Tregtia me pacientë

Mjeku 2Dyqind e njëzet e një kosovarë kanë vdekur në dy spitale private të zemrës me të cilat Ministria e Shëndetësisë kishte marrëveshje për dërgimin e pacientëve.
Vdekjet kanë ndodhur gjatë një periudhe dyvjeçare, shkruan sot Koha Ditore.

Marrëveshjet ishin të paligjshme. Megjithatë, Ministria ka derdhur në arkat e spitaleve IMH dhe EDA mbi dy milionë e 100 mijë euro. Një pjesë e madhe e këtyre parave kanë shkuar në xhepat e një grupi mjekësh. Nga 500 euro ryshfet besohet se kanë marrë ata për dërgimin e një pacienti.

Njërit prej tyre i ka rënë që 13 sish t’i dërgojë për një natë. Ryshfeti i natës së 15 prillit 2013 peshon 6 mijë e 500 euro.

Në kohën kur Ministria kishte lidhur marrëveshje për dërgimin e pacientëve me spitalin EDA, Inspektorati Shëndetësor kishte urdhëruar mbylljen e tij për shkak të mungesës së kushteve. Spitali nuk kishte licencë. Pos kësaj, asnjë mjek nuk kishte licencë për zemër. Por, pacientët dërgoheshin në mënyrë të organizuar.

Mënyra e rekrutimit dhe e përfitimeve të tilla nga një grup mjekësh është zbuluar nga përgjimi që u ka bërë Policia e Kosovës atyre. Aty zbulohet trajtimi i keq i pacientëve, fyerja e tyre dhe vënia e epiteteve. Ka raste kur me të moshuarit me infarkt nuk dinin çfarë të bënin. I quanin të varfër e fakirë. Pacientët madje i krahasonin me jashtëqitjen e njeriut.

Në gjithë këto parregullsi, me një dozë të madhe përgjegjësie penale ngarkohet ministri Ferid Agani. Ai kishte kontakte të shpeshta me drejtorët e spitaleve, Ali Hocaoglun dhe Borçe Petrovskin.

Mesazhet telefonike zbulojnë se Agani kishte ushtruar presion në Ministri që Petrovskit t’i paguheshin qindra e mijëra euro, ndërsa nga Ali Hocaoglu kërkonte lidhje për ta dërguar djalin për studime në Turqi. Mesazhet dëshmojnë se ata kishin udhëtuar bashkë atje.

Në numrin e sotëm të Kohës Ditore mund të lexoni në detaje për zinxhirin e korrupsionit, për përgjegjësinë e Aganit e për mesazhet e tij, për Astrit Bakiqin si koordinator i korrupsionit, e aspekte të tjera.

Më Shumë

KEDS-i me punime në rrjet, reduktime në Prizren

KEDS ka njoftuar se disa vende do të mbesin pa energji elektrike sot, për shkak të punimeve në rrjet. Përmes një njoftimi për media, KEDS-i...

Trangulli i Rahovecit po fiton tregun evropian

Nga serrat e Rahovecit drejt tavolinave evropiane. Me çmim më të lartë, cilësi më të mirë dhe kërkesë në rritje, trangulli i Kosovës po...

Lajmet e Fundit