13.8 C
Prizren
E enjte, 2 Maj, 2024

Haradinaj: Gjithçka gati, detajet nesër!

blloku opozitar

Një ditë para mbajtjes së seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, liderët e partive të koalicionit LDK-AAK-NISMA dhe Vetëvendosje, duke përjashtuar Fatmir Limajn, kanë mbajtur takimin e fundit, në drejtim të përgatitjeve rreth seancës së të enjtes.
Pas takimit, ata nuk kanë dhënë shumë detaje rreth asaj se si do të veprojë koalicioni VLAN në seancën e nesërme dhe a parashohin ndonjë skenar të mundshëm.

Lideri i AAK-së, njëherit i nominuar edhe për kryeministër, Ramush Haradinaj ka thënë vetëm se ky ishte takimi i radhës para seancës konstituive.

“Bashkë me liderët e partive, përjashtuar Fatmir Limajn i cili sot ka angazhime tjera, kemi pasur takimin e fundit para seancës. Sa i përket neve, gjithçka është gati për seancë. Kuptohet, pjesa e parë e seancës ka të bëjë me kandidaturën për kryetar të Kuvendit. Si do të veprojmë, do të shihni nesër”, ka thënë Haradinaj.

Sa i përket përfshirjes së Lista Srpska, Haradinaj ka thënë se komunitetet e edhe Lista Srpska kanë pozicionin e vete kushtetues në qeverisje.

“Lista Srpska është e mirëpritur në çdo situatë, për arsye se një gjë të tillë e parasheh Kushtetuta dhe se gjithashtu është në të mirën e Kosovës”, ka shtuar lideri i AAK-së.

“Sa i përket Qeverisë, kuptohet se ata nuk kanë shumë zgjidhje – e vetmja zgjidhje është ajo me koaliconin LAN”, ka përfunduar Haradinaj.

 

Në orën 13:00, takohet Blloku-VV

Sot do të mbahet mbledhja e fundit konsultative e Koalicionit LDK-AAK-Nisma dhe Vetëvendosje.

Sic raporton Express, takimi do të zhvillohet në zyrat e grupit parlamentar të LDK’së, në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës, në orën 13. Në takim do të marrin pjesë Isa Mustafa, Ramush Haradinaj, Albin Kurti dhe Fatmir Limaj.

Më Shumë

Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve – sërish pritet me protesta, marshe e aksione në Kosovë

Sot është Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve në Kosovë Rëndom, si vitet paraprake, edhe ky vit e gjen vendin me protesta e pakënaqësi nga punëtorët. Sindikata e...

Rahoveci shënoi 26-vjetorin e daljes së parë publike të UÇK-së në Drenoc

Ish-veprimtarë të çështjes kombëtare, veteranë të luftës, familjarë të dëshmorëve dhe përfaqësues të skenës politike, kujtuan daljen e parë publike të UÇK-së në Zonën...

Lajmet e Fundit