Home Blog Page 8056

Anëtarët e PDK-së garojnë në zgjedhjet e LDK-së në Prizren !

0

PDK-dega PrizrenLidhja Demokratike e Kosovës (LDK) në Prizren është detyruar të ndërpresë kuvendin zgjedhore në nëndegën e fshatit Nashec.

Koordinatori Shtabit Zgjedhore të LDK-së, Hanifi Muharremi tha se zgjedhjet në këtë nëndegë janë ndërprerë, pasi që është verifikuar pjesëmarrja e disa anëtarëve të PDK-së.

“Jemi detyruar që ta ndërpresim procesin zgjedhor në Nashec, pasi që disa anëtarë të PDK-së kishin ardhur për të marrë pjesë e garë”, tregon Muharremi për PrizrenPress.

Ai ka ftuar anëtarët e PDK-së që të mos përzihen në garën zgjedhore të LDK-së. “LDK-ja është e hapur për të gjithë anëtarët e subjekteve të tjera politike, por vetëm pasi që të përfundojnë zgjedhje”, tha Muharremi. /PrizrenPress.com/

Armen Murati dënohet me tre vjet e gjysmë burg për hajni

0

hajniArmen Murati, nga fshati Nebregoshtë i Komunës së Prizrenit është dënuar me 3 vite e 6 muaj burgim nga Gjykata Themelore në Prizren. Ai përveç me burg është dënuar edhe me gjobë në vlerë prej 600 euro.

“Dënimi iu shqiptua të akuzuari Armen Murati pasi u shpall fajtor, për dy vepra penale të vjedhjes së rëndë nga neni 327 par.1 nënparag.1.1 të KP-së”,njoftoi zëdhënësja e Gjykatës në Prizren, Afërdita Kicaj.

“I akuzuari në Janar të vitit 2014,rreth orës 21:00, në fshatin Nebregoshtë, Komuna e Prizrenit, shfrytëzon momentin e volitshëm, mos prezencën e të dëmtuarit A.M, dhe me mjet të përshtatshëm- me një kaçavidë e thyen cilindrin e derës së korridorit të shtëpisë, hynë brenda dhe nga aty merr, një televizor plazma dhe një aparat të kafes, të dëmtuarit i shkakton dëm material në shumën pre 1400 ( njëmijë e katërqind) euro”/PrizrenPress.com/

Kurti: Gjykata Kushtetuese po pengon, Presidentja nuk po ndihmon

0

lbin kurti Atifete jahjagaLideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka theksuar se Republika e Kosovës duhet të jetë Republikë e shumicës.
Mirëpo në këtë, sipas tij, përveç faktit se Gjykata Kushtetuese po pengon, as Presidentja Jahjaga nuk po ndihmon.

“Në vend të këtyre diskutimeve në dyer të mbyllura sipër Parlamentit ne duam debatin demokratik brenda në Kuvend”, ka vlerësuar Kurti, pas takimit me presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Ai ka shtuar se në seancën e së enjtes janë dy faktorë përcaktues.

“Faktori i parë është takimi i VLAN kurse faktori I dytë debati që do të bëhet në seancën e së enjtes. Në bazë të këtyre dy faktorëve do të merren hapat e mëtutjeshëm”, ka theksuar Kurti.

Mbetet në paraburgim kultivuesi i hashashit nga Suhareka

0

Gjykata-qekiqiGjykata Themelore në Prizren, ia ka vazhduar paraburgimin Hysni Krasniqit nga fshati Savror të Komunës së Suharekës.

Ai dyshohet se ka kryer veprën penale të kultivimit të bimës hashashit.
“Të pandehurit, i vazhdohet paraburgimi edhe për 1 (një) muaj i cili zgjatë deri më datën 07.11.2014”, njoftoi zëdhënësja e Gjykatës në Prizren, Afërdita Kicaj.

“I pandehuri dyshohet se pa autorizim ka kultivuar bimë të hashashit përkatësisht të kanabisit të cilat janë shpallur substanca narkotike të ndaluar me ligj, me qëllim të ofrimit për shitjen në atë mënyrë që i pandehuri në shtëpinë e tij gjatë bastisjes së kryer nga ana e policisë janë gjetur 52 bimë të dyshuar për kanabis sativa si dhe në podrumin e shtëpisë janë gjetur dy qese najloni në të cilën kishte farë për mbledhje të kanabis sativa , gjithashtu duke pasur parasysh se ka poseduar armë-pistoletën, dy karikorë të kalibrit 7.62 mm, tetë plumba”/PrizrenPress.com/

Haradinaj: Thaçi, “monstrum politik”

0

Haradinaj jahjaga(E plotësuar) Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka theksuar se gjendja e krijuar tejkalon “zvarritjet normale”.

Sipas tij, zvarritja e thirrjes së seancës, përkatësisht shtyrja e saj disa herë, tregon se Hashim Thaçi, paraqet një siç ka thënë ai “tip monstrumi politik”.

“Ishte konsultë e radhës me presidenten Jahjaga. Tema ishte ndërtimi i institucioneve, përkatësisht zhbllokimi i gjendjes ekzistuese”, tha Haradinaj.

Ai ka shtuar se në seancën e së enjtes do të shkojnë në bazë të rendit të ditës, përkatësisht me zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

“Me siguri kësaj pike do t’i paraprijë kërkesa për debat”, ka theksuar Haradinaj.

“Kryeministrat e përgjegjshëm, kur e humbin shumicën japin dorëheqje. Rasti i Thaçit është një tip monstrumi politik. Ai nuk e ka shumicën – ka vetëm 44 vota dhe kjo është një situatë e jashtëzakonshme”, ka konstatuar Haradinaj.

Sipas tij, presidentja është interesuar vetëm për rrjedhën e situatës dhe nuk ka ofruar ndonjë zgjidhje.

“Ajo nuk e ka zgjidhjen. Zgjidhja është te shumica e deputetëve të Kuvendit”, ka thënë ndër tjerash Haradinaj.

—-

Ka filluar takimi i Presidentes Jahjaga me Delegacionin e AAK’së. I pari në Presidencë ka arritur nënkryetari i parë i AAK’së, Blerim Shala i cili është futur brenda në takim.

Pesë minuta më vonë aty ka arritur edhe Ramush Haradinaj. Pas takimit pritet të bëhet i njohur qëndrimi i AAK’së karrshi kërkesës së Presidentes e cila ka kërkuar propozime nga partië për dalje nga kriza.

Mblidhet PDK-ja

0

Thaci14-02Partia Demokratike e Kosovës, do të mblidhet urgjentisht në zyret e saj në orën 14:00 me ftesën e kryetarit Hashim Thaçi i cili vetëm para pak minutave doli nga takimi me presidenten e Kosovës Atifete Jahjaga.

Thaçi pritet që të njoftoj anëtarët e partisë së tij për zhvillimet e fundit nga takimet me presidenten e të cilët duket se janë evidente.

Edhe pse nuk dihet saktësisht ende asgjë rreth asaj që konkretisht u bisedua brenda, duket se takimi i sotëm Jahjaga- Thaçi ka lëvizur gjërat në drejtimin e gjetjes së një zgjidhje dhe shtyrjen e veprimeve përpara.

Sidoqoftë gjithçka pritet të konfirmohet pas takimit të Hashim Thaçit me anëtarët e partisë së tij.

Kosovë-Shqipëri, me koordinim më të mirë ndërkufitar

0

Kufiri ne vermicMe iniciativë të ambasadorit të Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi dhe në organizim të Prefektit të Kukësit, Safet Gjici, në pikën kufitare të Morinës është mbajtur takimi i parë i përbashkët në mes krerëve të prokurorisë, gjykatës e policisë së Prizrenit dhe Kukësit, si dhe krerëve të dy vendeve të pikës doganore të Morinës.

Në këtë takim ka marrë pjesë dhe ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Sylë Hoxha.

Qëllimi i këtij takimi ishte thellimi i bashkëpunimit dhe koordinimi më i mirë në mes të prokurorive, gjykatave, doganave dhe policisë se dy vendeve.

Sipas një komunikate për media nga Prokuroria e Shtetit, gjatë këtij takimi u bisedua për mundësin e thellimit të bashkëpunimit dhe për hapat konkret që do të ndërmerren në luftë kundër krimit në përgjithësi, me theks të veçantë trafikimit me qenie njerëzore, narkotik dhe terrorizëm.

Duke e vlerësuar këtë takim, u.d. kryeprokurori Hoxha tha se koordinimi më i mirë i këtyre institucioneve, sidomos në pikën kufitare të Morinës, do të sjell efikasitet më të madh në luftë kundër krimit dhe korrupsionit.

Ky takim është vlerësuar edhe nga ambasadori i Republikës së Shqipërisë, Minxhozi dhe prefekti i Kukësit, Gjici.

Bashkëpunimi më i madh i policisë ndërkufitare në parandalimin e kontrabandës dhe dukurive tjera kundër ligjore, si dhe lehtësimi i qarkullimit qytetarëve, ishte temë tjetër e këtij takimi.

Lidhur me sistemin doganor të dy vendeve, në këtë takim u bisedua për gjetjen e mënyrave për lehtësira doganore në mes të dy vendeve, ndërsa u tha se të gjitha lehtësirat doganore duhet gjetur brenda politikave legjislative doganore të Republikës së Kosovës dhe asaj Shqipërisë.

Takime të nivelit të tillë do të mbahen edhe në të ardhmen, ndërsa të dy delegacionet u pajtuan që takimi i ardhshëm të mbahet në Prizren ka mesi i muajit dhjetor.

Qeveria e haraçit

0

BD.2Bashkimi Demokratik ka akuzuar Qeverinë e Ramadan Mujës, se ka bënë presion ndaj ndërtuesve për të ngritur përqindjen e haraçit.

“Bashkimi Demokratik shpreh shqetësimet e veta publike rreth katastrofës urbanistike që po vazhdon në qytetin e Prizrenit me ritëm edhe më të shtuar.

Qeverisja e të dënuarit për krim dhe korrupsion Ramadan Muja në fillim të këtij mandati pati filluar rrënimin e disa shtëpive në lagje periferike të Prizrenit, me pompozitetin se nuk do të lejojnë ndërtime pa leje, mirëpo kjo po del se aksioni i tyre ka qenë vetëm një presion ndaj ndërtuesve për ta ngritur përqindjen e haraçit, vlugu i ndërtimeve jo që nuk është ndalur, por ai është rritur edhe më tepër edhe në pjesën qendrore të qytetit. Ndërtimet pa asnjë kriter që po ndodhin në rrugën Ismet Jashari, Ëiliam Ëoker, Remzi Ademaj në rrugën Tirana si dhe lagjet Jeni Mahallë dhe shumë pjesë tjera të qytetit janë në kundërshtim të plotë me Rregullorën për Ndërtim”, thohet në një komunikatë të BD-së

“Drejtoria e Inspektoratit dhe ajo e Urbanizmit po dëshmojnë që janë pjesë e krimit të organizuar në nivel vendi, sepse me lejimin e këtyre ndërtimeve dhe përgatitjen e disa hapësirave tjera të ndërtimeve të larta,tashmë kur po dihet që nga shtatori nuk ka as Plan Urbanistik, i kuptojmë si shfrytëzim të minutave të fundit për interesa personale që ka qeverisja e korruptuar Muja e cila është në ikje e sipër.

“Gamës së shkeljeve dhe keqpërdorimeve të mëdha në qytetin e Prizrenit i bashkohet edhe Drejtoria e Shërbimeve Publike e cila për veç dhënies të tenderëve pa asnjë kriter për punime në infrastrukturë, kulmin e ka arritur në Sheshin e Dëshmorëve në qendër të qytetit ku edhe pas 8 muajsh punimet nuk janë kryer, ndërsa në anën tjetër projekti fillestarë i cili ka filluar me shumën prej afro 250 mijë euro është ngritur për 300% e cila është në kundërshtim me ligjin e Prokurimit”.

“Bashkimi Demokratik do të vazhdojë denoncimin publik për të bëmat e krimit dhe korrupsionit që është instaluar në qeverisjen komunale në Prizren, si dhe nuk pajtohet asnjë here me veprimet që e dëmtojnë imazhin e qytetit dhe pronën publike siç po ndodhë aktualisht në Prizren ku ka dyshime se shumë prona komunale janë tjetërsuar nga matrapazët që janë të lidhur me krimin e partisë në pushtet, siç është rasti në lagjen Dardania, Bazhdarhane, Ortakoll e tash së fundi edhe në rrugën Tirana”/PrizrenPress.com/

Thaçi përsërit: Marrëveshje përmes dialogut

0

Hashim Thaci dhe Atifete jahjagaPas takimit të përfaqësuesve të Partisë Demokratike të Kosovës me presidenten Atifete Jahjaga, Hashim Thaçi ka theksuar se ky takim ishte në vazhdën e takimeve që presidentja po zhvillon në kuadrin e zotimeve dhe përkushtimit të saj drejt formimit të institucioneve në Kosovë.

“Ishte një takim korrekt. Vlerësojmë zotimet dhe përkushtimin e presidentes Jahjaga për të mundësuar arritjen e një marrëveshje për formimin e institucioneve. Qëndrimi i PDK-së, tanimë është i njohur – respektimi i plotë i vullnetit të qytetarëve, rezultatit të zgjedhjeve, si dhe natyrisht respektimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese”, ka thënë lideri i PDK-së.

“Edhe sot bëjmë thirrje për të gjithë spektrin politik që të reflektojë në mënyrë që të ofrohet zgjidhje përmes dialogut. Marrëveshja është e domosdoshme për të shkuar drejt formimit të institucioneve”, ka thënë ndër tjerash Thaçi. /Telegrafi/

Vetëvendosje e bën kali Enver Hasanin (Foto)

0

enver hasani kaliNë një aksion të organizuar në shesh, para objektit të Qeverisë së Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje e ka bërë kryetarin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës kali, derisa kalorësit e tij i ka ilustruar me fotografinë e kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe Kadri Veselit.

Frashër Krasniqi nga Vetëvendosje tha që Enver Hasani është vartës i PDK-së dhe SHIK-ut.

eeeee222