Home Blog Page 8085

Prizren: Arrestohet ndërmjetësuesi seksual

0

Prostitucion2Një  shtetas I Shqipërisë është arrestuar  në Prizren. Ai dyshohet se ka ndërmjetësuar me një  femër  të mitur  për shërbime seksuale. Policia e Kosovës njofton se arrestimi I tij është bërë  dje në rrugën  “Turgut Ozall”.

“Njësiti policor gjatë kontrollimit të një hoteli në njërën nga dhomat ka gjetur të dyshuarin mashkull shtetas i Shqipërisë dhe viktimën femër  e moshës së mitur. Gjatë intervistimit është vërtetuar se ndërmjetësues për shërbime seksuale ka qenë një i dyshuar,  i cili është identifikuar dhe arrestuar”, njofton Policia e Kosovës.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari shtetas i Shqipërisë është dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuarit tjetër është liruar në procedurë të rregullt/PrizrenPress.com/

Gjendet një kufomë në Dragash

0

kufomaNjë kufomë e njeriut është gjetur  në mes  fshatrave Shajne dhe Xërxë të Komunës së Dragashit.

Policia dhe mjekët e  Institutit të Mjekësisë Ligjore kanë dalë në vendngjarje .

Siç raporton TVPZ  kufoma mund të jetë e të zhdukurit Enver Çengaj, edhe pse ende nuk është bërë identifikimi i saj./PrizrenPress.com/

Mbyllini “organizatat humanitare”!

0

Agim MuhaxheriShkruan: Agim Muhaxheri

Ujin e turbulluan ekstremistët e huaj. Derdhën mjete në Kosovë, formuan “shoqata humanitare”, hapën “shkolla” për t’ua mësuar islamin nxënësve shqiptarë. Për “arabizimin” e Kosovës bën luftë të madhe Serbia armike. Ajo përmes vëllezërve arabë jep mjete të mëdha për të arritur qëllimin e saj. Jo rastësisht Papa Françesku gjatë vizitës së tij në Shqipëri nuk e tha se gjendet në vendin e shqiponjave se Shqipëria është vend evropian, jo mysliman. Ky ishte një flakaresh për Serbinë dhe vendet e tjera që nuk ia duan të mirën Kosovës. Tjetër është islami hyjnor, tjetër islami politik.
Presidenti i superfuqisë botërore, i SHBA-së, Barack Obama në OKB bëri apel që të luftohet terrorizmi si e keqe botërore. E vuri theksin tek ISIS-i.
Pjesëtarët e kësaj organizate terroriste që i presin kokat e të tjerëve, të atyre që s’janë me ta, i kanë punët ngushtë. Këtyre ua mbylli derën Turqia.

E vetmja derë për “hyrje-dalje” ishte Turqia.
Tash i kanë izoluar. Caqet e tyre i bombardojnë amerikanët, francezët. Më vonë pritet t’u bashkohen edhe britanikët.
Aleatë të SHBA-së për luftimin e terrorizmit janë 56 shtete, pos Turqisë, Shqipërisë është edhe Kosova.
Kambana bie për atë që ka vesh.

Debati për ekstremizmin fetar u bë në emisionin “Rubikon” të KTV-së, më 24 shtator. Në siklet u ndie deputeti i PD-së, në koalicion me PDK-në, Gëzim Kelmendi. Ky bëri vërejtje: “S’po më leni të flas, unë s’mund të luftojë ndaj të pesëve”. Në këtë pesëshe e futi edhe drejtuesin e emisionit Adriatik Kelmendin.

Ndonëse Gëzimi (Kelmendi) pjesëtarët e ISIS-it i quajti terroristë, për shumë çështje nuk u pajtua me folësit tjerë. Këtij ia “hëngri shpirtin” deputetja e LDK-së Alma Lama.

Alma Lama tregoi linçimin që i kanë bërë ata me “mjekra”, të cilët kanë kërkuar të dëbohet nga shteti i Kosovës. Gëzimi (Kelmendi) dhe të tjerët si ky kanë heshtur, tha ajo. Foli ajo edhe për gjuhën e urrejtjes. E përmendi Gjergj Kastriotin, Nënë Terezën. Pas polemikës “inter partes”, ndërmjet Gëzimit dhe Almes, kjo e dyta i tha rivalit të saj politik: “Ti je ai që në ‘Facebook’ ke shprehur urrejtje ndaj meje…”.

“Macja e kuta” kanë hyrë në Kosovë.
Në emër të bamirësisë, humanitetit, ekstremistët e jashtëm kanë hapur “organizata humanitare”, “shkolla” për t’u dhënë dije nga islami të rinjve shqiptarë. Fukarenjve u kanë dhënë ndihma.
Një nga “shkollat” ku u ndoq mësimi fetar ishte ajo në Prevallë të Prizrenit.
Islami i tyre, me prapavijë të caktuar, është politik, jo islami hyjnor.
Kosova e ka medresenë dhe Fakultetin e Studimeve Islame.
Përse hapja e “shkollave” të reja?

Lexuesve u kujtohet bastisja gjatë muajit gusht që u bë në “Kullën e jetimëve” në Prevallë të Prizrenit. Gjatë kohës së bastisjes, 70 vajza të moshës 8-16 vjeç nga anë të ndryshme të Kosovës, kanë qenë në gjumë. Operacioni policor u bë për shkak të dyshimit se këtu përhapej ideologjia ekstremiste.

Pushtetarët e Skenderajt e mbyllën xhaminë në fshatin Marinë. Hoxhës së kësaj xhamie Xhemail Dukës nga Elbasani i thanë shko nga ke ardhë. Xhemati e donte këtë hoxhë, i cili i paska ndihmuar fukarenjtë. Kush i ka dhënë mjete Dukës? Për të është shkruar se ka qenë katolik, i konvertuar në mysliman.

Serbia armike e cila nuk fle as natën, ka dhënë shumë mjete, është bërë bashkë me vëllezërit e saj arabë që ta “arabizojë” Kosovën, t’i thotë botës: Unë ju kam thënë se Kosova është vend mysliman, ju po e pranoni pavarësinë e saj…
Këtë politikë primitive të Serbisë e përgënjeshtroi Papa Françesku gjatë vizitës së tij që i bëri Shqipërisë. Ai tha se gjendet në vendin e shqiponjave. Shqipëria është vend evropian, jo mysliman, tha ai.
Mesazhin e Papa Françeskut e mori bota.

Imamët e Kosovës në xhami mbanin ligjëratat, hynin në politikë. Xhematit ua mbushnin mendjen se si islami është i rrezikuar nga shejtani. Shejtani, sipas tyre, doli të jetë shteti i Kosovës që “po ua privon te drejtat besimtarëve myslimanë”. E përmendnin kushtetutën, ligjin. Ngrisnin zërin përse të ndalohet shamia në shkollat tona. Shamitë i përmendnin edhe politikanët tanë, sidomos ata të Partisë së Drejtësisë, por edhe kreu i LISBA-s, Fuad Ramiqi.
Nëna ime, nana Nurije (e lindur Rrecaj) ka qenë bijë e Llaushës së Skenderajt. Ajo ka veshur shaminë dhe mantelin. Nuk e ka veshur xharrën e zezë, nuk ka dalë në qytet e veshur me perde në sy, siç po dalin sot të rejat, të veshura si “ninxhat”.

Veshja me shallvare, me xharra të zeza, si “ninxhat” është uniformë e arabëve.
Ne s’jemi arabë.

Shamia nuk është uniformë vetëm e arabëve. Shamitë i veshin edhe anglezet, francezet, italianet. I veshin edhe serbet. Por për dallim nga të tjerët, serbet i bartin shamitë e zeza.
Dhe revolta: Pse nuk i lejojnë nxënëset e besimit islam të bartin shami në shkolla?
Arsyetimi është i thjeshtë. Jo veç me shami, po as me “kryqa të mëdhenj” nuk lejohet t’i ndjekin mësimet. Këtë mund ta bëjnë vetëm në shkollat fetare.
Kosova nuk është as Egjipt, as Kuvajt, as Katar…
Kosova është shtet laik. Feja është e ndarë nga shteti.
Xhaxhi Enver (Hoxha) me Kushtetutë e ka ndaluar fenë. Këtë s’e ka bërë Josip Broz Tito. Në kohën e Titos disa aktivistë politikë, krye në vete, për të treguar se e donë shumë Titon, Marksin, Engelsin, Leninin, ua kanë prishur agjërimin mësuesve. Me bokalla të mbushur me ujë kanë hyrë në mësonjëtoret e shkollave.
Në vitet e tetëdhjeta në Kosovë shqiptarët s’janë marrë me shamia. Nuk ka qenë preokupim i tyre shamia. Atëbotë kishte zgjim kombëtar. Shqiptarët fëmijët e tyre i pagëzonin me emrat shqip…

Sot ekstremistët fetarë kanë aversion ndaj kryeheroit tonë kombëtar Gjergj Kastriotit Skënderbeut, e quajnë “shka”. Skënderbeun e rrahin “shpulla gojës”. Nobelistën tonë Nënë Terezën (Gonxhe Bojaxhiun) e quajnë kurvë.
Nënë Terezën, siç dihet, kurvë e ka quajtur edhe imami i Xhamisë së Madhe në Prishtinë, Shefqet Krasniqi, i cili sot mbahet brenda grilave, i dyshuar për veprat penale – nxitje të urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit kombëtar, racor e fetar, i dyshuar për shpëlarje të parave dhe shtytje për kryerjen e veprave terroriste.
Nënë Tereza, në 6 njerëzit e vetëm në botë, që kanë pasaportë nderi të SHBA-së.
Ata që s’kanë ndjenjë kombëtare e shajnë, ia bëjnë rrafsh me tokë përmendoren. Sot e asaj dite nuk dihet se kush e rrëzoi përmendoren e saj në Mitrovicë.

I pandehuri Shefqet Krasniqi dyshohet të ketë përfituar nga fondet që kanë lidhje me Al-Qaiden.
Kur e arrestuan herën e parë Shefqet Krasniqin, kreu i LISBA-s Fuad Ramiqi i doli në mbrojtje. Ky në një televizion tonin u shpreh, qiti flakë prej goje: “Nuk do të rrimë duarkryq”.
Shteti nuk ndenji duarkryq, e arrestoi për veprën penale – thirrja për rezistencë.
Për një llaf goje zotëri Ramiqi shkoi në burg.

Një ditë para se të arrestohen imamët, grupi i 15-ve, në “Rubikon” të KTV-së gazetari i “Indeksonline” Artan Haraçija foli për ekstremizmin fetar, e zuri në gojë edhe Shefqet Krasniqin. Ditën e furtunës, kur ndodhi arrestimi, këtij në “Facebook” iu kërcënuan me vdekje, prerje të kokës. Policia po i bën hetimet.
Shantazh i bënë edhe gazetarit të “Zërit” Liridon Llapashticës. Para këmbëve të tij e ndalin makinën dy “persona zyrtarë”, iu kërcënuan. Policia e di kush janë ata “zyrtarë”.

Për sulmin që iu bë këtyre gazetarëve e ngriti zërin ombudspersoni, jo edhe politikanët dhe organizatat tjera joqeveritare. Politikanët kanë punë më të mëdha, nuk merren me “cikërrime” !
Kështu ngjet në jetë. Disa tipa sheshin e bëjnë përshesh.

Përshesh e bëjnë edhe “Facebook”-un, nuk vrasin mendjen se shkelin në zonën kriminale. Pastaj kur i arrestojnë bëhen pula, shprehin zhgënjimin dhe pendimin, i thonë vetes: Isha në ëndërr, apo zhgjëndërr.
Në skenë i ke kundërshtarët e imamëve dhe ithtarët e tyre, të parët kërkojnë dënimin, ndërsa të dytët janë kundër dënimit.

Gjyqet s’merren me thashetheme.
Vendosin në bazë të provave e fakteve juridike, të fajësisë, apo pafajësisë.
Ke faj, dënohesh.
S’ke faj, lirohesh.
Askush nuk është kundër islamit hyjnor.
Tjetër është islami hyjnor, tjetër islami politik.
Kush i hy aventurës së islamit politik e pret burgu.
Një nga zgjidhjet për ta goditur virusin e keq, ekstremizmin fetar, është mbyllja e “organizatave humanitare”.
Nuk guxojmë si komb të lejojmë që në shtëpinë tonë të hedhin vallen djajtë.

S’ka rrezik për çarje të Bllokut

0

blloku 25Pavarësisht situatave që mund të paraqiten, nuk do të ketë rrezik për qarje të bllokut LDK-AAK-Nisma dhe VV. Ky është zotimi që kanë dhënë përfaqësuesit e partive nënshkruese të marrëveshjes për bashkëqeverisje.

Sipas Isa Mustafës, Rexhep Selimit, Donika Kadaj-Bujupit dhe Bilall Sherifit, koalicioni LDK-AAK-Nisma dhe VV-ja çdo ditë e më shumë është duke u konsoliduar dhe do të vazhdojë të jetë i tillë deri në realizimin e marrëveshjes së arritur.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka thënë të enjten se koalicioni LDK-AAK-Nisma dhe VV është i vendosur që projektin e tyre ta çojnë përpara.

Në këtë kontekst, ai ka theksuar se thirrjet e disa përfaqësuesve të LDK-së, që ai të jetë kryeministër i vendit, janë vlerësime personale të tyre.

“Idetë janë vlerësime personale. Ne kemi një marrëveshje dhe nuk do ta ndryshojmë atë marrëveshje çdo ditë në bazë të ideve të njerëzve. Kur bëhen marrëveshje, ato bëhen edhe në suaza të kompromiseve”, ka deklaruar Mustafa pas takimit me përfaqësuesit e komuniteteve jo serbe në Kosovë.

Ndërkaq deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje! (VV), Rexhep Selimi, ka vlerësuar se nuk ka asnjë rrezik që të prishet ujdia e arritur në mes të bllokut LDK-AAK-Nisma dhe Vetëvendosje!-s ndonëse, sipas tij, shpresat e pushtetit në ikje qëndrojnë pikërisht te ndonjë ‘rrezik’ për përçarje të këtij blloku.

“Normalisht se shpresat e pushtetit në ikje qëndrojnë te ndonjë ‘rrezik’ si, për shembull, mundësia e përçarjes së koalicionit LDK-AAK-Nisma dhe marrëveshjes së tyre me Lëvizjen Vetëvendosje! Këtë edhe e kanë provuar tashmë. Por, jo, nuk ka asnjë rrezik të tillë. Rreziku kryesor qëndron te krerët e PDK-së, të cilët po vazhdojnë të paraqesin ende rrezik potencial për demokracinë dhe shtetin të cilin duan ta mbajnë të kapur. Pra, nuk ka rrezik të përçarjes së subjekteve politike që tashmë e kanë formalizuar shumicën parlamentare me anë të marrëveshjes së nënshkruar më 10 shtator”, ka deklaruar Selimi për “Epokën e re”.

Edhe deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Donika Kadaj-Bujupi, ka thënë se koalicioni LDK-AAK-Nisma dhe VV çdo ditë e më shumë është duke u konsoliduar.

Në këtë kontekst, ajo ka theksuar se nga 47 deputetë sa ka pasur ky koalicion në fillim, tani i ka 63 sosh.

“Prej arritjes së marrëveshjes koalicioni LDK-AAK-Nisma dhe VV dita-ditës veç se është forcuar si me numra, po ashtu edhe si koncept. Nga numrat fillestarë, prej 47 deputetëve, tani kemi një shumicë absolute shqiptare prej 63 deputetësh dhe e kemi përkrahjen e komunitetit pakicë. Pavarësisht përpjekjeve dhe tendencave që të lansojë informata për përçarje eventuale të koalicionit, ka qenë vetë PDK-ja e cila ka humbur gjatë këtij procesi. Prandaj, blloku LDK-AAK-Nisma-VV veçse është forcuar dhe kështu do të jetë deri në realizimin e marrëveshjes. Dhe e gjithë ky është një iluzion të cilin po e pret kot Partia Demokratike e Kosovës”, ka deklaruar për “Epokën e re”, Kadaj-Bujupi.

Po ashtu, edhe anëtari i kryesisë së Nismës për Kosovën, Bilall Sherifi, ka deklaruar se nuk do të ketë përçarje brenda bllokut LDK-AAK-Nisma dhe VV, sepse ende vazhdojnë arsyet pse është lidhur marrëveshja ndemjet këtyre katër partive politike. “Nuk do të ketë përçarje brenda bllokut LDK-AAK-Nisma dhe VV, sepse arsyet pse është lidhur marrëveshja ndemjet këtyre katër partive politike vazhdojnë të ekzistojnë. Pra, arsyeja është ndryshimi i modelit qeverisës. Prandaj, nuk ka asnjë arsye blloku të qahet. S’ka asnjë arsye të ndryshojnë qëndrimet sepse vendit i duhet ndryshimi dhe padyshim që blloku vetëm sa do të konsolidohet edhe më shumë”, ka thënë për “Epokën e re”, Bilall Sherifi.

Nishani në OKB: Terrorizmi kërcënim serioz për paqen

0

Nishani në OKBPresidenti Bujar Nishani ka mbajtur mbrëmë pas mesnate fjalimin e tij në Sesionin e 69-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

“Shqipëria ka bashkuar zërin e saj me nismën e rreth gjashtëdhjetë vendeve të tjera të OKB-së për të referuar situatën në Siri në Gjykatën Ndërkombëtare të Krimeve. Për fat të keq, si me shumë iniciativa të tjera për Sirinë, kjo përpjekje mori veton në Këshill. Ne përsërisim se autorët e krimeve në Siri duhet të mbajnë përgjegjësi dhe populli i Sirisë meriton qetësi dhe drejtësi”, tha Nishani, raporton Oranews.

Kreu i shtetit shqiptar deklaroi se terrorizmi mbetet një kërcënim serioz për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare, ndaj dhe Shqipëria i është bashkuar koalicionit ndërkombëtar të krijuar së fundmi, me qëllim frenimin dhe shkatërrimin në fund të ISIS-it.

Më tej Nishani u ndal në aspiratën integruese të vendit duke theksuar se një sërë masash duhen miratuar për të çrrënjosur korrupsionin dhe krimin e organizuar, pasi procesi i zgjerimit është i bazuar në rezultate.

Kreu i shtetit shqiptar u bëri thirrje vendeve të OKB që ende nuk e kanë njohur Kosovën ta hedhin këtë hap, ndërsa u ndal edhe tek të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni dhe atyre të Luginës së Preshevës.

Ja avionët e avancuar me të cilët po luftohet ISIS

0

Avionet qe po luftohet ISISPër herë të parë në sulmet ajrore të SHBA-së dhe aleatëve të saj ndaj ISIS, u përdor gjenerata e re e avionëve luftarakë F-22.

Këta avionë konsiderohen si më të avancuarit në botë dhe pritet të dominojnë qiejt në 40 vitet e ardhshme.

Projekti për ndërtimin e këtij avioni nisi në vitin 1988. Pasi iu dha drita jeshile nga autoritetet amerikane, prodhuesit kanë perfeksionuar mjetin duke dhe e cilësojnë atë si “mbreti i ri i qiejve”.

Ku qëndron sekreti i tij? F-22 Raptor mund të arrijë shpejtësinë mbi 3200 kilometra në orë, është i mirëpajisur me raketa, ka një motor më të fuqishëm se llojet e tjera të avionëve luftarakë dhe mund të godasë objektivin me saktësi të plotë nga 25 kilometra distancë.

Pentagoni ka shpenzuar 67 miliard dollarë për 195 avionë të tillë./Start/

Reagon Rektorati: Pandershëm po akuzohet rektori

0

RektoriatiRektorati i Universitetit të Prishtinës (UP) “Hasan Prishtina” mohon që nga zyrat e këtij institucioni të ketë dal ndonjë letër-peticion për të kërkuar mbështetjen e profesorëve për rektorin Ramadan Zejnullahu.

Këshilltari për media i rektorit, Adem Beha ka thënë për “Zërin” se është e pandershme të akuzohet rektori se ka iniciuar këtë peticion që të kërkojë përkrahjen për veten e tij.

“Ky peticion nuk ka dal nga zyrat e Rektoratit. Por, mësimdhënësit e UP-së kanë të drejtë të ndërmarrin iniciativa. Është e drejtë e secilit. Në aspektin ligjor ne nuk kemi të drejtë për diçka të tillë dhe ajo çka bie ndesh me ligjin nuk është pjesë e punës sonë”, ka thënë Beha, duke pohuar se e ka parë këtë tekst dhe se mësimdhënësit e Universitetit të Prishtinës janë ata që sipas tij kanë ndërmarrë këtë iniciativë, që të përkrahin me një peticion rektorin e këtij universiteti Ramadan Zejnullahu, por assesi ta ketë bërë dikush nga Rektorati.

22 objekte shkollore në Malishevë ende në proces të riparimit

0

MalishevaKa nisur rinovimi i objektit shkollor në gjimnazin “Hamdi Berisha” të Malishevës, pas një muaji nga fillimi i viti të ri shkollor. Ndërkohë që nga kjo fundjavë pritet të fillojë rinovimi edhe në 21 shkolla të tjera. Drejtori i Arsimit i Malishevës, Blerim Thaçi, vonesën e nisjes së rinovimit të objekteve shkollore e ka ndërlidhur me ridestinimin e mjeteve buxhetore dhe procedurat e prokurimit.

“E kemi bërë me kohë kërkesën që të rinovohen 32 objekte shkollore gjatë pushimit të verës, mirëpo për t’u realizuar rinovimi i tyre nuk kemi pasur mjete të mjaftueshme financiare dhe është dashur të kërkonim nga Komuna miratimin e ridestinimit të mjeteve shtesë”, ka shpjeguar ai, shkruan Koha Ditore. Ndërkaq ai ka theksuar:

“Kërkesa jonë nuk ka kaluar në KK dhe atëherë jemi detyruar të planifikonim realizimin e rinovimit të 22 objekteve shkollore me ato mjete që kanë qenë për këtë destinim dhe është procesuar në prokurim, e pastaj procedurat e prokurimit na kanë sjellë deri këtu”, ka shtuar ai.

Ferati: Mjaft më me ambicie, ta gjejmë zgjidhjen

0

Sadri-FeratiAnëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Sadri Ferati, u ka bërë thirrje liderëve të dy blloqeve politike, të ulen bashkërisht dhe brenda javës ta gjejnë një zgjidhje për tejkalimin e ngërçit politik.

Në ketë intervistë për “Epokën e re”, ai ka deklaruar se të gjithë liderët duhet të heqin dorë prej ambicieve të tyre dhe të tregohen pragmatikë për gjetjen e një zgjidhje, në mënyrë që të mos humbet kohë më tepër.

“Mendoj se të dy blloqet duhet të ulen dhe ta gjejnë rrugën e zgjidhjes dhe të dalin nga kjo krizë. Kosova po humbet kohë të çmueshme. Besoj se mjaft kemi humbur kohë. Tani duhet të gjendet një zgjidhje për të dalë nga ngërçi politik”, ka thënë Ferati.

Deputeti i LDK-së ka bërë me dije se ka ardhur koha që secila palë të flasë me gjuhën reale. “Ato që deri më tani kanë qenë në sipërfaqe, janë tendencat e rezultatit maksimal. Mendoj se po i vjen fundit humbjes së kohës për rezultatin maksimal. Tani secila palë duhet ta shikojë rezultatin real dhe ta trajtojë këtë rezultat, pavarësisht se kujt sa do t’i takojë”, ka deklaruar Ferati, duke shtuar se nuk ka kuptim që subjektet politike deri në fund ta kërkojnë rezultatin maksimal.

“Mbajtja për dy apo tre muaj e situatës, nën tendencat e rezultatit maksimal, ka kuptim, por jo deri në pakufi të mbahet ambicia për rezultat maksimal dhe rezultati askund. Në fund, cili do të jetë ai që do të kërkojë falje? Asnjëri nuk do të kërkojë falje, sepse do të thotë kjo është politikë. Thirrja ime është: mjaft më me ambicie! Tani duhet të bëhemi pragmatikë dhe ta gjejmë zgjidhjen e ngërçit në mënyrë që mos të ketë pasoja për Kosovën”, është shprehur Ferati.

Në këtë kontekst, ai ka thënë se blloku brenda javës duhet të qartësojë nëse mund ta marrë postin e kryetarit të parlamentit. Në të kundërtën, sipas tij, koalicioni LDK-AAK-Nisma dhe VV duhet të heqë dorë prej këtij pretendimi dhe të fokusohet te qeveria.

“Gjithnjë po them se edhe një javë duhet të lihet kohë e të shikohet nëse ekziston ndonjë mundësi që blloku, i cili i ka numrat, ta ketë kryetarin e parlamentit. Nëse e ka këtë mundësi, atëherë duhet ta votojë dhe të vazhdojë tutje, por nëse nuk e ka këtë mundësi, atëherë duhet ta dorëzojë postin e kryeparlamentarit dhe vazhdon më tutje me formimin e qeverisë”, ka thënë Ferati.

Ai i ka kundërshtuar tendencat për rishikim të marrëveshjes së bllokut, duke thënë se individët që po e kërkojnë një gjë të tillë është dashur të flasin me kohë e jo tash. Deputeti i LDK-së, i cili ka qenë ministër në kohën e bashkëqeverisjes me PDK-në, ka vlerësuar se në këtë kohë është i pamundshme një koalicion me këtë subjekt politik, duke shtuar se me herët ndoshta ka mundur të bëhet.

Analistët e shohin si zgjidhje edhe ndërhyrjen ndërkombëtare

0

Kosove-Qeveria-KuvendiAnalistët politikë konsiderojnë se në këtë situatë kur as blloku VLAN dhe as PDK-ja nuk po lëshojnë pe për tejkalimin e situatës, ndërhyrja e ndërkombëtarëve është e domosdoshme.

Ndonëse kjo ndihmë shihet si e nevojshme, ajo do të jetë me qëllimet e BE-së, që në këtë rast mund të jenë vazhdimi i negociatave me Serbinë dhe krijimi i gjykatës speciale për krime lufte.

Paralajmërimet e shefit të zyrës së BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar se faktori ndërkombëtar mund të rekomandojë për situatën në vend, shihen nga analistë si pajtim mes presidentes dhe faktorit ndërkombëtar për të gjetur zgjidhjen, transmeton RTK.

Për Fisnik Korenicën nga Grupi për Studime Politike e Juridike, rekomandimet duhet të vijnë pas seancës së radhës.

“Personalisht mendoj që nuk do të duhej që kjo do të ishte forma se si të gjendet zgjidhja. Por kështu duket që është kërkesa e faktorit ndërkombëtar, por gjithsesi mendoj që as zoti Zhbogar dhe të tjerët nuk janë të interesuar që të ofrojnë ndonjë recent politik se si do të zgjidhet kriza por vetëm se si do të aktivizohen akterët institucional. Dhe, këtu ka dy akterë që mund të involvohen që janë Presidentja dhe Gjykata Kushtetuese”, vlerëson Korenica.

Për Shpend Kursanin, ndërhyrja e ndërkombëtarëve në këtë çështje është e padëshirueshme, meqë ajo mund të jetë për qëllime të Bashkimit Evropian. Këtë Kursani e argumenton me faktin se ndërhyrja mund të ndodh për shkak krijimit të Gjykatës Speciale për Krime Lufte dhe negociatave me Serbinë.

“Do të ndërhyjnë në bazë të dy qëllimeve të bashkësisë ndërkombëtare që janë krijimi i gjykatës speciale për krime lufte dhe negociatave me Serbinë, prandaj, mendoj se është i padrejtë, sepse këto nuk janë prioritete për Kosovën por një program i zhvillimit ekonomik që misioneve diplomatike nuk po i interesojnë”.

Kursani thotë se zgjedhje nuk duhet të ketë, meqë ato përveç që do të prodhojnë rezultat të njëjtë, nuk i konvenojnë asnjë partie politike madje as qytetarëve.