12.5 C
Prizren
E mërkurë, 26 Mars, 2025

Smajl Latifi kandidat i AAK-së për deputet të Parlamentit të Kosovës

SmajlLatifi-rahovecIsh-kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi do të jetë kandidat i AAK-së, për deputet të Parlamentit të Kosovës.

“Po ju njoftoj se jam njëri ndër kandidatët e AAK-së për deputet në Kuvendin e Kosovës”,ka shkruar Latifi në Facebook”.
Ai i ka ftuar votuesit që bashkarisht të punojnë për ndërtimin e shtetit të Kosovës.

“Le të punojmë së bashku që të fitojmë të drejtën dhe mundësinë për t’i shërbyer me përkushtim, vullnet, drejtësi dhe vendosmëri popullit dhe vendit tonë,që ta ndryshojmë Kosovën e sotme, për një të nesërme më të mirë për njerëzit e këtij vendi”

“Le të punojmë së bashku për të hapur frontin e madh të punës për të papunët, për zhvillimin e përshpejtuar ekonomik, për mirëqenien e qytetarëve tanë”.

“Le të punojmë së bashku për të fituar këtë betejë shumë të rëndësishme për Kosovën duke qenë ballëlartë në kërkim të besimit tuaj, që t’i japim së bashku drejtim të ri ecjes së saj drejt së ardhmes më të mirë”.

“Le të punojmë së bashku me ju që të fitojë nderi, krenaria dhe dinjiteti njerëzor e kombëtar.Unë kam vullnet të madh dhe vazhdoj përpjekjen për të mirën tuaj”.

“Jam plotësisht i bindur se Kosova e meritoni një qeverisje tjetër, ashtu siç besoj shumë se Kosovës dhe popullit të saj do t’i jep drejtimin e ri platforma qeverisëse, energjia, guximi dhe vullneti i z. Ramush Haradinaj.
Besimi juaj ndaj nesh – përgjegjësi dhe detyrim ndaj jush! “/PrizrenPress.com/

Më Shumë

Suhareka investon mbi 420 mijë euro për ujësjellësin dhe puset e reja

Komuna e Suharekës, në bashkëpunim me KRU “Hidroregjioni Jugor” SHA, ka nënshkruar një marrëveshje për realizimin e projekteve të rëndësishme që synojnë përmirësimin e...

Konferenca e tmerrit e Tiranës e vitit 1956

Më 14-20 prill të vitit 1956, u mbajt Konferenca e Tiranës. Ata që diskutuan në atë konferencë, kërkuan përgjithësisht eliminimin e “kultit të individit”...

Lajmet e Fundit