11 C
Prizren
E premte, 1 Maj, 2026

Seanca e ardhshme, Brovina: Ta shohim… duhet të pres!

Flora Brovina-kuvendPas dështimit të kandidatit të PDK-së, kryesuesja e seancës Flora Brovina, mbylli seancën konstituive, pa u dhënë rastin deputetëve të shprehin vullnetin shumicë të tyre, për kandidatin e dytë apo për ndërprerje të seancës.

Përfaqësuesit e Blokut LANV, pas seancës, kanë reaguar me mënyrën e kryesimit të seancës, ndërsa kanë kërkuar nga kryesuesja që sa më shpejtë të thërras seancën tjetër konstituive, në të kundërtën ata do të përdorin edhe rrugët tjera që seanca të thirret sa më shpejtë.

Edhe përkundër thirrjeve të shumta qytetare, faktorit ndërkombëtare dhe presidentes Jahjaga për tejkalimin e ‘ngërçit’ politik dhe zgjedhjen e kryeparlamentarit, situata mbetet ende e pa qartë, e aq më tepër kur deputetja më e vjetër e cila ligjërisht është kryesuese e seancës nuk ka ‘ide’ se kur do ta thërras seancën e radhës.

Sipas saj, një thirrje për seancë do të bëhet pasi që presidentja e vendit Atifete Jahjaga do të përfundojë konsultat me subjektet politike.

“Të shohim, realisht duhet të pres. Ju po e shihni se presidentja është duke biseduar me liderët, prandaj do të shoh kushtet dhe do të ju lajmëroj”, u shpreh, Flora Brovina për Botapress.

Ndërkaq, nënkryetari i PDK-së Memli Krasniqi i pyetur se a do të ketë seancë konstituive pa marrëveshje paraprake me subjektet tjera për zgjedhjen e kryeparlamentarit, ai tha se për thirrjen e seancës konstituive mandatin e ka kryesuesja Flora Brovina dhe pyeteni atë.

Më Shumë

Ukaj i LDK-së me kërkesë për Abdixhikun: Fute Agim Veliun në listë për deputetë

Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, Xhavit Ukaj, i ka bërë thirrje kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, që për zgjedhjet e reja ta...

Përkujtohet Komandant “Ftyra”

Nën organizimin e Kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, dhe Organizatave të dala nga lufta e UÇK-së – dega në Malishevë, është mbajtur...

Lajmet e Fundit