17.3 C
Prizren
E mërkurë, 18 Qershor, 2025
Home Blog Page 8082

Pesë mendimet që kanë meshkujt dhe femrat para seksit

0

Pornografia-ciftiJa cilat janë mendimet e meshkujve kur kanë përballë një femër të zhveshur:
A është penisi im mjaftueshëm i madh?

Meshkujt janë gjithnjë të shqetësuar për përmasat e tyre, sidomos kur janë përballë një partnereje të re. Ata kërkojnë të kapin mikro-shprehjet që tregojnë reagimin e tyre.

Po sikur të mos përfundoj?

Ndryshe nga femrat, meshkujt nuk mund ta falsifikojnë orgazmën. Ata janë gjithnjë nën presionin e performancës së tyre.

Ai sheh gjoksin tuaj

Testi me recipeta, pa recipeta, është shumë i rëndësishëm në sekondat e para të një çifti që zhvishet në fillimet e tij.

Ai sheh pjesët tuaja intime

Për të kuptuar më mirë se çfarë tipi jeni dhe sesi ju pëlqen, meshkujt preferojnë të hedhin një sy në pjesët tuaja intime.

Ai sheh sesa rehat jeni me trupin që keni

Kur gjendeni e zhveshur përpara një mashkulli, ndër pesë gjërat që ai do të mendojë, do të jetë edhe fakti sesa rehat jeni ju me trupin tuaj. Kjo do t’ju ndihmojë shumë në krijimin e intimitetit.

Ja cilat janë mendimet e femrave kur kanë përballë një mashkull të zhveshur:

Ajo i bën trupit tuaj një kontroll të përgjithshëm

Ndryshe nga meshkujt që preferojnë të fokusohen në një pjesë të vetme të trupit, femrat bëjnë një kontroll të përgjithshëm për t’u siguruar që gjithçka është në rregull.

Ajo bën krahasime se cili prej jush ka trup më të bukur

Nëse mashkulli ka trup më të mirë sesa femra, atëherë ajo fillon të mendojë në mënyrë kritike ndaj vetes dhe vetëbesimi i humbet.

Ajo kontrollon përmasat tuaja

Nëse keni përmasa mesatare, atëherë rrini të qetë. Ndryshe nga sa mendohet përmasat e mëdha nuk ju bëjnë më të dëshirueshëm, sepse shpesh herë shkaktojnë seks të parehatshëm.

Ajo shikon nëse jeni erektuar

Nëse kjo gjë nuk ka ndodhur, atëherë ajo do të fajësojë veten. Megjithatë gjërat do të shkojnë siç shumë shpejt.

Ajo shikon reagimin tuaj ndaj lakuriqësisë së saj

Ç’është më e rëndësishmja. Ajo kërkon të shikojë se çfarë reagimi ju shkakton trupi i saj i zhveshur, këtë do ta kërkojë në shprehjet e fytyrës suaj.

Smajl Latifi kandidat i AAK-së për deputet të Parlamentit të Kosovës

0

SmajlLatifi-rahovecIsh-kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi do të jetë kandidat i AAK-së, për deputet të Parlamentit të Kosovës.

“Po ju njoftoj se jam njëri ndër kandidatët e AAK-së për deputet në Kuvendin e Kosovës”,ka shkruar Latifi në Facebook”.
Ai i ka ftuar votuesit që bashkarisht të punojnë për ndërtimin e shtetit të Kosovës.

“Le të punojmë së bashku që të fitojmë të drejtën dhe mundësinë për t’i shërbyer me përkushtim, vullnet, drejtësi dhe vendosmëri popullit dhe vendit tonë,që ta ndryshojmë Kosovën e sotme, për një të nesërme më të mirë për njerëzit e këtij vendi”

“Le të punojmë së bashku për të hapur frontin e madh të punës për të papunët, për zhvillimin e përshpejtuar ekonomik, për mirëqenien e qytetarëve tanë”.

“Le të punojmë së bashku për të fituar këtë betejë shumë të rëndësishme për Kosovën duke qenë ballëlartë në kërkim të besimit tuaj, që t’i japim së bashku drejtim të ri ecjes së saj drejt së ardhmes më të mirë”.

“Le të punojmë së bashku me ju që të fitojë nderi, krenaria dhe dinjiteti njerëzor e kombëtar.Unë kam vullnet të madh dhe vazhdoj përpjekjen për të mirën tuaj”.

“Jam plotësisht i bindur se Kosova e meritoni një qeverisje tjetër, ashtu siç besoj shumë se Kosovës dhe popullit të saj do t’i jep drejtimin e ri platforma qeverisëse, energjia, guximi dhe vullneti i z. Ramush Haradinaj.
Besimi juaj ndaj nesh – përgjegjësi dhe detyrim ndaj jush! “/PrizrenPress.com/

Javën e ardhshme, Mujës i dorëzohet aktgjykimi

0

RamadanMuja14-01Kryetarit të Prizrenit, Ramadan Mujës, javën e ardhshme do t’i dorëzohet aktgjykimi nga Gjykata Themelore në Prizren.

EULEX-i ka konfirmuar se aktgjykimi i shkruar për kryetarin Ramadan Muja dhe pesë bashkëpuntorëve të tij do të publikohet javën e ardhshme, saktësisht deri më 13 maj.

“Afati i fundit ligjor për publikimin e vendimit është 13 maji, pas zgjatjes së tij nga i autorizuari, udhëheqësi i gjykatës. Vendimi do t’u shpërndahet së pari palëve, para se të publikohet”, thuhet në përgjigjen e EULEX-it.
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, në muajn mars të këtij viti është shpall fajtor dhe është dënuar me dy vjet burgim me kusht nga një trup gjyqësor i EULEX-it në Gjykatën Themelore të Prizrenit.

Bashkë me Mujën fajtor janë shpallur edhe pesë ish-drejtorë të tij, të mandatit të kaluar, por ata janë dënuar më pak se sa shefi i tyre.

Pala mbrojtëse e të akuzuarëve ka paralajmëruar ankesë, ndërsa nëse vendimi i shkallës së parë konfirmohet nga Gjykata e Apelit, atëherë në Prizren duhet të zhvillohen zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunës./PrizrenPress.com/

 

 

 

Krasniqi: Kujdes ku e hedhni votën

0

JakupKrasniqi10-29Jakup Krasniqi nëpërmjet rrjetit Facebook, ka kërkuar nga qytetarët në Drenicë dhe në gjithë Kosovën që të kenë kujdes se për kënd votojnë.
Sipas tij, vota edhe e Drenicës dhe e çdo qytetari të Kosovës duhet të jetë: për mendimin e lirë; për fjalën e lirë; për të shprehurit e lirë e pa asnjë frikë, si ia thotë mendja e ia don zemra e gjithë se cilit që do të kontribuoj me votën e tij.

Më poshtë është teksti i plotë i Jakup Krasniqit shkruar në Facebook:

Vota edhe e Drenicës dhe e çdo qytetari të Kosovës duhet të jetë:
1. Për mendimin e lirë;
2. Për fjalën e lirë;
3. Për të shprehurit e lirë e pa asnjë frikë, si ia thotë mendja e ia donë zemra e gjithë se cilit që donë të kontribuoj me votën e tij në ndërtimin e Shtetit të se drejtës.

Këto gjëra të shenjta që i kemi fituar me luftë e flijime të shumta mos te pranojmë të na i rrëmbej askush. Këto janë shenjat më të dukshmet e më të parat e Demokracisë. Kur mungojnë këto, liria e demokracia kanë pushuar se ekzistuari. Askush nuk duhet të lejoj që ta hupë atë që e kemi fituar me flijime të shumta njerëzore e materiale.

Qytetari ynë, i cilës do pjesë të Kosovës duhet t’i thotë jo çdo forme të frikësimit, të shantazhit a çdo presioni tjetër. Këto metoda të punës janë ANTIDEMOKRATIKE, janë Antiliri, Antidrejtësi, Antizhvillim si dhe Antiintegrim në BE. Janë, anti, anti, anti ………
Abraham Linkolni për votën thoshte: “Në luftë me pushkë (armë) e vret armikun. Në Demokraci me votën tende e vret ardhmërinë e fëmijëve tu”.

Kujdes Drenicë e Kosovë se ku po e hedhni votën Tuaj! Kujdes!

As Drenica e as Kosova nuk duhen që me votën e tyre ta vrajën ardhmërinë e Fëmijëve tanë – Shtetin e së Drejtës, shtetin e drejtësisë sociale, shtetin e sigurisë për jetën, nderin e punën, për shtetin e zhvillimit ekonomik e të dinjitetit kombëtar e njerëzor.
Votoni për atë që ia keni Besën! Aty ku ju flenë zemra Ju! Aty është Liria, Demokracia e Sotmja dhe Ardhmëria!

Mashtrimit e mashtruesve thonju mjaftë, se tradhti mbi tradhtitë është grabitja e pasurisë kombëtare, marrëveshjet e dëmshme për vendin, rrenimi i Sistemit të Drejtësisë, qeverisja me të padijshëmitë, me mashtruesit, me profiterët, matrapazët, me njerëzit e trafikuar si dhe me servilët e ligjë që u vardisën pushtetarëve të ndryshëm. A nuk i kemi parë këta lloj njerëzish edhe para luftës çlirimtare?!

Heqja e votës së dyfishtë, sfidë e vështirë

0

KuvendiKosoves5-27Kuvendi i Kosovës gjatë punës së tij, jo rrallë herë është sfiduar nga vota e dyfishtë e pakicës. Së fundmi ka qenë bllokimi i votimit për shndërrimin e FSK në Forca të Armatosura. Mbase me këtë sfidë pritet të përballet edhe legjislatura e ardhshme, pasi kjo është njëra ndër shtyllat më të forta të pakos Ahtisaari, mbi të cilën është hartuar Kushtetuta dhe procedura për ndryshimin e saj është e vështirë.

Kushtetuta e Kosovës nuk parasheh largimin e njëanshëm të votës së dyfishtë. Arsim Bajrami nga PDK dhe njëri ndër hartuesit e Kushtetutës së Kosovës thotë se votimi i dyfishtë është një nga shtyllat më të fuqishme të pakos së Ahtisaarit dhe cilido sfidim i kësaj shumice duhet të bëhet me procedura kushtetuese.

“Cila do legjislaturë e re do të ballafaqohet me problemin e shumicës e dyfishtë dhe nëse ka një vullnet politik për ta mënjanuar si instrument i bllokimit atëherë kjo duhet të bëhet në koordinim jo në mënyrë antikushtetuese, sepse ndryshimi i Kushtetutës bëhet vetëm, me procedurën të cilën e ka paraparë Kushtetuta . Pra nuk ekziston mundësia që njëanshëm të hiqet shumica e dyfishtë ajo mund të relativizohet, apo të zbutet vetëm mbi bazën e një votimi të dy te tretave të shumicës por gjithmonë edhe me dy të tretat e pakicës kur është në pyetje Kushtetuta”, tha Arsim Bajrami.

Edhe Armend Zemaj nga LDK nuk përjashton mundësinë që në të ardhmen kjo të ndryshohet për të mirën e vendit dhe të të gjitha komuniteteve në përgjithësi.

“Ne kemi një shtet i cili është krijuar mbi bazën e një marrëveshjeje ndërkombëtare e cila e ka emrin pako e Ahtisarit, kjo nuk është e lehtë dhe jemi të vetëdijshëm që në të ardhmen e afërt, duhet të konsiderohet si diçka e cila duhet ti hyjë një procesi të ndryshimit, për shumë arsye. E para: Kosova nuk është në gjendjen e viteve të pasluftës, e dyta ; institucionet janë të krijuara me të gjithë mekanizmat e saja dhe të drejtat e minoriteteve janë prej standardeve më të mira ndërkombëtare dhe si temë tjetër është që duhet eliminimi i dyfishtë do të shkojë në të mirë të vendit dhe në të mirë të komuniteteve dhe në të mirë të qytetarëve në përgjithësi”, tha Zemaj, transmeton RTK.

Për Myzejene Selamnin nga AKR çdo ndryshim varet nga marrëveshja paraprake politike.

“Aty ka mundësi të plotësohet apo ndryshohet mirëpo prapëseprapë ajo shkon me marrëveshje politike në mes të gjithë partive politike që janë në Kuvend të Kosovës. Nuk guxojmë të luajmë ashtu për arsye që ne po mundohemi që ti integrojmë të gjithë serbët dhe të gjitha minoritetet në institucione dhe marrëveshja me Serbinë është bërë që edhe pjesa veriore të integrohet”, tha Selmani.

Edhe Ardian Gjini nga AAK thotë se secili vend përcakton mundësinë e ndërrimit të Kushtetutës edhe pse kjo është procedurë e vështirë në rrethanat e Kosovës.

“Kushtetuta e përcakton saktë se cilat janë mënyrat për me u ndërru kushtetuta. Gjitha kushtetuta e përcaktojnë kështu njëjtë. Për me u ndërru ajo prapë duhet të përdorën dy të tretat e dyfishta. Gjithmonë e kemi ndëgju që demokracia është e vështirë edhe e ngadalshme, ne jemi dëshmitarë që është ashtu, por me qenë më funksionale, njerëzit duhet të angazhohen më shumë sidomos ata që janë në pushtet. Nëse mungon angazhimi i njerëzve në pushtet nuk mund të ketë funksionin më institucioneve”, thotë Gjini.

Kurse Visar Ymeri nga Lëvizja Vetëvendosje thotë se vota e dyfishtë i ka bërë shumë dëme Kuvendit të Kosovës prandaj Kushtututa duhet të ndërrohet.

“Është e qartë se Kushtetuta e Kosovës po shihet për çdo ditë me disa prej neneve dhe mekanizmave që i ka të përbrendësuar nga plani i Ahtisaarit do të jetë pengese e vazhdueshme e funksionalizimit të Kosovës dhe rrjedhimisht që kjo kushtetutë për tu bërë taman e Kosovës dhe qytetarëve të saj duhet të ndryshohet. Lëvizja vetëvendosje e ka edhe në alternativën e vet të qeverisë dhe insiston që Kushtetuta e Republikës së Kosovës duhet të jetë kushtetutë që garanton këtë barazinë e qytetarëve edhe karshi votës edhe karshi institucioneve”, tha Ymeri.

Ymeri tha se në praktikë, vota e dyfishtë e la Kosovën edhe pa Forca të Armatosura, prandaj, sipas tij, Neni dy pika dy e Kushtetutës parasheh mbajtjen e një referendumi për ndryshimin e Kushtetutës. /rtk/T

Arditi: “Shoh ëndrra duke u rrahur, kam luajtur mendsh” Juliana: “Dua cigare, dua cigare, dua cigare…”

0

ushqimet-10.5Dreka i shijoi pa mase banorëve dhe të gjithë e uruan Meridianin për gatimin. Jona lan enët dhe ndihmon në pastrim, Visari shkon ta ndihmojë. Mikela thotë që janë mësuar të zgjohen vonë të shtunave dhe nuk arrijnë të dëgjojnë gongun për provën e plehrave. Ata kanë dëshirë të bëjnë ndonjë lojë tani mbasdite por nuk dinë se çfarë loje.

Arditi i tregon Jonës se shikon shumë ëndrra. Duke qenë se dëgjon shumë debate, çdo natë shikon në ëndërr sikur zihet: “kam lujt menç krejt”!

Enkelejdi improvizon duke bërë një top dhe bën pasime në verandë me Valerin. Më vonë fillojnë të luajnë dhe Visari, Mikela bashkë me ta. Valeri i thërret Arditit: “do të luash me top, apo djersit”? Arditi që i përgjigjet : “ edhe djersit”, ndërsa Meridiani i thotë Valerit “Nuk merremi me një kundërshtar të dobët”.

Juliana me Nevilën në magazinë kontrollojnë nëse kanë ardhur ushqimet për këtë javë. Juliana kontrollon për cigaret dhe nuk i gjen dhe e mërzitur thotë: “Do shkoj do vras veten”. Nevila e qetëson duke i thënë: “të dielën ka ardh buxheti, fiksohesh kot o Xhul, rëndësi ka që të vijnë”. Juliana proteston duke kërkuar cigare. Nevila i kujton se janë të gjithë në nominim këtë jave dhe Xhuli i përgjigjet se shpreson që të dalin ata që duhet të dalin.

Xhuli me Nevilën rregullojnë ushqimet në magazinë. Banorët sistemojnë ushqimet në kuzhinë dhe janë të shqetësuar për kafen dhe cigaret.

Zbulohet ftesa e dasmës së Kim dhe Kanye

0

KeneyWest-KimKardashian1127Kim Kardashian dhe Kanye West kanë zbuluar ftesën e dasmës së tyre që do të mbahet me 24 maj të këtij viti. Një ftesë e thjeshtë, ku shkruhet me ngjyrë ari: “Kërkohet të na nderoni me prezencën tuaj në dasmën e Kim Kardashian dhe Kanye West”.

Përpara ceremonisë së dasmës ata i kanë ftuar të gjithë miqtë e tyre të marrin pjesë në një mbrëmje kokteji më 23 maj në orën 18:00 në Paris.

Dasma e Kim dhe Kanye do të zhvillohet në kryeqytetin e Francës, Paris, por nuk jepen detaje më të hollësishme për vendndodhjen e saktë.

Lista e të ftuarve mbetet sekret, por duhet të shikojmë nëse do jenë të pranishëm Jay Z dhe Beyonce sepse Jay Z njihet si mik dhe bashkëpunëtor shumë i afërt i Kanye, pavarësisht faktit që Beyonce nuk ka simpati të madhe për yllin e Reality Show Kim Kardashian.
Ndryshe nga dasma e fundit e Kim, lista e të ftuarve është thënë se do jetë relativisht e përmbajtur, rreth 100 persona.

Lori: Me Visarin s’bëra lojë

0

lori-5.5Lori ishte banorja më pak e votuar për të vazhduar aventurën e saj në shtëpinë e Big Brother dhe në spektaklin e kësaj të premteje aventura e saj brenda 4 mureve e vëzhguar 24 orë në 24 nga kamerat, përfundoi.

Gjatë qëndrimit të saj brenda në shtëpi Lori ‘ndërtoi’ një marrëdhënie të ndërlikuar me Visarin, djalin nga Kosova. Një javë më parë, ‘cifti’ njoftoi ndarjen dhe Lori disa herë brenda shtëpisë kishte folur për ‘dicka të lënë pezull jashtë’. Është përfolur se Mateusi është personi me të cilin ajo ka ndërtuar një lidhje, por vetë Lori mohoi gjithcka këtë të shtunë në Fans Club.

“Ka patur një keqkuptim të madh. Unë Mateusin e kam thjesht shok. Nuk është ky personi që kam lënë dicka pezull. Aty brenda më mungonte mateusi, ndërsa me personin tjetër që kam lënë dicka pezull e fjeta mendjen dhe këtë e kam menduar gjatë”, tha ajo.

Sa për marrëdhënien e saj me Visarin:

“E kam distancuar vetë Visarin. Nuk është se nuk më pëlqen, por cdo njeri kërkon atë hapësirën e tij. Sa për afrimitetin e tij me Jonën mua më bezdiste opinioni jashtë, ndërsa ai thoshte që ishte pjesë e karakterit të tij afrimiteti”, tregon Lori.

Vajza nga Pogradeci shton se nëse Visari do të kishte disa sjellje të tjera, ndoshta do të ishte e lidhur me Visarin.

Por a e penalizoi refuzimi i Visarit në sytë e publikut?

“Besoj që kjo ka qenë arsyeja që më ka nxjerrë jashtë. Ka qenë ndoshta edhe impulsiviteti im sepse në disa momente nuk kam arritur të kontrollj dot veten. Por reagimet e mia brenda shtëpisë ishin pjesë e presionit, trysnisë aty brenda. Shumë gjëra që kam bërë atje nuk i kam bërë jashtë. Nuk e di c’ndodhi me mua aty brenda. Kur kishte debate, arrinin disa gjëra që nuk i toleroja dot dhe më nervozonin shumë personat edhe me një fjalë”, thotë Lori.

Ish-konkurentja thotë se ka qenë e paqendrueshme brenda shtëpisë.

“Kam treguar shumë paqendrueshmëri në shtëpi, që në javën e dytë, edhe në lidhje me Visarin kam qenë shumë e paqendrueshme. Nga njëra anë doja të rrija me të, nga ana tjetër mendoja si do shihesha jashtë dhe ndonjëherë e doja larg vetes”, thotë ajo.

Sa për banorët e tjerë, Lori ndan konsiderata me Katerinën, Arditin, Nevilën dhe Xhulin. Sa për zënkën që pati me Katerinën për rrëzimin e dërrasave nga ana e kësaj të fundit, një mision i caktuar nga Big Brother gjatë një prove javore, shtoi se nuk ishte në dijeni të misionit të saj.

“Katerina ka qenë personi i vetëm që e kisha afër dhe e konsideroja shoqe. Hedhjen e dërrasave nuk e dija që ishte me mision. I thashë dy herë mos e bëj, ajo nuk më dëgjoi dhe po më cudiste sjellja e saj. Valeri nuk më bënte përshtypje, ndërsa me Katerinën më preku sjellja e saj sepse e konsideroja shoqe. Ishte një shoqëri prej pak ditësh dhe një shoqëri e sinqertë. Edhe Arditin, e konsideroj shok. Një natë para se të dilja më ka thënë që do të jetë shoku im edhe unë mendoj që do jem shoqa e tij”, tregon ajo duke rrëzuar pretendimet e djalit shkodran se ajo i kishte shprehur ndjenjat në një bisedë të zhvilluar bashkë.

Por si u prit nga familja aventura e saj?

“Me babin nuk kam folur mbrëmë, kam folur sot në mëngjes. I kam thënë a je mërzitur? Më kishin bërë të qartë që mos të krijoj lidhje aty brenda, ndërsa mua pavarësisht këtyre, më tërhoqi Visari. E kam pëlqyer Visarin, në këtë pjesë nuk kam bërë lojë”, u shpreh ajo.

Sa për raportin mes Jonës dhe Visarit, pavarësisht se që të dy ata ishin ‘vëlla e motër’, Lori mendon ndryshe: “Jona e provokonte Visarin. I shikoja gjithë kohës, të shtrirë në krevat dhe dy herë e ka puthur në buzë gjasmë pa dashje. Unë për të respektuar Visarin jam larguar nga djemtë e shtëpisë, ndërsa Visari nuk e ka bërë këtë për të më respektuar mua”.

“Nevilën e dua shumë, është një person shumë i sinqertë dhe shpresoj që të shkojë deri në finale, ndërsa për ta fituar do doja ta fitonte Arditi”, shton ajo.

Në fund vajza nga Pogradeci deklaroi se i priste komentet e banorëve, ndërsa pranoi se i mungonte pak Visari. Këtë javë të gjithë banorët e mbetur janë në kandidim, por për Lorin ai që lë shtëpinë është Enkelejdi, me të cilin ka patur një afrimitet ditët e para të aventurës së saj.

“Këtë javë del Enkelejdi. Është treguar shumë pasiv. Është shumë i sjellshëm. Edhe pamjen e ka dhe më pëlqente, por si person nuk më ngjiste”, thotë ajo.

Java e shumë gjobave

0

Policia-rrugorePër tetë ditë, Policia e Kosovës ka shqiptuar 9 mijë e 658 gjoba trafiku. Por, të gjithë ata që mendojnë se këto gjoba janë dhënë vetëm për tejkalim shpejtësie nga ana e vozitësve, atëherë gabojnë.

Si asnjëherë më parë, Policia e Kosovës nga 1 maji dhe në vazhdim është duke zbatuar me përpikëri aksionin ‘Java e sigurisë’,shkruan Tribuna

Policia thotë se aksioni nuk ka për qëllim ndëshkimin e pjesmartrësve në komunikacion, por vetëdijësimin e tyre për rëndësinë e sigurisë në rrugë

Austria fituese e Eurovisionit

0

eruovizioni fitusiKënga e Austrisë është fituese e festivalit të këngës në Eurovision për vitin 2014. Këngëtarja transeksuale, Conchita Wurst, ka fituar bindshëm me 290 vota, me këngën “Rise Like A Phoenix”.

Pozita e dytë i takoi Holandës, me 238 pikë, derisa pozita e tretë, Suedisë me 218 pikë.

Do theksuar se pjesëmarrja e Conchita Wurst (emri i mëparshëm Thomas Neuwirth) në Eurovision ka krijuar polemika të shumta. Shtetet e Evropës Lindore si Rusia, Armenia dhe Bjellorusia kanë qenë kundër paraqitjes së kësaj këngëtare në skenë, me arsyetim të mbrojtjes së vlerave familjare, mirëpo pjesa tjetër e Evropës e ka vlerësuar si diçka krejtësisht të drejtë paraqitjen e Conchitas.

Kënga ka rritur rekord klikimesh YouTube, duke mbledhur më shumë se 2 milionë të tilla.

Në mbrëmjen fantastike të finales së këtij edicioni në Kopenhagë, mungoi Shqipëria, pasi këngëtarja Hersi Matmuja nuk arriti ta kalojë gjysmëfinalen me këngën “One Night’s Anger”.