Home Blog Page 8046

Dy aksidente në Prizren, goditet motoçiklisti dhe një këmbësor

0

bicikletaDy aksidente të trafikut kanë ndodhur brenda 24 orësh në Prizren. Policia e Kosovës njofton se aksidenti i parë ka ndodhur në rrugën “Ismet Jashari”, ndërsa i dyti në rrugën “Wiliam Woker”.

“ Në rrugën “Ismail Kryeziu”, raportohet për një aksident trafiku në mes të një veture dhe një motoçiklete me targa lokale dhe vozitës meshkuj K-Shqiptarë. Si pasojë e aksidentit përveç dëmeve materiale lëndime trupore ka pësuar ngasësi i motoçikletës i cili pas tretmanit mjekësor është liruar për në shtëpi”, njofton Policia e Kosovës.

“ Në rrugën “Wiliam Woker”, raportohet se i dyshuari mashkull K-Shqiptar duke lëvizur me veturën ‘Mercedes’ me targa lokale nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës ka goditur këmbësorin-viktimën mashkull K-Shqiptar Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar në QKUK-Prishtinë për tretman mjekësor”/PrizrenPres.com/

Prizreni çel siparin e festivalit të stripit dhe karikaturës

0

International Comics Cartoon Fest ne PrizrenPrizreni e çel edicionin e 10-të Festivalit Ndërkombëtar të Stripit dhe të Karikaturës, “International Comics & Cartoon Fest”. Shoqata e strip-artistëve kosovarë “Xhennet Comics” ka përfunduar të gjitha përgatitjet për këtë edicion, që do të fillojë më datën 11 tetor dhe do të zgjatë 4 ditë, në kompleksin “Evropa” të Prizrenit. Për këtë edicion 187 artistë nga 29 shtete të botës, kanë dërguar rreth 1500 punime.

“Deri më sot organizatorët kanë arrit që të krijojnë një traditë përgjatë nëntë viteve të kaluara. Kështu që në edicionin jubilar të 10-të do të ketë shumë risi në program si dhe një numër të shtuar të artistëve si të stripit ashtu edhe të karikaturës”, thuhet në njoftimin e Shoqatës të Strip artistëve “Xhennet Comics”.

“Organizatorët në Prizren do të jenë nikoqir i 19 artistëve nga 7 shtete botëror dhe këtë festival dhe ngritën në një nivel më të lartë. Këtë vit në adresën e shoqatës janë dërguar mbi 1500 punime të stripit dhe të karikaturës nga 187 artistë të 29 shteteve botërorë”.

“Prizreni do të jetë nikoqir i artistve që të gjithë së bashku kanë mbi 300 çmime të ndryshme botërore”.

“Shoqata për 10 vite është munduar të ringjall zhvillimin e kësaj lëmie të degës së nëntë të stripit dhe karikaturës. Deri më sot aritëm të kemi suksese si në organizime, manifestime dhe në mbajtjen e kurseve të ndryshme,që rrinia të jetë i njohur me këtë degë të artit”.

“Festivali do të fillon më 11 Tetor dhe do të zgjatë 4 ditë, artdashësit e kësaj lëmie në kompleksin “Evropa” përgjatë kësaj manifestimi do të kenë mundësinë të këshillohen për strip dhe karikaturë nga 19 artistë, të vizitojnë ekspozitën, të jenë të pranishëm në debate të dedikuar stipit dhe karikaturës”.

“Këtë vitë edicioni i 10-të ka një dimenzion tërësishtë të ndryshëm. Kështu që në festival do të jetë artisti i stripit nga Serbia, Sabahudin Muranovic –Muran të cilën në muaj shtator të këtij viti në festivalin e stripit në Beograd mori çmimin special për strip më të mirë. Sabahudini në botën e stripit njiht si artist special me stilin e tij të punës të veqantë. Nga strip artistja Ivanka Apostolova nga Maqedonia do të ketë prezantim të stripit të saj të sapo botuar “Personal futurism/Public politics”. Ivanka është studiuese/antropologe në Universitetin Euro Balkan, në Shkup”.

“Ndër mysafirët të pranishëm do të jenë edhe artitët nga, Maqedonia, Turqia, Qiproja, Bulgaria, Shqipëria, Slovenia, Serbia dhe 5 artistë nga Kosova”. /PrizrenPress.com/

Më poshtë vijon programi i Festivalit Ndërkombëtar të Stripit dhe të Karikaturës, “International Comics & Cartoon Fest”.

International Comics & Cartoon Fest-Programi

Blloku mund t’i drejtohet Kushtetueses

0

blloku opozitarRamush Haradinaj nuk e ka hedhur poshtë mundësinë që Blloku t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për t’i kërkuar asaj sqarim lidhur me Pikën 127 të Aktgjykimit, me të cilën pretendon ta zgjedhë Isa Mustafën Kryeparlamentar, duke e çliruar kështu vendin nga ngërçi politik dhe duke bërë të mundur konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë.
“Ekziston një mundësi e tillë, por ende nuk kemi vendosur”, ka deklaruar ai, të enjten.

Nga një hulumtim i Politiko.net del se LDK-AAK-Nisma dhe Vetëvendosje duket se mund të dërgojnë pyetje në Gjykatën Kushtetuese, pa pasur nevojë që paraprakisht brenda Kuvendit të ndodhë “një vendim që do të prodhonte efekt juridik”, siç e kërkon rregulli i pranueshmërsië së kërkesës, për ta kuptuar nëse kanë të drejtë në interpretimin e tyre për Pikën 127.
Politiko.net ka gjetur se ekziston një precedent për diçka të tillë dhe ai ka ndodhur me Agjencinë Kosovare të Privatizimit, në vitin 2011.

Sindikata e Pavarur e Punonjësve të Fabrikës së Tubave të Çelikut IMK, në shkurt të vitit 2009, i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të vlerësuar kushtetutshmërinë e Aktvendimit të Gjykatës Komunale në Ferizaj për kompensimin e rrogave të papaguara për 572 punëtorët e kësaj ndërmarrjeje, në vlerë prej 25 milionë euro.Gjykata Kushtetuese ka shpallur të pranueshme këtë kërkesë dhe në dhjetor të vitit 2010 ka dhënë Aktgjykimin.

Institucioni më i lartë kushtetues në vend kishte konstatuar që vendimi final dhe i detyrueshëm i Gjykatës Komunale ne Ferizaj duhet te ekzekutohet nga autoritetet kompetente, ne veçanti nga Qeveria dhe Agjencia Kosovare e Privatizimit, si pasardhës ligjor i AKM ‘së.
Ky është Aktgjykimi i Kushtetueses.
Në janar të vitit 2011, Agjencia Kosovare e Privatizimit ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për sqarim të këtij Aktgjykimi. Kushtetuesja ka pranuar pyetjen dhe ka kthyer përgjigjen, duke e dhënë sqarimin e saj.

Ky është Sqarimi i Kushtetueses.
Nëse vendos ta përdorë këtë precedent, duke qenë “palë” e Aktgjykimit për çështjen e Kryeparlamentarit, Blloku duket se e ka rrugën të hapur për t’i dhënë fund bllokimit të Kuvendit.
Pika 127 e Aktgjykimit thotë se të gjithë deputetët duhet ta gjejnë mënyrën për të zgjedhur Kryetarin dhe Nënkryetarët e Kuvendit, në pajtim me dispozitat kushtetuese në lidhje me Rregulloren relevante të Kuvendit dhe ta bëjnë Kuvendin funksional.

Këtë Pikë, LDK-AAK-Nisma dhe Vetëvendosje e interpretojnë si mundësi që deputetët e tyre t’i japin zgjidhje problemit – duke qenë se i kanë numrat e nevojshëm, ndërsa PDK e konteston atë – duke u thirrur në vendimin e Kushtetueses se grupi më i madh parlamentar gëzon të drejtën e propozimit të Kryeparlamentarit.

Çështja e Kryeparlamentarit e ka futur vendin në krizë tash e katër muaj. Presidentja Atifete Jahjaha,përmes takimeve me liderët, ka tentuar t’i japë fund kësaj bllokade, por nuk është lënë të kuptohet se një marrëveshje mund të arrihet. Të dyja kampet vazhdojnë të këmbëngulin në qëndrimet e tyre fillestare dhe zgjidhja konsiderohet edhe një herë Gjykata Kushtetuese.

Mustafa kërkon nga PDK-ja që të tërhiqet

0

Isa Mustafa LDKKreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka ripërsëritur që deputetët e VLAN-it nuk e kanë ndërmend të votojnë për kandidatin për kryetar të Partisë Demokratike të Kosovës.

Mustafa nëpërmjet një postimi në Facebook ka shkruar se, partia e Hashim Thaçit i ka dy rrugë për zgjidhje, të tërhiqet nga një e drejtë që ia ka dhënë Gjykata Kushtetuese si dhe kjo e fundit të sqaroj sesi mund të zbatohet vendimi i saj.

Ja postimi plotë:

Lidhja Demokratike e Kosovës, si subjekt me 30 deputetë nga 63, sa ka Koalicioni pas zgjedhor, LDK, AAK, Nisma dhe marrëveshja e parimeve me Lëvizjen Vetëvendosje si një organizim demokratik për ndryshime, qëndron fuqishëm pran zotimeve për të drejtën e shumicën parlamentare për konstituimin e Kuvendit dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës, duke respektuar Kushtetutën dhe ligjet në fuqi.
Hyrja e LDK-së në një koalicion të tillë do të përcillet me parimet mbi të cilat e kemi ndërtuar shtetin e Kosovës, para së gjithash me zhvillimin e demokracisë parlamentare, përfshirjen e komuniteteve joshumicë në qeverisje, partneritetin ndërkombëtar, sidomos me SHBA dhe vendet e Bashkimit Evropian, politikat e familjes së partive të qendrës së djathtë, EPP, dhe ndërtimi i raporteve të fqinjësisë së mirë me të gjitha vendet, përfshirë edhe Serbinë.

Është me rëndësi të madhe përfshirja e komuniteteve joshumicë në qeverisjen e vendit, përfshirë Listën serbe si një moment të ri, jo vetëm si obligim kushtetues, por para së gjithash si nevojë e zhvillimit dhe e stabilitetit demokratik dhe ekonomik. Kjo është arsyeja pse ne do të punojmë në zhvillimin e një dialogu transparent dhe në zbatimin e marrëveshjeve nga dialogu, si trashëgimi e përkrahjes së dialogut edhe në të kaluarën, sa ishim në opozitë, përkundër shumë vërejtjeve për mënyrën e zhvillimit të tij.

Konstitumi i Kuvendit dhe zgjedhja e Qeverisë nuk ka nevojë të mbetet peng e këmbënguljes së PDK-së me partnerët e koalicionit, që përbëjnë 30% të votave të elektoratit për ta mbajtur me çdo kusht pushtetin dhe për ta sunduar Kosovën.

Një vendim i Gjykatës Kushtetuese atyre ua jap të drejtën të propozojnë kandidatin për Kryetar të Kuvendit, por ai vendim thotë se deputetët janë të lirë të votojnë pro, kundër ose të abstenojnë, që flet se deputetët vendosin në mënyrë të lirë. Deputetët, është e qartë se kanë vendosur për mos t’ia dhënë votën PDK-së.

Prandaj në një situatë të tillë janë dy rrugë për zgjidhje: të tërhiqet PDK-ja nga një e drejtë që ia ka dhënë Gjykata Kushtetuese për të cilën nuk po e merr votën në Kuvend, si kulturë demokratike, ose që Gjykata Kushtetuese të sqarojë sesi mund të zbatohet vendimi i saj, në kushtet kur PDK nuk ka përkrahjen e shumicës në Kuvend, dhe nga fakti se nuk e ka përkrahjen ajo po abuzon me këtë vendim dhe nuk po e thërret vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit.

Organet që marrin vendime është e udhës të sqarojnë sesi këto vendime duhet të zbatohen në mënyrë që ato të bëhen efektive dhe të mos e bllokojnë jetën demokratike të vendit.

Edukimi, 28 kandidatë për një indeks

0

Studentet ne PrishtinePër gjithsej 51 vende të ofruara për studim në Fakultetin e Edukimit, provimit pranues të enjten i janë nënshtruar rreth 1400 kandidatë.

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, po organizon provimet pranuese në fakultetet, ku kanë mbetur vende të lira nga afati i parë i provimit pranues për studentët në vitin akademik 2014/2015. Pra, 28 veta kanë garuar të enjten në Edukim për një vend studimi. Ndërkaq, në përgjithësi në UP për 3200 vende sa janë ofruar me konkurs për konkurrim, si të mbetura të lira nga afati i parë, kanë aplikuar rreth 11 mijë kandidatë.

Fakulteti i Edukimit, për nga interesimi i të rinjve për të studiuar në të, ndiqet nga Fakulteti Ekonomik, ai i Mjekësisë dhe Fakulteti Juridik. Fakulteti i Edukimit ka adresuar në Rektorat një kërkesë duke kërkuar që të rritet, sidomos numri me korrespondencë i listës së të pranuarve. Vetëm 16 vende janë paraparë me korrespondencë.

Adem Beha, këshilltar i rektorit Ramadan Zejnullahu, ka thënë se deri më tash në Rektorat nuk është diskutuar të ketë rritje të numrit të studentëve. “Kuotat dhe numrat që janë vendosur në fillim do të respektohen. Nëse Senati dhe Ministria e Arsimit vendosin ndryshe, ne si Rektorat do ta adresojmë, por deri tani nuk kemi një vendim të tillë”, ka thënë Beha. Ai ka vlerësuar se procesi pranues në fakultetet që kanë organizuar provimin pranues të enjten, ka shkuar mirë, madje, sipas tij, janë bërë përpjekje maksimale që të shmangen edhe problemet teknike. Beha tha se provimi pranues është organizuar duke u monitoruar nga stafi që nuk ka qenë i departamentit përkatës në të cilin studentët kanë aplikuar.

“Nëse kanë aplikuar kandidatë për shkenca politike nuk do të ketë monitorues nga shkencat politike, sepse kjo në një farë forme mund të parandalojë shumë abuzime potenciale, sepse vetë stafi ka njohuri nga pyetjet dhe mund të intervenojë direkt në test”. Prandaj, ai tha se stafi brenda fakulteteve-departamenteve janë aranzhuar në atë mënyrë që të monitorojnë njëri-tjetrin dhe jo vetveten. Rezultatet e provimit pranues parashihet të shpallen më 13 tetor.

Të premten në UP do të mbahet provimi pranues në Fakultetin e Mjekësisë dhe në atë Ekonomik, ku konkurrenca është e po ashtu e lartë për një vend studimi. UP-ja në vitin e parë të studimeve, në afatin e dytë të konkursit për vitin akademik 2014-2015, do të regjistrojë 3192 studentë, prej të cilëve 1854 studentë të rregullt dhe 1338 studentë me korrespondencë. Kandidatët të cilët i takojnë familjes së ngushtë e dëshmorit (fëmijë ose bashkëshort/e), do të kenë një bonus prej 5 pikësh në pikët e përgjithshme me rastin e aplikimit. Mbi bazë të konsideratave humane, Universiteti i Prishtinës rezervon të drejtën e pranimit të kandidatëve me nevoja të veçanta./zeri/

Shtyhet “Gjashtë persona kërkojnë autorin”, Teatri kërkon 77 mijë euro

0

gjashte persona kerkojne autorinMenaxhmenti i Teatrit Kombëtar të Kosovës i ka kërkuar Ministrisë së Kulturës 77 mijë euro për shfaqjen “Gjashtë persona kërkojnë autorin”.

Kërkesa i është adresuar MKRS-së tash dhjetë ditë, por ende nuk ka përgjigje. TKK-ja ka buxhet vjetor prej 330 mijë eurosh dhe kjo është premiera që pritet të hapë sezonin vjeshtor dhe e treta për këtë vit. Krejt buxheti i Teatrit Kombëtar të Shqipërisë nuk është as 72 mijë euro.Përderisa zyrtarët e MKRS-së kanë thënë se do të shqyrtohet propozimi i TKK-së për të shfrytëzuar 77 mijë euro, drejtori i TKK-së thotë se shuma është e arsyeshme. E premiera e shfaqjes me tekst të Luigi Pirandellos nën regji të Orhan Kërkezit është shtyrë për katër ditë. Sipas regjisorit, arsyeja janë paratë përderisa MKRS-ja e mohon këtë,shkruan KD.

“Ata kanë propozuar ashtu. Ne ende nuk i kemi shqyrtuar detajet. Pasi që t’i shqyrtojmë detajet, vendosim”, ka thënë Veton Firzi, sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Kulturës.
Shuma duket e arsyeshme për drejtorin e përgjithshëm të TKK-së, Valdet Avdiu.

“Çdo ditë jemi duke e pritur aprovimin për kërkesën që kemi bërë më datën 1 tetor”, ka thënë Avdiu. Sa i përket asaj që për “Gjashtë…” kërkohen fiks 20 mijë euro më shumë sesa për “Vdekjen e një komisioneri” që është dhënë premierë në maj të këtij viti, Avdiu ka thënë se shfaqja e Kerkezit është një projekt më i madh.

“Kjo është një shfaqje që i ka rreth 23 krijues brenda saj. Nëse çdo krijues paguhet vetëm me 1 mijë euro atëherë kemi të bëjmë me 23 mijë euro”, ka thënë i ai. Sipas Avdiut bëhet fjalë për një shfaqje shumë të madhe dhe të mrekullueshme

Mbeturina helmuese hidhen në ujërat e Drinit të Bardhë në Krajk të Hasit

0

mbetrinat ne ujiBanorët e fshatit Krajk të Prizrenit kanë shprehur shqetësimin në lidhje me ndotjen e Drinit të Bardhë që, sipas tyre, po reflektohet edhe në ngordhjen e peshqve.

Rasti më i freskët, sipas tyre, ka ndodhur pak ditë më parë kur një kamion ka hedhur mbeturina në kënetat e krijuara nga eksploatimi i materialeve inerte, me ç’rast është ngritur një pluhur i bardhë dhe pas ca kohësh në atë hapësirë ujore janë hasur peshqit e ngordhur.

Ata dyshojnë se mbeturinat kanë qenë me përmbajtje helmuese dhe u kanë bërë thirrje autoriteteve që të veprojnë në parandalimin e rasteve të tilla dhe ndëshkimin e ndotësve të lumit./Koha Ditore/

Gjimnazistit në Prizren i sekuestrohet pistoleta

0

Gjimnazi Gjon BuzukuDje, policia në Prizren, në dy raste të ndara ka identifikuar dhe sekuestruar dy pistoleta tek dy të mitur. Rasti i parë ka ndodhur në Elektroservis “Fejza” në rrugën “Eqrem Çabej”.

Sipas informacioneve të policisë një i mitur posedonte një pistoletë të llojit të panjohur me numër 405994 me dy fishekë. Pas sekuestrimit të armës policia, në prani të avokatit dhe prindit, e ka intervistuar të miturin dhe ka kuptuar se i njëjti nuk është pronar i armës por një i dyshuar tjetër i moshës madhore, njofton Policia e Kosovës. Ndërsa rasti i dytë është regjistruar të ketë ndodhur në Gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren. Policia edhe në ketë rast ka pranuar një informacion i cili bënte me dije se një nxënës në çantën e tij posedon një armë.

Policët së bashku me udhëheqësit e shkollës kanë ftuar dy nxënës të kësaj shkolle në zyrën e drejtorit dhe në prani të personelit të shkollës është kontrolluar çanta e njërit nga nxënësit dhe pas gjetjes së armës, pistoletë “Ekol Aras Magnum” me tetë fishekë, është konstatuar se arma nuk është e tij por e shokut të tij që ishte i pranishëm gjatë bastisjes.

Presidentja pret ide nga liderët partiakë

0

Atifete jahjagaPresidentja Atifete Jahjaga pritet të vazhdojë sërish serinë e takimeve me liderët e partive parlamentare në përpjekje të gjetjes së një zgjidhjeje për ngërçin politik. Tashmë liderët partiakë, pavarësisht avanturave politike e interesave të tyre personale, kanë marrë sinjale të qarta edhe nga Bashkimi Evropian përmes Raportit të Progresit se institucionet e reja duhet të krijohen sa më shpejt.

Pas takimeve të fundit me shefen e shtetit, liderët politik, sidomos nga blloku i koalicionit paszgjedhor, e patën përjashtuar mundësinë që zgjidhja e krizës rreth formimit të institucioneve të arrihet përmes rolit të presidentes. Ky bllok kryesisht ishte mbështetur në një zgjidhje që, sipas bindjeve të lidershipeve të LDK-së, AAK-së, Nismës dhe Vetëvendosjes, do të arrihej përmes debatit parlamentar. Por, së fundi, është vërtetuar edhe një fakt tjetër se PDK dhe pakicat nuk do ta kërkojnë këtë zgjidhje përmes debatit parlamentar.

Kështu që tani, presidentja mund të presë ide tjera nga lidershipet e PDK-së dhe bllokut paszgjedhor. Këto ide mund të nisin që kompromiset politike, që janë pak të imagjinueshme të arrihen, deri te një qeveri e përkohshme apo edhe pajtimi për të shkuar në zgjedhje të reja. Këshilltari politik i presidentes, Arbër Vllahiu ka konfirmuar/tribuna/

Si e mendon Dacici ndarjen e Kosovës?

0

Ddacic5-20Duke përmendur sërish ndarjen e Kosovës, zëvendëskryeministri serb Ivica Dacic, pas kthimit nga Moska sërish ka ngritur pluhur në publikun serb, ndërsa ka shkaktuar edhe zemërimin e partnerëve të koalicionit.

“Ndarja e Kosovës do të ishte një nga zgjidhjet më të mira dhe në interes edhe të dy serbëve e edhe shqiptarëve”, tha Dacic, duke u pajtuar me shefin e Zyrës ruse në Prishtinë, Andrej Shugurov, që beson se Serbia dhe Kosova duhet të shkëmbejnë territoret: veriu i Kosovës me tri komunat e Luginës së Preshevës.

“Pse Dacic për ndarjen e Kosovës nuk foli para marrëveshjes së Brukselit që nuk është interes i Serbisë”, thotë analist serb Cvijetin Milivojevic, për të cilin Dacic nuk është vizionar po “njeri që përdor taktika për të qenë në epiqendër të vëmendjes”, transmeton Telegrafi.

Propozimi për shkëmbimin e territoreve Milivojevic nuk e sheh si ndarje, por shkëmbim të dy shteteve të pavarura, në momentin kur Kosova është njohur nga më shumë se 100 vende, me çka pra “Dacic shkel obligimin kushtetues për tërësinë territoriale të Serbisë”.