27.8 C
Prizren
E hënë, 9 Qershor, 2025
Home Blog Page 8061

Donika Gërvalla: Nuk do jem pjesë e listës së LDK-së

0

Donika GërvallaDonika Gërvalla, vajza e Jusuf Gërvallës, nuk do të jetë pjesë e listës së Lidhjes Demokratike të Kosovës. Këtë, e ka thënë vet Gërvalla në rrjetin social të Facebook. Thotë se e di qe disa prej njerëzve janë të zhgënjyer nga vendimi i saj, por që kërkon mirëkuptimin e të gjithëve.

Më poshtë po e sjellim vendimin e plotë të Donika Gërvalla- Schwarz

Të nderuar miq,

gjatë muajve të fundit jam pyetur nga një numër i madh njerëzish – qytetarë të thjeshtë dhe aktivistë të LDK-së, jo pak prej tyre e kanë kërkuar madje me ngulm nga unë, se a do të kandidoj për deputete në kuadër të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Lista e LDK-së vendoset sot dhe nesër dhe unë nuk do të jem pjesë e kësaj liste. Jam e ndërgjegjshme që disa prej jush do të ndihen të zhgënjyer nga vendimi im, shpresoj megjithatë që shumica të më kuptojë:

1. Lidhjes Demokratike të Kosovës i uroj sukses në këto zgjedhje. LDK, me virtytet që përfaqëson, fuqinë e saj elektorale, potencialin e jashtëzakonshëm në radhët e aktivistëve të saj, por edhe me të gjitha dobësitë që mund të manifestojë, është në rrethanat aktuale megjithatë zgjidhja më e mirë për Kosovën. Lidhja Demokratike e Kosovës duhet ta qeverisë vendin pas datës 8 qershor 2014.

2. Një kandidim i imi në këto zgjedhje në listën e LDK-së është i pamunduar. Arsyeja ime për këtë është mungesa e guximit të drejtuesve të LDK-së për të përjashtuar qartë dhe me vendosmëri – para zgjedhjeve – çdo kompromis me përfaqësues të krimit dhe korrupsionit nga të gjithë krahët e mundshëm.

3. Elektorati i LDK-së mund të votojë megjithatë qartë kundër krimit dhe korrupsionit, të cilat po e mbajnë peng çdo zhvillim të vendit. Votuesit do të mund t’ia japin votën e tyre 5 kandidateve dhe kandidatëve të guximshëm në qëndrimet e tyre, të shquar në profesionalitetin e tyre dhe të tillë ka plot në listën e LDK-së. Unë njoh shumë prej tyre dhe sidomos atyre iu uroj të gëzojnë një mbështetje masive.

Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe të gjithë mbështetësve të saj iu uroj të fushatë zgjedhore të guximshme dhe pa kompromise të dëmshme. Në mënyrën time do të mundohem të ndihmoj që vendi ynë të ketë një të ardhme më të mirë.

Mustafa i hapur edhe për “Listën serbe”

0

Mustafa-Maloku-Gecaj-KonxheliKryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, nuk e ka përjashtuar mundësinë që nëse LDK-ja fiton zgjedhjet të bashkëpunojë edhe me “Listën Serbe”.

I pari i LDK-së ka paralajmëruar se partia e tij do të dal fituese e zgjedhjeve parlamentare.

“Ne do te jemi fitues dhe do ti ofrojmë mundësinë gjitha partive që përfaqësojnë popullatën jo shumicë të bashkëpunojnë me neve”, ka thënë ai, transmeton Indeksonline, duke shtuar se gjitha aktivitete që janë ndërmarrë deri më tani janë ndërmarr që të integrohen gjitha pakicat.

Ndryshe, në LDK sot kanë aderuar Bajram Gecaj, Drita Konxheli si dhe Valon Maloku.

Politika po krijon oligarkët e rinj?

0

Njeriu mbi pare-dollare“Prangosjen” e mendësisë politike në Kosovë, me ide se pushteti është “fabrika” kryesore që prodhon milionerë, për analistët kosovarë është fenomen që kërkon kohë të zhbëhet. Sipas tyre, kastat politike në rajonin e Ballkanit, si pasojë e kësaj mendësie, vazhdimisht nxjerrin oligarkë të rinj.

Profesori i Shkencave Politike, Bekim Baliqi, ka thënë për Telegrafin se shumica e të angazhuarve nëpër parti politike, janë aty për të realizuar interesa personale.

Sipas tij, nuk është interesi i përgjithshëm ai që po i shtyn individët t’i hyjnë betejës politike.

“Përgjithësisht kemi të bëjmë me njerëz që kalkulimi personal i ka afruar me politikën”, ka thënë ai për Telegrafin.

Ndërsa, i pyetur se a po krijojnë ambiciet e individëve për tu pasuruar përmes politikës, një klasë të oligarkëve të rinj, Baliqi ka thënë: “Kjo më së miri mund të vërehet me deklarimin e pasurisë të cilin e kanë bërë përfaqësuesit e popullit në Kuvendin e Kosovës”.

Në anën tjetër, analisti Bexhet Shala mendon se ajo çka është vërejtur deri më tani, është se “njerëzit po i hyjnë politikës për të bërë para dhe për të fituar një status të ri shoqëror”.

Ai tha për Telegrafin se kjo “dëshirë” është prezente edhe nëpër shumicën e vendeve të Ballkanit, duke shtuar se në Kosovë janë dhënë disa sinjale që kjo qasje ndaj politikës ka filluar të ndryshojë.

“Edhe në vendet e Perëndimit ka individë që kanë ambicie të tilla, mirëpo funksionimi i mirëfilltë i shtetit nuk ia mundëson një gjë të tillë. Vendet në tranzicion kanë probleme të tilla, mirëpo ajo që duhet të vihet në spikamë është shpejtësia e kalimit të kësaj mendësie politike. Kroacia është shembulli më i mirë sesi një shtet e kalon tranzicionin në një mënyrë shumë të mirë. Ata kanë arritur që ish-kryeministrin e vendit ta arrestojnë, që është tregues i qartë i konsolidimit të shtetit”, ka thënë Shala.

Ndryshe, Kosova nga institucionet relevante ndërkombëtare shpeshherë është kritikuar për mungesën e gatishmërisë për luftimin e korrupsionit dhe funksionin e gjyqësorit, si mekanizmi kryesor për luftimin e këtij fenomeni.

Adonis Dollapi: Gati klipi, herët për një album

0

Adonis DollapiEmri i tij i vërtetë është Adonis Dollapi. Këngëtari i cili njihet edhe për bashkëpunimin me grupin “OMERTA”, ka zbuluar për ‘albeu.com’ se së shpejti do të sjellë një klip të ri, i cili premton shumë.

I pranishëm në shumë festivale, ai ka nxjerrë edhe videoklipe, ku përmendim atë në bashkëpunim me këngëtaren Elia Shena, me këngën “Game Over”. Përpos saj, përmëndim dhe një tjetër këngë në “Këngën Magjike” 2012 me Elia Shena: “Je ti”, një këngë e cila ka marrë shumë vlerësime pozitive.

Ndër këngët e tij më të fundit përmendim “1 në 1 milion”, të cilën ia ka dedikuar të fejuarës së tij, e cila është pjesë e klipit të tij.

Gjatë intervistës per portalin Albeu.com, këngëtari tha se është ende herët për një album, por surpriza e radhës mbetet një këngë së bashku me klip.

Linda Halimi: Kam vendos me i shtu diku 15 kg

0

LindaHalimi-usaKëngëtarja e njohur Linda Halimi e cila tash e një kohë po jeton jashtë trojeve tona, në Amerikë, ka kohë që merret seriozisht me palestër ku edhe ka arritur rezultat marramendës. Ndonëse Linda duket se ka arritur atë që ka dëshiruar, kjo nuk po i pëlqen edhe të tjerëve.

Derisa në disa portale është shkruar se ajo rrezikon të fitojë anoreksinë, Linda në faqen e saj zyrtare në ‘Facebook’ bën shaka se e ka në plan t’i shtoj 15 kilogramë.

“Kam vendos me i shtu diku 15 kg”, ishte mbishkrimi i këngëtares.

Të ju kujtojmë se Linda përveç se ushtron për vete, ajo tashmë është bërë edhe instruktore dhe ndihmon pa kursyer veten e të gjitha vajzat që dëshirojnë të arrijnë linja elegante.

Ndërkaq Linda ditë më parë ka shkruar se do të vijë në vendlindje, edhe pse nuk ka dhënë ndonjë detaj, në qoftë se ardhja e saj ka të bëjë me ndonjë projekt të ri.

Genta shpërblen fansat

0

GentaIsmaili14Se është duke punuar në një këngë të re në bashkëpunim me Ardian Bujupin e Dj Dalloll, kemi treguar ditë më parë. Mirëpo kjo nuk është risia e vetme që këngëtarja e njohur Genta Ismajli po përgatit për fansat e saj.

Ajo në faqen e saj zyrtare në rrjetin social ‘Facebook’, ka bërë një shpallje ku në këmbim të ilustrimit më të mirë për këngën ‘Feel’ të cilën do ta sjell së shpejti, fituesi do të marrë shpërblim.

“Ilustroni në një letër ose objekte ‪’FEEL’Genta‬ ‪, Ardian‬, Dalool‬ dhe fitoni një shpërblim nga BZZZ deri me 17.5.14. Kushti: Ilustrimi që merr më së shumti pëlqime është fitues. Shkruani emrin dhe mbiemrin poshtë ilustrimit. Loja përfundon me 17 maj në ora 00:00.

Ilustrimet duhet ti dërgoni në mesazh ose hashtag”, ishte mbishkrimi i këngëtares i cili padyshim ka marrë hovin e duhur. Kjo duke u bazuar në dhjetëra foto të cilat tashmë kanë filluar të arrijnë në adresën e saj.

Ndahet Chris Martin me Gwyneth Paltrow, shkak një femër

0

Chris Martin me nje femerChris Martin duket se nuk e ka vuajtur shumë ndarjen me aktoren Gwyneth Paltrow, pasi ai është parë nën shoqerinë e një femre tjetër. Kur ai nuk ishte ndarë ende me bashkëshorten e tij, shoqërohej me një prezantuese.

Lideri i grupit “Coldplay”, Chris Martin dhe prezantuesja Alexa Chung, duket se janë parë rreth 2 muaj më parë së bashku.

Miqësia e tij me Alexa Chung ka nisur në Festivalin e Glastonbury-t vitin e fundit, kur ai ishte ende i martuar me aktoren.

Sipas një burimi të revistës “Heat”, ata u panë sërish bashkë javën e fundit, në një bar në New York.

Kujtojmë këtu faktin se Chris Martin i dha fund martesës së tij 10-vjeçare me Gwyneth Paltrow, me të cilën kanë dhe 2 fëmijë.

Fatmir Limaj, dy ditë rresht në Prizren

0

FatmiLimaj14-14Kryetari i Nismës për Kosovë, Fatmir Limaj, do të takohet sot me simpatizantët e lagjes “Tusus”, “Jeni Mahall”, “Bajram Curri” dhe “Ortakoll” në Prizren. Ai në këtë takim do të flasë për vizionin që Nisma e ka për Kosovën.

Fatmir Limaj mbrëmë ka zhvilluar tri takime me nëndegët në Prizren. Ai ka ftuar anetarët e Nismës që të punojnë dhe shpalosin programin secilit qytetar të Prizrenit.

“Njoftojmë banorët e lagjeve ‘Tusus’, ‘Jeni Mahall’, ‘Bajram Curri’ dhe ‘Ortakoll’ se tubimet për zyrtarizim do të mbahen në bazë të orarit si vijon:

– Në lagjen ‘Tusus’ ditë e mërkurë, datë 14/05/204, ora 18.00

– Në lagjen ‘Bajram Curri’ ditë e mërkurë, datë 14/05/2014, ora 19.00

– Në lagjen ‘Ortakoll’,  ‘Jeni Mahall’ dhe ‘Tabahane’ ditë e mërkurë, datë 14/05/214, ora 20.00

Në të gjitha takimet do të marrë pjesë kryetari i kryesisë së NISMA për Kosovën z. Fatmir Limaj dhe koordinatori Nismës për Prizren Prof. Dr Sejtullah Hoxha si dhe anëtarë të tjerë të kryesise qëndrore e lokale”, njofton Nisma për Kosovë dega në Prizren. /PrizrenPress.com/

15 romanet më të mira evropiane

0

FranzKafka-procesE përditshmja britanike “The Telegraph” ka publikuar një listë me titujt e 15 romaneve më të mira evropiane. Fillimisht, kjo e përditshme kishe publikuar një listë me romanet më të mira të Amerikës Veriore dhe një listë tjetër me tituj britanik e irlandez. Pas kësaj, është publikuar edhe një listë tjetër me romanet më të mirë të Amerikës Jugore të cilat kanë pushtuar botën.

Ndërsa lista e fundit përbëhet nga tituj romanesh evropiane dhe ruse.

Sipas “The Telegraph” 15 romanet më të mira evropiane dhe ruse janë këto:

1. “Procesi” (1925) – Franc Kafka,
2. “If This Is a Man” (Nëse ky është njeri) (1947) – Primo Levi,
3. “Life A User’s Manual” (Jeta: Udhëzime për përdorim) (1978) – Georges Perec,
4. “Don Kishoti i Mançës” (1605, 1615) – Miguel de Servantes,
5. “Confessions” (Rrëfimi) (1782) – Jean-Jacques Rousseau,
6. “In Search of Lost Time” (Në kërkim të kohës së humbur) (1913-1927) – Marcel Proust,
7. “The Unbearable Lightness of Being” (1984) – (Lehtësia e papërballueshme e të qenurit) (1984) – Milan Kundera,
8. “Ana Karenina” (1877) – Leo Tolstoy,
9. “Zorba the Greek” (Greku Zorba) (1946) – Nikos Kazantzakis,
10. “Dekameroni” (1351 – 1353) – Giovanni Boccaccio,
11. “If on a winter’s night a traveler” (Nëse në një natë dimri një udhëtar) (1979) – Italo Calvino,
12. “Crime and Punishment” (Krimi dhe dënimi) (1866) – Fyodor Dostoyevsky,
13. “La Princesse de Clèves” (Princesha de Cleves) (1678) – La Fayette,
14. “A Hero of Our Time” (Heroi i kohës sonë) (1839) – Mikhail Lermontov,
15. “Confessions of Felix Krull” (Rrëfimet e Felix Krull) (1954) – Thomas Mann.

Richard Mosse, fitues i çmimit prestigjioz për fotografi

0

Richard Mosse-fotografArtisti irlandez, Richard Mosse, i cili përdori filma të ndërprerë të përgjimeve ushtarake për të portretizuar peisazhet luftarake të Republikës Demokratike të Kongos fitoi çmimin e fotografisë “Deutsche Borse” në vlerë prej 30 mijë funtesh. Ai u vlerësua lartë për instalacionin e tij multimedial në Pavijonin e Irlandës në kuadër të Bienales së Venedikut. Instalacioni mban titullin “The Enclave”

Sipas “The Guardian”, Mosse kaloi tre vite në lindje të Kongos dhe përdoi film prej rrezeve infra të kuqe, film ky që paraprakisht ishte përdorur në ushtri për të përgjuar caqet e kamuflura.

Vepra e tij rezultoi me filma, tinguj dhe fotografi tejet të bukura, që rrëfejnë për një konflikt që la pas vetes 5.4 milionë njerëz të vdekur.

Brett Rogers, drejtoresha e jurisë së çmimit, ka thënë se sikur fotografitë e Mosse-s të ishin natyrale, nuk do të ishin kaq të fuqishme. Rogers udhëhoqi një juri të përbërë prej Jitka Hanzlova, Kate Bush, Thomas Seelig dhe Anne-Marie Beckmann.