21.4 C
Prizren
E martë, 17 Qershor, 2025
Home Blog Page 8078

Grushtohen dy persona në Prizren

0

ilustrim rrahjeRreth orës 04:10 minuta të mëngjesit, në objektin hotelier “Paradiso” që ndodhet në rrugën “Kukësi” në Prizren, ka plasur sherri në mes të mysafirëve që po pinin në dy tavolina të ndara.

“Një fjalosje verbale e tyre ka kaluar në përleshje me ç’rast një i dyshuar ka përdor thikën dhe e ka lënduar rënd një viktimë të këtij rasti”, njofton Policia në Prizren

“Më pas viktima është dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal për trajtim mjekësor dhe sipas mjekëve plagët ishin tejet serioze dhe janë trajtuar në kirurgji”.

Në këtë përleshje lëndime kanë pësuar edhe dy të dyshuar tjerë.

“Policia e Prizrenit është marrë me rastin dhe në vazhdimësi ka shoqëruar në polici të gjithë të dyshuarit. Ndërkaq, pas konsultimit me prokurorin, njëri nga të dyshuarit është ndalur nën masën e arrestit policor”/PrizenPress.com/

“Agnus Dei”, filmi më i mirë i huaj në Indonezi

0

filmiiiii Listës së çmimeve që ka grumbulluar në sirtar filmi “Agnus Dei” i është shtuar edhe një tjetër. Festivali “WorldFilm Festival” në Xhakarta të Indonesizë, e ka shpërblyer filmin e regjisorit Agim Sopi me çmimin e artë “Filmi më i mirë i huaj”.

Ky është çmimi i njëmbëdhjetë me radhë që merr ky film. Festivali indonezian sivjet ka realizuar edicionin e tij të dytë, ku përveç “Agnus…” me çmime të arta janë vlerësuar edhe 29 filma të tjerë, në kategori të ndryshme.

Ceremonia solemne e ndarjes së çmimeve do të mbahet më datën 4 të muajit qershor.
Muajin e kaluar regjisori kosovar për gazetën kishte bërë të ditur se nuk do të marrë pjesë në asnjë festival, përveç atij që mbahet në qershor në Lecce të Italisë.

Të shtunën mbrëma “Agnus Dei” është shfaqur në “Argentina FICIP”, në Buenos Aires të Argjentinës. Në listën e festivaleve që do të shpaloset rrëfimi i filmit që flet për marrëdhëniet shqiptaro-serbe është edhe “Salento International Film Festival”, që mbahet në Lecce të Italisë dhe shtrihet midis datave 21 e 30 qershor. Ndërsa pas këtij prezantimi, “Agnus Dei” ndalet në “Scottdale Film Festival” në Arizonë.

Qendra Kinematografike e Kosovës e kishte subvencionuar këtë film me 310 mijë euro me buxhetin e vitit 2010. Por Sopi nuk ka gjetur përkrahje nga QKK-ja për t’u prezantuar në këto festivale.
“Agnus Dei” ka për kryeprotagonist Petrin rreth të tridhjetave. Ai bie në dëshpërim me nënën e tij, Maria, dhe burrin e saj, Stojani, në një fshat të Serbisë. Peter është i lindur në Kosovë nga një dashuri e ndaluar midis së ëmës dhe babait të tij shqiptar. Rrëfimi nis në kohën kur marrëdhëniet mes serbëve dhe shqiptarëve janë armiqësore. “Award of Merit” në festivalin e filmit “The Indie Fest” ishte vlerësimi që para dy muajsh ky film kishte marrë në Jolla të Kalifornisë.

Kush imiton milicinë, shkel në paragrafë!

0

Agim MuhaxheriShkruan: Agim Muhaxheri

E çon “te vendi” fotografin e gazetës, gazetarin, pse ka kryer punën e vet, e torturon fizikisht, të kapë Kodi Penal. Policët “burgosën” informatën! E drejta në informim është kategori kushtetuese. Privimi i kundërligjshëm i lirisë, keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike, tortura… janë të sanksionuara si vepra penale. Për këto veprime të kundërligjshme mund të dënohesh deri në 3 vjet burg

Kush janë ata persona zyrtarë që i dhanë dajak fotografit të gazetës “Express”, Kushtrim Tërnava? E dinë, apo s’e dinë, se ky veprim bie ndesh me legjislacionin e Kosovës, Kushtetutën, Ligjin e Policisë dhe Kodin Penal. Me fotografin, pse e kryente punën e vet, u tallën, e torturuan fizikisht edhe “te vendi”, stacioni policor! Ai kapet në vendin e ngjarjes pse kishte fotografuar policët gjatë kryerjes së një aksioni të tyre.
Askujt nuk i shkruan në ballë se është fotograf, apo gazetar i ndonjë medie. Policët kanë dyshuar se mos ai (fotografi) është i huaj, i përket ndonjë shërbimi sekret, apo është qytetar i rëndomtë që e ka në qejf të bëjë poza me policinë.. Pasi e kanë legjitimuar dhe kanë vërtetuar se kush është, e kanë rrahur. Policët “burgosën” edhe informatën, fotografitë e tij! E drejta në informim është kategori kushtetuese.
Kodi Penal i Kosovës (hyri në fuqi në janar të 2013-s) rreptësisht e ndalon përdorimin e dhunës në stacionin policor. I dyshuari, i gjendur brenda grilave, nuk ka pasur mundësi teorike t’u rezistojë atyre që patën punë me të.

Ky Kod, në kreun XVII, sanksionon veprat penale kundër lirive dhe të drejtave të njeriut. Në nenin 193 thuhet: “Kushdo që në mënyrë të kundërligjshme i mohon ose i kufizon liritë apo të drejtat e cilitdo person të Republikës së Kosovës… dënohet me burgim deri në tre vjet”. Ndërkaq, në nenin 196 saktësohet: “Kushdo që personin tjetër në mënyrë të kundërligjshme e burgos, e mban të mbyllur ose në ndonjë mënyrë tjetër e privon nga liria, dënohet me gjobë ose me burgim prej gjashtë muaj deri në 3 vjet”.

Po kështu, është paraparë edhe vepra penale – Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike. “Personi zyrtar , i cili duke keqpërdorur detyrën apo autorizimet e tij e keqtrajton, frikëson ose fyen rëndë dinjitetin e personit tjetër, dënohet me burgim deri në 3 vjet” ( paragrafi 1 i nenit 198). Nëse i dyshuari mbahet në stacionin policor më tepër se gjashtë orë, barra i bie prokurorit të çështjes. Nëse ndaj tij bëhet tortura fizike, prokurori mund të ndëshkohet për veprën penale të torturës dhe mund të dënohet deri në 15 vjet burg (neni 199).
Një mik imi, shkrimtari Gani Xhafolli para luftës më thoshte: E kam fqinjë një familje serbe. Burrë e grua çdo natë zihen, bëhen copa, zhurma e tyre dëgjohet edhe te shtëpia ime. Po frikësohem se do të më gjejë ndonjë e keqe… I pyetur: Pse po thua kështu ? – Qysh mos me u tutë, more. Këta të zinjtë, milicia, mund të shkojnë te familja grindavece. E këta ta drejtojnë gishtin kah unë, të thonë: Ky po na bën trysni. Milicia më rrahin mua, jo si Gani, po si komb…

Edhe unë si gazetar, disa herë jam përballur me milici, por edhe me prokurorë serbë. Më kanë torturuar fizikisht në stacionin policor në Ferizaj për shkak të një reportazhi. Shkrimin “Mrizojnë” doganierët e kam publikuar në gazetën “Bujku”, më 1996.. Meqë ishte vapë, inspektori i sigurimit të shtetit, të cilin e thërrisnin Gjorgjeviq, pasi më torturoi fizikisht, i ra të fikët. Këtë e spërkatën me ujë nga një bokall. Atij iu kthye vetëdija. U gëzova jo për të, po për vetën time…

Para shtatë vjetësh në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë e ndiqja procesin e Enver Sekiraqës, i akuzuar se ishte kacafytur me policinë. Një polic i njësisë speciale, në korridorin e gjykatës, mu afrua dhe më pëshpëriti: Pasi të kryhet seanca eja te ne, na ta japim një “deklaratë të fortë”. Këtij i thashë: Shikoje punën tënde, unë timen… Derisa e ndiqja procesin, kolegu i tij nga mbrapa, më pickoi në dorë. Atij i them: A je ti normal, ç’po bën kështu, eja në vete, mos e keqpërdor uniformën… Të nesërmen pasoi hakmarrja. Këta “specialcat” e kishin urdhëruar rojën e sigurimit të Gjykatës që të më “mbështes për muri”, por ky nuk arriti ta bëjë këtë, ngase unë nuk e lejova… Tërë këtë dramë ia rrëfeva kryetarit të Gjykatës. Pas vërejtjes që i bëra që të sillen më mirë ndaj gazetarëve, ai doli nga takti. Ngriti zërin dhe murmuriti: “Ti po sillesh këtu si komandant a?! “Po, po, unë jam komandant, a s’e ke ditur”, ia ktheva me të njëjtën monedhë. Këtë kryetar e “ndreqa” në gazetën “Epoka e re”. Atij ia nxora emrin në titull se gjykata nuk është e tij.

Gazetarët assesi, në asnjë mënyrë nuk bën të shtrijnë kurrizin, të dorëzohen, të shkruajnë siç u diktojë politikanët apo të tjerët. Por gjithnjë t’u përmbahen etikës së tyre. Ndryshe i lënë hije të keqe profesionit që kanë.
Çdo kund në botë, nëse sulmohet polici, ai e zmbraps sulmin në mënyrën proporcionale. Por kur polici e përdor dhunën fizike pa arsye ndaj ndonjë të dyshuari, kjo është e patolerueshme.
Zotërinj policë, kur nuk bëhet rezistencë ndaj jush, jo vetëm gazetarët, por askënd tjetër nuk guxoni t’i fyeni e t’i torturoni fizikisht.
Koha e milicisë ka perënduar.
Mos shkelni në paragrafë, ngase mund të ndëshkoheni.

(Autori është analist për çështje juridike. Ky shkrim është shkruar ekskluzivisht për Tribuna)

Lendrit Jonuzaj nga Malisheva, fiton vendin e tretë në Olimpiadën Botërore të biologjisë

0

Lendrit JonuzajLendrit Jonuzaj 6 vjeçari nga Seniku i Malishevës, ka zënë vendin e tretë në Olimpiadën Botërore të biologjisë në Texas të SHBA-ve.

Ai ka fituar medaljen e bronztë në këtë olimpiadë, duke dëshmuar të arriturat në arsimin e vendit tonë.

Lendrit Jonuzaj, fillimisht u rendit i treti në olimpiadën në nivel vendi, për të siguruar pjesëmarrjen në Olimpiadën Botërore, që u mbajt në Texas të SHBA-ve.
Kosova ishte pjesëmarrëse në mesin e 59 shteteve të ndryshme të botës, ndërsa rezultati i angazhimit të tij në fushën e biologjisë, ishte vendi i tretë në botë.

Pjesëmarrjen e Lendritit në këtë olimpiadë, e kishte përkrahur edhe Komuna e Malishevës./PrizrenPress.com/

 

Jennifer Lawrence mahnit në premierën e filmit të ri

0

lawr-xmen-lajmiInterpreton rolin e një mutanteje që mund të ndryshojë formën duke i ngjasuar çdo personi që takon në filmin ‘X-Men: Days Of Future Past’, por Jennifer Lawrence bën mirë të mbajë gjithmonë formën e saj pasi siç u pa të shtunën në mbrëmje, aktorja e re është thjesht e mrekullueshme.

Në premierën e filmit të saj të ri në Nju Jork, 23-vjeçarja u paraqit me një fustan të gjatë blu dhe i tregoi fotografëve kurrizin e zbuluar.

Në premierën e filmit të ri të sagës X-Men ishin edhe aktorët Hugh Jackman dhe Ellen Page.

Jackman dhe Page ishin veshur të dy me kostume të ngjashme, me ndryshimin e vetëm se aktorja kishte preferuar një kollare, ndërsa aktori e kishte lënë jakën të lirë.

Nevila: “Pas spektaklit, Valeri është bërë si engjëll”

0

ardit-nevi-bisede-12.5Ndërkohë që të gjithë banorët e tjerë flenë gjumë, Nevila, Juliana dhe Arditi bisedojnë në dhomën e gjumit në katin e dytë. Ata përshëndesin nga kamera Lorin, duke kujtuar batuta të saj.

Nevila dhe Arditi flasin për Valerin. Arditi thotë se ai është pa sedër, sepse sado t’i flasësh nuk preket për asgjë. Nevila kujton se ai është bërë me nerva, kur Arditi i ka thënë shprehjen për fëmijën. Arditi thotë se nuk e ka fjalën për familjen, se aty të gjithë preken, por nuk i bëjnë përshtypje kur e kritikojnë banorët.

Nevila thotë se Valeri i ka vënë qëllim vetes, të mos preket nga asgjë dhe vazhdon me këtë rol. Nevila shprehet se Valeri e ka treguar vetë që jashtë e shajnë shumë njerëzit dhe tani është mësuar me këtë gjë. Arditi tregon një bisedë me Valerin, ku i ka thënë në sy të Jonës se ai e ka këshilluar të bëjë lojë me Jonën. Nevila thotë se Valeri është i pafytyrë, sepse asnjëherë nuk i pranon fjalët që thotë. Ajo shprehet se nuk po e kupton rolin e Valerit, se herë sulmon për gjëra koti dhe pastaj bëhet i urtë. Arditi mendon se Valeri është trembur ngaqë publiku mbështeti Nevilën të premten, gjatë spektaklit. Nevila thotë se që kur mbaroi spektakli, Valeri u bë si engjëll, duke harruar çfarë i kishte thënë gjithë javën.

Nevila komenton bisedën që pati më herët me Meridianin në oborr. Ajo thotë se Meridiani po mundohet të luajë rolin e të mirit dhe të dalë Jona sikur e sulmon. Arditi shprehet se Meridiani po tregon se është i gatshëm të bëjë çdo gjë për të fituar çmimin. Nevila e pranon se aty është “luftë”, por nuk duhet të ndryshosh karakterin tënd. Arditi thotë se këtë lojë duhet ta fitojë banori me karakterin më të fortë.
Pasi bisedojë gjatë, banorët flenë gjumë.

Shqipëria dhe Kosova po krijojnë oligarkë

0

BenBlushiShqiptarët nuk janë të varfër, ata kanë qeverisje të keqe e cila po krijon një shoqëri shumë të polarizuar dhe të paarsimuar që nuk zbaton ligjin, duke krijuar monopolet politike dhe pastaj edhe ato ekonomike, kështu që në një të ardhme të afërt këto të dyja do të bashkohen për të krijuar një sistem oligarkik dhe shanset për të pasur një sistem demokratik janë shumë larg.

Ky është shqetësimi që shpreh në detaje shkrimtari dhe politikani, Ben Blushi, në një intervistë për gazetën “Zëri”. Ai është i bindur se me këtë mentalitet qeverisës që kanë të dy shtetet shqiptare që reflektojnë model të ngjashëm të keqqeverisjes, duke ia servuar përditë e më tepër terrenin partive me karakter fetar.

Testi i arritshmërisë për klasat e nënta mbahet me 23 maj

0

Suhareke-testi maturesTesti i arritshmërisë për klasat e nënta do të mbahet më 23 maj. Këtë vit organizohet para testit të maturës, pasi ka qenë kërkesë e shkollave dhe prindërve. Zyrtarë të Ministrisë së Arsimit, thonë se janë bërë të gjitha përgatitjet për mbarëvajtjen e testit, ku do t’i nënshtrohen rreth 28 mijë nxënës. Testi ka për qëllim t’u mundësojë të rinjve të orientohen në shkollimin e mëtejshëm.

Testi i arritshmërisë, i cili organizohet për nxënësit që përfundojnë klasën e nëntë në të gjitha shkollat e vendit, ka për qëllim t’u mundësojë të rinjve të orientohen në karrierë dhe të bëjnë klasifikimin e profesioneve në bazë të numrit të pikëve që marrin.

Zëvendësministri i Arsimit, Nehat Mustafa, tha për Radio Kosovën se ky test do të mbahet për herë të parë para testit të maturës, pasi kjo ishte kërkesë e prindërve dhe shkollave. “Ndryshimi i datës është bërë me kërkesë të prindërve dhe shkollave për arsye se në të kaluarën testi mbahej në fund të muajit qershor dhe shumica e prindërve e humbnin një pjesë të pushimeve, duke pritur mbajtjen e testit, publikimn e rezultateve, pastaj regjistrimin ne shkollën e mesme të lartë. Kështu që këtë vit është vendosur që të jetë më 23 maj”, tha Mustafa

Mustafa, tha se në bazë të rezultatit të dëshmuar semimaturantët do të kenë mundësi t’i zgjedhin drejtimet e preferuara në shkollimin e mesëm. “Rezultatet e testit të arritshmërisë semimaturantëve ju shërbejnë për zgjedhjen e drejtimit në shkollën e mesme të lartë. U bëjmë apel DKA-ve të jenë më rigoroze në menaxhimin e testit në mënyrë që nga testi të dalin rezultate të cilat tregojnë gjendjen reale dhe njohuritë e semimaturantëve, në mënyrë që në gjimnaze dhe shkolla me elitare të pranohen nxënësit që e meritojnë më shumë”, tha Mustafa.

Zëvendësministri Mustafa, vlerësoi se testi i arritshmërisë, përveçse mat arritjen e nxënësve gjatë shkollimit të ulët, është edhe një lloj vlerësimi që u bëhet mësimdhënësve dhe shkollave. Qëllimi kryesor i këtij testi janë pikët e arritura, që tregojnë edhe nivelin e cilësisë së arsimit.

Shqiptari kërcënon aeroplanin me shkrepëse, shishe dhe “Allahu Ekber”

0

AjroplaniJanë terrorizuar pasagjerët e aeroplanit që po udhëtonin nga Zurichu i Zvicrës për në kryeqytetin kosovar, të dielën herët në mëngjes.
Një burrë, rreth 35 vjeçar, po mbante në dorë një shkrepëse e një shishe me lëng, dhe po kërcënonte se do ta çonte në erë aeroplanin.

Nën thirrjen “Allahu Ekber”, i riu kishte nisur kërcënimet me tu ngjitur aeroplani në qiell, me më shumë se 150 veta në bord.

“Do të shkojmë të gjithë te Allahu. A doni që të shkojmë në xhenet a xhehenem? Allahu është i pari, Muhamedi është pas tij, ne të tjerët nuk jemi askushi”, citohet të ketë thënë ai në lartësi prej më shumë se 10 mijë metrash.

Dëshmitarët e tregojnë ngjarjen për “Kohën Ditore”. Ka qenë Nehat Llovca, mërgimtari nga Kosova, i shkathët në arte marciale, ai që ka neutralizuar gjithçka. Atmosferën e ankthit e përshkruan edhe njëri nga yjet e estradës kosovare, që deshi të mos i përmendet emri në gazetë.

SLS ishte në Beograd, aty mori leksione si të veprojë në Kosovë

0

Mitrovice-VeriuPërfaqësues të parlamentarëve serb, saktësisht SLS’së, kanë pasur të hënën me 5 maj një takim në Beograd.

Burime të gazetës Tribuna thonë se Qeveria e Serbisë i ka instruktuar ata që të shkohet sa më shpejt në zgjedhje, me qëllim që të krijohen kushtet për krijimin e asociacionit.

Beogradi ka marrë garanci ndërkombëtare se në mungesë të ulëseve të rezervuara, kompetencat e asociacionit të komunave do të zgjerohen.