Home Blog Page 8098

LVAN, ndaras në zgjedhje

0

VLANPër tejkalimin e ngërçit politik, zgjedhjet nga shumëkush po shihen si mundësi e mirë, sado që partitë hezitojnë për një proces të ri zgjedhor.

Zyrtarë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, e kanë konfirmuar se do të shkojnë në një listë të përbashkët si LAN, për sa kohë që Vetëvendosja do të shkojë si e vetme.

Në LDK kanë refuzuar të flasin për zgjedhje në këtë kohë, pasi sipas tyre shkuarja në zgjedhje nuk duhet të jetë opsion, shkruan Tribuna.

Zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ernest Luma, ka thënë se vendi nuk ka nevojë për zgjedhje, mirëpo nëse sipas tij një gjë e tillë imponohet, atëherë blloku është i gatshëm për një sfidë të tillë dhe se do të konkurrojnë me një listë të përbashkët.

“Vendi nuk ka nevojë për zgjedhje, derisa ka një shumicë parlamentare, që është e gatshme për t’i bërë institucionet. Por, nëse kjo surrogat demokraci që po imponohet nga pengmbajtësit e shtetit me zor dhe medoemos do që ta shtyjë vendin në zgjedhje, blloku i shumicës është i gatshëm për një sfidë të tillë, ka thënë Luma.

Berlini: Zgjidhja në duart e Jahjagës

0

Atifete jahjagaInstitucionet ndërkombëtare nuk pritet të ndërhyjnë në zgjidhjen e ngërçit politik në Kosovë, duke u shprehur të bindur se këtë çështje do ta zgjidhë presidentja e vendit, Atifete Jahjaga.

Kjo e fundit ka filluar takimet me liderët e subjekteve politike parlamentare pas dështimit të zgjedhjes së kandidatit të PDK-së, Arsim Bajramit, për kryetar të Parlamentit të Kosovës në seancën e 18 shtatorit 2014, shkruan Zëri.

Agani: Është koha të reflektojë blloku

0

FeridAgani-pdKryetari i Partisë së Drejtësisë, Ferid Agani, ka vlerësuar se vetëm me marrëveshje politike do të tejkalohet ngërçi i krijuar pas zgjedhjeve të 8 qershorit. Agani ka thënë se situata politike është mjaft e tensionuar dhe në kundërshtim me interesat e qytetarëve të vendit.

Në këtë intervistë për “Epokën e re”, ai ka shprehur optimizëm se liderët e partive politike do të gjejnë forcë për të arritur një marrëveshje politike për tejkalimin e ngërçit.

“Situata politike në vend është mjaft e tensionuar, në kundërshtim me interesat e qytetarëve të vendit si dhe në kundërshtim të zhvillimit ekonomik e shoqëror në përgjithësi. Them se ky ngërç duhet të përfundojë sa më shpejt që është i mundur. Rrugëdaljen nga ky ngërç politik që po e pamundëson formimin e institucioneve të vendit e shoh vetëm nëpërmjet arritjes së një marrëveshje politike ndërmjet partive të koalicionit të ‘Misionit të Ri’, përkatësisht të Partisë Demokratike të Kosovës si lidere e këtij koalicioni dhe partive të cilat janë grumbulluar në të ashtuquajturin bllok opozitar politik”, ka deklaruar Agani, duke shtuar se deputetët e koalicionit LDK-AAK-Nisma-VV duhet të reflektojnë në mënyrë të përgjegjshme në obligimin e tyre kushtetues për ta zhbllokuar procesin e themelimit të institucioneve.

“Mendoj se partitë e bllokut opozitar duhet të reflektojnë në mënyrë të përgjegjshme në obligimin kushtetues që ta votojnë kandidatin e propozuar nga koalicioni parazgjedhor, sepse ky është detyrim kushtetues dhe këtë e ka qartësuar Gjykata Kushtetuese duke përjashtuar çfarëdo mundësie që të votohet ndonjë kandidat i partive të tjera, sepse si grup më të madh parlamentar Kushtetuesja e ka definuar PDK-në dhe partnerët e saj të koalicionit”, është shprehur Agani.

Sipas tij, është koha e qëlluar që presidentja e vendit të ndërhyjë në proces duke mbledhur liderët e partive relevante për të gjetur një emërues të përbashkët, i cili do t’i bashkojë të gjithë rreth interesave të qytetarëve të vendit.

Lideri i PD-së ka thënë se zgjedhjet e jashtëzakonshme nuk janë në interes të qytetarëve. Agani ka folur edhe për tërheqjen e deputetit të PD-së, Gëzim Kelmendi, nga grupi parlamentar i PDK-së. Ai ka thënë se ky vendim i Kelmendit nuk e luhat qëndrimin e Partisë së Drejtësisë që të jetë pjesë e koalicionit me PDK-në.

Jahjaga nderohet me “Lidership në sferën publike” nga Clinton Global Initiative

0

jahjaga merr cmimPresidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, i është ndarë çmimi “Lidership në sferën publike” të ndarë nga Clinton Global Initiative për promovim të paqes.

Presidentja Jahjaga e ka vlerësuar si çmim të ndarë nga njerëzit të cilët përmes përkushtimit të hatashëm në sferën publike dhe lidershipit të tyre u kanë sjellë paqe dhe drejtësi miliona njerëzve, dhe të cilët vazhdojnë të punojnë me të njejtin pasion për t’i përmirësuar jetërat e njerëzve anë e kënd globit.

“Përkundër shumë prioriteteve që i ka një shoqëri që sapo e ka mbijetuar luftën, me gjithë lëkundjet e tranzicionit dhe sfidat për të krijuar një shtet të qëndrueshëm, ne arritëm ta bëjmë”, ka thënë ajo me rastin e pranimit të çmimit.
Sot Kosova frymon në liri ka shtuar ajo, dhe se në paqe dhe me vetëbesim po e trason vizionin e saj të anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe NATO.

Erdogan nuk zbulon detaje për lirimin e pengjeve

0

ErdoganPresidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se qeveria e tij nuk do të zbulojë detajet e një operacioni të fshehtë për lirimin e 49 personave, që mbaheshin peng nga militantët e Shtetit Islamik.

Pengjet – 46 turq dhe tre irakianë – janë kthyer në Turqi më 20 shtator.

Grupi ëhstë mbajtur për më shumë se tre muaj nga Shteti Islamik, i cili e ka rrëmbyer atë pasi ka pushtuar qytetin irakian të Mosulit, në muajin qershor.

Ajo se çfarë ka bërë Turqia për të siguruar lirimin e pengjeve, ka qenë subjekt i shumë spekulimeve.

Erdogan ka mohuar se ka paguar para për lirimin e tyre.

Ai po ashtu nuk ka pranuar se ka pasur shkëmbim të të burgosurve me grupin terrorist.

Burg për një fjalë goje

0

Faik MiftariShkruan: Faik Miftari

Gjykata Themelore në Prishtinë, ditë më parë, sipas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Kosovës, e ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh grupit të imamëve dhe liderit politik të LISBA-së Fuad Ramiqit.

E veçanta e këtij dënimi, që në këtë shkrim do të ndalem, është se në “shtetin ligjor” të Kosovës, për një fjalë goje, qytetari arrestohet, burgoset dhe dënohet me më së paku 30 ditë paraburgim.
Fuad Ramiqi kohë më parë është arrestuar dhe dënuar me 30 ditë paraburgim nga Gjykata Themelore në Prishtinë, për një fjali të deklaruar për mediat publike një muaj më parë. Fjalia për të cilin i pandehuri Fuad Ramiqi dyshohet se ka kryer veprën penale sipas nenit 411 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK-së) është: “ Nuk do të rrimë duarkryq përball terrorit që po ushtron shteti kundër myslimanëve”.

Kjo fjali e cituar gjatë deklaratës publike për media klasifikohet si Thirrje për rezistencë e dënueshme sipas nenit 411 të KPRK-së i cili thotë: “ Kushdo që thërret të tjerët për rezistencë apo mosbindje ndaj vendimeve apo masave të ligjshme të nxjerra nga organi apo zyrtari komponent, dënohet me burgim deri në tre (3) vjet”.

Kjo fjali e cekur në deklaratën publike për media, ishte në cilësinë e një lideri politik të një subjekti politik që vepron konform Ligjeve dhe Rregulloreve në fuqi të subjekteve politike në Kosovë. Kjo fjali e deklaruar nuk ka kurrfarë baze për të cilin dyshohet, pasi që është thënë në formë të përgjithësuar, pa e cekur konkretisht me emër ndonjë vendim ligjor të nxjerr nga organi kompetent apo zyrtari kompetent të cekur.

Kjo mund të ndodh vetëm në Kosovë, në “shtetin ligjor “ të Kosovës, në të cilin lirisht mund të themi se pasi që Kosova cilësohet” sui generis” atëherë edhe ky rast mund të jetë” sui generis” i llojit të vetë në Procedurën Penale të Kosovës. Por edhe pse cilësohet si Thirrje për Rezistencë, në të vërtetë kjo thirrje ka mbet vetëm si deklaratë publike politike, përtej së cilës nuk është vazhduar ndonjë veprim i caktuar më tutje, dhe është dhënë në formë të përgjithësuar, e jo p.sh. të ndonjë organi të shtetit, në rastin konkret të Gjykatës Themelore në Prishtinë, apo të gjyqtarit të caktuar që e ka sjell vendimin për arrestim.

Edhe në Komentarin e Kodit Penal të Republikës së Kosovës të përpiluar nga Ismet Salihu, Hilmi Zhitia dhe Fejzullah Hasani, në të cilin nen për nen komentohet Kodi Penal, për nenin 411, përveç tjerash është cekur: “Thirrja për rezistencë dhe mosbindje duhet të jetë e drejtuar kundër vendimeve të caktuara të organeve kompetente. Kur është fjala për thirrje për rezistencë a mosbindje ndaj personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare, ajo duhet të jetë e drejtuar ndaj personit të caktuar zyrtar dhe ndaj detyrës së caktuar zyrtare, e cila është e ligjshme”. Edhe nga ky koment i cekur është e qartë se kjo vepër e cila i ngarkohet Fuad Ramiqit nga neni 411 është pa bazë ligjore dhe si e tillë e paqëndrueshme sipas nenit 411.

Prokuroria Speciale e Kosovës a do të ndërmerr një veprim të njëjtë edhe kundër Ramush Haradinaj, i nominuari për kryeministrin e ri të Kosovës nga blloku VLAN-i, pas votimit së kandidatit të PDK-së Arsim Bajrami për pozitën e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, i cili nuk mori vota të duhura për t’u zgjedhur krye kuvendar, kryesuesja e seancës znj.Flora Brovina e përmbylli seancën e Kuvendit të Kosovës. Pas përmbylljes së seancës së Kuvendit në një prononcim publik para mediave Ramush Haradinaj përveç tjerash tha: ” Nuk do të rrimë duarkryq”. Pas kësaj Prokuroria Speciale e Kosovës edhe kundër Ramush Haradinaj do të duhej të jap urdhër Policisë së Kosovës për arrestimin e tij, për shkak të Thirrjes për rezistencë dhe mos bindje sipas nenit 411, pas së cilës Gjykata Themelore do do të duhej të dënojë me 30 ditë paraburgim sipas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Kosovës. Edhe pse Ramush Haradinaj në mënyrë të përgjithësuar e ka cek fjalinë në prononcimin publik, a do të cilësohej kjo thirrje për rezistencë kundër vendimit të Gjykatës Kushtetuese, apo thirrje për rezistencë a mos bindje kundër Flora Brovinës si kryesuese e seancës së Kuvendit të Kosovës.
Por një është e sigurt, se urdhri politik i dhënë kundër Fuad Ramiqit është duke proceduar sipas Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, pasi që Fuad Ramiqi përveç që është një shqiptar atdhetar është edhe një besimtar mysliman i mirëfilltë me të cilin ai është krenar, ndërsa në rastin e Ramush Haradinajt, urdhri politik nuk do të procedohet sipas Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, pasi që Ramush Haradinaj është një shqiptar atdhetar por përkundrazi “ nuk e di për veten e tij se si u bë që është mysliman”.

Por në sistemin e tanishëm të demokracisë, përkundër ish sistemit monist, se do të vazhdojë edhe më tej dënimi për lirinë e shprehjes , dhe për një fjalë goje të shkohet në burg, atë kurrë nuk kisha besuar se mund të ndodh. Për kundër Evropës demokratike në të cilin liria e shprehjes është në kulminacionin e vet , në Kosovë e cila po shkon drejt këtyre integrimeve evropiane, liria e shprehjes dënohet, ashtu që për një fjalë goje më së paku i han 30 ditë burg!

Tentimi i tretë, s’garanton zgjedhjen e kryeparlamentarit

0

Kuvendi i Kosoves 7Blloqet parlamentare nuk janë duke dhënë sinjale për arritjen e ndonjë marrëveshjeje, para se Kuvendi të mblidhet për herën e tretë, me tendencë të zgjedhjes së kryeparlamentarit. PDK me aleatët e saj në njërën anë dhe koalicioni LAN-VV në anën tjetër nuk kanë qëndrim unik as sa i përket mënyrës dhe kohës së thirrjes së seancës konstituive.

Kryesuesja e Kuvendit të Kosovës, Flora Brovina, ka thënë se vetëm ajo mund ta thërrasë vazhdimin e kësaj seance. Bile, e ka lënë të hapur mundësinë që brenda kësaj jave të zhvillohet kjo seancë, ndonëse nuk e ka përcaktuar ditën. Mirëpo, ajo ka apeluar të subjektet politike që të bëjnë marrëveshje para vazhdimit të seancës, pasi sipas saj, pa pasur një marrëveshje politike, seanca nuk ka pse të ndodhë ngase rezultati do të jetë i njëjtë sikur i seancës së kaluar.

Por, nënkryetari i LDK-së, Haki Rugova, vlerëson se kërkesa që të arrihet marrëveshje ndërmjet subjekteve politike nuk është në kompetencën e Brovinës. “Seanca duhet të thirret dhe të procedohet më tutje. Sa i përket çështjes së marrëveshjeve në mes të subjekteve politike këtë gjë nuk mund ta diktojë kryesuesja Flora Brovina./tribuna/

UPZ-ja do ndryshimin e Statutit që t’i përshtatet kandidaturës për rektor, Kadri Kryeziut

0

Kadri KryeziuNjë kandidaturë për rektor, e cila nuk është konform Statutit të universitetit “Ukshin Hoti” ka shtyrë së fundi Këshillin Drejtues të këtij universiteti, që të kërkojë zgjidhje prej Ministrisë së Arsimit, shkruan  Koha Ditore.

Ndër tetë kandidatët, të cilët janë në garë për rektor, ngërçi aludon te kandidati Kadri Kryeziu, i cili ka titullin “profesor asistent” dhe jo “profesor i asocuar” apo “profesor i rregullt”, siç parashihet me Statutin e UPZ-së. Ai është edhe anëtar i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

Për këtë, është shtruar kërkesa nga një pjesë e këshillit që të hiqet kjo dispozitë dhe të mos zgjidhet rektori vetëm nga radhët e profesorëve të rregullt e të asocuar.

Kjo kërkesë i është dërguar MASHT-it më datën 16 shtator.

Presidentja mund të nisë procedurat për mandatarin e Qeverisë

0

Blloku VVAsnjë dispozitë kushtetuese apo ligjore nuk e ndalon presidenten e vendit, Atifete Jahjaga, që të fillojë procedurat për emërimin e mandatarit të Qeverisë, kanë thënë analistët, shkruan sot Koha Ditore.

Duke parë ngërçin politik, ku krijimi i institucioneve të reja ka ngelur tek konstituimi i organeve të Kuvendit, Dren Doli nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike ka thënë për “Kohën Ditore” se ligjërisht ekziston mundësia që Kuvendi të vazhdojë së funksionuari me kryesues të përkohshëm, ndërsa presidentja të nisë procedurat për krijimin e Qeverisë. Sipas Dolit, Kuvendi mund të ushtrojë mandatin përfaqësues, por jo edhe atë legjislativ.

“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese tregon qartë se Kuvendi nuk mund të ushtrojë funksionin e tij legjislativ para se të konstituohet. Kurse me rastin e zgjedhjes së Qeverisë dhe emërimet të cilat i bën Kuvendi, lidhen kryesisht me rolin përfaqësues që Kuvendi i Kosovës ka.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese pikërisht ka lënë të lirë mundësinë që Kuvendi duke u bazuar në funksionin e tij përfaqësues të fillojë dhe iniciojë procedurat për zgjedhjen dhe emërimin e Qeverisë”, ka thënë Doli.

Remi: Brovina nuk ka arsye ta thërrasë seancën pa pas marrëveshje partitë

0

RrustemMustafa–RemiAnëtari i kryesisë së PDK’së Rrustem Mustafa – Remi ka thënë se pa një marrëveshje në mes partive politike, kryesuesja e Kuvendit të Kosovës Flora Brovina, nuk ka arsye të thërrasë vazhdimin e seancës konstituive të 17 korrikut.

Ai ka deklaruar se posti i kryetarit të Kuvendit i takon vetëm PDK’së.

Edhe analistët janë të mendimit që pa marrëveshje politike s;duhet të shkohet në seancë.

Ndërkohë, lideri i LDK’së Isa Mustafa i ka bërë thirrje Flora Brovinës që sa më shpejt ta thërrasë vazhdimin e seancës konstituive. /Epoka e Re