Home Blog Page 8080

Haxhi Avdyli: LDK-ja në Prizren, po rritet

0

haxhi avdyli ldkKandidati për kryetar të Degës së LDK-së në Prizren, Haxhi Avdyli është i kënaqur me procesin zgjedhor që është zhvilluar deri më tash nëpër nëndegët e këtij subjekti politik. Ai tregon se LDK-ja në Prizren, është pasuruar me emra të rinj.

“Me këto zgjedhje po ndodh masivizimi dhe pasurimi i nëndegëve me emra të nderuar të qytetit. Kjo tregon për besimin që ka filluar të rritet në LDK”, thotë Avdyli për PrizrenPress.

Sipas tij, procesi zgjedhore ka treguar për një pjekuri demokratike që e ka elektorati i LDK-së në Prizren.

“Kandidaturat zyrtare do paraqiten në kuvend të Degës dhe delegatët e zgjedhur do jenë të lirë të vendosin sipas bindjeve në kandidatin e tyre të preferuar”.

Ai thotë se asnjëherë nuk i ka ikur përgjegjësisë që deri më tash ia ka dhënë LDK-ja.”Nuk i iki përgjegjësisë së LDK-së”.

LDK-ja në Prizren, pas dorëheqjes së kryetarit të Degës, Eqrem Kryeziut, ka filluar të mbajë zgjedhjet e brendshme. Deri më tash janë mbajtur disa zgjedhje nëpër nëndegë, ndërkohë që në tetor pritet të zgjedhet edhe kryetari i Degës së LDK-së në Prizren./PrizrenPress.com/

Koalicioni i opozitës në Kosovë

0

Ali Hertica5Shkruan: Mr.Ali Hertica

Palët pjesëmarrëse në qeverinë e quajtur partitë e koalicionit. Palët që nuk janë në qeveri, partitë opozitare. Ata janë, si të thuash kundër qeverisë ose të koalicionit të partive. Opozita nuk mbështet politikat e qeverisë apo vetëm pjesërisht. Opozita preferon një tjetër kabinet dhe një tjetër koalicion. Partitë e opozitës janë duke u përpjekur për të mbajtur propozimet e qeverisë shpesh ose të ndryshojë. Partitë e koalicionit do të mbështesin politikën e qeverisë e jo kundër saj.

Dualizmi do të thotë se ka një distancë mes kabinetit dhe parlamentit. Shpesh, koalicioni mbështet planet e qeverisë dhe koalicioni ka qëndrim dheka deshir që opozitën ta ketë në debat parlamentar përballë njëri-tjetrit. Megjithatë, kjo nuk është gjithmonë, koalicioni mund dhe duhet të pajtohen me qeverinë. Parlamenti duhet vërtetë të verifikojë qeverinë .

Anëtarët e kabinetit emërohen nga partitë e koalicionit, por jo i zgjedhur drejtpërdrejt. Ata nuk janë një anëtar i parlamentit,kabineti dhe deputetët kanë mendimin dhe përgjegjësitë e tyre. Nuk është monizëm si lidhja midis qeverisë dhe koalicionit. Koalicioni është si të thuash një zgjatje të kabinetit. Në këtë rast partitë opozitare pa shumë rezistencëduhet të pajtohen. Në Kosovë ka dualizëm të moderuartë demokracis këtë e ka deshmu WLAN , sepse zakonisht të mbështetur nga partitë e koalicionit, legjislacionin e propozuar nga qeveria.

Në ligj shumë çështje janë të rregulluara nga shoqëria. Ato janë baza mbi të cilën gjyqtari ka një zë, dhe një prokuror për të përcaktuar nëse dikush duhet të jetë apo jo. Ndiqen penalisht ligjet nuk janë bërë nga gjyqtarët dhe zyrtarët.

Kompetencat gjyqësore dhe legjislative janë të ndara. ligjet janë të krijuar nga ministritë dhe ligjvënësit. Por ata vetëm të bëhet ligj nëse Parlamenti ra dakord edhe për të. Kështu, për qeverinë dhe parlamentin së bashku të përcaktojnë se çfarë sjellje kriminale janë bërë deri tani. Një ligj nuk është thjesht një moment mendimesh,ligjet janë të përditësuar rregullisht. Gjithashtu në lidhje me këto rregullime vendosur nga parlamenti duhet te respektohen nga et gjithë.

Në të vërtetë ju vendosni nga një ligj të fort dhe të drejt sespe jeni deputet të zgjedhur nga vota e sovranit, sepse atëherë ju mund të zgjidhni atë që ju dëshironi të keni në parlament. Të gjitha ligjet në Kosovë janë libra shumë të trasha të ligjit por nuk zbatohen në përpikshëmeri,e cila sigurisht, duhet të jetë e përditësuar vazhdimisht. Prandaj, ka edhe versione të lirshme-fletë. Pra, duke marrë shtojcave të reja mund të futet dhe të hiqen të vjetëruara siq po behet edhe me Kushtetiten e Kosoves sipas tekeve te njerzve .

Rexhaj: Qeverisë së Ramadan Mujës, po i zgjerohet hallka e krimit

0

Arber Rexhaj 23Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje! në Prizren, Arbër Rexhaj vlerëson se qyteti i Prizrenit, është bërë vend i krimit të organizuar.

Ai thotë se hallka e krimit tashmë është zgjeruar dhe shtrihet nga kryetari, Ramadan Muja, Ekzekutivi, deri të Asambleja.

“Prizreni është bërë vend i krimit të organizuar. Hallka zingjirore e saj shtrihet nga kryetari, Ekzekutivi e deri në asamble”, vlerëson Rexhaj.

“Jeta shoqërore në të gjitha fushat ekzekutive përfshin krim të organizuar që lidhet me mafia të ndërtimit, të cilët e degraduan në llom e kaos urbanistik, shpronësim dhe uzurpim të paligjshëm të pronave publike”, shprehet ai.

“Fatkeqësisht në vend se Komuna e Prizrenit të jetë hapësirë ku i përket qytetarit, e cila ofron shërbime publike dhe qytetarin e konsideron të barabarte në shërbime dhe mundësi, ajo është kthyer në hapësirë private të subjekteve politike dhe grupeve kriminale”.

“Pushteti lokal me eksponentë të ‘opozitës’ të cilët thirren kështu i shërbejnë politikave të mbrapshta të PDK-së. Janë ata të cilët e degraduan çdo vlere qe i ka mbetur këtij qyteti”.

Rexhaj thotë se keqpërdorimi i pronave shoqërore derivon nga kryetari i Komunës, Ramadan Muja, duke përfshirë elemente të Ekzekutivit dhe grupeve të gjëra të interesit.

“Pasuria e qytetarëve në prona publike, e cila është në vlerë prej qindra miliona eurosh po ngushtohet. Fatkeqësisht komuna nuk ka një përllogaritje të vlerës së këtyre pronave. Ndërsa shume sosh të cilat i ka dhënë në shfrytëzim, i ka bërë kryesisht në baza të interesave partiake dhe nepotike”.

“Po ashtu arsimi ka shpërfaqur fytyrën e vërtete të PDK-së, duke u privatizuar në tërësi dhe duke u shndërruar në hapësirë vetëm me eksponentë me veprim partiak, klanor dhe familjar, duke u bërë çerdhe e punësimit militantes”.

“Pothuajse të gjithë drejtorët, zëvendësit e tyre, sekretaret dhe një pjesë e madhe e mësimdhënësve i shërbejnë hapësirës se privatizuar të PDK-se”.

“Shëndetësia po ashtu është privatizuar dhe është kthyer ne terror për qytetaret. Ne vend se të ofroj shërbime për qytetare ajo është kthyer në një sektor të kontrollit të fuqishëm nga familja Muja”.

“Mjeket e padëgjueshëm për ta, menjëherë disiplinohen nëpër qendrat e mjekësisë familjare të cilat i shërbejnë rrethit të Prizrenit”.

“Përnjëmend ka ardhur koha që qytetarët e ndërgjegjshëm t’i thonë mjaft kësaj gjendje te krijuar”./PrizrenPress.com/

Bajrami sërish kandidat i PDK-së për kryeparlamentar

0

Arsim Bajrami-pdkNënkryetari i PDK-së, Arsim Bajrami edhe pse para dy javësh nuk arriti që të marrë më shumë se 44 vota për kryetar të Kuvendit, ai sërish më 2 tetor do të jetë i kandiduari i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Kuvendit.
Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Blic, njeriu i dytë i PDK-së, Hajredin Kuçi. “Nuk jam pjesë direkte e procesit, por besoj kandidati i njëjtë do të jetë”, ka thënë Kuçi shkurt nëpërmjet SMS-it.

Megjithatë, Hajredin Kuçi nuk ka dhënë detaje se si PDK do të mund ta zgjedh Arsim Bajramin në krye të Kuvendit, apo se ka do t’i siguroj 61 vota.

Ndërkohë, deputeti tjetër i kësaj partie, Enver Hoxhaj dje u ka thënë medieve se PDK e ka planin se si do ta zgjedh kryetarin e Kuvendit.

Mirëpo, as Hoxhaj nuk ka dhënë detaje apo nuk e ka sqaruar se nga PDK do t’i marrë 61 vota.

Në anën tjetër, sekretari i Përgjithshëm i AAK-së, Burim Ramadani i ka thënë Gazetës Blic se Blloku LDK- AAK- Nisma + VV nuk do ta votojnë kandidatin e Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Kuvendit më 2 tetor.

Sidoqoftë, tërë shpresat tani janë përqendruar tek presidentja e vendit, Atifete Jahjaga e cila këto ditë po qëndron për vizitë disa ditore, në kuadër të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Gjatë kësaj vizite ajo ka pasur takime edhe me krerë të lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit, ku raportohet se edhe ka marrë instruksione se si të tejkalohet ngërçi politik. /Gazeta Blic/

Blloku e ka skenarin për seancën e radhës

0

Teuta Sahatciu-ldk14-28Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Teuta Sahatqija, ka thënë se vendimi për marrëveshjen e Bllokut është votuar me shumicë në LDK. Sipas saj, një diskutim i hapur si në LDK nuk ndodh në partitë tjera.

Ajo ka thënë se Blloku ka skenarin për seancën e ardhshme konstituive derisa ka theksuar se PDK-ja e ka uzurpuar Kuvendin.
Sahatqija, ka bërë me dije se Blloku e ka zgjidhjen e daljes nga ngërçi në bazë të vendimit të Kushtetueses.

“Koalicioni ynë i ka numrat, do të respektoj vendimin e Gjykatës në ndërkohë presim që presidentja e cila prej javës së ardhshme do të jetë aty të përdorë autoritetin e saj dhe të jep zgjidhje. Është tepër e rëndësishme që më 2 tetor të hapet rruga e zgjidhjes pasi që Kosova dhe institucionet janë me të vërtetë duke pritur dhe duke pasur pengesa për shkak të kësaj”, është shprehur Sahatqija për “RTV21”.

Sahatqija ka thënë se kryesuesja e seancës Flora Brovina nuk është zëdhënëse e PDK-së dhe se e ka uzurpuar Kuvendin.

“Thelbi i demokracisë është sundimi i shumicës dhe ne atë e kemi. Në anën tjetër më duhet të theksoj edhe uzurpimin e Kuvendit prej zonjës Brovina e cila në Kuvend nuk lejon kuvendim të kuvendarëve prandaj mendoj që është një uzurpim i fjalës së lirë, uzurpim i demokracisë, njëfarë diktature e 36 deputetëve karshi 84 deputetëve të tjerë”, ka deklaruar Sahatqija.

“Srpska” e domosdoshme dhe e pashmangshme për qeveri

0

Aleksandër Jabllanoviq-SrpskaInkuadrimi i Listës Serbe në marrëveshjen e Bllokut VLAN për të qeverisur me vendin, tashmë po shihet si e domosdoshme. Kjo për faktin se përfshirja e saj nga njohësit e rrethanave politike në vend, po vlerësohet si një faktor që siguron zbatim të marrëveshjes së 18 prillit.

Diskutimet dhe takimet e ditëve të fundit që ka pasur blloku me përfaqësuesit e minoriteteve serbe, sipas analistëve vendës, po shihen si një mënyrë që palët të përfarojnë qëndrimet rreth dilemave që mund të kenë para mbajtjes së seancës konstituive të 2 tetorit.

Petrit Zogaj nga Lëvizja Fol ka thënë për Tribunën se Lista Serbe, përveç faktit që ofron siguri për vazhdimin e marrëveshjes së Brukselit, ka rëndësi edhe për aspektin e forcës që posedon brenda Kuvendit të Kosovës.

“Lista Serbe krahasuar me partinë e Nenad Rashiqit, ka forcë politike dukshëm më të madhe. Përfshirja e saj do të ishte një garanci për marrëveshjen e 18 prillit”, ka thënë Zogaj.

Duke pasur parasysh rrethanat që janë krijuar në vend për bllokun, sipas Zogajt, është pothuajse e pashmangshme që të inkuadrojë Listën e Aleksander Jabllanoviqit në planin për qeverisje të vendit, në rast se kjo palë arrin të qeverisë me institucionet qendrore.

Përfundon “AnifestRozafa”, Kupa e Festivalit shkon për Jakob Zaph

0

AnifestRozafaFestivali i Filmit Ndërkombëtar për Fëmijët, për Adoleshentë dhe nga Studentë “AniFestRozafa 2014” në edicionin e tij të pestë mori jo pak mikpritje në Shkodër. Festivali i cili startoi më datë 21 shtator u mbyll mbrëmë me ceremoninë e ndarjes së çmimeve. Këtë vit në festival sipas drejtorit artistik Artan Maku, aplikuan 500 filma me metrazh të shkurtër, artistikë dhe të animuar, nga 55 shtete të botës. Nga këta, u përzgjodhën për konkurrimin zyrtar, 132 filma. Vlerësimi i filmave u bë nga dy juri, ajo e fëmijëve dhe nga juria ndërkombëtare që kishte në përbërje italianen Rosa Ferro, kryetare, dhe anëtarë austriakun Hubert Sielecki dhe Gjon Markun.

Kupa e festivalit shkoi për filmin gjerman të regjisorit Jakob Zaph me filmin “Circumcision”, i cili mori dhe një tjetër vlerësim për filmin më të mirë për adoleshentë me filmin “Sein kamph”. Po ashtu dhe regjisori indian Junaid Immam u vlerësua me dy filmat e tij, ndërkohë që juria e fëmijëve vlerësoi filmat e regjisorëve shqiptarë, italianë, tajlandezë, argjentinas, etj.

Në ditën e fundit të festivalit, sipas drejtorit Artan Maku, programi përmbushte kriteret e festivalit, ku shfaqjet filmave të shkurtër të animuar dhe artistik të ndarë sipas kategorive iu përshtatën publikut. Por në ditën e fundit të festivalit që këtë vit zhvilloi edicionin e pestë, drejtori Maku bën apel për më shumë kontribut financiar nga institucionet që sipas tij vetëm Ministria e Kulturës ka qenë ajo që ndihmoi me 480 mijë lekë të reja.

“Shpresojmë të marrim ndihmë financiare nga QKK, pasi ende nuk na ka dhënë miratimin për 500 mijë lekë të reja. Bashkia e Shkodrës nuk na ndihmoi, vetëm kur pa se festivali po shkonte mes një atmosfere shumë të mirë dhe pati vlerësime, na ndihmoi me një çadër dhe 50 mijë lekë të reja, ndërsa Ministria e Kulturës na akordoi vetëm 480 mijë lekë të reja, që janë pak për një festival të tillë. Filmi i animuar prej vitesh po përballet me mungesën e financimit, por dhe në festival ndihma mungoi. Nëse do të kishte më shumë buxhet do të kishim pasur më shumë të ftuar të huaj dhe filma. Institucionet shtetërore duhet ta shohin më seriozitet festivalin, i vetmi i këtij lloji që zhvillohet në vend. Duhet të ketë vëmendje për filmin e animuar që duket se ndër vite është braktisur nga financimet”, pohoi drejtori i festivalit Artan Maku, duke shtuar se gjatë festivalit ka qenë një atmosferë mikpritëse.

Filma për të drejtat e fëmijëve

Një e re në këtë festival ishte kategoria e filmave që prekin dhe trajtojnë të drejtat e fëmijëve dhe adoleshentëve, kundër dhunës dhe kundër diskriminimit.

“Patëm një provizim show interesant të një kinemaje verore në pedonale ku u vendosën dy ekrane dhe u shfaqën filma dhe momente emocionale gjatë ditës së festivalit. Në çadrën madhështore në pedonale u shfaqën filmat për të drejtat e fëmijëve, kjo është një thirrje se edhe fëmijët kanë të drejta dhe prindërit dhe të rriturit duhet ti respektojnë”, u shpreh drejtori i festivalit.

“Filmat që ne shfaqëm, mbushën boshllëkun e krijuar në këto 24 vite, mungesën në vendin tonë, të filmave për publikun, fëmijë dhe adoleshentë”, shtoi më tej Maku, drejtor i “AnifestRozafa”.

Pjesa më e madhe e filmave u shfaqën në kinema “Millennium”, por e veçanta sipas drejtorit Artan Maku, ishte se për herë të parë në kinema erdhi mosha me e vogël që nuk është njohur kurrë me kinemanë, por filmat e tyre i kanë parë nga ekrani i vogël i televizorit. Gjatë ditëve të festivalit u realizuan workshope nga znj. Rosa Ferro (Itali) dhe nga z. Ezra Monasebian (U.S Peace Corps), me mësuesit dhe psikologët e shkollave të qytetit të Shkodrës./Sotnews/

90 kalime ilegale të kufirit në gjashtëmujorin e parë

0

Policia ne kufiPolicia e Kosovës ka kapacitetet të plota për ta kontrolluar vijën kufitare. Me Maqedoninë, Shqipërinë dhe Malin e Zi, Policia e Kosovës ka përgjegjësi të plotë për të siguruar kufijtë.

Por me Serbinë ende kjo përgjegjësi mbetet e KFOR-it dhe policisë së EULEX-it. Ndryshe, në gjashtë mujorin e parë të këtij viti janë raportuar 90 raste të kalimit ilegal të kufirit, tha për Radio Kosovën zyrtari për informim në Policinë e Kosovës, Brahim Sadriu.

Zyrtari për informim në Policinë e Kosovës Brahim Sadriu tha se Policia e Kosovës respektivisht policia kufitare patrollon edhe nëpër zonat ku kompetenca është e KFORI-it dhe Eulexit dhe punon vazhdimisht në parandalimin e rasteve të kalimit illegal të kufirit dhe rastet tjera që lidhen me vijën kufitare.

“Në gjithë vijën kufitare të raportuar kemi 90 raste ku personat janë kapur në flagrancë duke kaluar ilegalisht kufirin”, ka thënë Sadriu.

Ai bëri të ditur se shumica e rasteve të kalimit ilegal të kufirit, kryhen nga persona të njohur, që kalimin ilegalë nuk e kanë për herë të parë. Në rastet kur kapen shtetas të huaj, ato shqyrtohen me procedurë të shpejtë, ndërkaq në rastet kur kapen qytetaret tanë, me ta merret prokuroria.

“Në çdo rast kemi persona të arrestuar sepse nëse nuk kapet personi në flagrancë, atëherë ne nuk kemi se si ta aprovojmë se ai ka kryer vepër penale. Prandaj kalimi ilegal i kufirit bëhet me kryes të njohur. Nëse kemi të bëjmë me shtetas të huaj ata shkojnë me procedurë të shpejtë, ndërkaq për qytetarët tanë merret prokuroria”, ka shtuar Sadriu.

Ndërkaq, në pjesën veriore në kufi me Serbinë, kontrolli dhe mbikëqyrja e kufirit ende vazhdon të jetë e brishtë. Policia e Kosovës ndodhet në dy pika te kalimit të kufirit. Megjithatë, në dy këto pika në veri mbikëqyrja dhe vëzhgimi bëhet në kuadër të komandës së unifikuar të EULEX-it.

Çabej mbi De Radën

0

DERADANjë nga ata që i prin karvanit të aventurës studimore për De Radën është padyshim Eqrem Çabej. Një shkencëtar i klasit të parë, me një kapacitet të shkëlqyer mendor, Eqrem Çabej la gjurmë të pashlyeshme si askush tjetër në kulturën shqiptare. Figura si Eqrem Çabej lindin shumë rrallë në histori. Profili i tij është ai i një gjiganti, ndërkohë që studiues të tjerë bashkëkohës nuk qenë asnjëherë të barabartë për nga formati kulturor dhe mendja kriticiste, e hapur dhe e paepur si e tij. Eqrem Çabej nuk u mor asnjëherë për një kohë të gjatë dhe posaçërisht për De Radën. Por atëherë, si është e mundur që unë të guxoj dhe ta quaj Eqrem Çabejin si një nga njohësit më të thukët dhe më të rëndësishëm për krijimtarinë e De Radës?

Fillimisht Eqrem Çabej studioi për të pasur edhe si substancë për tezën e tij të doktoraturës kolonitë arbëreshe, dialektet dhe kulturën e tyre në Itali. Në këtë funksion është edhe ideja madhore për të konstruktuar Atlasin Gjuhësor të shqipes.

Nga pikëpamja e njohjes akribike, Çabej shfrytëzon studimet më të arrira dhe më shkencore për tërë subjektet e tij hulumtuese. Ai ka të qartë metodologjinë dhe studimin krahasimtar ku mendja e kërkimtarit dhe dijetarit krijon koordinata, për të zbuluar dhe nxjerrë nga mjegulla faktet dhe ngjarje. I pajisur kështu me instrumente moderne të kërkimit gjuhësor dhe kulturor, Eqrem Çabej në temat e tij bën zbulime, ai vëren dhe konstaton, bën ballafaqime, por kurdoherë në emër të zbulimit. Kjo e dallon atë tërë jetën. Eqrem Çabej ka një kontribut të posaçëm për folkloristikën dhe demonologjinë popullore, për mitologjinë ilire dhe shqiptare, në kontekstin e një vijimësie dhe të unitetit në diversitet.

Eqrem Çabej është i pari që ka bërë studimin e disa baladave të mëdha të arbëreshëve në raport me motivet infiltruese të eposit bizantin të njohur si Digenes Akritas. Studimet e tij për baladat arbëreshe janë një pikë e pashlyeshme referimi. Aty është çelësi i përshkrimit të veçanësive dhe të krijimit të origjinaliteteve vetjake në rastin e arketipave të baladave si në kulturën bizantine, ashtu edhe në kulturën europiane dhe shqiptare. Pikërisht, duke u marrë me baladat, ai ka pikasur fondamentin dhe bazën e përngjasimeve dhe pllenimeve të letërsisë së kultivuar si askush tjetër. Universi i baladave përkon me lidhje të drejtpërdrejta dhe të tërthorta me krijimin e letërsisë romantike përgjithësisht.

Eqrem Çabej ka qenë i pari që ka parashtruar domosdoshmërinë e botimit të transkriptuar dhe të transliteruar të teksteve origjinale të De Radës dhe përgjithësisht të teksteve të krijuesve arbëreshë. Për fat të keq, një gjë e tillë nuk u mor parasysh për një kohë të gjatë dhe tekstet e De Radës, por edhe të Serembes, edhe të Gavril Darës etj., u dhanë në përshtatje që do t’i mbiquaja si të papërshtatura, pra u krijua një lloj “teorie” të gjoja “përkthimeve” nga arbërishtja në shqipen moderne të teksteve të botës krijuese arbëreshe.

Eqrem Çabej kishte të drejtë, ndërsa të tjerët që nuk i vunë veshin dhe nuk e morën parasysh metodën e tij shkencore krijuan shpesh një katrahurë dhe deformime të pandershme.

Megjithatë, Eqrem Çabej e ka një studim të posaçëm për De Radën, të shkruar në vitin 1964 me rastin e 150- vjetorit të lindjes së poetit. Studimi quhet “Vatra dhe bota në poezinë e De Radës”. Për Eqrem Çabejin, De Rada nuk është vetëm një nga njerëzit më të lartë të elementit arbëresh të Italisë, por njëkohësisht një nga ata burrat e rrallë në histori që kanë vënë një gur themeltar në tempullin e kulturës sonë. Sipas tij, De Rada e ka pasuruar literaturën tonë me një botë të re, me figura dhe motive origjinale për të synuar një ringjallje të epokës kastriotase të lirisë. Poema e Milosaos është një nga margaritarët më të ndritshëm të letërsisë sonë. Personaliteti i De Radës në temperamentin, formimin e tij mendor i kalon caqet e shkrimtarit, pra De Rada është më shumë se sa thjesht një shkrimtar. De Rada është edhe folklorist, publicist, gjuhëtar, për të arritur në kuptimin më të lartë të fjalës dhe të simbolit të atdhetarit. Krijimtaria e De Radës ka diçka tërësore. De Rada është figura e një apostulli të idesë nacionale, por kuptimshmëria e këtij cilësimi është shumë herë më e hapur dhe më e thellë. Arbëreshët e Italisë të shkulur prej krahinave të ndryshme të Shqipërisë, a nga Morea e Poleponezit shtegtuan, patën një ekzil tragjik në sfondin e katastrofës kur pushimi osman kërcënonte lirinë e vendit të tyre. Ata shkuan në dhe të huaj duke mbartur mbiemrat e familjeve, stemat e tyre heraldike, besimin, kostumet, vallet dhe këngët e lashta, gjithë tiparet etnografike që patën sjellë të parët e tyre më të hershëm dhe ata që jetuan si pasardhës. Ata mbartën gjuhën, e cila sipas Eqrem Çabejit është një toskërishte e një tipi më të vjetër. Gjatë disa shekujve të kërcënuar nga asimilimi ata kanë treguar një rezistencë të admirueshme për të paraqitur deri vonë një pjesë të botës shqiptare ballkanike mu në mes të jetës latine. Pikërisht kjo është vatra e frymëzimit të shkrimtarëve arbëreshë, jeta patriarkale e katundeve arbëreshe, jeta e përditshme nëpër fusha e ara, në bregoret me ullinj e vreshta, me skenat idilike ndaj kroit. Imazhi i katundit arbëresh është një imazh emblematik dhe shkrimtarët arbëreshë e mbartën me vete atë edhe kur shkuan, studiuan dhe jetuan në qytetet e mëdha të Italisë. Në fillimet e exilit arbëresh është e kuptueshme që një numër autorë shkrimesh rindërtuan një përmbajtje fetare në prozë e në poezi, si Matrënga, Brankati, Jul Variboba. Kjo ishte si një paradhomë rituale për kultivimin e gjuhës për të përgatitur ndriçimin dhe rritjen e emrave të tillë, si De Rada, Anton Santori, Zef Serembe, Gavril Dara, Zef Sqiroi, të cilët krijuan një letërsi laike, pra institucionalizuan letërsinë në klimën ndriçuese dhe drithëruese të Romantizmit të shekullit XIX.

Për Eqrem Çabejin, idetë iluministe të Revolucionit Francez me kërkesë të lirisë, barazisë dhe të të drejtave të njeriut krijuan kushte për zbulimin e individualiteteve etnike dhe kulturore edhe të popujve të vegjël, sidomos te popujt e Europës Juglindore e te shqiptarët, ku tipi i poetit romantik nuk është si ai i poetëve të tjerë europianë të heroit të vetmuar, por tipi i këngëtarit luftëtar, i shkrimtarit të pafrikshëm dhe përhapës të idesë nacionale. De Rada në hullinë e Herderit besoi se mbledhja e folklorit arbëresh është një detyrë historike dhe afirmim. De Rada mblodhi nëpër katundet arbëreshe të krahinës së Kozencës dhe këngët dhe baladat e vjetra popullore. Kjo krijimtari orale ruante jehonën e një periudhe të Mesjetës shqiptare, e cila ka hyrë në histori me emrin “Manifestacioni Shqiptar”. Në poezitë popullore ruheshin format e jetës së Arbërit në epokën bizantine, por edhe forma më të reja, disi më të egërsuara të kohës së parë turke të vendit. Këto këngë janë një dokument i historisë shqiptare.

De Rada mendonte se këngët e mbledhura prej tij përbënin mbeturinat e një Eposi Shqiptar, madje që lidhej me emrin e Gjergj Kastriot Skënderbeut. Ky mendim nuk ishte i drejtë, nënvizon Çabej, sikundër e vërtetoi që në atë kohë folkloristi arbëresh Dhimitër de Grazia. Por këngët popullore qenë shtrati i krijimtarisë deradiane. Kjo vihet re në trajtën e jashtme në metrikë dhe gjejmë të njëjtat vargje pa rimë, masa e të cilave nuk është numerike si në poezinë italiane, por në mënyrë thjesht shqiptare, ku ritmi bëhet i determinuar nga amshimi i aksentit dhe alternimi i gjatësive me shkurtësitë.

Si në poezinë popullore edhe në atë të de Radës hetohet kalimi i shpeshtë i pandërmjetëm nga tregimi në dialog, si të thuash nga poezia epike në dramatike. Emrat e heronjve janë marrë edhe prej këngës popullore, si Milo Shinit dhe Radovanit. Tek poema e Serafina Topisë ka motiva, skena dhe episode që përkojnë me ato të rapsodive popullore. Por Çabej me të drejtë mendon se këto ndikime nuk duhet të perceptohen thjesht si një imitim nga De Rada të poezisë burimore të popullit. Ai mori frymëzim për shumë elementë që ngjajnë të cituara, ose të huazuara, ai i ngriti në një sferë poetike më të lartë. Jo rastësisht De Rada përmend si personazhe princërit shqiptarë të Mesjetës nga qyteti i Kotorit në Veri gjeri në gjirin e Artës të Prevezës, si Zaharia, Dukagjinet, Topiat, Arianitet etj. Eqrem Çabej ka vënë në spikamë faktin se De Rada është i pari poet i psikes femërore në literaturën shqiptare. Frymëzimi i De Radës ndërkohë ishte i drejtuar edhe në dy burime: në literaturën klasike, por edhe në atë moderne. Siç e vuri re fillimisht Gualtieri, De Rada është ndikuar nga letërsia romantike e kohës. Por, Eqrem Çabej nënvizon se “ndërkaq te De Rada shihet një horizont letrar edhe më i gjerë”. Te poemat e tij vihen re gjurmët e poemave italiane të Renesancës, sidomos të Ariostit dhe të Tassos. Personazhet turq Almazore dhe Almazire, që dalin te “Skënderbeu i pafan”, në emrat e tyre na shpien në botën arabe të Spanjës mesjetare, siç na del te Romancero i Sidit. Emri i Ajdesë që del si motra e Skënderbeut, na kujton poemat e Bajronit. Ndërkohë, Eqrem Çabej bën edhe një vërejtje tejet të mprehtë kur thotë se reminishencat e botës klasike, siç është pëllumbi i Anakreontit, por edhe motivi i Psikeas, janë të frymëzuara edhe nga “Gomari i artë” i poetit Apuleu. Ideja e Fatit (Moirat) që na shfaqet në dramën greke, sidomos te dramat e Sofokliut, është e pranishme edhe në veprat e poetit. Me të drejtë Eqrem Çabej thekson se Bibla ka lënë mbresa shumë të thella te De Rada.

Eqrem Çabej shkruan: “Ndërkaq do të vë në dukje edhe një tjetër ndikim, i pa vënë re gjer më sot. Për të mbushur skenat luftarake me skena burrash dhe grash të orientit, që duhet të dilnin aty në lagjen e osmanëve, poeti pati idenë të merrte disa motive dhe emra nga letërsia klasike e Indisë. Kështu motivi i këqyrjes së një pikture që paraqet Anmaria Kominiaten nga ana e së motrës Delia dhe të së bijës Adine te “Nata e Kërshëndellave” na kujton një skenë analoge të dramës “Sakuntala” të Kalidasës, ku mbreti Dushanta vëren një pikturë që paraqet Sakuntalën me dy shoqet e saj. Paraqitja e ngjarjeve nëpërmes tablosh të pikturuara na del edhe në të tjera vepra të De Radës. Emri i Vantisanës te libri V i poemës “Skënderbeu i pafan” shihet se është marrë nga Savantasena, heroina e dramës “Mrhakatika” të Dandinit, poeti indas i shekullit VII të erës së re. Një tjetër emër indas është Davadasa, emri i një heroine që na del në këngën VI e VIII të “Serafina Topisë”. Te drama e Dandinit, Vasantasena hipën në stivën e druve për t’u djegur së toku me fëmijët e saj, por shpëton bashkë me të shoqin. Një skenë të tillë na paraqet De Rada te punimi i dytë i “Serafina Topisë”, ku Evoda pëson këtë vdekje të tmerrshme për hakmarrje politike të popullit. Kjo skenë mund të jetë frymëzuar së andejmi. Po ajo më anë tjetër na kujton një pamje të “Jerusalemit të liruar” të Tassos, në të cilën virgjëresha kristiane Sofronia duhet të digjet në turrë të druve së bashku me të dashurin e saj Olindo, por ndërmjetëson Klorinda për shpëtimin e tyre. Gjurmët e poezisë inde të De Radës kanë lidhje me faktin që në gjysmën e parë të shekullit XIX literatura inde kishte marrë një hov të madh në Europë, duke depërtuar kudo nëpërmes përkthimesh në gjuhë të ndryshme”.

Por kryet e vendit në krijimtarinë e De Radës e zë Milosao. Eqrem Çabej thotë se kjo poemë idilike “me frymëzim romantik, e përshkruar fund e krye me poezinë naive arkaike të rapsodive shqiptare të Italisë për karakterin e ngjeshur që ka, mbetet një nga ato fort të pakta të literaturës shqiptare që e bëjnë këtë të përfaqësohet në literaturën botërore. Nuk mungojnë ndërkaq episode madhështore për të derdhur nëpër veprat e mëpastajme të poetit. Gjithkund në këto poema ndritin vise-vise, shkëndijat e një poeti me frymëzim gjenial, arti i të cilit konsiston, në mënyrë të Rembrantit, në një qartë-errët (clair-obscur), në ndriçimin e disa pamjeve e figurave dhe lënien e disa të tjerave në errësirë”./Moikom Zeqo/

Michel Houellebecq, ‘djali i prapë’ i letërsisë

0

houellebecq“Kundër botës, kundër gjithë njerëzimit”, me këtë devizë ngrihet krah bashkëkohësve të tij, të letërsisë franceze Michel Thomas, i njohur në art me emrin Michel Houellebecq. Më klasiku i nihilistëve, mund të portretizohet qartazi në mendjen e çdokujt me cigaren që nuk e shkul nga buza dhe pamjen hijerëndë e mendimtare. Paksa si shumë i sigurt te vetja, pak si shumë i qetë, ai i përgjigjet kritikës shkurt dhe qartë:

“E para, ata më urrejnë më shumë seç i urrej unë. Është e vërtetë që jam bërë simbol i shumë gjërave jo të pëlqyeshme. Më quajnë cinik, nihilist, mizogjen, islamofob. Dhe kjo ka bërë që disa njerëz të mos lexojnë librat e mi sepse e kanë të gatshëm mendimin në kokën e tyre, pa ditur fare për çfarë bëhet fjalë. Një shkrimtar nuk mund të lexohet vetëm me 2- 3 novela. Por, kritikët e kanë ndarë mendjen”.

Fatmirësisht, disa kritikë të tjerë, jashtë Francës, u treguan më të butë me romanin e tij ‘Thërrmijat elementare’, i cili u botua për të parën herë në vitin 1998. Houellebecq, pavarësisht qasjes së tij tejet të rënduar karshi problemeve madhore si seksi, dashuria e familja, i merr shumë më seriozisht këto çështje se shumë shkrimtarë të tjerë dhe kjo është për t’u përgëzuar, thotë Lorin Stein, redaktori i ri i ‘The Paris Review’. Kur Houellebecq e quajti haptas Islamin fenë më naive, ai u sulmua nga një shoqëri civile, e cila e akuzoi për fjalim të urrejtshëm, por në fund e fitoi kauzën me motivin e të drejtës së fjalës, si e drejtë themelore e njeriut.

Vala e sensacionit e shkaktuar në vendlindjen e tij, pak nga pak po merrte përmasa edhe më të mëdha kur librat nisën t’i përktheheshin në disa gjuhë. Një nga veprat më të spikatura ‘Mundësitë për një ishull’, pati jehonë të madhe kur u përkthye për publikun britanik. I njohur si francezi kontrovers, si “djali i keq” i letërsisë, ai kishte nisur të zhurmonte në qarqet artistike, si autor i guximshëm dhe pak i krisur.

Duke ‘luajtur me zjarrin’ dhe pra me tema të nxehta si seksi, absurdi i ekzistencës si edhe me një gamë personazhesh komplekse që hedhin e presin problemet e tyre më të thella, ai nuk mundet të mos provokojë edhe vëmendjen e mendimin edhe të lexuesit më të pandjeshëm. Karakteret në librat e Houellebecq zhvishen nga çdo mondanitet i stisur. Realiteti i përplas aq fort në tokë, saqë çdo hije madhështie që mund t’u vishet atyre, me siguri do të pasohet nga një përqeshje e hidhët e rrëfyesit apo e fatit, që shumë shpejt do t’i kthejë në fatkeq apo në të barabartë me të tjerët përballë ironisë së jetës.

4 novela përgjatë një periudhe prej 10 vitesh, kanë mjaftuar për t’i sjellë famë, shitje të mëdha, por edhe shumë bujë. Perceptimi disi novator për ekzistencën njerëzore ka kthyer shumë koka dhe veshë drejt tij. Për Houellebecq, seksi po kthehet në komoditet. Në një shoqëri post- moderniste si kjo që jetojmë, seksi s’është më për askënd ‘mollë e ndaluar’. Ai po i përngjan gjithmonë e më shumë pornografisë dhe aq sa është çmitizuar, shkakton më tepër neveri sesa kënaqësi. Është e thjeshtë: Sa më i lehtë të jetë seksi, aq më e vështirë është dashuria. Prandaj, njerëzit e kanë të vështirë të dashurojnë sepse seksi është aty, si ‘ushqim i gatshëm’.

Depresiv!

I etur për vëmendje!

Pornografik!

Freudian!

Përtac!

Por edhe pak seksi…- në fakt.

Këtë thonë lexuesit për Houellebecq. Publiku femëror përgjithësisht e urren, ndërsa meshkujt janë kuriozë. Kuriozë për të shkuarën e tij, kuriozë për të tashmen dhe për atë se ç’ka në mendje ky njeri me penë të rrezikshme. Tashmë i kthyer në autor- kult, përkthyer në më tepër se 36 gjuhë, Houellebecq duket se e ka kaluar me sukses fazën e parë të të mosqenit aq i mirëpritur për familjen me vlera kristiane, për nëpunësin e përkushtuar apo për bashkëshorten besnike. Akademikë nga e gjithë bota vijnë për të debatuar neo-natyralizmin e tij të pazakontë, në auditorë mbushur plot me njerëz që duan të mësojnë më shumë mbi filozofinë e këtij autori. Në librin me karakter futurist ‘The possibility of an island’ (‘Mundësitë për një ishull’) ai profetizon mbi të ardhmen e njerëzimit duke shpallur shkatërrimin përfundimtar të racës njerëzore dhe kthimin e tokës në një terren të pabanueshëm.“Vështrojini kafshëzat e vogla nga njëfarë largësie, vështrojini me kujdes! Ato i shohin qartë njerëzit duke i shkuar pas dritës që sa vjen e venitet. Dëshmitarë pa asnjë barrë keqardhjeje për zhdukjen e species njerëzore, sepse e nuhasin që njerëzit janë më inteligjentë se majmunët, e për rrjedhojë edhe më të rrezikshëm”.

Por duke pasur pas krahëve një të kaluar të errët, nuk mundet të mos mendojmë se mbrapa “zërit” të rrëfyesit në novelat e Houellebecq është në fakt zëri i vetvetes që flet, sheh dhe luan personazhet po sipas perspektivës së vetes. Por, të flasësh për veten sipas H., është mision i pamundur.

“Sapo unë filloj të flas për veten, nis të gënjej në një mënyrë gati të ndërgjegjshme. Gënjej e gënjej dhe nuk mundem të bëj dot ndryshe. Dhe ç’është më e bukura, harroj shpejt se sapo gënjeva”.

Një gjë është e sigurt, e kaluara ka lënë gjurmë tek H.I, braktisur prej prindërve të tij hippie është rritur nga gjyshja. Pas ndarjes me bashkëshorten, ai ra në depresion dhe vetëm poezia e alkooli mundën ta ringrinin në sipërfaqe.

A është H. shkrimtari më i rrezikshëm në botë, që duhet rrahur paq, përpara se të plasë fytyrave ndonjë skandal të radhës?

Interesi i jashtëzakonshëm mediatik shoqëruar me breshëri polemikash, sulmi por edhe urrejtje dashurie, në Francë, bëri që ai të largohej për ca kohë në Irlandë.“Mungesa e respektit për racën time, është thjesht mungesë respekti, jo fyerje, prandaj nuk dua që askush të më keqkuptojë.” thotë H. në një prej intervistave të tij për BBC.

Mbase prej të shkuarës së tij, mbase prej jetës së shthurur seksuale që ia vesh edhe personazheve të vet, impakti mbi lexuesin është i madh. Ngjarjet në librat e H. janë bezdi e madhe dhe personazhet duket sikur janë krijuar për t’u urryer, por megjithatë të gjithë i lexojnë me ëndje. Akuzave për mizogjini ai i përgjigjet përsëri shumë shkurt:

“As që dua t’ia di mbi akuzat që më janë bërë. Duhet motivim shumë më i madh se urrejtja ndaj grave për të shkruar një libër të mirë. Kjo është shumë pak.”

Për sa i takon të qenit anti- fe e sidomos anti- islam H. është i mendimit se në disa vende me mendësi të rrënjosur, duhet t’i shkruash të vërtetat për të bërë ndryshimin. Një nga këto vende është edhe Franca.

“Unë do vazhdoj të shkruaj dhe nuk kam as dëshirën më të vogël t’i kërkoj falje askujt. Nuk ka përse ta bëj këtë”, thotë ai.

Intervistë me përkthyesin e librit ‘Zgjerimi i fushës së luftës’, Urim Nerguti

Seksualiteti, sipas Houellebecq, ka kopjuar liberalizmin ekonomik

A është libri i parë i M. H., “Zgjerimi i fushës së luftës”, një thyerje e fortë tradite e letërsisë franceze, por edhe europiane, pra një lloj rryme e personalizuar post-modernizmi? Nëse po, cili është elementi që e thekson më fort këtë thyerje?

Nuk besoj se mund të flasim për një thyerje të fortë tradite, sepse postmodernizmi, pavarësisht fjalës e cila mund të na dërgojë, me përfytyrim, në një kohë të vonshme, në mos të sotme, ka shembuj shumë më të hershëm, gjer dhe në gjysmën e parë të shekullit XIX. Ajo për çfarë mund të flasim më tepër, është se postmodernizmi është vërtet real në rastin e Houellebecq, me personazhet e tij që janë ca botë të shpërndara, të copëtuara e pa busull, që të vetmin bosht apo këndvështrim kanë atë të unit, të egos. Nga ku e kanë prejardhjen shumica e rrëfyesve (personazheve që rrëfejnë në roman, dhe jo autori) ironikë, cinikë, plotësisht të shkëputur nga jeta në bashkësi, e që, paradoksalisht, edhe pse të ndarë nga kjo botë, mundohen ta analizojnë. Gjithsesi, rrëfimi i tyre i mëshon më tepër anës dekadente të botës, nxjerrjes në pah të rrënimit të botës moderne, kryesisht të Perëndimit. Është për t’u theksuar se Houellebecq shkruan romane me teza, ose shqip, romane ku këndvështrimi filozofik apo sociologjik i autorit ka më shumë rëndësi se vetë historia. Për shembull, në “Zgjerimi i fushës së luftës”, Houellebecq, nëpërmjet personazhit që rrëfen e që nuk ka emër (çmishërimi apo shkëputja totale nga bota), rrëfen një botë gati të pajetueshme: të gjithë janë në një luftë për kënaqësi, për pak dashuri, e kur nuk munden për këtë të fundit, për pak seks. Për ta thënë shkurt, teza e Houellebecq në këtë roman është: lufta tashmë është ngado. Mirëserdhët në xhungël.

Houellebecq ngacmon herë pas here edhe temën e seksualitetit, duke thënë se seksualiteti është një sistem hierarkie shoqërore. Ç’kërkon të na thotë ai me këtë?

Seksualiteti është një fushë e rëndësishme, në mos kryesore, në jetën e një njeriu. Ai ka të bëjë me ndërtimin tonë më intim, me egon tonë. Problemi i seksualitetit, sipas Houellebecq, në epokën tonë, është se ai ka kopjuar pikë për pikë liberalizmin ekonomik: nuk ka rëndësi gjë tjetër veç suksesit. Suksesi ekonomik, tani dhe ai seksual. Ka sukses vetëm një që është i pashëm, i fortë, e që e fiton jetën mirë. Të tjerët duhet thjesht të përpiqen, pa kurrfarë shprese për një arritje çfarëdo. Sigurisht, dikush që shkëlqen në fushën ekonomike, mund ta ketë seksin kur të dëshirojë, nëpërmjet pagesës. Mirëpo kjo është tepër e dhimbshme për paguesin se ai e di shumë mirë se pa këtë pagesë, nuk do të kishte asgjë. Bota është xhungël, edhe në fushën seksuale. Ka disa që kanë nga tridhjetë dashnore, e ka disa që janë të virgjër, si personazhi i romanit, Rafaeli. Ky i fundit është vërtet i fundit në renditjen e arritjeve seksuale. Kur sheh një afrikan duke puthur një të bardhë, ai vuan sepse nuk e kupton përse ai është në fund të tabelës së klasifikimit. Shoku i tij (rrëfyesi në roman), duke ia parë vuajtjen, e duke qenë se është në një mendjekthjelltësi të ftohtë, ironike, madje cinike, i jep disa ide se ç’mund të bëjë: asgjë. Përveç ta shfryjë dufin njëherë e mirë nëpërmjet vrasjes. Xhungla seksuale.

Pse, ‘Zgjerimi i fushës së luftës’?

E përmendëm dhe pak më lart, zgjerimi është thjesht një shtrirje më e gjerë e luftës së dikurshme të klasave (teoria e Marksit). Është kalimi nga thjesht një luftë klasash, në një luftë të gjithanshme, të gjithë kundër të gjithëve, ku qëllimi kryesor është paraja, kënaqësia, ekstaza. Përndryshe, ju jeni thjesht një zero, nuk vleni për askënd: s’jeni i zoti as të keni një kartëvizitë të bukur (kujtoni personazhin e Patrick Bateman tek American Psycho të Bret Easton Ellis) Liberalizimi ekonomik është në fakt një sistem që nuk prek vetëm ekonominë por të gjitha fushat e tjera të jetës: parulla është «më shpejt, më lart, më larg». Nuk ka rrugë tjetër, ndryshe shoqëria ju fshin nga lista, ju s’do të keni më shokë, s’do t’ju ftojnë as në festa as në ditëlindje, do të harroheni për të gjithë. Prindërit, familja, janë jashtë loje, një bërthamë e tillë nuk ekziston më (rrëfyesi flet shumë pak për familjen e vet, thjesht sa për të thënë si e kanë ngjizur…).

A po na vjen ky shkrimtar si një njohës “par excellence” i ekzistencës dhe jetës në përgjithësi apo çfarë?

Po, në njëfarë mënyre, Houellebecq mund të quhet një vëzhgues i mprehtë i shoqërisë, me një shqisë disi të veçantë për të kapur linjat apo prirjet e përgjithshme të shoqërisë perëndimore : hedonizmi i përzier me cinizëm. Të paktën ky është universi i Houellebecq. Problemi Houellebecq është se ai vendos gishtin aty ku të dhemb. Të gjithë e dimë se jeta nuk është e përsosur, nuk është fushë me lule, se optimizmi i disave është krejt i pavendtë, e megjithatë të gjithë përpiqen t’ia fshehin vetes këtë, e të vazhdojnë të përpiqen si të mos kishte ndodhur asgjë. Atëherë vjen Houellebecq, duke kruar e gërvishtur ato pika të errëta që gjithkush mundohet t’i lerë anash.

Kur ai thotë se njeriu mund të renditet kah të dështuarve, por edhe fitimtarëve nëse nisemi nga sisteme referimi të ndryshme; pjesë të një sistemi liberal (si për shembull: në rrafshin ekonomik dikush mund t’i përkasë palës së fitimtarëve, ndërsa në atë seksual, palës së të humburve) duket sikur i dënon përjetësisht karakteret në libër të përfaqësojnë njërën ose tjetrën palë. Pse funksionon ‘ligji i tregut’ sipas tij? Pse ai beson kështu?

Po sepse ligji i tregut nuk është më thjesht i tregut, por ka përfshirë çdo qelizë të jetës. Me fjalë të tjera, gjithçka është kthyer në treg. Mjafton t’i vëmë çmimin, dhe gjithçka blihet. Shoqëria perëndimore, sipas Houellebecq, është në një kërkim të dëshpëruar të kuptimit të jetës, të lumturisë. Të dëshpëruar sepse ajo vrapon pas kotësisë, pas sipërfaqësisë: të bësh turizëm në Indi apo Tajlandë, është një temë e bukur bisede me miqtë tuaj kur të ktheheni që atje. Vërtet mendoni se turisti është i interesuar që ju të dini se çfarë ka në Indi apo Tajlandë ? Jo, turistit i intereson thjesht që ju ta dini se ai ka qenë atje, se ka shpenzuar goxha para për kënaqësinë e tij, se ai e ka arritur ditën për këtë kënaqësi. Në një vend ku periudha e pushimeve të verës kthehet në një subjekt bisedash që gjashtë apo dhjetë muaj përpara, është e qartë se këtu ka një problem. Rrëfyesi në roman, është një fitimtar në luftën ekonomike, dhe një humbës në luftën seksuale. A mund t’i ketë dikush të dyja?Sigurisht që po, por për këtë duhet që ai të jetë dhe i pashëm apo të ketë sharm. Përndryshe, të duhet të paguash që të kesh një listë dashnoresh që t’i kanë zili të tjerët.

A ka elementë të theksuar autobiografikë ky libër dhe librat e Houellebecq në përgjithësi?

Po, ka shumë të dhëna autobiografike. Qoftë dhe vetëm nga emri. Në thuajse të gjitha romanet e Houellebecq, ka një Michel që vërtitet diku. Rrëfyesi në romanin “Zgjerimi i fushës së luftës” është një specialist informatike që punon në Ministrinë e Bujqësisë… vetë Houellebecq ka një diplomë për agronomi. Po ky personazh është i ndarë nga e shoqja, Veronika, e pastaj ka kaluar në një spital psikiatrik. Pikërisht si Michel Houellebecq dora vetë. Por ngjashmëritë më të mëdha i gjejmë në romanin tjetër ‘Thërrmijat elementare’, ku personazhi i nënës është thuajse kopje e nënës së vërtetë të Houellebecq. Gjithashtu, personazhi i Mishel Xherzinskit, një personazh aseksual, është disi vetë Houellebecq me teorinë e tij që bota do të ishte shumë më mirë pa seksin. Por edhe Bruno, vëllai nga nëna i Xherzinskit, është disi Houellebecq me periudhat e veta të abstinencës seksuale. Shkurt, elementët autobiografikë janë të gjithanshëm në veprën e tij, por të shpërndara dhe nuk mund të themi se ka një personazh i cili është njëqind për qind Houellebecq. Në përgjithësi, personazhet e tij janë mbartës të teorive apo ideve të Houellebecq.

Çfarë vuan personazhi në të vërtetë? Boshësinë e ekzistencës…?

Personazhi kryesor, rrëfyesi pa emër, vuan thjesht nga një mendjekthjelltësi e skajshme. Ai e ka kuptuar si funksionon bota dhe është i lodhur nga kjo. Do të donte një botë tjetër, pa garë, pa seks, pa publicitet, pa para. Do të donte një botë ku dashuria të kishte një fjalë për të thënë. Jo se personazhi ynë nuk arrin të ndjejë, por ai e di shumë mirë që është e kotë, që luftimi në këtë betejë të gjithanshme të jetës, të gjithë kundër të gjithëve, është përfundimisht e humbur.