Home Blog Page 8090

Përfundoi aplikimi për regjistrim në UPZ “Ukshin Hoti”

0

UPZ-objektiNë Universitetin e Prizrenit “Ukshin Hoti” sot ka përfunduar afati i dytë i regjistrimit të studentëve në këtë institucion të arsimit të lartë në Prizren.

Sipas Sekretarit të Përgjithshëm të këtij institucioni, Adem Sallauka, sikurse në afatin e parë edhe kësaj herë nuk ka munguar interesimi për regjistrim në këtë Universitet.

“Përkundër se në disa drejtime qysh në afatin e parë është plotësuar numri i të regjistruarve, kërkesat edhe për drejtimet tjera nuk kanë munguar as në këtë afat, por është pranuar edhe kërkesa jonë, që MASHT të lejojë ngritjen e numrit të të regjistruarve edhe për 10 % në drejtime ku ishte plotësuar numri i studentëve”, thotë Sallauka për TV Prizrenin.

Sekretari Sallauka, thotë më tej se nga përgjegjësit e këtij Universiteti janë bërë të gjitha përgatitjet e duhura edhe për fillim të mbarë të vitit të ri akademik, duke potencuar faktin e rritjes së numrit të studentëve dhe krijimit të hapësirave të reja për ta.

“Këtë vit në këtë Universitet do të implementohen edhe 7 programe të reja, me ç’rast edhe numri i mësimdhënësve është rritur por presim edhe bashkëpunim me Univeristetin e Tiranës për mbështetje në këtë aspekt”, theksoi ai.

Ditën e premte për të gjithë aplikantët do të mbahet provimi pranues, ndërsa viti i ri akademik do të fillojë me 1 tetor. /PrizrenPress.com/

Berisha thirrje qytetarëve të mbajnë në celular videon e Strazimirit

0

Sali Berisha me tabletIsh-kryeministri Sali Berisha i është bashkuar trendit më të fundit që është përhapur këto dy ditë për të shpërndarë videon kur goditet Gent Strazimiri.

Berisha i bën thirrje qytetarëve që të mbajnë nëpër celularë videon e Strazimirit. Përmes një postimi në Facebook, Berisha shprehet se Strazimiri u godit në parlament pasi nuk dëshironte që të qëndronte në Kuvend me persona të lidhur me krimin.

“Unë ftoj të gjithë demokratët si dhe të gjithë qytetarët e vendit të mbajnë këtë video në celularët e tyre derisa të bëhet drejtesia. Strazimiri në foltore dhe korridoret e Parlamentit ishte njeri prej nesh. Ai u godit sepse njëlloj si ju, nuk dëshiron të ketë lidhje me krimin dhe që në Parlament të përfaqësoheni dhe të vendosin për ju kriminelët!”, shkruan Berisha.

“Të dashur miq, më poshtë keni një video që dëshmon më mirë se çdo gjë tjetër për Edi Ramën dhe fallangat e tij të krimit, Ndoka dhe Ndreu në Parlament, dirigjimin e dhunës nga Rama ndaj Genti Strazimirit si dhe qëndrimin e skllavit të tij Meta, që denoi njëlloj agresorët me viktimën”, shkruan ai.  Ja video:

Obama: Do ta shkatërrojmë ISIS- këtë ‘rrjet të vdekjes’

0

BarackObama8-29Presidenti Barak Obama ka shpalosur një plan forcë të re për angazhimin më të thellë të Amerikës në Lindjen e Mesme. Obama duke folur në Asamblenë e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, tha që shteti islam ISIS, e kupton vetëm gjuhen e forcës dhe se Shtetet e Bashkuara do të punojnë me një koalicion të gjerë të për ta shpërbërë këtë rrjet të vdekjes. Ky fjalim i tij vjen vetëm dy ditë pasi ai ka zgjeruar fushatën ushtarake amerikane në Siri dhe Irak, kundër shtetit islamik i njohur si ISIS ose ISIL.

“Sot, unë i kërkoj botës që të bashkohet në këtë përpjekje, kundër terrorit dhe mos të dorëzohet ndaj kërcënimeve, por të tregojë se e ardhmja u takon atyre që ndërtojnë atë, jo atyre që shkatërrojnë.”, ka thëne Obama.

Ai tha se nuk do të tolerojnë asnjë strehë të sigurt për terroristët. “Ne do të marrim masa kundër kërcënimeve ndaj sigurisë sonë dhe aleatëve tanë, duke ndërtuar një arkitekturë të bashkëpunimit kundër terrorizmit. Brutaliteti i terroristëve në Siri dhe Irak na detyron për të parë në zemër të errësirës”, ka thënë Obama.

Fushatën ushtarake kundër shtetit islamik, Obama e ka quajtur një urgjencë ku Shtetet e Bashkuara nuk kishin zgjedhje tjetër.

Amerika investon 700 mijë dollarë në Kalanë e Prizrenit

0

KalajaPrizrenitShtetet e Bashkuara të Amerikës do të ndajnë 700 mijë dollarë për restaurimin e Kalasë së Prizrenit.

Memorandumi në mes të Ambasadës Amerikane në Prishtinë, degës në Kosovë të organizatës suedeze Trashëgimia Kulturore pa Kufij (CHwB) dhe Instituti Arkeologjik i Kosovës do të nënshkruhet nesër, në Kalanë e Prizrenit.

Lajmi bëhet me dije nga Ministria e Kulturës, raporton Koha.net.

“Memorandumi do të nënshkruhet nga Ministri Memli Krasniqi, Ambasadorja amerikane, Tracey Ann Jacobson, drejtori i CHËB-së, Sali Shoshi dhe drejtori i Institutit Arkeologjik të Kosovës, Enver Rexha”, thuhet në komunikatë. /PrizrenPress.com/

Rugova e Beqiri: Qëndrimet e Arben Gashit janë individuale, jo të LDK-së

0

Rugova e BeqiriNdaj deklaratës së deputetit të LDK-së, Arben Gdhe se posti i kryeministrit duhet t’i takojë LDK-së, kanë reaguar nënkryetari i partisë, Haki Rugova dhe sekretari i përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri, duke thënë se ato janë qëndrime individuale të deputetit, e jo të partisë.

Nënkryetari i Lidhjes Demokratikë të Kosovës, Haki Rugova, thotë se deputeti i LDK-së, Arben Gashi, nuk është kompetent që të flasë në emër të LDK-së sa i përket marrëveshjes së VLAN.

“Ky është një vendim që merret brenda kryesisë së LDK-së, nuk mund të marrë vendime as unë, e as Arben Gashi, por e gjithë kryesia e LDK-së. Madje, Arbeni nuk është as anëtar i kryesisë”, ka thënë Rugova në një prononcim për Indeksonline.

Edhe Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri, ka thënë se marrëveshja e arritur mes LDK-së, AAK-së dhe NISMA-s është në fuqi dhe çdo gjë tjetër është mendim personal.

Ai ka thënë se vendimi i Këshillit të Përgjithshëm dhe i Kryesisë që Isa Mustafa të bëhet Kryeparlamentar është në fuqi dhe respektohet nga të gjithë anëtarët e LDK-së.

“Qëndrimi dhe vendimet e organeve kompetente të LDK-së janë të qarta, në këtë rast të Këshillit të Përgjithshëm dhe Kryesisë. Ne kemi një marrëveshje, e cila është përkrahur nga këto forume. Ajo marrëveshje është e pandryshueshme. Çdo gjë që thuhet jashtë kësaj është qëndrim individual i kujtdoqoftë që e thotë, në këtë rast z. Gashi”, ka thënë Beqiri, për Gazetën Express.

Ndryshe, Marrëveshja e arritur mes tri partive politike parasheh që Isa Mustafa të bëhet Kryetar i Kuvendit e Ramush Haradinaj Kryeministër.

AAK: Marrëveshja e partnerëve të LVAN-it nuk do të ndryshohet

0

ErnestLuma-aakZëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ernest Luma, ka thënë për Telegrafin se deri më tani nuk ka ndryshim të marrëveshjes së arritur në mes partive të koalicionit LDK-AAK-NISMA. Reagimi i Lumës vjen pas deklaratës së deputetit të LDK-së, Arben Gashi, i cili ka thënë se marrëveshja e Bllokut duhet të ridizajnohet.

Sipas Lumës, marrëveshja, në të cilën parashihet që i pari i AAK-së, Ramush Haradinaj të jetë kryeministër i Kosovës, nuk ka lëvizur nga binarët e saj.

“Unë mund të them që qëndrimi zyrtar është ky dhe se marrëveshja në mes partive të LAN-it do të vazhdojë të respektohet derisa të arrihen qëllimet të cilat parashihen në marrëveshje,drejtimi i qeverisë nga koalicioni LVAN”, ka thënë Luma për Telegrafin.

Ndryshe, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi ka vlerësuar sot se marrëveshja LDK-AAK-NISMA duhet të ridizajnohet për shkak të rrethanave të reja politike.

Sipas tij, në këtë rrethanë, kryeparlamentari duhet të jetë i pranueshëm për të gjithë, të cilin mund ta nominojë PDK-ja, kurse kryeministër duhet të jetë Isa Mustafa e zëvendëskryeministra Albin Kurti e Ramush Haradinaj.

Rrahja masive në Dragash

0

Rrahje ne grupGjashtë persona janë përfshirë një një rrahje në fshatin Buzë të Dragashit. Policia e Kosovës njofton se motivi i rrahjes ka qenë çështja e një prone.

“Pas një mosmarrëveshje rreth një kontesti pronësor janë rrahur mes veti gjashtë të dyshuar”, njofton Policia e Kosovës.

“Gjatë rrahjes kanë pësuar lëndime dy persona të cilët kanë pranuar trajtim mjekësor”. /PrizrenPress.com/

Gashi: Kryeparlamentari t’i jepet PDK’së – Mustafa Kryeministër, Kurti e Haradinaj Zëvendëskryeministra

0

ArbenGashi-LDKMarrëveshja LDK-AAK-NISMA duhet të ridizajnohet për shkak të rrethanave të reja politike. Në këtë rrethanë, Kryeparlamentari duhet të jetë i pranueshëm për të gjithë – Kryeministër Isa Mustafa e Zëvenëskryeministra Albin Kurti e Ramush Haradinaj. Ky është vetëm mendim i imi, i cili përkrahet nga të gjithë anëtarët e LDK’së dhe udhëheqja e saj. Flora Brovina s’ka të drejtë të ndalojë debatin në Kuvendin e Kosovës. Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të LDK’së, Arben Gashi, flet në një intervistë për Express.

Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të LDK’së, Arben Gashi, thotë se ekzistojnë ende mundësi për të gjetur zgjidhje për tejkalimin e bllokadës politike.

Ai ka një propozim personal se si të dilet nga kjo situatë: të ridizajnohet marrëveshje mes LDK’së, AAK’së dhe NISMES’s që Isa Mustafa të bëhet Kryeministër dhe Ramush Haradinaj e Alin Kurti Zëvendëskryeministra.

“Shumica në LDK mendojnë që Kryeministri duhet të vijë nga radhët e LDK’së, Zëvendëskryeministri të jetë nga AAK’ja dhe një Zëvendëskryeministër të jetë nga Lëvizja Vetëvendosje”, ka propozuar Gashi.

Isa Mustafa kishte arritur marrëveshje me AAK’në dhe NISMEN për ta bërë Kryeministër Ramush Haradinajt, ndërsa veten Kryeparlamentar dhe kështu kishte ndodhur, por Gjykata Kishte shpallur jokushtetues zgjedhjen e tij. Pas kësaj, LDK-AAK-NISMA kishin bërë edhe një marrëveshje me Vetëvendosjen.

Krejt këto procese, Arben Gashi, thotë se janë të mjaftueshme për të arritur një marrëveshje të re për ndarjen e pushtetit.

“Situatat ndryshojnë dhe me ndryshimin e situatave ndryshojnë edhe prioritetet. Personalisht, mendojë se duhet të ketë një zgjidhje kreative… Duhet të gjendet një Kryetar i Kuvendit, i cili mund të jetë i pranueshëm për të gjitha partitë, të cilin mund ta nominojë PDK. Pastaj, ridizajnimi i koalicionit dhe kjo nënkupton ridizajnim të brendshëm të koalicionit aktual pas PDK’në në qeverisje.

“Nëse z. Haradinaj, z. Limaj dhe z. Kurti e kanë seriozisht e duhet të hiqet ky koncept dhe kjo keqqeverisje në Kosovë, atëherë mendoj se nuk duhet t’i shohin pozicionet e veta”, ka shtuar ai.

Ai beson se edhe lideri i AAK’së do të pajtohej pasi prej kohës kur është nënshkruar marrëveshja kanë ndryshuar rrethanat politike.

Në këtë situatë, ai thotë se pastaj pas dy vitesh Haradinaj mund të bëhet edhe President i Kosovës.

Për idenë e tij, Gashi thotë se të gjithë anëtarët e Partisë së themeluar nga Rugova mendojnë se LDK’ja duhet të jetë udhëheqëse e Qeverisë.

Sidoqoftë, Gashi thotë se nëse bllokada vazhdon, atëherë ka rrezik të ketë edhe trazira dhe konflikte si ato të vendeve postkonfliktueze si Irani, Iraku e Egjipti.

Ky deputet i LDK’së thotë se është absurde të caktohet seanca e Kuvendit dhe kryesuesja Flora Brovina të paralajmërojë se nuk do të lejojë të debatohet në Parlament.

Për dallim prej AAK’së, Arben Gashi, thotë se edhe opsioni i zgjedhjeve është i hapur dhe duhet konsideruar nëse shkon në pafundësi bllokada politike.

Mirëpo, ai thotë se në LDK nuk do të ketë zgjedhje të reja, pikërisht, për shkak të rrezikut të zgjedhjeve nacionale.

Gashi e lë të hapur mundësinë t’i hyjë garës elektorale për të marrë udhëheqjen e LDK’së dhe thotë se kushdo që udhëheq me Partinë e themeluar nga Ibrahim Rugova duhet të mendojë për freskuar partinë me rini.

Shoku i Muhaxherit: Lavdrimi është i vdekur për mua

0

Lavdrim MuhaxheriAl Jazeera e Amerikës e ka botuar një shkrim të gjatë për radikalizimin fetar në Kosovë dhe luftetarët kosovarë që shkojnë në Siri për luftuar përkrah Shtetit Islamik.

Në të, ndër të tjera vlerësohet se veprimet e luftëtarit më të njohur kosovar që lufton përkrah terroristëve, Lavdrim Muhaxheri, ka turpëruar komunitetin prej nga vjen, në Kaçanik.

Autorja e tekstit e citon një 32 vjeçar, Afrim Lika i cili thuhet se e njeh Lavdrim Muhaxherrin prej fëmijërisë duke thënë se tash është bërë me rrezik të shkosh nëpër xhami nga mundësia e manipulimit të të rinjve.

“Më parë, prindërit tanë ishin krenar nëse ne shkonim në xhami, mirëpo tash ata duan të na ndalojnë”, ka thënë Afrim Lika, i cili punon në një qebaptore, pas xhamisë kryesore të Kaçanikut.

Blloku paralajmëron bojkot, nëse zgjedhjet shihen si zgjidhje

0

Zgjedhje-kosoveBlloku i partive të koalicionit pas-zgjedhor LDK, AAK, Nisma dhe Vetëvendosje e përjashton opsionin e zgjedhjeve të parakohshme për dalje nga ngërçi politik në Kosovë.

Ky koalicion paralajmëron se do të bojkotonte një proces të ri zgjedhor, duke pretenduar se si shumicë parlamentare duhet t’i jepet mundësia që ti formojë dhe udhëheqë institucionet e reja.

Avni Arifi, këshilltari i parë politik i liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, i kandiduar për postin e kryeministrit nga koalicioni i gjerë i ka thënë Radios Evropa e Lirë se zgjedhjet nuk janë zgjidhje përderisa blloku pas zgjedhor e ka shumicën në Kuvend.

“Nuk ka zgjidhje te zgjedhjet. Zgjidhja është te 120 deputetët në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Në parim ekziston një gatishmëri te të gjitha subjektet e koalicionit (LAN) që zgjedhjet të bojkotohen. Natyrisht që ky është vendim që duhet të kalojë edhe nëpër strukturat partiake. Por, këto bojkotohen sepse nuk ka rrugë kushtetuese që e qon Kosovën në zgjedhje”, ka thënë Arifi.

Një koordinim me LDK-në, AAK-në dhe partinë Nisma për opsionin e zgjedhjeve e ka edhe partneri i ri në këtë koalicion, Vetëvendosje.

Dardan Molliqaj nga ky subjekt politik ka thënë se në asnjë moment, zgjedhjet nuk janë paraparë si opsion.

“Zgjedhjet nuk mund të thirren pa dy të tretat e deputetëve e as pa marrëveshje politike në mes presidentes me subjekte politike. Në këtë rast koalicioni jonë me bllokun është shumica e Kuvendit dhe ne jemi përcaktuar për zgjidhje nëpërmjet formimit të institucioneve e jo për zgjedhje”, ka theksuar Molliqaj.

Kriza rreth formimit të institucioneve të reja është thelluar tek posti i kryetarit të Kuvendit.

Gjykata Kushtetuese në aktgjykimin e saj me të cilin e kishte zhvleftësuar zgjedhjen e Isa Mustafës në këtë post më 17 korrik, e ka përcaktuar se kandidati për kryetar të Kuvendit duhet të vij nga grupi më i madh parlamentar.

Sipas këtij interpretimi, kandidimin për kryetarin e Kuvendit duhet ta bëj Partia Demokratike e Kosovës.

Mirëpo, më 18 shtator, PDK dhe kandidati i saj morën vetëm 44 nga 61 sa është minimumi i votave në Kuvend për të marrë postin e kryekuvendarit.

Tani, kryesuesja e Kuvendit, Flora Brovina ka thirrur seancën e radhës për datën 2 tetor.

Por, në mungesë të një marrëveshjeje ndërmjet dy blloqeve, PDK-së në njërën anë dhe koalicionit pas zgjedhor në anën tjetër, pritjet janë që seanca mund të jetë sërish reprizë e dy mbledhjeve paraprake që nuk kishin sjellë ndonjë rezultat.

Sekretari i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri ka thënë për Radion Evropa e Lirë se koalicioni pas zgjedhor duhet të fitoj të drejtën e kandidimit për postin e kryetarit të Kuvendit.

Sidoqoftë, ai nuk ka folur për mënyrën se si mund të bëhet ky kandidim, pasi që kryesuesja e Kuvendit ka deklaruar tashmë se duke u bazuar në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese do të merr parasysh vetëm kandidaturat e PDK-së si grupi më i madh parlamentar.

“Ne e kemi shumicën parlamentare dhe ne jemi ata që do të duhej ta zgjedhim kryetarin e Kuvendit. Jemi të bindur që e drejta dhe vota është në anën tonë. Është e habitshme se si sot PDK dhe subjektet që janë bashkë me të flasin sot për besimin e qytetarëve që e paskan marrë. Por shtrohet pyetja, ne besimin e kujt e kem?- Edhe ne e kemi besimin e qytetarëve dhe jemi 63 deputetë”, ka theksuar Beqiri.

Për seancën e paralajmëruar të 2 tetorit dhe opsioneve për daljen nga kriza, sot nuk janë deklaruar në Partinë Demokratike të Kosovës.

Edhe pse të kontaktuar të flasin për këtë temë, zyrtarë të PDK-së kanë preferuar të mos flasin.

Konstituimi i Kuvendit ka filluar nga data 17 korrik, por nuk është përmbyllur pasi që nuk po mund të zgjidhet kryetari i këtij institucioni. Pa zgjedhjen e tij, nuk do të mund të bëhet hapi tjetër, ai i formimit të qeverisë.

Duke i pasur parasysh pozicionet e dyja blloqeve, opinionistët nuk e kanë përjashtuar mundësinë që edhe faktori ndërkombëtar dhe presidentja Atifete Jahjaga të përfshihen në lehtësimin e një dialogu mes dyja blloqeve me qëllim të gjetjes së një zgjidhje të pranueshme.(rel)