Liderët e partive përsëri te presidentja

VLAN14-25Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, do t`i thërrasë liderët e partive politike me të kthyer nga SHBA.

Në takim do të diskutohen modalitetet për daljen nga kriza.

Një prej skenarëve është që Jahjaga t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për të marrë opinion se çfarë duhet të bëjë. Për këtë skenar tashmë ka pajtimin e PDK-së dhe LDK-së.

Ndërsa, skenari tjetër është që presidentja të caktojë mandatarin për qeverinë e re pa e pritur konstituimin e Kuvendit, kjo në mënyrë që afati për të mandatuarin të rrjedhë dhe kësisoj vendi t`i drejtohet zgjedhjeve të parakohshme.

Sipas ligjit, Qeveria duhet të formohet brenda 15 ditësh nga dita kur presidentja mandaton kandidatin për kryeministër.

Burime të gazetës Tribuna bëjnë të ditur se presidentja, por edhe ndërkombëtarët janë kundër idesë që të partitë të shkojnë në seancë pa një marrëveshje paraprake.

Sipas këtyre burimeve, me ‘izën’ e ndërkombëtarëve, presidentja me t’u kthyer nga Amerika do të bëjë përpjekje që t’i ulë së bashku në një tavolinë liderët e Bllokut LVAN me ata të PDK-së, për të arritur një marrëveshje për krijimin e institucioneve të reja.

Më Shumë

Prokuroria në Prizren ngre aktakuzë për shitblerje të narkotikëve ndaj shtetasit të Shqipërisë

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë kundër Z.D., shtetas i Republikës së Shqipërisë, i cili gjendet nën masën e paraburgimit,...

MC Eagles nga Prizreni feston 20-vjetorin e themelimit

Klubi i motoristëve MC Eagles nga Prizreni ka shënuar 20-vjetorin e themelimit, duke mbledhur motoçiklistë dhe adhurues të motorëve në një atmosferë festive dhe...

Lajmet e Fundit