19.8 C
Prizren
E diel, 26 Maj, 2024

Lori lë shtëpinë e “Big Brother”

lori-5.5Lori është e eliminuara e mbrëmjes së të premtes, duke i dhënë fund kështu ëndrrës për të kapur finalen dhe çmimin e madh.

Në studio, Lori u shpreh se ndjente keqardhje për largimin nga shtëpia, ndërsa mendon se ndarja me Visarin ka ndikuar shumë.

Lori u shpreh për daljen nga shtëpia e ka penalizuar edhe impulsiviteti.

Ashtu sikurse cdo të premte edhe kësaj rradhe nuk kanë munguar surprizat. Në ambientet e shtëpisë, fillimisht ka ardhur mamaja e Julianës dhe më pas ajo e Lorit.

Takimi i Julianës me nënën e saj ishte shumë emocionues, pasi për një kohë të gjatë ato janë përqafuar të përmalluara. Në bisedë e sipër, mamaja e Julianës i ka kërkuar falje asaj për fejesën me mblesëri që i kanë bërë kur ajo ishte 16 vjece dhe se tani është vetë Juliana ajo që vendos për jetën e saj.

Ndërsa më pas mamaja e Lorit u shpreh disi e pakënaqur që e bija kishte krijuar një lidhje brenda shtëpisë, sepse porosia e saj përpara se e vajza të hynte në lojë kishte qenë pikërisht që të mos e bënte një veprim të tillë. Sidoqoftë edhe mamaja e Lorit shprehu gjithë mbështetjen për vajzën e saj, duke theksuar se do të jetë pranë Lorit, për cdo veprim që ajo do të bëjë në jetë.

Një nga detyrat e kësaj jave për banorët ka qenë që të improvizojnë teatrin “Pallati 176”. Por ka qenë publiku në sallë ai që ka vendosur nëse banorët e kanë kaluar provën apo jo. Në fakt duatrokitjet e tyre treguan se prova kaloi me sukses dhe banorët e shtëpisë fituan 50 për qind të buxhetit.Një provë tjetër ka qenë ajo e realizuar nga Jona dhe Visari, të cilët përmes strehës së kapeles duhet të spostonin 15 furca brenda dy minutave. Këtë provë ata arritën ta realizonin në masën 75 %, ndërkohë që 50 % i buxheti shkon për fëmijët në nevojë.

Arbana, moderatorja e programit sqaroi se fondi është 113 mijë lekë dhe këto para do të shkojnë për fëmijët në nevojë në fshatin Rripë, të rrethit të Matit. Do të jenë pikërisht banorët e larguar nga shtëpia që do të çojnë fondet në fshat.

Gjatë mbrëmjes janë diskutuar edhe debatet që banorët kanë patur mes tyre dhe arsyetimet se përse ata kanë vepruar dhe janë shprehur në mënyrë të caktuar në rrethana të ndryshme.

Sa i takon nominimeve, këtë mbrëmje, u ndoq një mënyrë ndryshe nga herët e tjera. Secili banor duhet të shpëtonte një banor tjetër, por për shkak të barazimit të votave për disa prej tyre u vendos që të gjithë ata këtë javë të jenë në nominimim.

Në mbyllje të spektaklit, banorët patën një surprizë, që për këtë javë ishte ‘festa e midhjeve’, në kuadër të festimeve që bëhen në Sarandë lidhur me këtë festë.
/ Top Channel

Më Shumë

Gjimshiti, shqiptari i parë që e ngrit trofeun e Europa League

Berat Gjimshiti është bërë shqiptari i parë që e ka ngritur në qiell trofeun e Europa League sonte. Atalanta, kapiten i së cilës është Gjimshiti...

Kafka – Shkrimtari i pavdekshëm edhe 100 vjet pas vdekjes

100 vjet më parë, më 3 qershor 1924 ndërroi jetë një nga shkrimtarët më të njohur të hapësirës gjermanofolëse. Në të gjithë botën tregimet...

Lajmet e Fundit