Home Blog Page 8106

Arsim Bajrami kundërshton rikandidimin për kryetar të Kuvendit

0

arsim bajramiI përballur më humbjen e thellë në Kuvendin e Kosovës, (mori vetëm 44 vota), Arsim Bajrami, ka kundërshtuar ashpër propozimin për rikandidim për kryetar të Kuvendit të Kosovës.

Lideri i PDK-së, Hashim Thaçi, nuk ka kaluar mirë në mbledhjen e djeshme të Kryesisë së partisë.

Në këtë mbledhje, përveç fytyrave të zymta të pothuajse tek të gjithë të pranishmit, shumica edhe deputetë të kësaj partie në Kuvendin e Kosovës, një ndër më të shqetësuarit ka qenë Arsim Bajrami.

I përballur më humbjen e thellë në Kuvendin e Kosovës, (mori vetëm 44 vota) Arsim Bajram, i ka kundërshtuar ashpër propozimin për rikandidim për kryetar të Kuvendit të Kosovës.

“Po, Arsim Bajrami përveç se ka kundërshtuar rikandidimin e tij ka shprehur edhe nervozën e tij për strategjinë jo të mirë të partisë për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit”, ka thënë një burim brenda PDK-së, raporton Botapress.

Shenjat e humbjes, PDK i ka shfaqur menjëherë pas përfundimit të kësaj mbledhje nga vetë njeriu i dytë i partisë, Hajredin Kuçi.

Ky i fundit, përveç se ka përmendur për herë të parë fjalën kompromis, ka pranuar faktin se kjo parti nuk ka fuqi politike për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit.

Bardhyl Meta i LDK’së thërret popullin për “mobilizim”

0

Bardhyl MetaKandidati i LDK-së për deputet në zgjedhjet e fundit parlamentare, por që nuk arriti t’i marrë votat e mjaftueshme për t’u bërë pjesë e legjislativit, Bardhyl Meta, ka ftuar qytetarët që të mobilizohen sikur dikur kundër Millosheviqit, që të marrin pushtetin, sipas tij të zaptuar nga Hashim Thaçi.
Lexoni të plotë postimin e tij në Facebook:

Mirëmjesi Kosovarë,
Një diell i këndshëm mëngjesi, po e ngroh sot vendin…, kurse mua, nuk e di pse mu kujtua, viti 1989 ajo vërsulja shizofrene e fashizoide e aparaturës milosheviqiane, dhe përballë – Kosovarët që marshonin fuqishëm në protesta dhe në ato grevat legjendare të minatorëve të Trepçës…

Pastaj mu shpërfaq 1998-a e Jasharajve – sikur edhe marshi i grave Kosovare për t’shkuar në ndihmë n’Prekaz…! Pastaj tutje më erdhi nepër mend, edhe një retro tjetër, gjithaq finike – pajtimi i gjaqeve dhe Anton Çeta – ajo përballje e Kosovarëve me vet’veten, e me t’metat vetanake…!

Dielli që po e ngroh sot vendin, ndërkaq, sikur më trandi edhe një herë e m’tha:
Kosovarët janë shampion – dhe ia dalin gjithherë matanë, gjithherë – edhe ne luftëra kundër zaptuesve të huaj, sikur edhe në përballje me prapa’mbetjen e vet, e t’kastave dhe konjukturave vetanake – burokratike e zaptuese…

Atëherë, si mund të jetë pesimist e të dyshojë në vet’veten – një popull kaq i vogël – por fisnik – e të jetë pesimist e të dyshojë në vet’veten – një popull që fitoi lirinë dhe krijoi shtetin, në konditat më të pa favorshme të globit…

Dhe si mund të jetë pesimist për të ardhmen e vet të afërt, një popull që meritoi por edhe arriti të fitojë – admirimin dhe solidaritetin e pothuaj gjithë globit (1999) – n`kauzën e tij për Liri, Demokraci e Pavarësi! Si?

Kosovarët, menjëherë, duhet të mobilizohen më fuqishëm se gjithherë më parë – rreth Kauzës së radhës – t’i japin tash e menjëherë kuptim dhe përmbajtje fisnike: Lirisë, Demokracisë dhe Pavarësisë… ta mundin t’keqen Qeverisëse – e cila po na i vret andrrat!

Ejani, që së bashku, çdo njeri aty ku frymon – t’ia kthejmë vendit krenarinë dhe dinjitetin.
T’ia kthejmë dinjitetin Lirisë, Shtetit tonë, Demokracisë e Pavarësisë…

Kosovarët dinë dhe munden, dhe e dinë edhe bota, se ata n’përballje, gjithherë dalin faqebardhë…
Një ditë të bukur të gjithëve…

Shtyhet konkursi për afatin e dytë në UP

0

UP-rektoratiKonkursi për pranimin e studentëve në afatin e dytë për studimet themelore në vitin akademik 2014/2015, i cili do të shpallej sot, është shtyrë për një ditë tjetër.

Kjo, pasi që gjatë mbledhjes së sotme të senatit, ku edhe do të miratoheshin propozimet nga fakultetet për vendet e lira, dikush ka penguar mbledhjen.

Burime të KosovaPress-it, bëjnë me dije se kanë qenë një grup i studentëve të pavarur që po kundërshtojnë zgjedhjen e rektorit të ri Ramadan Zejnullahut, që kanë penguar mbledhjen e senatit, duke hyrë në sallë dhe duke penguar mbajtjen e kësaj mbledhje.

E si pasoj e kësaj, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, nuk ka mundur të shpallë konkursin për pranimin e studentëve në afatin e dytë.

E fsheh pushkën në livadh, arrestohet një person në fshatin Kobaj

0

pushkaNjë person nga fshati Kobaj i Prizrenit është arrestuar pasi që i njëjti ka tentuar të fshehënë një livadh një pushkë gjuetie dhe gjashtë copë fishekë, njofton Policia e Kosovës .

Arma është konfiskuar, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Shoqëria civile kundër rrënimit të pjesshëm të kinemasë “Lumëbardhi” në Prizren

0

Kino LumbardhiAnëtarët e Kuvendit Komunal të Prizrenit, me shumicë votash kanë miratuar vendimin për shpalljen patundshmërisë ku gjendet kinemaja “Lumëbardhi” si pronë me interes publik. Mirëpo përkufizimi i nenit 1 të këtij vendimi është kundërshtuar nga anëtarët e lëvizjes “Vetëvendosje”, për shkak se në arsyetimin e arritjes së qëllimit publik mes tjerash figuron edhe “zgjerimi i rrugës”. Ndërkohë gjatë ditës kanë reaguar edhe nëntë organizata të shoqërisë civile, të cilat kanë shprehur qëndrimin se kinemaja ‘Lumëbardhi’ nuk mbrohet duke rrënuar pjesë të objektit”.

Artan Abrashi i VV-së ka insistuar që përshkrimi “zgjerimi i rrugës” të largohet nga vendimi i KK-së mbi shpalljen e interesit të përgjithshëm publik.

“Prejudikimi i tillë nuk është i dobishëm për dokumentin me të cilin shpallet interesi i përgjithshëm publik”, ka thënë ai, i cili para anëtarëve të organit më të lartë komunal, teksa ka lexuar edhe qëndrimet e shoqërisë civile, pasi që kërkesa e tij që të ftohet ndonjë përfaqësues i këtyre organizatave kishte hasur në vesh të shurdhër.

Por kjo përpjekje e tij nuk ka gjetur përkrahjen e këshilltarëve, të cilët kanë shprehur qëndrimin se ky vendim shërben vetëm për shpalljen e interesit të përgjithshëm publik, pra synon ndërprerjen e privatizimit, derisa destinimi i kësaj hapësire përcaktohet në fazat e mëvonshme.

“Arsyetimi shërben vetëm për vendimin e shpalljes së interesit dhe nuk ka të bëjë me destinimin e objektit”, ka deklaruar Osman Hajdari i Bashkimit Demokratik, duke shtuar se po të prezantohej një dokumentacion më i plotë, atëherë nuk do të kishte nevojë për këtë debat.

Kryesuesi i KK-së, Kujtim Gashi, ka theksuar se këtë çështje ia ka sqaruar edhe përfaqësuesve të shoqërisë civile me të cilët është takuar një ditë më parë. “Si po duket edhe ata po duan të formojnë parti politike”, ka thënë Gashi. Ndërkohë Mybera Mustafa e LDK-së ka theksuar se ky subjekt politik ndan shqetësimet e shoqërisë civile. “Pas shpalljes së interesit publik shpresoj që të respektohen ligjet dhe të mos ketë ndërrim të destinimit të Kinemasë”, ka shtuar ajo.

Në anën tjetër organizatat e shoqërisë civile në Prizren kanë bërë të ditur se ndonëse janë dakord me përpjekjen e Komunës për të shpallur kinemanë “Lumëbardhin” si hapësirë të interesit të përgjithshëm publik, për të ndaluar procesin e privatizimit, ato nuk pajtohen me çfarëdo tentimi për të rrënuar ndonjë pjesë të caktuar të këtij objekti.

“Propozimi i kryetarit të Komunës së Prizrenit që Kuvendi i Komunës të shpallë kinemanë ‘Lumëbardhi’ si hapësirë të interesit të përgjithshëm publik (shoqëror), ndër veprimet e propozuara pas dhënies së këtij statusi përmend edhe ‘zgjerimin e rrugës’. Ndërmarrja e këtij veprimi është në kundërshtim të drejtpërdrejtë me qëllimin e shpalljes së kësaj hapësire si zonë e interesit të përgjithshëm publik, pasi që zgjerimi i rrugës nënkupton rrënim (dhe eventualisht rindërtim) të pjesës së mbyllur të kinemasë ‘Lumëbardhi’”, thuhet në deklaratën e nënshkruar nga Trashëgimia Kulturore pa Kufij, Leo’s Art Organization, DokuFest, X40, EC Ma Ndryshe, Fondacioni Legatum, N’GO, Caritas Switzerland dhe Instituti Demokratik i Kosovës.

Argumenti kundërshtues ndaj përpjekjeve për të rrënuar dhe ndryshuar strukturën aktuale të objektit, respektivisht pjesës së mbyllur të kinemasë “Lumëbardhi” i OJQ-ve është i bazuar në disa parime.

Parimi i parë, sipas tyre, janë vlerat e trashëgimisë kulturore, pasi që, sipas Ligjit të Trashëgimisë Kulturore dhe Rregullores përkatëse, për t’u përfshirë në listën e trashëgimisë kulturore mjafton të plotësohet njëra prej këtyre kritereve (vlerave): historike, arkeologjike, artistike, shkencore, shoqërore, shpirtërore, teknologjike dhe rariteti.

“Kinemaja ‘Lumëbardhi’ plotëson së paku katër nga këto kritere: historike, shoqërore, teknologjike dhe rariteti”, thuhet ndër të tjera në reagimin e shoqërisë civile, përderisa bëhet me dije se po përgatitet dokumentacioni për t’i propozuar Ministrisë së Kulturës përfshirjen e kinemasë “Bistrica” në listën e trashëgimisë kulturore.

Arsyeja e dytë, sipas tyre, është mbrojtja që i garantohet objektit me planin e konservimit, i miratuar nga Kuvendi i Komunës në vitin 2008, që e vendos kinemanë “Lumëbardhi” në hierarkinë më të lartë të objekteve që duhen mbrojtur, duke e barazuar për nga rëndësia monumentale me Kompleksin e Lidhjes së Prizrenit.

“Ky dokument parasheh ruajtjen e strukturës ekzistuese të objektit të Kinemasë, bashkë me funksionin (destinimin) që ka si hapësirë kulturore/filmike (kinema). Plani i konservimit është akt ligjor i Komunës së Prizrenit dhe shkelja e tij nënkupton vepër penale.

Sipas Kodit Penal të Kosovës, kushdo që dëmton ose shkatërron monumentin ose objektin e mbrojtur kulturor, historik, fetar, shkencor apo natyror, dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy vjet”, vazhdon qëndrimi i OJQ-ve.

Vlera e tretë, sipas aktivistëve, është se kinemaja “Lumëbardhi” është hapësira më e rëndësishme e skenës kulturore të Prizrenit, pasi që në të kanë lindur dhe janë zhvilluar një numër i madh i festivaleve të qytetit. Përveç vlerave të trashëgimisë kulturore, kinemaja “Lumëbardhi”, sipas tyre, është shndërruar edhe në një shënjues kulturor, pasi që është njëra nga pikat e referimit më të njohura në Qendrën Historike të Prizrenit. Po ashtu vendimmarrësit janë përkujtuar për peticionin e qytetarëve, i nënshkruar më 2007 nga mijëra qytetarë./koha ditore/

Komuna e Mamushës me ngecje në transparencën buxhetore

0

Mamusha5-16Në kuadër të projektit të monitorimit të transparencës së ekzekutivit komunal të Mamushës, “EC Ma Ndryshe” gjatë javëve të fundit ka përcjellë zbatimin e kërkesave ligjore të konsultimit me publikun gjatë procesit të hartimit të buxhetit.

Elmedina Baxhaku, monitoruese e OJQ-së “EC Ma Ndryshe” tha se ligji për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë, por edhe Qarkoret buxhetore të Ministrisë së Financave përcaktojnë format e konsultimit me publikun që duhet të zhvillohen gjatë procesit të hartimit dhe miratimit të buxhetit komunal. Ky konsultim me publikun ka për qëllim që të kontribuojë në ndarjen më të drejtë të burimeve të kufizuara financiare të komunës me hartimin e një buxheti komunal që pasqyron prioritetet e qytetarëve, si dhe përkushtimin e komunës ndaj parimeve të qeverisjes së mirë, sikurse që janë transparenca dhe llogaridhënia.

“Siç udhëzojnë Qarkoret buxhetore të MF-së, gjatë hartimit të kornizës afatmesme buxhetore, Qeveria Komunale duhet të mbajë konsultime me qytetarët, duke përfshirë dëgjimet publike për të diskutuar prioritetet dhe strategjitë orientuese të buxhetit. Ndërsa para miratimit të Kornizës Afatmesme Buxhetore (KAB), Komiteti për Politika dhe Financa i KK-së duhet të mbajë mbledhje publike për të diskutuar prioritetet financiare dhe strategjitë”, thotë Baxhaku.

Sipas udhëzimeve në qarkoret e MF-së dhe dispozitave të Ligjit për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë, pasi ekzekutivi të dorëzoj buxhetin e propozuar në Kuvendin e Komunës, ku afati i fundit ka qenë 1 shtatori, edhe Kuvendi i Komunës duhet të mbajë një apo disa dëgjime publike e të paralajmëruara me kohë për të siguruar pikëpamjet e qytetarëve për buxhetin, si dhe për të marrë parasysh dhe rishikuar ato sipas nevojës.

“Në bazë të monitorimit del se ekzekutivi lokal i Mamushës deri më tani nuk i ka përmbushur obligimet e përshkruara më lartë në procesin e hartimit të buxhetit për vitin 2015 dhe KAB-it 2015-2017. Zyrtarët komunal kanë theksuar se vetëm KPF-ja do të mbaj një diskutim publik me qytetarë, me inicim të KDI-së, gjatë javës së ardhshme. Ndërkohë afati për miratim dhe dorëzim të buxhetit komunal në MF është jo më vonë se 30 shtatori”.

“EC Ma Ndryshe” përkujton edhe një herë se transparenca në procesin e buxhetimit të një komune është jetike për vlerësimin e përgjithshëm të transparencës në një komunë.
Prandaj duke i marrë parasysh këto të gjetura, EC Ma Ndryshe rekomandon Komunën e Mamushës që:
– Të nisë zbatimin e menjëhershëm të të gjitha obligimeve ligjore për transparencë gjatë përgatitjes së buxhetit dhe KAB-it;
– Të përfshijë shoqërinë civile në organizimin e dëgjimeve dhe mbledhjeve publike për diskutimin e buxhetit;
Gjithashtu, EC Ma Ndryshe rekomandon Kuvendin Komunal të Mamushës që të mbajë një apo më shumë dëgjime publike për të siguruar pikëpamjet e qytetarëve për buxhetin komunal./PrizrenPress.com/

Rona Nishliu, pritet me protestë por fascionon Beogradin

0

RonaNishliu-Eurovision12Ka vendosur të improvizojë. Moti i ftohtë i Beogradit nuk e ka penguar që lëvizjet e zërit prej këngëtareje dhe lojën me grimasën prej një aktoreje ti bashkojë në performancën e saj. Derisa jashtë sallës ku ajo do të performonte një gup i qytetarëve serbë protestuan pikërisht për ardhjen e saj, Rona Nishliu ka zgjedhur që në Beograd me vete të marrë edhe perlat e Nexhmije Pagarushës e Tefta Tashko Koços.
Nishliu ka nisur kështu performancën e saj në kuadër të festivalit “Mirdita, Dobar Dan”, festival ky që sivjet vjen me edicionin e tij të parë, ky në kujtim të aktorit kosovar me famë botërore Bekim Fehmiu i cili një pjesë të mirë të bagazhit të tij artistik e shkriu pikërisht në kryeqytetin serb.
Rona, e thjeshtë në një fustan të zi dhe me një kontakt të mrekullueshëm me publikun nën shoqërimin e Gent Rushit ka sjellë lojën e saj me xhezin, improvizimet e saja që dikur i bënte në kuadër të DAMFestival në Prishtinë, tendencën që të mishërohet me nota e mimikë, drejt melodive të cilat ndër vite, sipas saj, kanë ndihmuar në formimin dhe avancimin e këngëtarëve shqiptarë.

“Moj e bukura more”, “Një lule”, “Me motive tona” dhe melodi të tjera erdhën në gati dy orë realizim skenik nga Rona e shoqëruesi i saj. Është kthyer dy herë në skenë më duartrokitjet e publikut, krejt në fund për ta sjellë perlën e saj, “Suus”-in që bëri krenarë të gjithë shqiptarët.

“Bekim Fehmiu ka qenë një njeri që i ka dhënë shumë kulturës sonë, dhe jo vetëm. Jam ndier shumë mirë kur e kam marrë ftesën sepse kjo tregon se ky shtet pranon atë që unë bëj dhe atë që unë jam, kjo shumë me rëndësi për mua” shton Nishliu për KultPlus pas performancës në objektin e Orkestrës Filarmonike të Beogradit.

“Jam e sigurt se kjo performancë sot i hap rrugë një festivali dhe prezantimeve e debateve tjera në këtë iniciativë” shton Nishliu. Koncerti ka sjellë melodi që për Nishliun dhe Rushin sjellin në retrospektivë një periudhë të caktuar të formimit të tyre si artistë.

“Ky lloj i improvizimit na lejon të luajmë, na jep liri që të shprehim vullnetin tonë. Është një rezultat i gjendjes emocionale, aty ku xhezi përzihet me motive tradicionale të muzikës sonë. Sa herë e kemi luajtur, pas cdo prezantimi kemi pasur reagime interesante” shton Nishliu.

Performanca është e para shenjë se festivali po nis. Në po këtë sallë të enjten në mbrëmje është gjendur edhe Branka Petric, bashkëshortja e legjendës Bekim Fehmiu.
“Dikush më pyeti se çka do të thoshte Bekimi po të ishte gjallë sot. Unë e di se ai do të befasohej por edhe do të ndihej i lumtur me pritjen dhe këtë që po bëjnë edhe Kosova edhe Serbia për të” ka shtuar Petric.

“Ai ka thënë gjithmonë se artistët duhet të japin maksimumin e tyre në skenë. Këngëtarja që sot ishte në skenë bashkë me shoqëruesin e saj e bënë po këtë gjë. Unë mendoj se shoqëritë tona nuk kanë përparuar shumë, ato duhet ndaluar e biseduar mes vete” shton Petric.

Për KultPlus dhe rreth protestës së vogël të ndodhur në qendër të Beogradit, kjo para objektit të Filarmonisë së Beogradit, Millenko Dereta nga festivali ka treguar se protesta ka qenë e vogël dhe në orën 19:30, gjysmë ore para nisjes së festivalit, ka pasur një grup të vegjël njerëzish që janë ngritur kundër kësaj ngjarjeje, por nuk ka penguar në mbajtjen e koncertit. Sipas tij, është pritur edhe më shumë por për këtë është lajmëruar Policia e Beogradit e cila natën e koncertit ka qenë e pranishme në numër të madh jashtë e përreth objektit të Filarmonisë së Beogradit.

Endien, një djalë i ri nga Belgjika i cili këtyre ditëve ka realizuar një turne nëpër Ballkan, krejt rastësisht u gjend në këtë hapje festivali. Për KultPlus ai tregon se është premtuese që një festival i tillë synon të qetësojë një marrëdhënie që për shumë kohë është e ftohtë dhe e tensionuar.
“Jam shumë i befasuar që ky festival po organizohet. Kam parë jashtë disa njerëz që po protestonin, por kam parë edhe agjendën e festivalit dhe më vjen mirë që me anë të diskutimeve kulturore po synohet të thehet një urrejtje e mbjellë shumë kohë më parë. Diskutimi në nivele të ndryshme e lehtëson procesin” pohon belgu Endien.

Festivali vazhdon sot me debatin mbi dekonstruktimin e të kaluarës së përbashkët, më vnë me prezantimin e Blerta Zeqirit dhe krejt në fund të ditës janë dy paraqitje të shfaqjes teatrale “Dilerat” nga Bekim Lumi, në Qendrën Kulturore REKS. / KultPlus.com

Millaku: Ramadan Muja duhet të vetëshkarkohet

0

Drita MillakuAsambleistja e Lëvizjes Vetëvendosje!,Drita Millaku vlerëson se kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja deri më tash ka marrë vetëm një vendim të mirë kur e ka shkarkuar drejtorin e Ekonomisë dhe Financave, Mehmet Bytyc.

Ajo thotë se kryetari Muja një vendim të tillë duhet të marrë edhe ndaj vetvetes.

”Kryetari Muja deri më tash e ka marrë vetëm një vendim të mirë kur e ka shkarkuar drejtorin e Ekonomisë dhe Financave, por ka harruar ta shkarkojë edhe vetveten pasi që është i vetmi kryetar në Kosovë që është dënuar nga Gjykata”, thotë Millaku. /PrizrenPress.com/

Masakër në SHBA, vret vajzën dhe 6 fëmijët e saj

0

Shiriti i policiseNjë masakër e vërtetë ka ndodhur në Florida të Shteteve të Bashkuara. Gjyshi ka vrarë vajzën dhe 6 fëmijët e saj, para se të vetëvritej.

Zyrtarë të policisë i thanë gazetarëve se fëmijët ishin të moshës nga 3 muajsh deri në 10 vjeç. Sipas autoriteteve autori i kësaj ngjarjeje është 51-vjeçari Don Charles Spirit, cili kishte një histori kriminale.

Autori kishte telefonuar policinë menjëherë pas krimit dhe me mbërritjen e tyre ai vrau edhe vetën. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00, me atë lokale, të ditës së enjte në Bell, një qytet i vogël në Florida. Arsyet e që çuan 51 vjeçarin drejt këtij krimi makabër janë ende të paqarta.

Haliti: Jemi të gatshëm për kompromise

0

Xhavit halitiAnëtari i kryesisë së PDK-së, Xhavit Haliti, e ka vlerësuar pozitivisht iniciativën e presidentes Atifete Jahjaga për t’i takuar liderët e partive parlamentare për çështjen e konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

Ai ka kërkuar nga të gjithë partitë politike ta mbështesin këtë iniciativë të Jahjagës. Haliti ka thënë se PDK-ja është e gatshme të bëjë edhe kompromise me partitë e tjera politike në mënyrë që Kosova t’I ketë institucionet e reja, shkruan Epoka e Re.

“ Nëse jemi të gatshëm të bashkëqeverisje, është normale të jemi të gatshëm edhe për kompromise”, ka deklaruar Haliti, duke shtuar se PDK-ja nuk ia ka mbyllur derën as qeverisë gjithëpërfshirëse.