28.9 C
Prizren
E hënë, 16 Qershor, 2025
Home Blog Page 8075

Tahiri: Garoj me AAK-në për një drejtim të ri për vendin

0

BesnikTahiri-aakIsh kandidati për kryetar të Komunës së Prishtinës nga radhët e AAK-së, Besnik Tahiri, ka mohuar zërat se ai do ta braktisë partinë e Ramush Haradinajt, duke kaluar në një parti tjetër.

Në një bisedë për Indeksonline, Tahiri ka treguar se AAK-në nuk do ta ndërrojë për asnjë rast, duke bërë të ditur se do të jetë kandidat për deputetë në Kuvendin e Kosovës.

“Unë jam kadidat për deputetë në listën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, dhe në asnjë formë dhe për asnjë rast nuk do ta ndërrojë partinë. Është një dezinformim i ultë. Garoj me AAK-bë për një drejtim të ri për vendin”, tha Tahiri për Indeksonline.

Tahiri, konsideron se AAK ka programin më të mirin dhe se janë mëse të përgatitur për zgjedhjet.

“AAK asnjëherë nuk ka qenë me e përgatitur se sa këto zgjedhje, garon me kryetarin e vet, ka programin më të mirin, dhe ka predispozita të mira. AAK do të jetë partia më e mirë në Kosovë”, theksoi ai.

Gashi: Brezovica nuk është pronë e Komunës së Shtërpcës

0

DardanGashi-MMPHMinistri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Dardan Gashi aksionin e parë në Brezovicë e ka filluar me largimin e rampës në hyrje të Qendrës për Skijim në Brezovicë.

“Ka kohë që qytarët detyrohen të paguajnë jo pak para kur duan ta shijojnë. Kjo rampë dhe ky parking që e ka vendosur Komuna e Shtërpcës janë të paligjshme dhe e habitshme njëkohësisht, sepse parqet nacionale nuk janë pronë komunale, por janë e të gjithë qytetarëve të Kosovës”, ka thënë me këtë rast ministri, Dardan Gashi.

Me një aktvendim të Drejtorisë së Inspektoriatit të Ministrisë së Mjedisit më datë 12.05.2014, urdhërohet Drejtoria e Zhvillimi Ekonomik, Komuna e Shtërpcës që në afat prej 7 ditësh të largoj rampën e vendosur në Hyrje të Qendrës për Skijim në Brezovicë. Në rast të mos veprimit sipas paragrafit I. të këtij Aktvendimi, MMPH do të largoj vetë atë dhe shpenzimet do t’i bartë institucioni i cili e ka vendosur.

“Gjatë javës do të takohem dhe me kryetarin e Ferizajt, nga i cili do të kërkojë që të ndikojë te vartësit e tij të përshpejtojnë procedurat e mbledhjes së dokumentacionit që gjenden në arkivat e kësaj komune, për Brezovicën, dhe t’i dorëzojnë ato te kolegët e tyre nga Ministria e Mjedisit, për të përmbyllë brenda pak ditësh procesin e verifikimit dhe analizave dhe të ekzekutohet ligji përnjëherë”, ka thënë Gashi.

Kundër këtij aktvendimi, pala mund të paraqes ankesë në MMPH në afat prej 8 ditësh. Ankesa kundër këtij vendimi nuk e ndalon ekzekutimin e tij.

Barani: EULEX-i, po më përcjellin si policia serbe

0

HalitBarani-KMDLNjKryetari i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, Halit Barani, nëpërmjet një komunikate ka shprehur shqetësimin, për siç ka thënë ai “përcjelljen që po i bëhet nga zyrtarët e EULEX-it”, gjë të cilën ai e ka vlerësuar si “të njëjtë me atë të policisë serbe”.

“Mbrëmë, më 11.5.2014, në orën 18:51, derisa ishte para shtëpisë sime, erdhi një automjet i policisë së EULEX-it, xhip i kaltër me targa EU-2226, në të cilin ishin dy zyrtarë të EULEX-it. E ndalën xhipin 26 metra larg meje, njëri prej zyrtarëve doli nga xhipi, nxori një fotoaparat dhe me fotografoi mua që isha para shtëpisë sime, në rrugë me dy nipa të mi”, ka shkruar Barani.

Sipas tij, zyrtari në fjalë, pasi i bëri disa fotografime, rrugën, shtëpinë dhe atë, nuk vazhduan rrugën por e kthyen automjetin nga kishin ardhur dhe u larguan në drejtim të qytetit, bënë të ditur BotaPress.

“Vlen të përmendet se njëjtë si këta dy zyrtarë të EULEX-it, kanë vepruar policia dhe udbashët serb, para luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës 1998/99 dhe ushtria franceze në vitet 2000 – 2008. Unë personalisht dhe familja ime, këtë gjest shumë të shëmtuar të dy zyrtarëve në fjalë, e konsiderojmë si provokim dhe presion psikik të paarsyeshëm. Me sjellje të tilla as EULEX-i, as veglat qorre të tij dhe askush tjetër asgjë nuk mund të arrij përveç humbjes së imazhit edhe ashtu të humbur në popullin e Kosovës”, përfundon reagimin Barani.

“Heshtja e kangës” kujton viktimat e dhunës seksuale

0

ElizaHoxha-Heshtja eTë mërkurën shfaqet premiera e projektit multimedial kushtuar viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Sensibilizimi i shoqërisë për çështjen e trajtimit të viktimave të dhunës seksuale në Kosovë do të jetë në thelb të një projekti multimedial i cili do të promovohet të mërkurën në kryeqytet.

Ky projekt është realizuar nga këngëtarja Eliza Hoxha e cila njëherësh ka bërë të ditur përmes rrjetit Facebook se projekti tashmë ka marr formën përfundimtare.

“Dita po afrohet…Të mërkurën më 14 Maj 2014 në Muzeun Kombëtar të Kosovës prej orës 19:00 do ta thyejmë heshtjen e gjatë për viktimat e dhunës seksuale në Kosovë, përmes një ekspozite – multimediale (instalacion/performancë/video….)”, ka thënë Hoxha.

Ajo ka shtuar se realizimi i projektit multimedial ka qenë një proces shumë i gjatë pune dhe diskutimesh me shoqatat e grave që i trajtojnë këto viktima.

“Një projekt ky i nisur në Nëntor 2012 , me një proces të gjatë me shumë gra përfaqësuese të shoqatave që trajtojne viktimat, me përkrahje nga Ministrja Vlora Citaku dhe Ambasada Britanike projekti mori formën e vet për të shpalosur rrethanat e heshtjes së viktimave dhe rrethanat e jetës sonë të përditshme…”, ka shtuar Hoxha.

Ajo ka falenderuar aktivistet Feride Rushiti, Naime Sherifi, Veprore Shehu dhe Igballe Rogova.

“Heshtja e kangës” është ndihmuar nga Ministrja e Integrimeve Evropiane Vlora Çitaku dhe Ambasada Britanike në Kosovë.Videoprojekti është realizuar në Kubestudio.

Sonte premiera “Vdekja e një komisioneri”, askush pa biletë

0

Vdekja e një komisioneri-shfaqjePremierën e shfaqjes “Vdekja e një komisioneri” që do të jepet sonte (e martë) në Teatrin Kombëtar të Kosovës, do ta shohin vetëm ata që paguajnë bileta. As për familjarët e aktorëve që janë pjesë e shfaqjes, nuk do të hyjnë në sallë pa ftesa.

Aplikimi i biletave në premierë është një prej vendimeve që ka marrë drejtori i ri i Teatrit Kombëtar të Kosovës, Valdet Avdiu. “Vdekja e një komisioneri” TKK-së i ka kushtuar 35 mijë euro.

Ky lajm, që u dha në konferencën për medie që paralajmëroi premierën e shfaqjes më tekst të Arthur Miller dhe regji të maqedonasit Ljubço Gjorgievski, nuk është pritur mirë nga aktorët, raporton Koha Ditore.

Drejtori i TKK-së, Valdet Avdiu, e ka mbrojtur vendimin e tij mbi atë se njerëzit duhet të trajtohen si të barabartë dhe se nuk duhet që dikush të paguajë për premiera e dikush tjetër jo.

“Teksti është shkruar në vitin 1948 dhe si i tillë i takon dramaturgjisë klasike por akoma është shumë aktual dhe ky tekst luhet në shumë skena, është bërë dhe film. Paraqitja e fundit është në New York në vitin 2012, ku dhe ka thyer rekord të shitjes së biletave”, ka thënë regjisori maqedonas për shfaqjen, ku luajnë edhe aktorët: Ismet Azemi, Hazir Haziri, Bislim Muçaj, Basri Lushtaku, Eshref Durmishi, Sheqeria Buçaj, Shpëtim Kastrati, Albulena Kryeziu, Shota Baraliu e Shkumbin Osmani.

Michael Jackson, ja dëshirat e çuditshme seksuale

0

MichaelJackson6-22Legjenda e muzikës botërore, Michael Jackson duket se ka pasur misteret e tij, të themi të “turpshme”. Edhe pas vdekjes së tij qarkullojnë zëra se ai gjatë aktit seksual me meshkuj dëshironte të vishej si femër dhe preferonte hotele anonim.

Sipas librit biografik “Unmasked: The Final Years of Michael Jackson”, shkruhet se Michael kishte një dëshirë të madhe që gjatë aktit seksual me meshkuj, të vishej si femër.

“Ishte shumë i brishtë, por në shtrat shpërthente”, shprehet një prej ish të dashurve të tij.

“Michael ishte i fiksuar pas trajtimit të kujdesshëm dhe përdorte përherë e më shumë qetësues për të eleminuar dhimbjen. Por kishte ditë gjatë të cilave e tepronte dhe pamja e tij të krijonte idenë se kishe të bëje me një zombie”, thekson ajo.

Turqit përjetojnë dëshprim: Vdes Hyremi

0

Sylejmani i madherishem-Hyremi“Unë jam Hyremi. Vdekje quhet emri im . Vetëm në këtë dashuri e kam gjetur kuptimin e jetës sime”.

Publiku turk është duke i numërurar momentet e fundit të serialit Sylejmani i Madhërishëm dhe para përfundimit të tij mbretëron një dëshprim i madh, shkruan Kurir. Njëra prej aktoreve më kontraverse të serialit Hyrem vdes!

“Unë jam Hyremi. Shumë e ndryshme. E dashur dhe e urryer. Ajo që krijon dhe shkatërron. Ajo që jep dhe merr jetë. Kam kaluar prej robëris dhe kam mbërrijtur në majat e botës. Kam kaluar nëpër akull deri tek zjarri. Unë jam ajo që kam ndez dhe kam fikur zjarrin. Unë jam sinonim e çdo gruaje. Unë jam Hyrem. Vdekje quhet emri im. Rrotullohem rreth vetes dhe vetëm me këtë dashuri e kam gjetur kuptimin e jetës sime”, me këtë monolog Hyremi e paralajmron vdekjen e saj.

Sulltani i saj i dashur e përjeton shumë keq ashtu sikur të kishte vdekur vet ai. I kujton ditët kur për herë të parë e mbante në krahë.

Publiku shumë rëndë e përjeton vdekjen e Hyremit edhe për kundër të bëmave të këqija të saj.

Soni Malaj paralajmron, “Me të jeton” së shpejti me klip

0

SoniMalaj-kengetareKëngëtarja Soni Malaj ka shkruar në faqen e saj në Facebook se kënga e saj konkurruese në edicionin e 11 të “Top Fest”, do të shoqërohet së shpejti me klip.

“Me të jeton” me tekst të Rozana Radit është aktualisht një nga këngët më të komentuara të këtij festivali, duke rezultuar edhe pretendente për çmimin e parë.

Gjithashtu ky produksion muzikor është shoqëruar me polemika dhe debate të ndryshme në mediat virtuale lidhur me elememtë personal të këngëtares Malaj.

Nuk shtyhet provimi pranues në UP

0

Suhareke-testi maturesMbajtja e zgjedhjeve më 8 qershor, bëri që Testi i Maturës të shtyhet për një javë. Por zgjedhjet nuk do të ndikojnë edhe në shtyrjen e afatit të provimit pranues në Universitetin e Prishtinës.
Zyrtari për informim në rektorat, Ardian Gola, ka konfirmuar për gazetën Tribuna se shtyrja për një javë e testit të Maturës nuk e afekton dinamikën e punës për pranimin e studentëve të rinj në Universitetin e Prishtinës.
Pavarësisht se në rektorat thonë se nuk pritet shtyrja e afatit të provimit pranues, deri më tani ende nuk është caktuar afati se kur do të mbahet provimi pranues në UP.

Nga ana tjetër, shtyrja për një javë e mbajtjes së testit të Maturës ia ka komplikuar punën Komisionit Shtetëror të Maturës.

Ky komisioni kishte paraparë që me 7 dhe 21 qershor të mbahet testi i Maturës për rreth 43 mijë maturantë.

Por mbajtja e zgjedhjeve më 8 qershor ka shtyrë këtë komision që ta shtyjë mbajtjen e testit, shtyrje e cila i ka ndryshuar rregullat e organizimit të këtij testi.

Hoti ia “tërheq vërejtjen“ Eqrem Kryeziut – nuk ka koalicion me PDK-në

0

AvdullahHoti-LDKAnëtari i Kryesisë së LDK-së, Avdullah Hoti është zyrtari i parë i kësaj partie që ka reaguar ndaj deklaratës së Eqrem Kryeziut, se ai është për një koalicion mes LDK-së e PDK-së.
Hoti ia ka “tërhequr vërejtjen“ Eqrem Kryeziut që “të reflektojë për gjendjen që është katandisur vendi nga qeverisja e PDK-së”, njofton BotaPress.

“Besoj ai e ka të qartë dëmet që i ka shkaktuar vendit kjo qeveri, ne veçanti qytetit ku jeton ai vetë, Prizrenit. Nuk ka koalicion LDK-PDK. Më 8 qershor, PDK del në opozitë dhe le të përballet me ligjin. Vendi duhet të kthehet në normalitet me qeverisje të përgjegjshme”, ka thënë Hoti në reagimin e tij.