Home Blog Page 8097

Një muaj paraburgim për kontrabandistin me njerëz, Visar Hasanin nga fshati Randobravë

0

Gjykata-qekiqiGjykata Themelore në Prizren ia ka caktuar një muaj paraburgim të dyshuarit për kontrabandë me njerëz, Visar Hasanit nga fshati Randobravë i Prizrenit.

“Visar Hasanit, i caktohet paraburgimi në kohëzgjatje prej një muaji, i cili do të llogaritet prej kohës së arrestimit”, njoftoi zëdhënësja e Gjykatës në Prizren, Afërdita Kicaj.

“Ai dyshohet për shkelje të Kodit Penal ,pasi që me datën 20.09.2014, me qëllim të përfitimit të drejtpërdrejt të dobisë pasurore, pas ndaljes së autobusit “ Erhan Trans”, në dalje të fshatit Malësi e Re, që kishte relacionin për në Beograd pas kontrollimit ka hasur personat e ndaluar V.B. , B.R dhe SH.M pa dokumente të udhëtimit, të cilët kane deklaruar se janë duke udhëtuar për në Itali dhe në emër të shërbimit secili prej tyre ua ka dhëne shumën prej 200 eurove”

“Pas marrëveshjes paraprake dhe pas kontrollimit të zyrtarëve të policisë, të pandehurit i është gjetur shuma prej 1.272,70 euro”/PrizrenPress.com/

Haradinaj: Jemi të shqetësuar që nuk po thirret seanca

0

Blloku 50“Takimi I sotëm është thirrur për shkak se jemi shumë të shqetësuar për mënyrën se si PDKja përmes Flora Brovinës e ka uzurpuar pozitën e kryesuesit të seancës kjo stituive. Ajo që ka bërë Brovina është ikje nga seanca, duke shkaktuar edhe më shumë humbje kohe e që kjo shkon në dëm të Kosovës”, ka thënë Ramush Haradinaj.
Ne jemi të bindur që seanca është dashur të thirret gjatë kësaj jave, tha ai.

“PDK dhe Flora Brovina po e bllokojnë vendin sepse kjo bllokadë është në favor të tyre dhe u blenë kohë”, tha Haradinaj.

Ndërkaq, Ismet Beqiri nga LDK’ja tha se blloku të javë s‘do të ndërmarr asnjë veprim asgjë, do të jetë vetëm javë e konsultave. “PDK dhe flora Brovina kanë vendosur një regjim jo demokratik I cili është në favor të tyre por në dëm të qytetarëve të vendit”, tha ai.

“Duke pasur parasysh gjendjen në të cilën gjendet Gjykata Kushtetuese, nuk e konsiderojnë të arsyeshme që shkeljet e Flora Brovinës”, tha ai.

Malishevë: 14 raste të dyshuara me sëmundjen ‘Gjuha e kaltër’

0

MalishevaNë Komunën e Malishevës, dyshohet për 14 raste të deleve të prekura me sëmundjen “Gjuha e kaltër”. Kështu është bërë e ditur në mbledhjen e sotme të Këshillit të Drejtorëve, ku drejtori për bujqësi, Hajrullah Mazreku, ka konfirmuar se në dy ferma janë regjistruar nga shtatë raste të dyshuara.

“Në dy ferma janë regjistruar 14 raste me sëmundjen “Gjuha e kaltër”, tek delet, ndërsa në njërën fermë, dy nga shtatë rastet kanë ngordhur, por jemi në pritje të konfirmimit të analizave, nëse këto raste janë me këtë sëmundje, përderisa simptomat janë të asaj sëmundje”, tha Mazreku.

Sipas tij, inspektorët për veterinë dhe ai i shëndetësisë kanë dalë në vend të ngjarjes, ndërsa janë në pritje të rezultateve.

Ndërkaq, drejtori për shëndetësi, Hajdin Berisha, ka deklaruar se “kohëve të fundit nuk regjistrohen raste të thumbimit nga rriqrat dhe duket që rreziku nga infektimi me EHKK ka kaluar, dhe këtë vit nuk kemi asnjë rast vdekjeje nga EHKK”. /PrizrenPress.com/

Nxënsi gjuan një vajzë me revole në shkollë

0

Vlore-shkolla ne fshatin GjormNjë adoleshente ka ngelur e plagosur në kokë pasi është goditur nga një bashkëmoshatar i saj me tytën e një pistolete.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në një nga klasat në shkollën e mesme të fshatit Gjorm të qytetit të Vlorës. Deri në këto momente dihet që nxënësi që ka goditur vajzën 17 vjeçare, është larguar nga vendi i ngjarjes.

E reja është transportuar në spitalin e qytetit bregdetar, ku edhe ka marrë mjekimin e duhur nga bluzat e bardha. Ndërkaq policia po heton për zbardhjen e detajeve dhe kapjen e autorit. /Noa/

Sot në orën 13, mblidhet Blloku

0

VLANBurime të Gazetës Express brenda koalicionit LDK-AAK-Nisma dhe VV, bëjnë të ditur se, sot do të mbahet takimi i radhës ndërmjet katër liderëve dhe ekipeve të tyre.

Takimi do të zhvillohet në zyrat e Grupit Parlamentar të LDK’së, në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës, në orën 13.

Qendra Kulturore e Sportive në Mushnikovë tash tre vjet pret kulmin

0

Qendra Kulturore e Sportive në MushnikovëObjekti i Qendrës Kulturore e Sportive në Mushnikovë është në ndërtim e sipër që nga viti 2011.

Ende nuk ka as kulm, ndërkohë që finalizimi i punimeve nuk duket të jetë afër. Zyrtarët përgjegjës komunalë kanë theksuar se faza përfundimtare e ndërtimit të objektit do të realizohet pas sigurimit të mjeteve shtesë për këtë projekt, që duhet të ndodhë me miratimin e rishikimit të buxhetit nga Kuvendi i Kosovës, shkruan Koha Ditore.

Ndërkohë përfaqësues të fshatit kanë bërë thirrje që së paku të vendoset kulmi i objektit në mënyrë që struktura e ndërtesës të mos pësojë dëme.

Mirëpo, drejtori i Kulturës e i Sportit në Komunën e Prizrenit, Arhim Ajazi, ka pranuar se duhen mjeteve shtesë për fazën përfundimtare të projektit. Sipas tij, deri më tani për këtë projekt janë shpenzuar 126 mijë euro nga buxheti komunal dhe nevojiten edhe 48 mijë euro për fazën e tretë.

Shfaqja “Gjymtimi”, triumfoi në “KokoFest”

0

KokoFest-shfaqja Gjymtimi“Gjymtimi“ shfaqja e Teatrit të Shkupit ka dalë të jetë shfaqja më e mirë e Festivalit të Komedisë “Koko-Fest”, që është mbajtur tash e sa ditë, ku mbrëmja e së dielës zbardhi rezultatet e më të mirëve të këtij festivali. Mirëpo kjo shfaqje e Shkupit është shpërblyer edhe për regjisorin më të mirë të ri, Qëndrim Rijani, si dhe me çmimin aktori më i mirë i festivalit, Luran Ahmeti. Ndërkohë, për regjinë më të mirë është shpërblyer regjisori kosovar, Ilir Bokshi për shfaqjen e Teatrit të Korçës “Një kafkë në Konomera“.

Aktorja më e mirë e festivalit ka dalë të jetë May – Linda Kasumoviq me shfaqjen “Ekspozita“ në regji të Astrit Kabashit, kurse aktorja e re më e mirë është shpërblyer nga Teatri i Vlorës, Gjeni Hallulli. Në këtë festival janë shpërblyer edhe aktorët për role dytësore, ku Ylber Bardhi është shpërblyer si aktori më i mirë në këtë kategori, kurse aktorja më e mirë po në këtë kategori është vlerësuar të jetë Egozna Ademi.

Vlerësimet mbi performancat e aktorëve dhe shfaqjeve në tërësi i ka marrë juria në përbërje të Ndriqim Xhepa, Yllka Mujo, Refet Abazi, Altin Basha, Eftiola Laçko.

Suharekë: E rrëmbejnë borxhliun

0

borxhliuNjë person është rrëmbyer në Suharekë. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Prizren, Hazir Berisha tha se viktima është rrëmbyer për shkak një borxhi.

“Rreth orës 08:15 minuta, Policia e Suharekës ka pranuar një informatë përmes telefonit e cila bënte me dije se një qytetar është futur me dhunë në një veturë të llojit “Opel Vectra” nga ana e dy personave, tanimë të dyshuar dhe kanë shkuar në drejtim të fshatit Mushtisht”, njoftoi Berisha

“Pas vlerësimit të informatës, policia ka reaguar dhe ka arritur që t’i identifikoi të dyshuarit dhe viktimën dhe më pas t’i sjellë në stacion për t’i pyetur për ngjarjen”.

“Pas intervistës është kuptuar se të dyshuarit e kishin rrëmbyer viktimën ngase ky i fundit u kishte një borxh prej 550 eurove. Me urdhër të prokurorit të shtetit, të dyshuarit ndalohen nën masën e arrestit policor për 48 orë”/PrizrenPress.com/

Përleshje në kufirin Turqi-Siri

0

94571Të dielën shpërthyen përleshje, ndërsa Turqia, mbylli kufirin me Sirinë, për të ndalur fluksin masiv të refugjatëve kurdë, të cilët i largoheshin kamionëve të militantëve të Shtetit Islamik. Turqia i hapi të premten kufijtë për refugjatët dhe sipas disa njoftimeve, atje kanë hyrë rreth 100 mijë kurdë gjatë 48 orëve të fundit.

Forcat turke të sigurisë përdorën gazin lotsjellës ndaj turmave të refugjatëve kurdë nga Siria, që përpiqeshin të kalonin kufirin me Turqinë. Dëshmitarët thonë se autoritetet turke e mbyllën kufirin me Sirinë, pasi dhjetra mijëra refugjatë hynë në territorin turk, që nga dita e premte.

Media arabe njofton se militantët e Shtetit Islamik kanë marrë kontrollin e 64 qyteteve dhe fshatrave kurde në një sulm masiv gjatë ditëve të fundit. Agjencia e Refugjatëve e Kombeve të Bashkuara thotë se vërshimi i refugjatëve kurdë në Turqi është më i madhi që ka ndodhur ndonjëherë që nga fillimi i konfliktit në Siri në mars të vitit 2011. Zyrtarët e OKB-së thonë se në Turqi kanë hyrë 100,000 refugjatë kurdë.

Ndërkohë, videot amatore tregojnë luftëtarë kurdë duke qëlluar në drejtim të një tanku të Shtetit Islamik në periferi të qytetit me shumicën e banorëve kurdë, Ain al Arab. Dëshmitarët thonë se shumica e luftëtarëve kurdë janë të armatosur lehtë, ndërsa militantët kanë armatime të rënda.

Kryeministri turk Recip Tayyip Erdogan tha të dielën në një konferencë shtypi, se Turqia ka përdorur kanale politike dhe diplomatike për të siguruar lirimin e 49 diplomatëve të mbajtur peng nga Shteti Islamik në qytetin verior të Irakut, Mosul.

Ai shtoi se Turqia ka diskutuar për krijimin e një “zone sigurie” përgjatë kufirit të saj me aleatët e NATO-s.

Kryetari i Parliamentit sirian Mohammed Jihad Laham i tha të dielën ligjvënësve në Damask, se vendet perëndimore janë përgjegjëse për keqësimin e konfliktit në vendin e tij, duke ndihmuar grupet terroriste Jabhat al Nusra dhe Shtetin Islamik, ndërsa pretendojnë se i luftojnë ato.

Disa parti politike kurde, mes tyre PKK, e akuzojnë Turqinë se mbështet grupin Shteti Islamik, një akuzë që Ankaraja e mohon. Qeveria siriane, po ashtu e akuzon Turqinë, vazhdimisht, se i lejon luftëtarët e huaj të hyjnë të territorin e tyre, për t’iu bashkuar radhëve të Shtetit Islamik.

Arrestohet një person në Prizren, dyshohet për kontrabandë me njerëz

0

arrestimi 2Policia në Prizren ka arrestuar një person të dyshuar për kontrabandë me njerëz. Arrestimi i tij është bërë në rrugën “Xhevat Berisha” në Prizren.

Të dyshuarit i janë konfiskuar edhe 1272 euro.

“Njësiti policor ka arrestuar të dyshuarin, pasi që dyshohet që i njëjti kishte marrë para nga shtatë viktima për t’i dërguar ilegalisht jashtë shtetit të Kosovës”, njofton Policia e Kosovës.

“Viktimat pas intervistimit janë liruar,ndërkaq nga i dyshuari janë konfiskuar 1272 €”. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./PrizrenPress.com/