Malishevë: Opozita e akuzon pushtetin për investime selektive

MalishevaPushteti komunal i Malishevës po i asfalton disa rrugë të shkurtra nëpër lagje të fshatrave të ndryshme, ndërkohë që pakënaqësitë në lidhje me orientimin e projekteve janë prezente tek opozita e komunës, shkruan Koha Ditore.

Aktualisht sipas njoftimeve po punohet në asfaltimin e 3 rrugëve në fshatin Tërpezë e Epërme, në gjatësi prej rreth dy kilometrash. Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, i ka vizituar punimet në ndërtimin e rrugëve të shtunën në Tërpezë. Derisa Zyra e Informimit Publik të Komunës së Malishevës ka folur për lëvdata e falënderime të banorëve karshi kryetarit të komunës, në Tërpezë, sipas burimeve Begaj ka hasur edhe në kërkesa e ankesa të ndryshme të banorëve lokalë që nuk janë përfshirë në projektet e ndërtimit të rrugëve.

Kryetari i fshatit Tërpezë, Afrim Krasniqi, ka thënë se ankesat kanë pasur të bëjnë kryesisht me rrugë të shkurtra. “Disa qytetarë ankoheshin pse rruga nuk u është shtruar në drejtim të 2-3 familjeve, por jo për komplet ndonjë lagje”, ka thënë ai.

Më Shumë

‘Nga mikseri i kamionit është shkëputur një gyp’ Detaje nga vdekja e djeshme e 25-vjeçarit në vendin e punës në Prizren

Puna u ndal paraditen e së hënës në vend-punishten e lagjes Arbana në Prizren. Kjo meqë rreth orës 9:00 këtu ndodhi një ngjarje e rëndë. Si...

Kuvendi i Prizrenit miraton ndarjen e Çmimit të Lirisë “Remzi Ademaj” për Adem Demaçin

Kuvendi Komunal i Prizrenit  ka miratuar unanimisht propozimin për ndarjen e Çmimit të Lirisë “Remzi Ademaj” (pas vdekjes) për veprimtarin e njohur shqiptar, Adem...

Lajmet e Fundit