Home Blog Page 8107

Vllahiu: Zgjidhja të bëhet në pajtim me Kushtetutën

0

Arbër VllahiuKëshilltari i presidentes së Kosovës Arbën Vllahiu, thotë se vendi është në një periudhë kohore kur është i domosdoshëm krijimi i institucioneve.

Thotë se mungesa e institucioneve po e pengon edhe punën ë e institucioneve të tjera dhe vetë rrugën dhe bashkëpunimin e Kosovës me faktorin ndërkombëtar. Tha se qëllimi i takimeve në presidencë është lehtësimi i dialogut në mes të partive.

“Në këtë fazë ta quaj kritike që jemi sot ka qenë e domosdoshme që presidentja në kuadër të kompetencave të saj kushtetuese që ka të bëjë me rolin e saj kushtetues si faktor i unitetit të popullit të Kosovës dhe gjithashtu si garantues i funksionimit demokratik të Kosovës të t;i fitoj dhe t””i ulë në tavolinë liderët e partive parlamentare për të dëgjuar prej tyre se çfarë kanë për të thënë dhe cilat janë mënyrat që ata propozojnë për të gjetur zgjidhjen për këtë çështje”, tha Vllahiu për RTK.

Sipas Vllahiut janë vetë deputetët të cilët duhet të gjejnë zgjidhjen në bazë të lifjeve dhe Kushtetutës.

“Po e ritheksojmë edhe një herë faktin se janë deputetët e Kuvendit e Kosovës të cilët bazuar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, bazuar në ligjet e Kosovës, bazuar në vendimin e Gjykatës Kushtetuese duhet të gjejnë forcën duhet të gjejnë guximin që të gjejnë zgjidhjen brenda institucionit të cilin e përfaqësojnë dhe për të cilin janë zgjedhur apo janë votuar nga qytetarët e Kosovës”, tha Vllahiu.

Po përgatitet arrestimi i Berishës

0

Berisha ne mediat grekeSipas medias greke “VORIA.gr” e cila citon burime nga Tirana zyrtare, qeveria e Edi Ramës po përgatit arrestimin e ish-kryeministrit Sali Berisha. Sipas saj, qeveria ka hartuar një plan që do të çojë në prerjen e një fletë-arresti ndaj Sali Berishës, duke u përqendruar tek akuzat për korrupsion e tradhti ndaj atdheut, lidhur me ngjarjen e 21 janarit, marrëveshjen e kufirit detar Shqipëri-Greqi, ngjarjen e 14 shtatorit 1998, korrupsionin me rrugën Durrës-Kukës dhe ngjarjen e Gërdecit.

Media greke citon se me arrestimin e Sali Berishës, qeveria e kryeministrit Rama dëshiron të provojë se është e gatshme për t’u marrë me fenomenin e korrupsionit, duke shtuar se “lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar ka qenë arsyeja kryesore për dështimin e Shqipërisë për të marrë një datë për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE”.

Akuzat sipas “VORIA.gr” përqendrohen në këto pika:

1. Ngjarja e 21 janarit 2011, ku u vranë katër demonstrues

2. Rasti i Gërdecit

Shpërthimi i municionit në fshatin Gërdec ku 26 persona u vranë dhe të paktën 300 mbetën të plagosur dhe 4,000 shtëpi u shkatërruan, përfshin Berishën dhe djalin e tij.

3. Ndarja e detit, marrëveshja me Greqinë për të përcaktuar kufijtë detarë

“Kjo konsiderohet tradhtia më e madhe e atdheut pas shitjes së Shën Naumit dhe kapitullimit të Ahmet Zogut. Në këtë akuzë shihen si përgjegjës Sali Berisha kur ishte kryeministër, dhe Lulzim Basha në rolin e ministrit të Jashtëm.

4. Korrupsioni

Berisha konsiderohet si i përfshirë në aferë korruptive në ndërtimin e autostradës Durrës-Kukës.

5. Grushti i shtetit në 14 shtator 1998

Ish-kryeministri Berisha identifikohet si arkitekt i grushtit të shtetit të 14 shtatorit 1998, ngjarje e ndodhur pas vrasjes së liderit demokrat, Azem Hajdari, shkruan “VORIA.gr”.

Prifti dyshon se ka Zot

0

Prifti nga CanterburyAteizmi është duke u rritur me shpejtësi, pasi edhe ata që drejtojnë Kishën kanë filluar të kenë dyshime rreth ekzistencës së Zotit.

Një prift në Canterbury ka pranuar se ai shpesh pyet për besimin e tij në Zot.

“Ka momente kur ju mendoni: ‘A ka Zot?’”, ka thën Justin Welby në një intervistë për Independentin.

Ai ka thënë se këto momente i ndjen derisa është duke shëtitur së bashku me qenin e tij.

“Ditën tjetër isha duke u lutur kur thash: ‘Zot, shiko, çdo gjë është në rregull, por ka kaluar kohë kur ti ke bërë diçka – nëse do të ishe aty’”, ka thënë prifti.

Skandaloze: Asamblisti i AAK-së e ngritë çështjen e punësimit të tij në Asamble!

0

Bujar Nerjovaj5-21Asamblisti i AAK-së, Bujar Nerjovaj ka ngritur çështjen e punësimit të tij si mësimdhënës në seancën e sotme të Asamblesë Komunale të Prizrenit.

Ai ka pyetur drejtorin e Drejtorisë së Arsimit, Nexhat Çoçajn se a ka qenë konkursi publik dhe se a ka pasur të drejt edhe ai të konkurrojë.

Në vend të shqetësimeve të qytetarëve, Nerjovaj ka shfrytëzuar pozitën e asamblistit që në mbledhjen e Asamblesë të ngritë çështjen e punësimit të tij.

Drejtori i Arsimit, Nexhat Çoçaj, ndërkaq  nuk është përgjigjur në pyetjen e Nerjovajt.

Kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja ka punësuar dje asamblistin e AAK-së, Bujar Nerjovaj. Punësimi i tij është bërë pas shantazhit që koalicioni i AAK-së ia ka bërë kryetarit Ramadan Mujës, për punësimin e militantëve të partisë së tyre.

Muja është detyruar të pranojë në punë si mësimdhënës asamblistin e AAK-së, Bujar Nerjovajn në shkollën “Pjetër Budi” në Lugisht të Hasit.

Punësimi i asamblistit të AAK-së, Bujar Nerjovaj është bërë dje, një ditë para votimit të buxhetit.

Ndërkaq, asamblisti i AAK-së, Bujar Nerjovaj në seancën e sotme të Asamblesë Komunale ka kërkuar nga mediat dhe asamblisti i VV-së, Arbër Rexhajn që të mos bëjnë “zhurmë” për punësimin e tij. /PrizrenPress.com/

Dhe Jahjaga tha: Zgjidhja është brenda Kuvendit!

0

Atifete jahjagaPresidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka lëshuar një komunikatë për media pas takimit që pati me partitë parlamentare.
Jahjaga ka thënë se deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë përgjegjësinë e tyre në zgjidhjen e çështjeve brenda Kuvendit të Kosovës.

Më poshtë mund ta lexoni njoftimin që e ka dërguar Zyra e Presidentes.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, ka ftuar në takime të veçanta liderët e partive politike parlamentare për të diskutuar për zhvillimet pas mbajtjes së seancës së sotme konstituive të Kuvendit të Kosovës. Në takime të veçanta kanë marrë pjesë udhëheqësit e PDK-së, me kryetarin Hashim Thaçi, të Listës Sërpska, të udhëhequr nga zotëri Slobodan Petrovic, të grupit parlamentar Gjashtë Plus, të LDK, AAK, Nisma, Lëvizja Vetëvendosje, të përfaqësuar nga zotëri Isa Mustafa, zotëri Ramush Haradinaj, zotëri Fatmir Limaj dhe zotëri Albin Kurti, si dhe deputetët e komuniteteve të tjera të përfaqësuar në Kuvendin e Kosovës.

Presidentja Jahjaga, në kuadër të kompetencave të saj kushtetuese, si garantuese e funksionimit demokratik të institucioneve dhe faktor i unitetit të popullit, në takimet me udhëheqësit e partive politike parlamentare ka theksuar se konstituuimi i institucioneve të Kosovës është domosdoshmëri për të çuar përpara proceset nëpër të cilat po kalon vendi. Ajo tha se deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë përgjegjësinë e tyre në zgjidhjen e çështjeve brenda Kuvendit të Kosovës, duke u bazuar në Kushtetutën dhe ligjet e vendit dhe në respektim të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Presidentja Jahjaga tha se takimet e sotme zhvillohen me qëllim të lehtësimit të diskutimeve me forcat politike për gatishmërinë e deputetëve të Kuvendit për të gjetur zgjidhje për formimin e institucioneve të reja të vendit”, thuhet në kumtesën e lëshuar nga Presidenca e Kosovës.

VLAN, Jahjagës: Ne jemi shumica, ne jemi zgjidhja e menjëhershme

0

Blloku te JahjagaKa filluar takimi i Bllokut LDK-AAK-Nisma dhe VV, me presidenten e vendit.

Edhe pse të ftuar veçmas, liderët e katër partive të Bllokut, kanë vendosur të shkojnë së bashku.

Ky takim erdhi pas ftesës urgjente që presidentja u bëri partive politike, pas dështimit për zgjedhjen e kryeparlamentarit.

Mahir Yagcilar : Zgjidhja të gjendet brenda kuvendit

Kryetari i Partisë Demokratike Turke të Kosovës, KDTP, Mahir Yagcilar takoi Presidenten Atifete Jahjaga.

Yagcilar, tha se me presidenten Jahjaga u konsultua rreth gjendjes politike të krijuar së fundmi në Kosovë ndërsa theksoi se Grupi 6 + do të pranojë çdo zgjidhje që është në përputhje me Kushtetutën.

Sipas tij, do të ishte me rëndësi që zgjidhja të gjendet brenda Kuvendit.

VLAN në ora 16:00 te presidentja

Kryetarët e VV-LDK-AAK-NISMA, do të shkojnë bashkë në takim te Presidentja Atifete Jahjaga.

Takimi i VLAN-it me Presidenten do të fillojë në ora 16:00.

Presidentja takon Listën Serbe

Pas takimit me kryeministrin në detyrë, Hashim Thaçin, presidentja takoi deputetët e Listës Srpska, Aleksandar Jabllanoviq, kryetari i Partisë Liberale Serbe, Sllobodan Petroviq dhe Goran Rakiq, kryetar i Mitrovicës Veriore. Përfaqësuesit e Listës Srpska nuk u prononcuan pas takimit.

Kuçi: Tash duhet t’i jepet mundësia presidentes

Ka përfunduar takimi në mes të presidentes dhe përfaqësuesve të Partisë Demokratike të Kosovës. Në takim, përveç Thaçit kanë qenë edhe dy nënkryetarët e PDK-së, Kadri Veseli dhe Hajredin Kuçi.

Hajredin Kuçi pas takimit theksoi se takimi është mbajtur me ftesë të presidentes, më qëllim që t’i dëgjojë opinionet lidhur me hendekun politik dhe nevojën për zgjidhje adekuate.

“Ne si parti politike i jemi përgjigjur pozitivisht ftesës së presidentes dhe tani do të jemi pjesë aktive, konstruktive që t’i ndërtojmë institucionet mbi bazën e vullnetit të qytetarëve. Mandati i presidentes si simbol i unitetetit politik dhe garantues i funksionimit kushtetues të institucioneve, ne e respektojmë dhe në këtë drejtim ne do të marrim pjesë. Edhe në këtë takim dhe në takime tjera, kushdo që ka vullnet të mirë. Por është obligim kushtetues t’i përgjigjemi presidentes. Mendoj se është faza fillestare, ku secili duhet ta jap mendimin e vet. Pastaj, është faza tjetër që secili duhet t’i bëjë kompromiset e veta. PDK do të jetë konstruktive. Do të jetë ajo që respekton vullnetin e qytetareve dhe kushtetutën”, tha ai.
Kuçi tha se tash duhet t`i jepet mundësia dhe mbështetja adekuate presidentes.

Presidentja thërret në takim liderët e partive

Ky takim është thirrur, pas ndërprerjes së seancës konstituive, ku dështoi të zgjidhjet kandidati i PDK-së, Arsim Bajrami, në pozitën e Kryetarit të Kuvendit.

Sekuestrohen 250 kg drogë, shkëmbim zjarri mes policisë dhe trafikantëve

0

policia e kosovesNjë sasi e konsiderueshme lënde narkotike e cila kishte si destinacion Greqinë, ka përfshirë në një shkëmbim zjarri policinë dhe trafikantët mesditën e sotme.

Nga të dhënat paraprake mësohet se një shkëmbim zjarri mes forcave të policisë dhe disa trafikantëve ka ndodhur në zonën e malit të Sopotit.

Lidhur me këtë ngjarje nuk raportohen të lënduar. Policia ka vënë në pranga 4 trafikantë të drogës, si dhe ka sekuestruar një sasi prej 250 kilogramë kanabis sativa. Trafikantët kanë qënë duke transportuar lëndën narkotike nga fshati Lazarat i Gjirokastrës, në drejtim të Delvinës. Përpos lëndës narkotike, policia ka sekuestruar edhe një armë zjarri automatik.

I jepet lamtumira e fundit gazetarit Kiço Fotiadhi

0

Kico-Fotiadhi1-620x674Gazetarit të njohur Kiço Fotiadhi, që u nda nga jeta pasditen e djeshme në moshën 74 vjeçare, iu dha sot lamtumira e fundit nga të afërm, miq e kolegë.

Në një nga hollet e Radio Tiranës, ku u vendos arkivoli me trupin e të ndjerit, u zhvilluan homazhe në nderim të figurës së dashur për publikun, i njohur ndryshe dhe si spikeri i emisionit të parë të lajmeve në historinë e Televizionit Shqiptar në vitin 1963.
Drejtori i RTSH-së, Martin Leka, vlerësoi kontributin 30-vjeçar të Fotiadhi si gazetar e spiker në këtë institucion.

Kiço Fotiadhi është dekoruar nga ish-Presidenti i Republikës, Bamir Topi, me Urdhrin “Naim Frashëri” i Artë me motivacionin: “Protagonist i shquar i ekranit televiziv, promovues i eventeve me rëndësi kombëtare, gazetar i njohur novator”.

Diskutimi rreth buxhetit komunal shtyn seancën gjyqësore ndaj Nexhat Çoçajt

0

Nexhat cocaj DKATë enjten në departamentin e krimeve të rënda në Gjykatën Themelore në Prizren, ishte planifikuar që të mbahej seanca gjyqësore ndaj drejtorit të Arsimit në Prizren, Nexhat Çoçaj dhe dy zyrtarëve tjerë të arsimit, të cilët po akuzohen për shpërdorim të detyrës zyrtare.

Bashkë me ta po akuzohet edhe një biznesmen nga Prishtina, për vepër penale të keqpërdorimit të autorizimeve në ekonomi.

Gjykimi i planifikuar për të enjten nuk u mbajt për shkak se i akuzuari Çoçaj, një ditë më parë kishte deponuar një parashtresë në gjykatë, me të cilën kishte kërkuar shtyrjen e seancës gjyqësore.

Në parashtresën e siguruar nga KALLXO.com, Çoçaj thotë se pikërisht në ditën e seancës gjyqësore, është caktuar edhe seanca e Kuvendit Komunal në Prizren në të cilën, siç shkruan drejtori i arsimit, është caktuar edhe pika e rendit të ditës Propozim Buxheti për Vitin 2015- 2017.

“I akuzuari si drejtor i Drejtoratit për Arsim dhe Kulturë të Komunës së Prizrenit, ka për obligim që pjesën e buxhetit për Drejtorinë e Arsimit ta arsyetoj në seancën e Kuvendit. Pra është i obliguar që të marrë pjesë gjatë shqyrtimit të kësaj pike të rendit të ditës”. thuhet në parashtresën e dorëzuar në gjykatë, një ditë më parë nga avokati Rexhep Hasani.

Më tutje në parashtresë thuhet, se për këtë datë edhe vetë avokati Rexhepi, është i angazhuar në një seancë gjyqësore në Gjykatën e Apelit.

Duke marrë parasysh arsyet e lartcekura, gjykata aprovoi kërkesën e mbrojtjes dhe vendosi që seanca gjyqësore të shtyhet për muajin tetor 2014.

Në aktakuzën e siguruar nga KALLXO.com, të pandehurit Nexhat Çoçaj, Nezir Osmani dhe Gëzim Gërgi, akuzohen se nga data 28 shtator 2009, e deri më datë 03 nëntor 2009 në Prizren, në cilësinë e personave zyrtar, i shfrytëzojnë detyrat zyrtare duke i tejkaluar kompetencat e tyre, me qëllim të fitimit të dobisë pasurore për personin tjetër dhe shkelin me dijeni ligjin e prokurimit dhe kushtet e parapara me kontratën e lidhur mes komunës së Prizrenit dhe NTSH “Rikon” për furnizimin e shkollave të Komunës së Prizrenit me aparate fotokopjuese.

I pandehuri Nezir Osmani, zyrtar për financa në Drejtorinë e Arsimit, sipas aktakuzës “pa autorizim pranon furnizimet me aparate fotokopjuese, nuk e njofton fare zyrtarin e autorizuar, nuk i përfill proceduarat e pranimit, menjëherë i shpërndan këto aparate nëpër shkolla pa bërë verifikimin paraprak të tyre”.

Poashtu, sipas aktakuzës Gëzim Gërgi menaxher i IT-së në DKA, së bashku me Nezir Osmanin, nënshkruan procesverbalin pa bërë verifikimin e mallit të pranuar, ashtu si parashihet në kontratë, duke pranuar aparate fotokopjuese me format letre A4 dhe A5, e jo të formatit A3, A4 dhe A5.

Aktakuza thotë se Nexhat Çoçaj në cilësi të koordinatorit të Drejtorisë së Arsimit, duke ditur për parregullësitë e procedurës lidhur me këtë furnizim, më 3 nëntor 2009 e nënshkruan raportin e pranimit, edhe pse raportin e pranimit është dashur ta nënshkruaj drejtori i projektit Florim Metaj, me ç’rast nga zyra e thesarit paguhen 18 mijë euro në xhirollogarinë e NTSH “Rikon”.

Me këtë sipas aktakuzës së prokurorisë, buxhetit të Komunës së Prizrenit, i shkaktohet dëm prej 3 mijë e 600 euro.

Poashtu në këtë aktakuzë, është i përfshirë edhe biznesmeni nga Prishtina Sami Makolli, për të cilin thuhet se ka shkelur rëndë ligjin- dispozitat e kontratës së lidhur mes komunës së Prizrenit dhe NTSH “Rikon”, firmë të cilën ai e udhëheq.

Për këto veprime Makolli, akuzohet për vepër penale të keqpërdorimit të autorizimeve ekonomike.

Seanca e radhës do të mbahet në fund të muajit tetor 2014./Kallxo.com/

Limaj: Zgjedhjet nuk janë zgjidhje

0

Fatmir Limaj 230Kryetari i NISMA-s ka theksuar se pavarësisht gjendjes politike në të cilën po gjendet, Kosova nuk po shkon drejtë një krize parlamentare.
Megjithëse kryetari i NISMA për Kosovë, Fatmir Limaj nuk ishte pjesë e seancës së sotme konstituive të Kuvendit të Kosovës pasi që ishte prezent në seancën gjyqësore për rastin ‘Kleçka’, ai komentoi për rrjedhën e seancës në Kuvend.

E sipas tij, ajo që ka ndodhur sot në seancë ishte e pritur nga të gjithë dhe se sot edhe një herë është bërë e ditur shumica parlamentare.

Sipas tij, duhet të gjendet sa më shpejtë një zgjidhje dhe vendit t’i kthehen institucionet. Por ai ka thënë se nuk është zgjidhje mbajtja e zgjedhjeve tjera parlamentare.

“Tash pasi që PDK-ja e ka shfrytëzuar mundësinë dhe të drejtën e vet që i ka dhënë gjykata për të propozuar kandidatin e saj, u pa se nuk i kanë votat dhe duhet t’i jepet mundësia deputetët të gjejnë zgjidhje dhe kështu ta kenë një kandidat të pranueshëm ku do të votohet nga shumica e deputetëve të Parlamentit të Kosovës, pavarësisht kush do të jetë ai”, ka thënë ai.

Pavarësisht gjendjes politike në të cilën po gjendet Kosova tani, Limaj nuk mendon se vendi po shkon drejtë një krize parlamentare.

“Problemi i krizës parlamentare është kur asnjëra palë nuk ka mundësi dhe hapësirë për të formuar qeverinë, mungojnë shumica parlamentare. Në Kosovë nuk është kjo, nuk është ky rast”, ka vlerësuar Limaj.

Limaj këto komente i bëri pas ndërprerjes së seancës gjyqësore në Gjykatën e Apelit në Prishtinë, e cila nuk vazhdoj për shkak të ankesave nga ana mbrojtëse e të akuzuarve.

Sipas këtyre të fundit, kolegji gjyqësor ka marrë rolin e prokurorit dhe nga ai kërkuan që të tërhiqet.