Shtetasi shqiptar ekstradohet në SHBA

Ekstradohet në SHBAElton Ceku, 37 vjeç, banues në qytetin e Fierit, është arrestuar gjatë një operacioni të bluve pasi akuzohej për mbajtje me qëllim trafikimi të lëndëve narkotike, në Mançester (SHBA).

Ai pritet të ekstradohet pasi gjykata e distriktit kishte nxjerrë një urdhër arresti ndërkombëtar që në muajin qershor 2012.

Ai është vënë në pranga gjatë mbrëmjes së datës 16 gusht nga policia e Fierit me qëllim ekstradimin, mbasi ky shtetas shqiptar ishte i shpallur ne kërkim ndërkombëtar me emrin Elton Andon Ceku, transmeton INA.

Burime nga policia e Fierit kishin bërë me dije se 37 vjeçari me banim në Fier ishte arrestuar rreth orës 23:00 të mbrëmjes të së premtes(16 gusht) në një operacion të mirë organizuar nga Seksioni për Narkotikët në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Fier.

Policia e shtetit shqiptar deklaroi se arrestimi i shtetasit në fjalë u krye me motivacion ekstradimin pasi ky i fundit ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Gjykata e Distriktit të Massachusetts (SHBA) më datë 07.06.2012 për veprën penale “Mbajtje me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”. Sipas ligjeve në SHBA dënimi maksimal i kësaj vepre penale është me burgim të përjetshëm.

Më Shumë

Zyrtari i IT-së në Suharekë nderohet me mirënjohje për shërbimin civil

Kryetari i Suharekë, Bali Muharremaj, ka njoftuar se zyrtari i IT-së në Komunë, Qlirim Gega, është nderuar me mirënjohje me rastin e Ditës Ndërkombëtare...

Rahoveci mban takimin e parë publik për raportin 6-mujor të vitit 2026

Sot është mbajtur takimi i parë publik me qytetarët për punën në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026, në përputhje me Ligjin për Vetëqeverisje...

Lajmet e Fundit