25.5 C
Prizren
E mërkurë, 18 Qershor, 2025
Home Blog Page 8086

Kabashi: AAK në Prizren do të kandidojë 5 deputetë për Parlamentin e Kosovës

0

Lulezim KabashiiDega e AAK-së në Prizren, ndonëse zgjedhjet nacionale mbahen për kohë të shkurtë është e mobilizuar për përgatitje sa më të mira për zgjedhjet e 8 qershorit. Lulëzim Kabashi, kryetar i Degës së AAK-së, thotë se koha deri me 8 qershor do të shfrytëzohet makismalisht.

Kabashi thotë se synim i Degës së AAK-së është përfaqsimi në Parlament i Prizrenit nga Dega e AAK-së.

 

“Këtë e garanton lista e Degës së AAK-së nga Prizreni, e cila do t’i ketë së paku pesë kandidatë”, thotë Kabashi për TVO.

Ai  tha se shumë shpejt do të bëhen publike emrat e kandidatëve të AAK-së nga Prizreni që do të jenë në listën e këtij subjekti politikë në zgjedhjet e 8 qershorit./PrizrenPress.com/

PDK-ja në Prizren mobilizohet për zgjedhjet e 8 qershorit

0

Samir Hoxha zedhenes i PDK ne prizrenZyrtarët e Degës së Partisë Demokratike në Prizren janë optimist se edhe në zgjedhjet e 8 qershorit subjekti i tyre politik, do të dalë fitues në këtë qytet.

Zëdhënësi i PDK-së në Prizren, Smir Hoxha thotë se PDK-ja është mobilizuar për të siguruar fitoren e radhës.

“Dega e PDK-së në Prizren, ka takuar më shumë se 4000 anëtarë nga të cilët ka kërkuar mobilim për fitoren e redhës”, tha Hoxha për TVO.
Sipas tij, Dega e PDK-së në Prizren, ka zgjedhur edhe kreytarin e Shtabit Zgjedhor për zgjedhjet e 8 qershorit
“Hasan Hasani është zgjedhur kryetar i Shtabit Zgjedhor për zgjedhjet e ardhshme”, tha Hoxha.
Sipas tij, në ditët në vijim PDK-ja do të zgjerohet edhe me nënshtabe zgjedhore./PrizrenPress.com/

LDK akuzon Thaçin se e nisi fushatën para kohe

0

LDK-logo5-23Lidhja Demokratike e Kosovës akuzon kryeministrin në largim, Hashim Thaçi, për nisjen e fushatës parazgjedhore, para afateve të përcaktuara me ligj, duke vlerësuar se kjo është shkelje e rëndë e rregullave demokratike.
LDK-ja gjithashtu e ka akuzuar kryeministrin për keqpërdorim të fondeve publike për qëllime partiake dhe promovime grupore e personale.

“Publikimi i panove ditën e shtunë me imazhe elektorale, janë shkelje e rëndë e rregullave demokratike dhe keqpërdorim i parave të taksapaguesve kosovarë”, thuhet në reagimin e LDK-së.

LDK i bën thirrje Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe institucioneve tjera relevante që merren me organizimin e zgjedhjeve që të parandalojnë veprime të tille, të cilat cenojnë një proces zgjedhor i cili pasqyron vullnetin e qytetarëve të Kosovës.

LDK-ja i fton organizatat ndërkombëtare për monitorimin e zgjedhjeve si dhe përfaqësitë diplomatike në Kosovës, që krahas monitorimit të procesit zgjedhor të monitorojnë edhe veprimet e subjekteve politike për respektimin e rregullave dhe afateve zgjedhore.

LDK-ja i fton subjektet politike si dhe gjithë qytetarët që të respektojnë procedurat dhe afatet ligjore për zgjedhjet nacionale, në mënyrë që vullneti i qytetarëve për ndryshim të mos cenohet në asnjë mënyrë.

Ja si e vuri nën kontroll Enver Hoxha komunitetin mysliman

0

EnverHoxha7-25Publikohet për herë të parë një nga vendimet më të rëndësishme mbi bazën e dokumenteve origjinale që nisin etapën e persekutimit të Kishës në Shqipëri dhe vënia nën kontroll të Komunitetit Mysliman
Enver Hoxha aktivizon Komitetin mbi Besimet Fetare për të orientuar kishën ortodokse që të protestonte për ndërhyrjen ilegale të Patiarkanës së Stambollit në punët e brendshme të Kishës Ortodokse Shqiptare në Amerikë.

Më 22 dhjetor 1950, sekretari i përgjithshëm i PPSH-së kthen në vendim, E. Hoxha firmos këtë vendim të diskutuar më parë në Komitetin Qendror midis Tuk Jakovës dhe Mehmet Shehut.

Sa i takon projekt-statusit të tretë të Kishës Katolike, Enver Hoxha dërgon me firmën e tij orientimin se më parë duhet diskutuar kjo çështje me “shokët sovjetikë”.

Ndërsa “këshilla” themeltare e udhëheqësit ishte që partia dhe Sigurimi i Shtetit të shfrytëzonin kontradiktat e brendshme të klerit katolik, me qëllim që të izolohen “elementet reaksionarë”.

Me këtë dokument të siguruar nga Arkivi Qendror i Shtetit, shënohet edhe fillimi i luftës së hapur të qeverisë komuniste kundër fesë, duke e lidhur veprimtarinë e tyre me elementë armiqësorë.

Cilat ishin problemet që dolën nga statuti i ri i klerit katolik? Si do të funksiononte ky komunitetit në mungesë të bekimit të Papës? Cilat ishin orientimet që dha Enver Hoxha për politikën e shtetit në lidhje me Kishën Katolike?

Pse mori fuqi problemi i sektit halfeti (i Komunitetit Mysliman)? Çfarë ndodhi me këtë komunitet? Sekti halfeti më 1950 bëri një mbledhje ku zgjodhi një kryesi, duke vendosur të shkëputet nga Komuniteti Mysliman dhe të lidhej me Komunitetin Bektashian. Pse e hodhi poshtë Mehmet Shehu vendimin e sektit të halfetit?

“Nga ana e Kryeministrisë, e gjithë kjo veprimtari është quajtur ilegale dhe është disaprovuar, për shkak se kjo mbledhje nuk është bërë në rrugën demokratike dhe nuk përfaqëson të gjithë sektin halfeti, inisiatorët e saj (Sheh Abedini etj.) e kanë bërë me qëllime karrieriste dhe ndoshta në këtë punë ka gisht armiku”, – thuhet në vendimin nr. 245, në mbledhjen që u mbajt më 22 dhjetor 1950. Si reagoi qeveria komuniste shqiptare ndaj çështjes së ndërhyrjes së Patriakanës së Stambollit në punët e brendshme të Kishës Ortodokse Shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës?

Publikohet për herë të parë një nga vendimet më të rëndësishme mbi bazën e dokumenteve origjinale që nisin etapën e persekutimit të Kishës në Shqipëri dhe vënia nën kontroll të Komunitetit Mysliman.

Enver Hoxha: Të porositet Fan Noli për protestë të Ortodoksisë në Amerikë

Enver Hoxha lëshon vendimin që t’u dërgohet të gjithë patriarkëve të botës një letër proteste kundër Patriarkanës së Stambollit. Në veçanti udhëheqësi shqiptar jep porosi për Fan Nolin për ta shtypur në gazetë dhe transmetuar në të gjithë botën ndërhyrjen e Stambollit në punët e brendshme të Kishës Ortodokse Shqiptare në Amerikë. Pse Enveri i besoi Fan Nolit në zgjidhjen e kësaj situate? Cilat ishin porositë e udhëheqësit që u firmosën më 22 dhjetor 1950 për Kishën Ortodokse? Si e trajtoi çështjen e statutit të klerit katolik në Shqipëri? Pse kërkoi të merrte udhëzime nga Bashkimi Sovjetik? Ja cilat ishin vendimet që firmosi Enver Hoxha më 22 dhjetor 1950:

***

VENDIM NR. 245

Në mbledhjen e tij të datës 22 dhjetor 1950, sekretariati i Komitetit Qendror të PPSH, mori në shqyrtim problemet e mëposhtme që u shtruan nga sekretari i partisë dhe n/Kryeministri shoku Mehmet Shehu:

Çështja e statutit të klerit katolik

Çështja e sektit Halfeti (komuniteti mysliman)

Trajtimi ekonomik i komuniteteve fetare nga ana e shtetit

Çështja e ndërhyrjes së patriarkanës së Stambollit në punët e brendshme të Kishës Orthodhokse Shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në lidhje me të gjitha këto, mbasi e diskutoi çdo çështje veças, sekretariati i PPSH:

VENDOSI

1. Për të zgjidhur çështjen e nenit të 13-të të projektstatutit të tretë të kishës katolike, të pritet mejtimi i shokëve sovjetikë. Ndërkohë të punohet nga ana e organeve të partisë dhe të sigurimit të shtetit për të thelluar dhe për të çfrytëzuar kontradiktat e brendshme të klerit katolik me qëllim që të izolohen elementet reaksionare dhe të binden masat katolike si edhe klerikalët e vegjël dhe të mesëm për drejtësinë e politikës së shtetit në lidhje me kishën katolike.

2. Të punohet nga ana e komitetit mbi besimet fetare dhe nga organet e sigurimit që në konferencën e ardhshme të sektit halfeti të vijnë elemente pro pushtetit, që në këtë konferencë të zgjidhen si anëtarë të këshillit dhe të kryesisë elemente me një të kaluar të pastër dhe me qëndrim të mirë dhe të dështojnë tentativat për çkëputjen esektit halfeti nga Komuniteti Mysliman e për lidhjen e tij me Komunitetin Bektashian, mbasi një gjë e këtillë do të na dëmtonte rëndë dhe prej saj nuk do të përfitonte përveçse armiku.

3. Kërkesat e Komuniteteve Myslimane, bektashiane dhe orthodhoks të shqyrtohen nga Këshilli Ministeral dhe të aprovohen ato që janë të drejta.

4. Me anën e Komitetit mbi besimet fetare të orientohet Kisha Orthodhokse që të protestojë për ndërhyrjen ilegale të patriarkanës së Stambollit në punët e brendshme të Kishës Orthodhokse Shqiptare në Amerikë, kjo protestë t’u dërgohet të gjithë patrikëve të botës, Fan Nolit, të shtypet në gazetë dhe të transmetohet me radio. Kisha Orthodhokse të orientohet gjithashtu që ti dërgojë Fan Nolit vendimin e Sinodhit të Shenjtë mbi lidhjen organike të Kishës Orthodhokse Shqiptare të Amerikës me Kishën tonë orthodhokse dhe zbatimi i këtij vendimi të Sinodhit të lihet fakultative për Fan Nolin. Shtypi dhe radio të demaskojë tentativat e patriarkanës së Stambollit dhe të mbështesin qëndrimin e tashëm të Fan Nolit në lidhje me këtë çështje.

Tiranë më 22 dhjetor 1950/ Sekretari i përgjithshëm i PPSH Enver Hoxha

Enveri: Protestë tek të gjithë patriarkët e botës

“Me anën e Komitetit mbi besimet fetare të orientohet Kisha Orthodhokse që të protestojë për ndërhyrjen ilegale të Patriakanës së Stambollit në punët e brendshme të Kishës Orthodhokse Shqiptare në Amerikë, kjo protestë tu dërgohet të gjithë patrikëve të botës, Fan Nolit, të shtypet në gazetë dhe të transmetohet me radio. Kisha Orthodhokse të orientohet gjithashtu që ti dërgojë Fan Nolit vendimin e Sinodhit të Shenjtë mbi lidhjen organike të Kishës Orthodhokse Shqiptare të Amerikës me Kishën tonë orthodhokse dhe zbatimi i këtij vendimi të Sinodhit të lihet fakultative për Fan Nolin. Shtypi dhe radio të demaskojë tentativat e Patriarkanës së Stambollit dhe të mbështesin qëndrimin e tashëm të Fan Nolit në lidhje me këtë çështje”.

Mehmet Shehu: Marko Lipe, spiuni i Patriarkanës së Stambollit në Amerikë

Pse u ngrit çështja e ndërhyrjes së Patriarkanës së Stambollit në punët e brendshme të Kishës Ortodokse Shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës?

Mehmet Shehu ngre këtë problem në mbledhjen e 22 dhjetorit 1950 përpara sekretarit të KQ të PPSH, Tuk Jakova, të cilën do ta firmoste për miratim Enver Hoxha :

“Patriarkana e Stambollit, në shërbim të spiunazhit amerikan ka vendosur të dërgojë në Amerikë Marko Lipen, si Peshkop të Kishës Shqiptare atje. Qëllimi i Patriakanës së Stambollit është të përçajë Kishën Shqiptare në Amerikë dhe ta verë atë në shërbim të qeverisë amerikane dhe të qeverisë së Athinës, kundër interesave të atdheut tonë. Fan Noli, Peshkop i Kishës Shqiptare në Amerikë, në lidhje me këtë çështje, është duke mbajtur qëndrim të drejtë. Fan Noli që ka pas kërkuar me kohë lidhjen organike të Kishës Shqiptare të Amerikës me Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, i ka komunikuar Kishës sonë Orthodhokse se tash kjo lidhje do të ishte e padëshirueshme sepse gjoja do të përdorej prej armiqve si një element për të luftuar Kishën Shqiptare të Amerikës. Sinodhi i Shenjtë i kishës sonë Orthodhokse ka konsakruar vendimin e Kongresit të III-të orthodhokse mbi pranimin e kërkesave së Fan Nolit për t’u lidhur me Kishën tonë orthodhokse, dy ditë përpara se të vinte telegrami i Fan Nolit që e konsideron tash këtë kërkesë si të pa dëshirueshme”. Gazeta Standard

Hashim Thaçi ia merr Ramiz Kelmendin AAK’së

0

Thaci-ramiz-kelmendi11Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka mbetur pa ish-deputetin dhe donatorin më të madh të partisë. Ramiz Kelmendi prej sot është bërë pjesë e PDK’së së Hashim Thaçit. Kryetari i PDK’së, Hashim Thaçi e ka prezantuar sot ardhjen më të…
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka mbetur pa ish-deputetin dhe donatorin më të madh të partisë. Ramiz Kelmendi prej sot është bërë pjesë e PDK’së së Hashim Thaçit.

Kryetari i PDK’së, Hashim Thaçi e ka prezantuar sot ardhjen më të re në këtë parti. Ai është Ramiz Kelmendi, ish-deputet i AAK’së,shkruan Expresas.
Kelmendi u largua nga Partia e Ramush Haradinajt në ditën e fundit kur u shpërnda Parlamenti i Kosovës. Njëra prej arsyeve të largimit ishte përmendur se Kelmendi ishte injoruar nga udhëheqja e AAK’së.
Kelmendi është pronar i ETC’ve nëpër Kosovës dhe Elkos Group.

Dafina Zeqiri, seksi me kostum të zi

0

dafina zeqiri kostum te ziKëngëtarja më e përfolur Dafina Zeqiri, shpesh di të na habisë me veshje dhe pamjen e saj të çuditshme.

Por, këtë radhë ajo vjen me një stil, e që fansave duket se kjo u ka pëlqyer, pasi që këngëtaren e vlerësonin me nota të larta akademike. Daffy ka publikuar disa foto të llogarinë e saj në rrjetin social “Instagram”, ku tregon sharmin dhe dukjen e saj në një mbrëmje që kishte marrë pjesë në Prishtinë.

E veshur me një kostum dhe kollare, ajo tregonte një stil që i shkonte shumë dhe dukej seksi. Këngëtarja po festonte me miqtë e saj për të cilët kishte treguan se sa miq të mirë i ka.

Lori lë shtëpinë e “Big Brother”

0

lori-5.5Lori është e eliminuara e mbrëmjes së të premtes, duke i dhënë fund kështu ëndrrës për të kapur finalen dhe çmimin e madh.

Në studio, Lori u shpreh se ndjente keqardhje për largimin nga shtëpia, ndërsa mendon se ndarja me Visarin ka ndikuar shumë.

Lori u shpreh për daljen nga shtëpia e ka penalizuar edhe impulsiviteti.

Ashtu sikurse cdo të premte edhe kësaj rradhe nuk kanë munguar surprizat. Në ambientet e shtëpisë, fillimisht ka ardhur mamaja e Julianës dhe më pas ajo e Lorit.

Takimi i Julianës me nënën e saj ishte shumë emocionues, pasi për një kohë të gjatë ato janë përqafuar të përmalluara. Në bisedë e sipër, mamaja e Julianës i ka kërkuar falje asaj për fejesën me mblesëri që i kanë bërë kur ajo ishte 16 vjece dhe se tani është vetë Juliana ajo që vendos për jetën e saj.

Ndërsa më pas mamaja e Lorit u shpreh disi e pakënaqur që e bija kishte krijuar një lidhje brenda shtëpisë, sepse porosia e saj përpara se e vajza të hynte në lojë kishte qenë pikërisht që të mos e bënte një veprim të tillë. Sidoqoftë edhe mamaja e Lorit shprehu gjithë mbështetjen për vajzën e saj, duke theksuar se do të jetë pranë Lorit, për cdo veprim që ajo do të bëjë në jetë.

Një nga detyrat e kësaj jave për banorët ka qenë që të improvizojnë teatrin “Pallati 176”. Por ka qenë publiku në sallë ai që ka vendosur nëse banorët e kanë kaluar provën apo jo. Në fakt duatrokitjet e tyre treguan se prova kaloi me sukses dhe banorët e shtëpisë fituan 50 për qind të buxhetit.Një provë tjetër ka qenë ajo e realizuar nga Jona dhe Visari, të cilët përmes strehës së kapeles duhet të spostonin 15 furca brenda dy minutave. Këtë provë ata arritën ta realizonin në masën 75 %, ndërkohë që 50 % i buxheti shkon për fëmijët në nevojë.

Arbana, moderatorja e programit sqaroi se fondi është 113 mijë lekë dhe këto para do të shkojnë për fëmijët në nevojë në fshatin Rripë, të rrethit të Matit. Do të jenë pikërisht banorët e larguar nga shtëpia që do të çojnë fondet në fshat.

Gjatë mbrëmjes janë diskutuar edhe debatet që banorët kanë patur mes tyre dhe arsyetimet se përse ata kanë vepruar dhe janë shprehur në mënyrë të caktuar në rrethana të ndryshme.

Sa i takon nominimeve, këtë mbrëmje, u ndoq një mënyrë ndryshe nga herët e tjera. Secili banor duhet të shpëtonte një banor tjetër, por për shkak të barazimit të votave për disa prej tyre u vendos që të gjithë ata këtë javë të jenë në nominimim.

Në mbyllje të spektaklit, banorët patën një surprizë, që për këtë javë ishte ‘festa e midhjeve’, në kuadër të festimeve që bëhen në Sarandë lidhur me këtë festë.
/ Top Channel

Beogradi do listë unike serbe në zgjedhjet e Kosovës

0

Zgjedhjet-serbet nveriOficeri për ndërlidhje i Beogradit në Prishtinë Dejan Paviçeviq ka deklaruar se serbët duhet të dalin në harmoni e të bashkuar në zgjedhjet parlamentare të Kosovës që mbahen më 8 qershor.

“Kemi pasur sukses të mirë me listën “Srpska” e me formimin e institucioneve lokale dhe pres që në nivelin qendror të bëhet diçka që do të forcojë ndikimin e serbëve në Kosovë”, ka thënë Paviçeviq në RTS, transmeton Koha.net.

Duke u ankuar për kohën e shkurtër dhe për, siç ka thënë ai, manovrimet e Prishtinës që të krijohet klimë që sa më pak serbë të dalin në zgjedhje, ai ka kërkuar nga serbët dalje të përbashkët në zgjedhje.

Për dalje të përbashkët të serbëve në zgjedhjet parlamentare të Kosovës kanë apeluar edhe Milovan Drecun e Goran Bogdanoviq.

“Nëse duam të kemi kapacitetin më të madh, sidomos tani që nuk ka vende të rezervuara për serbët, atëherë është e domosdoshme lista unike”, ka thënë Drecun, deputet në Parlamentin serb.

Ai ka theksuar se duhet formuar listën nga partitë relevante që kanë përkrahjen e zgjedhësve serbë në Kosovë.
Bogdanoviq, i i cili ka qenë ish- ministër për Kosovë,n është ankuar se serbët në Kosovë periudha të ndryshme kanë pasur ndikim që me kohë është zvogëluar. Për këtë arsye edhe ai është përpjekur për një listë unike serbe në zgjedhjet parlamentare të Kosovës.

 

Poezia “Kali i egër” merr çmimin “Ali Podrimja”

0

poezia ne gjakovPoezia “Kali i egër” e poetit Iljaz Bobaj është shpallur poezia më e mire e lexuar në Mitingun e Poezisë, që është mbajtur të premten në Gjakovë.

Çmimi që është tradicional, jepet nga klubi i letrarëve të Gjakovës “Gjon Nikollë Kazazi” dhe prej vitit të kaluar mban emrin e poetit të ndjerë Ali Podrimja. Bobaj është poet nga Shqipëria, por që prej vitesh jeton në Greqi. Përveç poezisë, merret edhe me përkthime në gjuhen greke, duke përcjellë fjalën e shkruar shqipe tek lexuesi grek. Ndër të tjera, ai ka përkthyer edhe një libër me poezi të poetit Ali Podrimja.

Në Mitingun e Poezisë që këtë vit ka shënuar 50-vjetorin e themelimit, janë ndarë edhe çmime të tjera tradicionale. Çmimin për librin më të mirë në mes dy mitingjeve që mban emrin e poetit dhe themeluesit të mitingut Din Mehmeti, e kanë ndarë poetët Halil Haxhosaj për librin “Ekspozitë në stinën e re”, dhe Sejdi Berisha për librin “Gjethet e hirta të zemërimit”.

Çmimi për vepër jetësore që ndanë shtëpia botuese “Fan Noli”, që udhëhiqet nga poeti Agim Byci, këtë vit iu nda poetit Hasan Hasani. Ndërsa dy poetët mysafirë nga Katalonia, Gustavo Vega Mansilla dhe Tonja Passola, ndanë çmimi për humanizëm “Nënë Tereza”. Ndërsa Bleta Qehaja ka marrë çmimin për “Poeten Debutante”,shkruan Koa Ditore.

Këtë vit organizatori ka ndarë edhe “çmimin jubilar”, i cili i është dhënë poetit të njohur Dritëro Agolli dhe poetit Jeton Kelmendi. Ndonëse ishte paralajmëruar Agolli nuk ka qenë i pranishëm në këtë aktivitet.

Hoxha: Nisma do t’i fitojë zgjedhjet në Prizren

0

Sejdullah Hoxha, Nisma ne PrizrenKoordinatori i Nismës për Kosovën në Prizren, Sejdullah Hoxha nuk dyshon në fitoren e Nismës në këtë qytet. Ai, madje me padurim po e pret ditën e zgjedhjeve.

Thotë se me 8 qeshor, Nisma për Kosovën në Prizren, do t’i befasojë të gjithë me një fitore të thellë.

” Nisma në Prizren edhe pse është një subjket i ri, është e gatshme dhe e përgatitur që t’i fitojë zgjedhjet e 8 qershorit”, tha Hoxha për TVO.

Ai tregon se Nisma në Prizren është duke punuar intensivisht që t’i fitojë zgjedhjet nacionale.

“Ne do t’i fitojmë këto zgjedhje, sepse ky qytet deri më tash vetëm është keqqeverisur”.

“Qytetarët e Prizrenit, por edhe të qyteteve të tjera të Kosovës, janë të intersuar për ndryshime dhe këtë ndryshim po e shohin tek Nisma”.

Hoxha tregon se Nisma në Prizren është zgjeruar më shumë se sa sa ka parashikuar.

“Jemi zgjeruar më shumë se sa kemi menduar. Intersimi i qytetarëve për t’iu bashkuar Nismës është i madh”.

Nisma për Kosovë n në Prizren në zgjedhjet nacionale do të garojë bashkë me Bashkimin Demokratik të Zafir Berishës.

Hoxha thotë se ky bashkim,do të sjellë një fitore të thellë në Prizren.

“Nisma dhe Bashkimi Demokratik me 8 qershor do të fesojnë bashkarisht fitoren në Prizren”, thotë Hoxha./PrizrenPress.com/