18.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Lori: Me Visarin s’bëra lojë

lori-5.5Lori ishte banorja më pak e votuar për të vazhduar aventurën e saj në shtëpinë e Big Brother dhe në spektaklin e kësaj të premteje aventura e saj brenda 4 mureve e vëzhguar 24 orë në 24 nga kamerat, përfundoi.

Gjatë qëndrimit të saj brenda në shtëpi Lori ‘ndërtoi’ një marrëdhënie të ndërlikuar me Visarin, djalin nga Kosova. Një javë më parë, ‘cifti’ njoftoi ndarjen dhe Lori disa herë brenda shtëpisë kishte folur për ‘dicka të lënë pezull jashtë’. Është përfolur se Mateusi është personi me të cilin ajo ka ndërtuar një lidhje, por vetë Lori mohoi gjithcka këtë të shtunë në Fans Club.

“Ka patur një keqkuptim të madh. Unë Mateusin e kam thjesht shok. Nuk është ky personi që kam lënë dicka pezull. Aty brenda më mungonte mateusi, ndërsa me personin tjetër që kam lënë dicka pezull e fjeta mendjen dhe këtë e kam menduar gjatë”, tha ajo.

Sa për marrëdhënien e saj me Visarin:

“E kam distancuar vetë Visarin. Nuk është se nuk më pëlqen, por cdo njeri kërkon atë hapësirën e tij. Sa për afrimitetin e tij me Jonën mua më bezdiste opinioni jashtë, ndërsa ai thoshte që ishte pjesë e karakterit të tij afrimiteti”, tregon Lori.

Vajza nga Pogradeci shton se nëse Visari do të kishte disa sjellje të tjera, ndoshta do të ishte e lidhur me Visarin.

Por a e penalizoi refuzimi i Visarit në sytë e publikut?

“Besoj që kjo ka qenë arsyeja që më ka nxjerrë jashtë. Ka qenë ndoshta edhe impulsiviteti im sepse në disa momente nuk kam arritur të kontrollj dot veten. Por reagimet e mia brenda shtëpisë ishin pjesë e presionit, trysnisë aty brenda. Shumë gjëra që kam bërë atje nuk i kam bërë jashtë. Nuk e di c’ndodhi me mua aty brenda. Kur kishte debate, arrinin disa gjëra që nuk i toleroja dot dhe më nervozonin shumë personat edhe me një fjalë”, thotë Lori.

Ish-konkurentja thotë se ka qenë e paqendrueshme brenda shtëpisë.

“Kam treguar shumë paqendrueshmëri në shtëpi, që në javën e dytë, edhe në lidhje me Visarin kam qenë shumë e paqendrueshme. Nga njëra anë doja të rrija me të, nga ana tjetër mendoja si do shihesha jashtë dhe ndonjëherë e doja larg vetes”, thotë ajo.

Sa për banorët e tjerë, Lori ndan konsiderata me Katerinën, Arditin, Nevilën dhe Xhulin. Sa për zënkën që pati me Katerinën për rrëzimin e dërrasave nga ana e kësaj të fundit, një mision i caktuar nga Big Brother gjatë një prove javore, shtoi se nuk ishte në dijeni të misionit të saj.

“Katerina ka qenë personi i vetëm që e kisha afër dhe e konsideroja shoqe. Hedhjen e dërrasave nuk e dija që ishte me mision. I thashë dy herë mos e bëj, ajo nuk më dëgjoi dhe po më cudiste sjellja e saj. Valeri nuk më bënte përshtypje, ndërsa me Katerinën më preku sjellja e saj sepse e konsideroja shoqe. Ishte një shoqëri prej pak ditësh dhe një shoqëri e sinqertë. Edhe Arditin, e konsideroj shok. Një natë para se të dilja më ka thënë që do të jetë shoku im edhe unë mendoj që do jem shoqa e tij”, tregon ajo duke rrëzuar pretendimet e djalit shkodran se ajo i kishte shprehur ndjenjat në një bisedë të zhvilluar bashkë.

Por si u prit nga familja aventura e saj?

“Me babin nuk kam folur mbrëmë, kam folur sot në mëngjes. I kam thënë a je mërzitur? Më kishin bërë të qartë që mos të krijoj lidhje aty brenda, ndërsa mua pavarësisht këtyre, më tërhoqi Visari. E kam pëlqyer Visarin, në këtë pjesë nuk kam bërë lojë”, u shpreh ajo.

Sa për raportin mes Jonës dhe Visarit, pavarësisht se që të dy ata ishin ‘vëlla e motër’, Lori mendon ndryshe: “Jona e provokonte Visarin. I shikoja gjithë kohës, të shtrirë në krevat dhe dy herë e ka puthur në buzë gjasmë pa dashje. Unë për të respektuar Visarin jam larguar nga djemtë e shtëpisë, ndërsa Visari nuk e ka bërë këtë për të më respektuar mua”.

“Nevilën e dua shumë, është një person shumë i sinqertë dhe shpresoj që të shkojë deri në finale, ndërsa për ta fituar do doja ta fitonte Arditi”, shton ajo.

Në fund vajza nga Pogradeci deklaroi se i priste komentet e banorëve, ndërsa pranoi se i mungonte pak Visari. Këtë javë të gjithë banorët e mbetur janë në kandidim, por për Lorin ai që lë shtëpinë është Enkelejdi, me të cilin ka patur një afrimitet ditët e para të aventurës së saj.

“Këtë javë del Enkelejdi. Është treguar shumë pasiv. Është shumë i sjellshëm. Edhe pamjen e ka dhe më pëlqente, por si person nuk më ngjiste”, thotë ajo.

Më Shumë

Lajmet e Fundit