Home Blog Page 8119

Paris, takim për koalicionin e gjerë kundër ISIL-it

0

Paris-John KerryTë hënën, në Paris zhvillohet një takim mes presidentit francez Francois Hollande me Sekretarin amerikan të Shtetit John Kerry dhe me ministrat e jashtëm evropianë dhe arabë, për bisedime, në përgjigje të thirrjes së Presidentit Barack Obama për formimin e një koalicioni më të gjerë kundër militantëve të Shtetit Islamik.

Sekretari Kerry shkon në Paris pas një jave me bisedime në Baghdad, Amman, Jeddah, Ankara dhe Cairo, në përpjekje për t’i bindur vendet arabe t’i bashkohen koalicionit me Shtetet e Bashkuara kundër grupit Shteti Islamik.

Zyrtarët amerikanë thonë se ekziston një marrëveshje e gjerë mes udhëheqësve arabë lidhur me kërcënimin e egër dhe masat që duhen marrë për minimin e ideologjisë së Shtetit Islamik dhe kufizimin e mjeteve financiare të tyre, si dhe të luftëtarëve të huaj që i bashkohen grupit, raporton VOA.

Deri tani, vetëm Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë veprime ushtarake në Irak. Franca thotë se do t’i bashkohet sulmeve ajrore në Irak, ashtu sikurse kanë thënë edhe vendet arabe, por kjo mbetet të miratohet nga qeveria e re e Baghdadit.

Pas bisedimeve të së hënës në Paris mendohet të mbahet një takim në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, ku pritet të mësohen më tepër hollësi lidhur me pozicionin dhe detyrat që do të kenë vende të ndryshme në koalicionin kundër ISIL-it.

Studentët bllokojnë hyrjen e rektoratit të UP-së

0

Rektorati-UP14-15Grupi i Studentëve Protestues kanë bllokuar përsëri hyrjen e ndërtesës së rektoratit për të kundërshtuar kështu zgjedhjen e rektorit të ri Zejnullah Hasani, raporton KTV.

Rifat Krasniqi organizator i protestës ka thënë se po e kundërshtojnë zgjedhjen e rektorit pasi ajo është bërë në kundërshtim me statutin e UP-së. “Zejnullahu nuk ka pas votat e mjaftueshme dhe ai është zgjedhur në mënyrë të kundërligjshme pasi edhe është votuar edhe nga baxhanaku i tij. Zejnullahu gjithashtu është njëri nga ata që ka dy punime në revista fiktive dhe se zgjedhja e tij është konflikt interesi.

Ne nuk jemi për të shkruar mediat e huaja për parregullsitë e këtij Universiteti por do të kundërshtojmë edhe në këtë formë pa dashur të përsëritet situata e para disa muajve”, ka thënë Krasniqi. Në ndërkohë rektori ka hyrë brenda ndërtesës para se protesta të filloj ndërkaq jashtë kanë mbetur stafi administrativ. Për dallim nga protesta e kaluar kësaj radhe policia nuk ishte prezent në oborrin e rektoratit.

Rektori Ramadan Zejnullahu, është zgjedhur rektor për të vazhduar kështu mandatin dy vjeçar.

“Gladiatori i Artë” për filmin “Tri dritare dhe një varje”

0

Filmi-Tri dritare dhe një varjeFilmi “Tri dritare dhe një varje” ka fituar çmimin kryesor në edicionin e shtatë të festivalit ndërkombëtar të Durrësit “Gladiatori i Artë”.

Regjisori Isa Qosja gjatë pranimit të çmimit ka theksuar se vetëm filmi tubon kaq shumë njerëz të artit dhe bën të tilla manifestimesh. “Rroftë filmi”, ka theksuar regjisori i filmit fitues.

Në kuadër të programit ballkanik ku kanë qenë në konkurrencë pesë filma është shpërblyer filmi turk “The Butterfly’s Dream” nga regjisori turk Yılmaz ErdoÄŸan i cili flet për poezinë shoqërinë dhe dashurinë.

Çmimi i publikut i takoi regjisorit Namik Ajazi për filmin “Amaneti”

Çmimin special të jurisë e fitoi regjisori polak Lech Majeëski për filmin “Fusha e qenve”.

Çmimi aktori më i mirë i festivalit iu nda artistit çek Jiri Cerni ndërsa çmimi i aktores më të mirë i takoi aktores Mirea Baros.

Çmimi i karrierës iu nda artistes veterane të teatrit “Aleksandër Moisiu” në Durrës, Marta Burda me rastin e 20 vjetorit të ndarjes nga jeta. Me këtë çmim u nderua edhe regjisori i mirënjohur Viktor Gjika i cili u nda nga jeta disa vite më parë dhe që la gjurmë të pashlyera në kinematografinë shqiptare përmes filmave “Nëntori i Dytë”, “Gjeneral gramafon”,”Yjet e netëve të gjata”, “Njeriu me top” etj, transmeton kultplus.

Çmimi “Pjata e Durrësit“ iu nda aktorit dhe regjisorit amerikan, Leon Vitali i cili në fjalën e tij tha se ndonëse është vetëm për pesë ditë në Shqipëri është dashuruar në vendin dhe njerëzit të cilët sipas tij janë shume të mirë, të sjellshëm dhe para së gjithash mikpritës.

Në kategorinë e filmit të shkurtër të studentëve shqiptarë u shpërblye për performancë të shkëlqyer filmi “Amel” i Morea Raçës. Regjisorja Raça me këtë rast theksoi se ky çmim e bën të ndihet shumë e nderuar dhe e motivon të punojë edhe më shumë në fushën e kinematografisë.

Trofeu i bukuroshes së Durrësit i takoi filmit “Agonia”i cili është xhiruar për dy ditë dhe është përgatitur me aktorë për shtatë ditë prova.

Me mirënjohje u nderua edhe aktori serb Miki Manojloviq i cili në fjalën e tij tha se është me fat që është pjesë e edicionit të shtatë. Ai tha se kjo ngjarje është një shenjë e hapave miqësor që kemi bërë ndaj njëri- tjetrit.

Juria e këtij festivali përbëhej nga drejtori Harvoje Hribar dhe dy anëtarët e tjerë të jurisë Teuta Krasniqi dhe Gerti Kame.

Dragash: Këshillat e fshatrave mbajnë peng punën e Komisionit për emërtime

0

Prizren-Bellobrade-tabelaMungesa e këshillave në disa fshatra zvarrit punën e Komisionit për emërtime.

Ky komision, i cili në qershor të këtij viti kishte filluar punën, ende është duke u përballur me këtë vështirësi. Muharrem Qafleshi, kryetar, thekson se tashmë është bërë identifikimi i kodeve të rrugëve dhe i shesheve të qendrës komunale dhe 33 lokaliteteve, ndërkaq më pas do të përcaktohen për emërtimet e reja dhe vendosjen e tabelave orientuese, por që problem po u paraqet mungesa e këshillave të dy tri fshatrave.

“Komisioni, që në fillim të punës është përballur me vështirësi, ngase në shumë vendbanime mungojnë këshillat e fshatrave, dhe se nuk kemi pasur mundësi se kujt t’i drejtohemi. Për me tepër, vështirësi paraqet edhe fakti se shumë rrugë e sheshe publike kanë disa emërtime, të cilave u janë vendosur pa ndonjë procedurë paraprake, ndaj pa një konsultë me banorët ka qenë i vështirë riemërtimi”, ka nënvizuar Qafleshi, shkruan Koha Ditore.

Sipas tij, me qëllim që kjo çështje të përfundohet sa më shpejt, siç edhe është kërkuar nga Kuvendi Komunal, komisioni është konsultuar me përfaqësues të lagjeve, dhe se tashmë kanë mbetur edhe dy tri vendbanime, të cilat janë në fazën përfundimtare.

Muja kërkon që Kinemaja të shpallet interes i përgjithshëm publik

0

Kino LumbardhiKryetari i Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, ia ka dërguar Kuvendit Komunal propozimin që objekti i kinemasë “Lumëbardhi” të shpallet interes i përgjithshëm publik.

Këshilltarët e KK-së pritet që këtë propozim ta shqyrtojnë më 18 shtator, kur do të mbahet mbledhja e organit më të lartë komunal të Prizrenit, shkruan Koha Ditore.

Në propozimin e nënshkruar nga Muja, arsyetimi është se kjo paluajtshmëri duhet të shpallet e interesit të përgjithshëm për arritjen e qëllimit të ligjshëm publik si aktivizimin e kinemasë, ofrimin e aktiviteteve kulturore për qytetarët e Komunës, restaurimin dhe revitalizimin e objekteve në atë zonë, si dhe zgjerimin e rrugës në pajtim me dispozitat ligjore. Për më tepër sqarohet se nëse ky vendim miratohet nga KK-ja atëherë kryetari do të angazhohet për ndalimin e privatizimit nga AKP-ja.

“Në bazë të këtij vendimi kryetari do të iniciojë procedurat e mëtutjeshme për ndaljen e privatizimit të këtij objekti me patundshmëritë nga ana e AKP-së sipas Ligjit për dhënien në shfrytëzim dhe këmbimin e pronës së paluajtshme të Komunës”, thuhet në propozimin e nënshkruar nga Muja.

Nënkryetari i Komunës së Prizrenit, Lulzim Kabashi, ka konfirmuar dërgimin e këtij propozimi te Komiteti për Politikë e Financa në KK dhe ka shfaqur bindjen se ai do të mbështetet edhe nga anëtarët e KK-së së Prizrenit.

Beqiri: LDK-ja nuk përçahet

0

IsmetBeqiriSekretari i përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri, ka thënë se grupi parlamentar i kësaj partie është shumë unik dhe nuk ka asnjë përçarje brenda tij.

Ai i ka quajtur shpifje të porositura nga qarqet e PDK-së pretendimet për përçarje brenda grupit parlamentar të LDK-së dhe formimin e një grupi të ri parlamentar të drejtuar nga Sabri Hamiti.

“Nuk është e vërtetë se grupi parlamentar i LDK-së po përçahet”, është shprehur Beqiri në një instervistë për Epoka e Re.

Ai ka deklaruar se blloku LDK-AAK-Nisma-VV është i pamposhtur dhe sipas tij, kjo këmbëngulje i ka shqetësuar ata të cilët me çdo kusht po duan të rrinë në pushtet.

Beqiri ka thënë se deputetët e LDK-së nuk shiten dhe nuk blihen.

A do të ketë ndryshime në Qeverinë “Muja 3” ?

0

Ramadan Muja 2Qeveria “Muja 3” në Prizren po shoqërohet me performancë të dobët. Drejtorët e Ekzekutivit përshkruhen jo aktiv në punë për shkak krijimit të skandaleve të ndryshme.

Duke parë rrjedhën e punës së deritashme të Qeverisë “Muja 3”, Dega e PDK-së në Prizren, por edhe ajo qendrore në Prishtinë, duket të jetë e pakënaqur me atë që është realizuar deri më tash.

Burime brenda këtyre  degeve i kanë thënë “PrizrenPres”-it se komplet qeverisja në Prizren nuk ka arritur të realizojë as për së afërmi ato që është dashur ta bëjë.

“Situata është jashtëzakonisht keq. Drejtoritë nuk po punojnë aq sa duhet. Ritmi i punës është jo i duhur dhe për pasojë janë rritur edhe ankesat e qytetarëve”, tregon zyrtari i PDK-së në Prizren, i cili preferon të mbetët anonim.

Sipas tij, kjo gjendje është krijuar për shkak të procesit gjyqësor të kryetarit Ramadan Muja, për të cilin ende nuk është dhënë epilogu përfundimtar. Disa anëtarë të Kryesisë së Degës, sipas tij, po konsiderojnë se duhet të bëhen ndryshime, duke shkarkuar drejtorët që nuk kanë treguar rezultate, por kjo nuk po mund të bëhet tash, sepse siç tha ai, nuk po dihet për fatin e Mujës dhe për këtë shkak edhe Kryesia Qendrore, nuk po lejon të bëhen ndryshimet e duhura.

“Duke e parë këtë situate të krijuar drejtorët nuk po punojnë me përgjegjshmëri të duhur dhe partnerët e koalicionit po kushtëzojnë me punësime kryetarin Muja”, thekson burimi.

Por, këto zhvillime i ka mohuar Sekretar i Degës së PDK-së në Prizren, Kujtim Gashi. ” Sa kam unë informacion nuk është e vërtet. Zyrtarisht Dega e PDK-së në Prizren nuk ka kërkuar dhe nuk ka diskutuar për këtë çështje”, ka theksuar Gashi për “PrizrenPress”.

Me këtë gjendje të krijuar, ku përflitet për afera korruptive në komunë që janë përcjell me kallëzime të shumta penale dhe procese gjyqësore nuk është e kënaqur as Kryesia Qendrore e PDK-së në Prishtinë.

Një anëtarë i Kryesisë së PDK-së në Prishtinë, ka thënë ndërkaq për “PrizrenPres”, se janë të zhgënjyer me atë që po ndodhë me qeverisjen ‘Muja 3’, por pengesë për veprime mbetet procesi gjyqësor ndaj kryetarit Muja.

“Jemi bërë si me qenë referent të personave që qeverisin në Prizren. Shumë shpesh po përballemi me ankesa të qytetarëve, të cilët nuk mirëpriten nga autoritetet në Prizren dhe vijnë në Prishtinë për të shprehur brengën e tyre. Kjo është e patolerueshme”, thekson zyrtari i lartë i PDK-së./PrizrenPress.com/

Edhe ndërkombëtarët ishin në favor të shtyrjes së seancës

0

Kuvendi i Kosoves 7Marrëveshja mbi parimet bazë për ndërtimin e koalicionit LDK, AAK, Nisma dhe Vetëvendosjes, në përmbajtjen e saj ka prekur një nga kushtet e faktorit ndërkombëtar për qeverinë e ardhshme.

Fjala është për çështjet që kanë të bëjnë me dialogun me Beogradin, të cilat ishin ngritur edhe nga lista “Srpska” më 11 shtator.

Burime të gazetës “Tribuna” kanë thënë se shqetësimet e ndërkombëtarëve u transformuan më pas edhe në pozicionin e ri të listës “Srpska” karshi koalicionit LDK, AAK dhe Nisma, çka qoi deri te shtyrja e seancës konstitutive nga data 12 në 18 shtator.

Këto burime thonë se liderëve të bllokut LDK, AAK dhe Nisma, përfaqësuesit ndërkombëtarë në disa raste ua kanë rikujtuar disa nga kriteret për ndërtimin e një qeverie të pranueshme për bashkësinë ndërkombëtare.

Reagon Mustafa: Nuk synojmë ta rrëzojmë presidenten Jahjaga

0

isa mustafa 3(E plotësuar) Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka demantuar lajmin se po bëhet ndonjë plan që synon shkarkimin e presidentes nga LAN dhe VV.

Mustafa sot ka shkruar se koalicioni VLAN e respekton mandatin e presidentes së vendit, Atifete Jahjaga. Ai nëpërmjet një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook thotë se bashkimi i këtyre partive është programor, ndërsa për këtë synon qeverisjen e mirë të vendit.

“Lidhja Demokratike e Kosovës dhe partnerët e koalicionit respektojnë mandatin e Presidentes. Këtë e dëshmon edhe marrëveshja LDK, AAK dhe Nisma si dhe konfirmimi i bashkëpunimit në bazë të kësaj marrëveshje edhe me Lëvizjen Vetëvendosje. Bashkimi ynë është programor dhe ka për qëllim qeverisjen e mirë të vendit”, shkruan Mustafa.

Ndryshe, reagimi i Isa Mustafës, vije pasi një gazetë nga vendi ka shkruar se VLAN po synon shkarkimin e presidentes, për shkak se tek ta kishin nisur bindjet se nuk do të mund ta marrin kryeparlamentarin. Për këtë po planifikohej gjoja se LDK-së t’ia jepnin postin e presidentit.

 

Blloku synon ta shkarkojë presidenten

Atifete jahjagaSituata politike e krijuar pas 8 qershorit, kur LDK-AAK-Nisma krijuan një bllok që kundërshton çdo negociatë me PDK-në tash e tre muaj ka sjellë para opinionit skenarë të mundshëm për të marrë pushtetin.

Blloku me votat e veta dhe të minoriteteve i bënë 67 deputetë që i mjaftojnë të bëjnë qeverinë, por edhe kryeparlamentarin. Mirëpo, meqë kryeparlamentari, sipas një vendimi të Gjykatës Kushtetuese i takon PDK-së, blloku sërish po synon të marrë deputetë dhe këtë e ka arritur.

Me një marrëveshje me Vetëvendosjen ata i kanë bërë gjithsej 83 deputetë dhe kjo përveç shumë arsyeve të tjera, siç mësohet nga burime të sigurta të gazetës Tribuna, ka edhe një qëllim prapa. E ky është posti i presidentit.

LAN-i postet kryesore, “Vetëvendosjes” vetëm ministri

0

blloku opozitarFutja e lëvizjes “Vetëvendosje” në koalicionin e tri partive të tjera opozitare LDK- AAK-Nisma nuk do ta ndryshojë marrëveshjen fillestare të bllokut për ndarjen e posteve kryesore.

Zyrtarë të LAN-it i kanë thënë gazetës se mbesin të konsoliduar ashtu siç janë marrë vesh para tre muajve, që posti i kryeparlamentarit t’i takojë LDK-së, kurse kryeministri AAK-së.

Në ndarjen e kulaçit bën pjesë edhe posti i presidentit, i cili është rezervuar për LDK-në, pasi Atifete Jahjagës t’i përfundojë mandati më 2016../Koha Ditore/