Arditi: “Shoh ëndrra duke u rrahur, kam luajtur mendsh” Juliana: “Dua cigare, dua cigare, dua cigare…”

ushqimet-10.5Dreka i shijoi pa mase banorëve dhe të gjithë e uruan Meridianin për gatimin. Jona lan enët dhe ndihmon në pastrim, Visari shkon ta ndihmojë. Mikela thotë që janë mësuar të zgjohen vonë të shtunave dhe nuk arrijnë të dëgjojnë gongun për provën e plehrave. Ata kanë dëshirë të bëjnë ndonjë lojë tani mbasdite por nuk dinë se çfarë loje.

Arditi i tregon Jonës se shikon shumë ëndrra. Duke qenë se dëgjon shumë debate, çdo natë shikon në ëndërr sikur zihet: “kam lujt menç krejt”!

Enkelejdi improvizon duke bërë një top dhe bën pasime në verandë me Valerin. Më vonë fillojnë të luajnë dhe Visari, Mikela bashkë me ta. Valeri i thërret Arditit: “do të luash me top, apo djersit”? Arditi që i përgjigjet : “ edhe djersit”, ndërsa Meridiani i thotë Valerit “Nuk merremi me një kundërshtar të dobët”.

Juliana me Nevilën në magazinë kontrollojnë nëse kanë ardhur ushqimet për këtë javë. Juliana kontrollon për cigaret dhe nuk i gjen dhe e mërzitur thotë: “Do shkoj do vras veten”. Nevila e qetëson duke i thënë: “të dielën ka ardh buxheti, fiksohesh kot o Xhul, rëndësi ka që të vijnë”. Juliana proteston duke kërkuar cigare. Nevila i kujton se janë të gjithë në nominim këtë jave dhe Xhuli i përgjigjet se shpreson që të dalin ata që duhet të dalin.

Xhuli me Nevilën rregullojnë ushqimet në magazinë. Banorët sistemojnë ushqimet në kuzhinë dhe janë të shqetësuar për kafen dhe cigaret.

Më Shumë

Sot moti me diell dhe vranësira, temperaturat maksimale shkojnë deri në 30 gradë

Sot parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa në ndonjë rajon pritet të ketë rrebeshe të izoluara shiu, të shoqëruara me disa...

Emilja Rexhepi paralajmëron zgjedhje të reja

Ish-zv-kryeministrja dhe ish-nënkryetarja e Kuvendit, Emilja Rexhepi, ka paralajmëruar se Kosova mund të shkojë sërish në zgjedhje të jashtëzakonshme nëse nuk arrihet marrëveshje për...

Lajmet e Fundit