë marrë kurrfarë njoftimi zyrtar nga Policia e Kosovës.

Gazeta Koha Ditore ka kontaktuar me telefon zyrtarin Hoti, i cili ka refuzuar të flasë. ”Më mirë ti këqyri punët e tua, e unë të miat”, është shprehur Hasani i pezulluar. /Koha Ditore/

Brovina: Nëse Blloku ka zgjidhje, do ta thërrasë seancën

0

FloraBrovina14-08Pa pasur ndonjë marrëveshje mes dy blloqeve politike, kryesuesja e Kuvendit, Flora Brovina, nuk e ka ndërmend të thërras seancë.

Brovina thotë se nuk i ka marrë ende konkluzionet e debatit të Bllokut, por nëse ata kanë zgjidhje, do ta thërras seancën për 24 orë. Ndërkohë, kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë se Gjykata Kushtetuese është e udhës të sqarojë sesi mund të zbatohet vendimi i saj, në kushtet kur PDK nuk ka përkrahjen e shumicës në Kuvend.

Kryesuesja e Kuvendit Flora Brovina nuk e ka ndjekur seancën e djeshme të thirrur nga Blloku LDK-AAK-Nisma dhe Vetëvendosje, e të cilën e udhëhoqi deputetja më e re, Teuta Rugova. Për shkak të obligimeve familjare, Brovina tha se nuk e ka ndjekur këtë seancë, por gjithsesi ka një mendim për debatin e zhvilluar aty.

“Ata e bënë kërkesën, për çka? Për një debat që e dëgjuam dhe e kemi dëgjuar gjithherë. Kurrfarë debati. Në rend të ditës seanca konstituive nuk e ka debatin, sepse është në përfundim të seancës, është pika e tretë, nuk ka pikë shtesë”, tha Brovina.

Brovina tha se ende nuk i ka marrë me shkrim konkluzionet që dolën nga ky debat i deputetëve të Bllokut.

“Në qoftë se kanë një zgjidhje unë për 24 orë e thërras seancën”, tha Brovina.

Sidoqoftë, deputetja më e vjetër e Kuvendit thotë se për ta thirrur seancën, duhet të ketë ndonjë rezultat sa i përket marrëveshjes mes dy blloqeve politike.

“Të shohim, mund edhe ta thërras. Varet se a do të kemi një rezultat apo jo, a kemi temë çka të bisedojmë, pra ta zgjidhim këtë problem”, tha Brovina për Radio Kosovën.

Ndërkohë, kreu i LDK-së, Isa Mustafa në rrjetit social Facebook ka thënë janë dy zgjidhje, PDK-ja të tërhiqet nga e drejta që ia ka dhënë Gjykata Kushtetuese për kryeparlamentarin, ose Gjykata Kushtetuese të sqarojë sesi mund të zbatohet vendimi i saj, në kushtet kur PDK nuk ka përkrahjen e shumicës në Kuvend.

Mustafa ka thënë se konstituimi i Kuvendit dhe zgjedhja e Qeverisë nuk kanë nevojë të mbesin peng e këmbënguljes së PDK-së me partnerët e koalicionit, që përbëjnë 30% të votave të elektoratit për ta mbajtur me çdo kusht pushtetin.

Kreu i LDK-së ka theksuar se organet që marrin vendime është e udhës të sqarojnë sesi këto vendime duhet të zbatohen në mënyrë që ato të bëhen efektive dhe të mos e bllokojnë jetën demokratike të vendit./RTK/

Lagja “Tusuz” në Prizren, s’do të jetë “zorrë qorre”

0

Prizreni-natenProblemet rreth furnizimit me ujë të pijshëm, mungesa e trotuareve, pastaj mungesa e mjekut dhe infermieres gjatë fundjavës dhe probleme të ndriçimit në disa rrugica, mosfunksionimi i zyrës së ofiqarisë si dhe vështirësitë rreth legalizimit të objekteve për shkak të informalitetit, janë ndër preokupimet kryesore në “Lagjen e Trimave” (ish-Tusuzi) në Prizren, që ndodhet në periferi të qytetit.

Përfaqësues dhe banorë të lagjes, thanë se përkundër që kohët e fundit janë realizuar disa projekte, megjithatë nevojat e kësaj pjese, të lënë pas dore nga ish-regjimi janë të mëdha. Gjatë një debati mbajtur nga organizata joqeveritare “EC Ma Ndryshe” ata u kanë kërkuar zyrtarëve lokalë ndërhyrje për të mos e lënë këtë pjesë, që ka kontribuar për lirinë e vendit, siç thanë “zorrë qorre” të qytetit.

Naser Berisha, përfaqësues i banorëve tha se për shkak të nevojave të shumta të kësaj lagjeje, investimet e viteve të fundit nga komuna duken të pamjaftueshme. “Një pjesë e kësaj zonë përballet me reduktime të gjata të ujit, ndërsa në një pjesë ai nuk pihet, as për kafshë, pasi disa herë brenda ditës e ndërron ngjyrën”, ka thënë ai teksa ka përmendur edhe nevojën për ndërtimin e një shtëpie të kulturës.
Mujë Berisha ka përmendur mungesën e mjekut gjatë fundjavës, ndërsa kanë thënë se për një injeksion banorët janë të detyruar të shkojnë në ambulancat tjera brenda qytetit.

Banorët Nesim Kolloni e Mehmet Shala paraqitën problemin e mungesës së trotuareve, ndërsa për shkarkimin e rrugëve kanë përmendur nevojën e ndërtimit të një rrugë alternative, që do ta lidhte këtë pjesë me lagjen tjetër periferike “Bajram Curri”, matanë lumit, ndërsa Salajdin Selmanaj u kërkoi organeve komunale përkushtim për realizimin e kërkesave të tyre, në mënyre që të mos përsëriten.

Shani Berisha dhe Fatmir Pireci kanë potencuar problemet lidhur me joformalitetin si njësi territoriale dhe mungesën e trajtimit të kësaj pjese të saj në procesin e planifikimit urban. Ata kërkuan veprim nga Drejtoria e Urbanizmit.

Rreth problemeve në “Lagjen e Trimave” drejtori për Shërbime Publike, Hasan Hasani, ka thënë se çështja e furnizimit me ujë është përgjegjësi e ujësjellësit, por megjithatë komuna nuk ka ndenjur duarkryq dhe ka investuar në disa projekte, për të përmirësuar gjendjen.”Kjo pjesë është ndër prioritetet e komunës edhe për vitin e ardhshëm. Për përmirësimin e furnizimit me ujë, përpos projekteve kapitale në qytet, në ‘Tusuz’ janë paraparë investime në vlerë 120 mijë euro”, ka thënë ai duke theksuar se problemet këtu janë në zgjidhje e sipër.

Sipas tij, vështirësitë dalin edhe për shkak të shtrirjes së shpejtë të ndërtimit të shtëpive, sidomos në pjesën më periferike.

Hasani ka thënë se sipas mundësive buxhetore komuna po planifikon edhe ndërtimin e rrugës që përmes ndërtimit të një ure mbi “Lumëbardh” lidh dy lagjet periferike të qytetit, atë të “Trimave” me “B. Curri”./zeri/

Mjeshtër i kujtesës

0

Patrick Modiano-shkrimtar francezLibrat e Modianos tregojnë kryesisht për kohën e pushtimit gjerman të Francës gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe për persekutimin e hebrenjve.

Jo Lendle është i gëzuar. Shefi i shtëpisë botuese Hanser Verlag, e ka Patrick Modianon në programin e botimeve të tij. Dhe kështu edhe një tjetër fitues të çmimit Nobel për Letërsinë. Askush nuk e priste që tregimtari francez do të merrte këtë vit çmimin më të lakmuar letrar në botë. Si favoritë konsideroheshin japonezi Haruki Murakami, keniani Ngugi Thiong’o dhe austriaku Peter Handke. Por edhe një herë, Akademia Suedeze vuri theksin e vet.

I vlerësuar në Francë

Patrick Modiano është në Francë shumë i vlerësuar, i lexuar dhe i nderuar me çmime. Por në arenën ndërkombëtare ai është pak i njohur. Tani kjo do të ndryshojë, sidomos pasi librat e hollë të shrimtarit të lindur në vitin 1945 në Boulogne-Billancourt janë të shkruara në një gjuhë të thjeshtë, lehtësisht të lexueshme, por megjithatë elegante. Neue Zürcher Zeitung përshkruante atë dikur si “mjeshtër të maskaradës gri të mjegullt që në veprat e tij hedh gjurmë autobiografike të cilat edhe menjëherë i më pas i fshin”.

Patrick Modiano jeton në Paris dhe ka shkruar rreth 30 libra, kryesisht romane, por edhe disa libra për fëmijë. Ato tregojnë kryesisht për kohën e pushtimit gjerman të Francës gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe për persekutimin e hebrenjve, si dhe për periudhën e pasluftës dhe vitet gjashtëdhjetë të shekullit të kaluar.

Në kërkim të kujtimeve

Librat e tij janë libra shumë të veçantë kujtimesh që kanë në qendër të tyre kërkimin e dhimbshëm, ndonjëherë edhe hetues të figurave për identitetin dhe të kaluarën e tyre, thuhej në argumentimin e komitetit për Çmimin Nobel. “Qëllimi im është që të përpiqen për të riprodhuar një botë në muzg”, kishte thënë një herë Modiano. “Unë përshkruaj kohën e okupimit, për shkak se ajo më ofron një atmosferë ideale të turbullt dhe një dritë të veçantë.”

Kërcënimi ekzistencial i persekutimit në vitet tridhjetë dhe dyzetë të shekullit XX rezonon në shumicën e romaneve të Modianos. Ky e ka shkakun sigurisht në vetë historinë e tij. Babai i Modianos ishte hebre dhe gjatë pushtimit gjerman jetonte nën një emër të rremë dhe në ilegalitet. E ëma, një aktore belge, ishte shpesh në turne, dhe i vëllai Rudy vdiq herët. Atij Modiano i kushtoi shumicën e romaneve të tij.

Dashuri e humbur në Berlin

Libri i fundit i Modianos “Horizonti”, i botuar në gjermanisht në vitin 2013, tregon historinë e një çifti të ri në vitet e trazuara 1960. Aty tregohet historia e një dashurie të humbur, shumë kujtime dhe një gjurme që të çon deri në një librari në Berlin. Romani tjetër i Modianos “Barërat e Natës” qe parashikuar fillimisht të botohej në pranverë të vitit 2015. Por tani që autori u nderua me çmimin Nobel në letërsi, shtëpia botuese Carl Hanser Verlag njoftoi botimin e këtij libri në ditët e ardhshme./DW/

Jacobson: Nuk ndërhyjmë

0

Tracey Ann Jacobson-ambasadore amerikaneAmbasadorja e SHBA-së në Kosovë, Tracey Jacobson ka ripërsëritur qëndrimin e saj se Ambasada nuk do të ndërhyjë në krizën politike.

“Ata duhet të gjejnë zgjidhje vet. Ne nuk ndërhyjmë dhe ne mbështesim zgjidhjen nga presidentja”, ka thënë ajo gjatë një vizite në Ministrinë e Punëve të Brendshme.