Home Blog Page 8079

Konsultime pa zgjidhje për kryetarin e Kuvendit

0

Kuvendi i Kosoves 7Dështimi i Kuvendit të Kosovës që në seancën e 18 shtatorit të zgjedhë kryetarin e ri, ka bërë që dy blloqet më të mëdha politike t’i vazhdojnë konsultat e ndara para vazhdimit të kësaj seance të caktuar për 2 tetor.

Gjatë javës së fundit, blloku i partive LDK, AAK, Nisma dhe Vetëvendosje ishte më aktiv në mbajtjen e takimeve. Por ky koalicion nuk ka ofruar asnjë formulë se si do të mund të kandidoj kandidatin e saj për kryetar të Kuvendit, përderisa kryesuesja e seancës ka deklaruar se do ti pranoj vetëm kandidaturat që vijnë nga grupi më i madh parlamentar.

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, gjatë javës në disa raste e ka përsëritur se pas dështimit të PDK-së që të marrë postin e kryetarit të Kuvendit më 18 shtator, tani koalicioni paszgjedhor duhet ta ketë të drejtën e kandidimit.

“Është e turpshme prej PDK-së dhe prej të gjithëve që janë bërë pjesë e kësaj zvarritje. Ne iu kemi thënë që edhe ky abuzim e ka një kufi. Me gjithë faktin që ne jemi të zgjedhur, jemi në institucione edhe zgjidhjen po e kërkojmë në institucione. Por, nuk mundemi pa kufi t’i presim duke e vazhduar këtë abuzim”, ka theksuar Haradinaj.

Në anën tjetër, Partia Demokratike e Kosovës vazhdon të mbështetet në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, i cili, sipas interpretimit të saj, i jep të drejtën të propozojë kandidatin për kryetar të Kuvendit si grupi më i madh parlamentar.

Por, edhe PDK nuk ka dhënë ndonjë sqarim se si do t’i sigurojë 61 votat minimale. Në seancën e fundit më 18 shtator, PDK kishte arritur t’i siguronte vetëm 44 vota për kandidatin e saj.

Zyrtarët e PDK-së gjatë kësaj jave kanë qenë më të heshtur në komunikim me mediat. Përderisa kryeministri në largim dhe lideri i saj, Hashim Thaçi, përmes shkrimeve në rrjetin social Facebook, ka thënë se institucionet e reja do të formohen mbi bazën e vullnetit të shprehur në zgjedhje dhe në harmoni me Kushtetutën.

Nisur nga këto pozicione të kundërta ndërmjet dy blloqeve më të mëdha politike, analisti i Institutit për Politika Zhvillimore- KIPRED, Albert Krasniqi kishte propozuar që PDK të merrte postin e kryetarit të Kuvendit, kurse blloku LDK, AAK, Nisma dhe Vetëvendosje të riformulojnë marrëveshjen.

“Opsioni më i arsyeshëm kish me qenë që të votohet kandidati i PDK-së për kryetar të Kuvendit. Edhe ashtu kish me qenë mirë për Kosovën që ta ketë një opozitë që do ta kishte kryetarin e kuvendit karshi një qeverie me dy të tretat e votave, që është e rrezikshme sepse çdo qeveri që i ka dy të tretat mund të ketë tendencë të keqpërdorë pushtetin. Kështu që një PDK në opozitë me kryetar të Kuvendit, për Kosovën nuk kishte me qenë e dëmshme dhe do të mund të bënte një mbikëqyrje më të mirë të punës së qeverisë”, ka theksuar Krasniqi.

Për riformulimin e marrëveshjes gjatë javës kanë folur edhe zyrtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ata u vunë në mbështetje të idesë që LDK, të merrte potin e kryeministrit duke ia lënë PDK-së atë të kryetarit të Kuvendit.

Deklaratat e tilla të disa zyrtarëve të LDK-së, lideri i saj, Isa Mustafa i ka cilësuar si personale duke ua konfirmuar partnerëve të koalicionit se LDK mbetet tek marrëveshja fillestare.

“Ne e kemi një përcaktim që e kemi rikonfirmuar në organet e LDK-së, në Këshillin e Përgjithshëm dhe në Kryesinë e LDK-së se e kemi arritur një marrëveshje dhe se ne nuk e ndryshojmë marrëveshjen çdo ditë në bazë të ideve të njerëzve. Mirëpo ne nuk e kundërshtojmë që njerëzit japin idetë e tyre. Ne do të vazhdojmë me këtë marrëveshje”, ka deklaruar Mustafa.

Bllokada i krijuar, sipas opinionistëve nuk do të mund të tejkalohet pa një rol më aktiv të faktorit ndërkombëtar. Lidhur me këtë rol, së fundit ka folur Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zbogar.

“Ndërhyrja e jonë e vetme është rekomandimi për të gjithë që të gjejnë zgjidhje sa më shpejt që të jetë e mundur”, ka thënë Zbogar. Ai i ka rikujtuar partitë politike që zgjedhjet janë mbajtur më 8 qershor, kurse institucionet e reja nuk janë formuar ende.

Tani mbetet që më 2 tetor të shihet se me çfarë skenarësh do të shkojnë në vazhdimin e seancës konstituive si PDK-ja ashtu edhe koalicioni pas zgjedhor. Mirëpo, vlerësimet e përgjithshme janë se nëse nuk ka një marrëveshje edhe mes këtyre dy blloqeve, zgjidhja do të jetë gati se e paarritshme./Rel/

Gani Geci se duron Imam Shefqetin në qelinë e tij

0

Shefqet Krasniqi-hoxhaImami i arrestuar i Xhamisë së Madhe të Prishtinës, Shefqet Krasniqi, ka qenë shoqërues për disa ditë i ish deputetit, Gani Gecin në qelinë e tij. Mirëpo, sipas burimeve të gazetës Tribuna, Gecit i kanë penguar ritet fetare të Imamit Shefqet Krasniqi.
Ky i fundit ka qëndruar së bashku me Gani Gecin katër ditë në një dhomë të përbashkët dhe pastaj ata janë ndarë.

Sipas këtyre burimeve, Gani Geci ka kërkuar që të zhvendoset në një dhomë tjetër me arsyetimin se Imami Shefqet Krasniqi po zgjohet herët për ti kryer ritet fetare dhe në këtë mënyrë Geci po e ka të pamundur të vazhdoj fjetjen.

Ndryshe këta të dy po qëndrojnë në paraburgim, njëri për shpëlarje parash e tjetri për vrasjen e një personi. /Tribuna/

Sulmohen rafineritë e naftës të pushtuara nga IS-i

0

IsAeroplanët luftarakë, të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, kanë goditur disa lokacione të naftës në Siri, të pushtuara nga Shteti Islamik (IS). Ky i fundit përdor naftën për të gjeneruar të ardhura për organizimin e militantëve.

Forcat e koalicionit kanë shkatërruar tri rafineri të improvizuara të naftës në qytetin Tal Abjad, pranë kufirit me Turqinë, ka njoftuar Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut. Të shtunën, forcat e koalicionit kanë goditur në qytetin Kobane, i cili ndodhet pranë kufirit me Turqinë, citon rel.

Kobane është e rrethuar për ditë të tëra dhe mbi 140,000 njerëz kanë lënë shtëpitë e tyre, për t’u larguar në shtetin turk.

Lavrov: S’duam luftë sanksionesh

0

94970Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, ka thënë se Moska nuk ka dëshirë të vazhdojë luftën e sanksioneve me Perëndimin. “Nuk jemi të interesuar që periudha aktuale të zgjasë për kohë të pacaktar”, ka thënë Lavrov për mediat ruse.

“Nuk mendoj se situata do të vazhdojë për kohë të gjatë, por ajo do të marrë një periudhë kohe”, ka shtuar ai. Perëndimi ka nisur të vendosë sanksione kundër Rusisë në mars të këtij viti, për shkak të ndërhyrjes së Moskës në Ukrainë.

Në shenjë hakmarrjeje, Rusia ka vendosur ndalesë njëvjeçare për ushqimet dhe lëndët e tjera të importuara nga vendet që e kanë sanksionuar.

Kuvendi Kombëtar i PD-së, sot dita e dytë

0

kuvendi kombetar i pd okKuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike vijoi sot në Pallatin e Kongreseve ditën e dytë të punimeve. Gjatë kuvendit folën disa prej të zgjedhurve në degët kryesore të PD-së, por edhe figura të tjera të opozitës.

Ditën e djeshme u mbajtën fjalimet kryesore nga kryetari aktual i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe ish-kreu i saj Sali Berisha. Në ditën e parë të Kuvendit votuan rreth 55 % e delegatëve, ndërsa orari i mbylljes së kutive u shty nga ora 18:00 për në orën 20:30, deri në votën e fundit.

Gjithashtu gjatë ditës së djeshme u miratuan ndryshimet në statut si dhe u votua për 150 vende në Këshill.

Këshilli Kombëtar pritet të zgjedhë emrat e një numri të gjerë funksionarësh të Partisë Demokratike, që nga sekretari i përgjithshëm dhe sekretarët funksionalë, deri te drejtuesit e departamenteve, përgjegjës për përgatitjen e platformave politike në PD, përfshi këtu edhe programin qeverisës dhe elektoral të subjektit politik.

Kryesia e Partisë përbëhet nga kryetari i partisë, nënkryetarët, sekretari i përgjithshëm, drejtuesit e departamenteve dhe sekretarët funksionalë, të vetmit që zgjidhen nga ky organ.

Më tej kryesia ka kryetarin apo nënkryetarin e grupit Parlamentar, kryetarët apo nënkryetarët e komisioneve të përhershme parlamentare, dhe kryetarët e organizatave partnere.

Halimi: Ndryshimet në statut, rritje e bazës vendimmarrëse

Deputeti i PD-së, Eduard Halimi vlerësoi sot si shumë të rëndësishme, ndryshimet ne statutin e PD-se, miratuar një ditë më parë me unanimitet nga Kuvendi Kombëtar. Sipas Halimit, ndryshimet në statut sjellin shumë risi në mënyrën e funksionimit të PD-së si çelës i suksesit të një force politike.

“Ndryshimet ne statut sjellin rritjen e bazës vendimmarrëse, pushtet vote çdo anëtari. Numri i atyre që e ndryshuan statutin është përfaqësi më e lartë, i jepet pushtet votës së çdo anëtari, përshtatin edhe ndryshimet që kanë ndodhur me filozofinë e re nga ana e kreut të PD-së, Basha”, tha ai.

Halimi theksoi se ndryshimet i japin një forcë të re rinisë, e cila si kurrë më parë ka dyert të hapura në Partinë Demokratike. “Ndërkohë që ndryshimet në statut implementohen me frymën progresiste me të cilën është udhëhequr partia”.

Pollo: Ndryshimet në statut, adaptohen forma të reja të evropiane

Ndërsa sipas Genc Pollos ndryshimet në statut i përshtaten momentit të tranzicionit që po kalon PD-ja pas zgjedhjeve të 23 qershorit, si dhe adopton forma të reja të cilat janë evropiane. Gjithashtu Pollo ka folur edhe për ndryshimet që bëhen në Kuvendin Kombëtar të PD-së ku përfaqësohen edhe deputetët.

“Ky kongres sjell ndryshime në statut, pasi i përshtatet momentit të tranzicionit që po kalon PD-ja pas zgjedhjeve të 23 qershorit, si dhe adopton forma të reja të cilat janë evropiane. Dhe për aq sa kemi parë dhe dimë ne, është e paimagjinueshme që ata deputetë të parlamentit të mos jenë anëtarë të forumit të PD*së. Ishte diçka që nuk shkonte. Pra ajo trupë deputetësh do të jetë e përfaqësuar edhe në Kuvendin Kombëtar të PD-së. Unë mendoj se këto janë gjëra që konsolidohen në traditën politike të një partie, do ketë vështirësi, si partia ashtu edhe drejtuesit. Ndryshimi ka qenë për t’i dhënë hapësirë njerëzve të rëndësishme. Ndodhemi në një pozitë si për PD-në po edhe për vendin në një pozitë të vështirë për atë që po bën qeveria”, tha Pollo.

Krusha e Vogël kërkon 68 bijtë e saj të masakruar e zhdukur

0

zhdukuriKrusha e Vogël e komunës së Prizrenit, kërkon të dijë për fatin edhe të 68-të personave, që u vranë, u masakruan dhe u dogjën nga paramilitarët sërb, të ndihmuar nga serbët e fshatit.

Deri më tani në varreza pushojnë vetëm 45 prej tyre, ndërsa sytë e krushjanëve janë drejtuar tek çdo lajm, që përhapet për gërmime në varrezat masive anekënd vendit dhe më gjerë.

Krusha e Vogël e komunës së Prizrenit është një ndër fshatrat që përjetoi më së shumti shkrumimin e trupave të bijëve e bijave të tyre në fillimin e pranverës së vitit 1999-të.
Kanë kaluar më shumë se 15-të vite dhe nënë Vezirja, ka shpresuar shumë se ndonjëri nga bijtë e saj , do të vintë krejt papritur të trokiste në xhaminë e dritares së shtëpisë.

Sipas Gani Zylfiut, edhe një nënë tjetër nga Krusha e Vogël, shpreson se djalin e ka të gjallë, pavarësisht se mbetjet mortore të trupit të tij janë identifikuar.
Por shpresa nga dita në ditë po venitet për banorët e Krushës së Vogël. Ata janë tërë sy e vesh tek çdo lajm që jepet për gjetjen e varrezave masive, ndërsa shpresojnë shumë, se të paktën në përvjetore, do të kenë një vend ku t””i kujtojnë 113-të krushianët, nga mosha më e vogël vetëm 2 vjeq e deri tek plaku më i vjetër.

Tani jeta në këtë fshat po gjallërohet… Dikur , nga heshtja që kishte pllakosur fshatin, kishe frikë të qëndroje në oborrët e shtëpive, thonë banorët./rtk/

MASHT-i shkel ligjin

0

RameBuja-ministri arsimitMASHT-i e ka lëshuar një vendim për Drejtoritë Komunale të Arsimit me të cilin i fton këto institucione që t’i trajtojnë të barabartë të diplomuarit në institucione publike e private gjatë konkurseve

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) e ka lëshuar një vendim për Drejtoritë Komunalë të Arsimit dhe Komunat e Kosovës me të cilin i fton këto institucione që t’i trajtojnë të barabartë të diplomuarit në institucione publike e private gjatë konkurseve për mësimdhënës. Ky vendim është në kundërshtim me Ligjin për Arsimin e Lartë.
Një dokument, rekomandim i nxjerrë nga MASHT më datë: 20.08.2014, të nënshkruar ga ministri dhe të siguruar nga KosovaPress, në pikën 4. thotë: “Të nderuar kryetar të Komunave, Të nderuar drejtorë të drejtorive Komunale të Arsimit 4. nga viti 2009 ka filluar punën Agjencia e Akreditimit i cili ka bërë akreditimin e programeve të institucioneve publike dhe private. Prandaj të gjitha programet e akredituara nga viti akademik 2009 njihen nga MASHT dhe po ashtu kandidatët të cilët kanë marrë diploma trajtohen të barabartë në konkurrim”, thuhet në këtë vendim.

Mirëpo, një gjë e tillë është në kundërshtim me Ligjin për Arsimin e Lartë, pasi sipas këtij ligji, Neni 16 Gradat dhe diplomat, pika 5. “Vetëm bartësit publik të arsimit të lartë mund të ofrojnë programe studimi që qojnë në kualifikimin e një mësimdhënësi për t’u punësuar në një shkollë”, ndërsa sipas pikës 7. “Vetëm ato grada dhe diploma që lëshohen nga bartësit e akredituar dhe të licencuar të arsimit të lartë njihen nga Qeveria për arsye punësimi, për marrjen e funksioneve publike ose për kryerjen e funksionit të njohjes ndërkombëtare, siç saktësohet në nën-paragrafin 1.7. të paragrafit 1. dhe paragrafin 2. të nenit 6të këtij ligji”.

Këshilltari i Ministrit të Arsimit, Arbër Morina, ka thënë për KosovaPress se MASHT i trajton të barabartë të gjitha institucionet qofshin ato publike apo private, edhe pse është shprehur se një gjë e tillë caktohet më së miri me Ligjin për Arsimin e Lartë.

“Këtë çështje më së miri e përcakton Ligji për Arsimin të Lartë, por ne si Ministri e Arsimit kemi pranuar kërkesa, ankesa në fakt nga kandidatë të ndryshëm të cilëve e kanë ndjerë vetën të diskriminuar nëpër konkurset që i ka shpallur Komuna pasi ka pasur raste kur kanë qenë të diskriminuar për shkak se e kanë kryer nëpër kolegje private studimet e tyre. Por ne si Ministri e Arsimit iu kemi rekomanduar Komunave që të gjithë ata studentë të cilët, diplomat e të cilëve janë të vërtetuara, janë të akredituara, institucionet ku e kanë kryer janë të licencuara nga institucione shtetërore, ata absolutisht nuk duhet të diskriminohen në asnjë mënyrë për shkak se janë diploma të cilat janë të njohura nga vet institucioni më i lartë i arsimit që është Ministria e Arsimit”, ka thënë ai.

Mirëpo, një vendim të tillë e sheh të jashtëligjshme dhe njohësi i çështjeve arsimore në vendin tonë, Dukagjin Popovci.

Ai ka thënë se nëse vendimi e përcakton se të drejtën e mësimdhënies e kanë ata të cilët kanë diplomuar në këto institucione derisa kanë qenë të destinuara të prodhojnë mësimdhënës është në rregull. Mirëpo, sipas tij, nëse vendimi i përfshinë të gjitha gjeneratat, atëherë bie në kundërshtim me Ligjin për Arsimin e Lartë.

“Është shumë e vërtetë se në ligj ekziston një normë e cila thotë se vetëm institucionet publike të arsimit të lartë kanë të drejtë të ofrojnë programe për trajnimin e mësimdhënësve, mirëpo duhet të kemi parasysh se para hyrjes në fuqi të këtij ligji, një kufizim i tillë nuk ka ekzistuar, kështu që një numër i konsiderueshëm i institucioneve publike dhe private të arsimit të lartë kanë hapur programe të tilla dhe kanë operuar programe të tilla, dhe unë mendoj se atyre studentëve të cilët janë regjistruar në atë kohë duhet të iu njihet e drejta, mirëpo të vazhdohet më tutje me një gjë të tillë, besoj se bie ndesh me ligjin, kështu që unë nuk i di hollësitë e këtij vendimi por mund të ndodh që kjo ka të bëjë vetëm me ato gjenerata të studentëve të cilat kanë studiuar deri në momentin kur ka hyrë në fuqi ligji, pra deri në akreditimin e radhës”, ka thënë ai.

Institucionet e Arsimit të Lartë Privat në vendin tonë kanë funksionuar që nga paslufta derisa në vitin 2004 janë licencuar nga Ministria e Arsimit ato që i kanë plotësuar kriteret.

Ndërkohë, në vitin 2009 ka filluar edhe procesi i akreditimit në Kosovë prej kur këto institucione janë akredituar që të kualifikojnë të rinj për treg të punës por jo edhe për mësimdhënie.

Aksidet trafiku në Suharekë

0

aksidenti 555Një aksident trafiku ka ndodhur në Suharekë. Aksidenti ka ndodhur në mes dy veturave civile.

Policia e Kosovës njofton se një person në gjendje të dehur ka goditur me veturë një veturë tjetër, e cila ishte duke u vozitur nga një femër.

“Deri te aksidenti ka ardhur kur i dyshuari mashkull K-Shqiptar duke lëvizur me veturën VË Pikap ne gjendje te dehur dhe duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes ka goditur veturën Ford Eskort me ngasës viktimën femër K-Shqiptare”.

“Si pasoj e aksidentit lëndime trupore ka pësuar viktima dhe një pasagjer mashkull K-Shqiptar te cilët pas tretmanit mjekësor ne QKMF-Suhareke lirohen”/PrizrenPress.com/

Imami Shefqet Krasniqi në një dhomë paraburgimi me Gani Gecin

0

shefqet krasniqi me policImami i arrestuar i Xhamisë së Madhe të Prishtinës Shefqet Krasniqi po qëndron në paraburgim në një dhomë me ish- deputetin e LDD (Lidhja Demokratike e Dardanisë) Gani Gecin.
Imami Krasniqi akuzohet për shpëlarje parash dhe nxitje të urrejtjes, ndërsa Geci për vrasjen e një personi në Skenderaj në korrik të këtij viti.

Burimet e sigurta të gazetës “Illyria” kanë treguar në kushte anonimiteti se përzgjedhja e dhomave të paraburgimit ka qenë e rastësishme dhe se Krasniqi dhe Geci nuk kanë edhe aq raporte të mira në dhomën e qëndrimit.

Geci thuhet të këtë kërkuar zhvendosje nga dhoma me arsyetimin se Imami Krasniqi po zgjohet herët për t’u falur dhe kësisoj ai po e ka të pamundur të vazhdoj fjetjen.

Rasti ndaj imamit Krasniqi është rikthyer në rigjykim nga shkalla e dytë e gjykatës dhe pritet të vendoset gjatë javës që po hyjmë.

Kurse, Gani Geci ju është dorëzuar autoriteteve të EULEX-it dhe nuk ka pranuar t’u dorëzohet autoriteteve vendore me arsyetimin se nuk ndihet i sigurt në duart e tyre./Illyria/

Arrestohet një i dyshuar për vjedhje në Rahovec

0

arrestimi 2Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në fshatin Kramovik të Rahovecit është arrestuar një banor i këtij fshati si i dyshuar për vjedhjen e disa mjeteve të punës.

“Në fshatin Kramovik të Rahovecit, pas realizimit të hetimeve të pandërprera është arrestuar një i  dyshuar  pasi që tek i njëjti janë gjetur disa mjete pune që dyshohet të jenë të vjedhura. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës/PrizrenPress.com/