Home Blog Page 8120

Xhihadistja britanike me një kokë të prerë në dorë

0

Xhihadistja britanike-me koke te prerë ne doreNjë femër që besohet të jetë studente britanike e mjekësisë, e cila është larguar nga Britania për t’u bashkuar me ISIS, ka postuar një fotografi në rrjetet sociale, ku shihet duke mbajtur në dorë një kokë të prerë.

Vajza, emri i së cilës në Twitter është Mujahidah Bint Usama, pretendon të jetë mjeke e grupit terrorist të vendosur në Raqqa në Siri.

Ajo shihet se ka të veshur xhaketën e bardhë të mjekut, kurse në të majtë, pranë saj shihen dy fëmijë.

Sipas The Sunday Telegraph, ajo është një 21-vjeçare, studente britanike e mjekësisë.

Konsensusi, rrugëdalja më e mirë

0

Kuvendi i Kosoves 7Liderët e partive politike në Kosovë duhet sa më shpejt që të jetë e mundur të ulen dhe të gjejnë ndonjë zgjidhje rreth situatës së krijuar në vend. Kështu thonë njohës të çështjeve kushtetuese.

Sipas Mazllum Baraliut,që nga seanca e 17 korrikut ka filluar të ecë koha për krijimin e qeverisë, raporton RTK.

Duke iu referuar deklaratave të fundit të disa partive për zgjedhje të jashtëzakonshme, Baraliu tha se është përgjegjësi e të gjithëve të gjejnë ndonjë zgjidhje që përjashton opsionin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Por, paralajmërimin se nuk do të ndërhynë në zgjidhjen e ngërçit politik e kanë bërë edhe ndërkombëtarët në Kosovë.

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar, dhe ambasadori britanik, Ian Clif, deklaruan se Kosova nuk është në një krizë institucionale, edhe pse që nga data 8 qershor, kur janë mbajtur zgjedhjet parlamentare, Kosova ende nuk i ka institucionet e reja.

Edhe ambasadorja amerikane në Prishtinë, Tracey Ann Jacobson, ka përsëritur se zgjidhja për formimin e institucioneve duhet të gjendet nga faktori i brendshëm politik. Pas zgjedhjeve parlamentare të 8 qershorit, për herë të parë komuniteti ndërkombëtar kryesisht ka qëndruar në rolin e spektatorit, duke pritur që liderët dhe partitë politike të gjejnë vetë zgjidhjen. Tre muaj të shpenzuar pa institucione, shihen si një periudhë e gjatë, por e pranueshme për praktikat dhe demokracitë parlamentare.

Pa zgjedhjen e kryetarit, Kuvendi nuk mund të jetë funksional dhe rrjedhimisht edhe nuk mund ta zgjedhë qeverinë e re të Kosovës.

Në rast të opsionit të zgjedhjeve të jashtëzakonshme, kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka deklaruar se mbajtja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme do të jetë sfiduese. Por ajo ka rikujtuar se zgjedhjet e njëpasnjëshme, përveçse janë sfiduese, bartin edhe rreziqe të ndryshme.

Hoxhaj merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së

0

Enver HoxhajjNë punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së që do të mbahen në fund të shtatorit do të marrë pjesë edhe Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj. Këtë e ka konfirmuar për RTK Bashmir Xhemaj.

Përveç Presidentes Jahjaga, në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në fund të shtatorit do të marrë pjesë edhe Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj.

Sipas këshilltarit Bashmir Xhemajt, deri tash janë janë konfirmuar mbi 20 takime në nivelit bilateral me vendet që nuk e kanë njohur Kosovën dhe shumë takime të tjera me shtete që e kanë njohur.

“Po vazhdohet edhe më tej me përgatitjen e agjendës. Presim të realizojmë mbi 40 takime ndërsa do të vendosen edhe marrëdhënie diplomatike me shtetet njohëse. Ministri Hoxhaj pos takimeve bilaterale në UNGA (United Nations General Assembly) do të marrë pjesë edhe në disa forume multilaterale si organizata SEECP, Organizatën për Bashkëpunim Islamik, Adriatic Five dhe në iniciativën e Komisionarit Fule, Grupi 6+ ndërsa do të mbaj edhe ligjërata në institute dhe universitete amerikane”, ka theksuar Xhemaj.

Zëdhënësja e BE-së: Brukseli nuk përzihet në çështjet e brendshme të Kosovës

0

Maja KocijançiqBashkimi Evropian respekton proceset e brendshme në Kosovës, përderisa ato janë procese demokratike dhe në përputhje me ligjet vendore, ka deklaruar, Maja Kocijançiq.

Bashkimi Evropian nuk e ka ndërmend të përzihet më çështje e brendshme të Kosovës dhe nuk ka asnjë kundërshtim nëse bisedimet me Serbinë do të udhëhiqen nga lëvizja Vetëvendosje.

“BE respekton proceset e brendshme në Kosovë, dhe rezultatet të cilat dalin nga këto procese dhe janë në përputhje me ligjet dhe proceset demokratike“, ka theksuar Maja Kocijançiq, zëdhënësja e kryediplomatës evropiane në largim, Catherin Ashton, në një prononcim për Radio Kosovën, duke komentuar zhvillimet e fundit në vend, ku bllokut të partive LDK-AAK dhe Nisma iu bashku edhe lëvizja Vetëvendosje, e cila fillimisht u tha se do të udhëheqë bisedimet me Serbinë, nëse blloku do të arrij të formojë qeverinë.

Zëdhënësja Kocijançiq tha se dialogu konstruktive mes Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e BE-së, është shumë i rëndësishëm të vazhdojë.
“Ne presim të qeveria e ardhshme e Kosovës, do të vazhdojë të zbatojë marrëveshjet e arritura, si dhe të angazhohet për të çuar përpara normalizimin e marrëdhënieve mes dy vende” ka thënë ajo.

Ajo më tutje ka shtuar se krahas kësaj Bashkimi Evropian mbështetë reformat dhe perspektivën evropiane të Kosovës. Prandaj sipas saj është më rëndësi që Kosova të vazhdojë dialogun me Serbinë.

“Angazhimi për të ardhmen evropiane të Kosovës është thënë mjaft qartë edhe më inicimin e procesit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, për këtë është interes thelbësorë për Kosovën vazhdimi i dialogut me Serbinë”, është shprehur Kocijançiq.

Ndryshe, ditë më parë Blloku LDK-AAK-Nisma kanë nënshkruar një marrëveshje, më lëvizjen Vetëvendosje, e cila ka për qëllim t’i pamundësoj PDK-ës, marrjen e pushtetit për të tretën herë me radhë, ndonëse kjo e fundit ka dal si partia e parë në zgjedhjet e qershorit.

Njëra ndër pikat kryesore të kësaj marrëveshje është edhe dialogu ndërshtetërorë me Serbinë, e cila është përfolur se do të udhëhiqet nga lideri i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, por gjë e cila më vonë është mohuar nga lideri i LDK-ës, Isa Mustafa, ku sipas këtij të fundit me dialogun do të udhëheqë Ramush Hardinaj, si i nominuari i bllokut për pozitën e kryeministrit.

Nitaj: PDK-së i duhet kohë që “dilerët”, Remi e Astrit Haraqija ta kryejnë pazarin!

0

Muharrem NitajAnalisti politik, Muharrem Nitaj thotë se vendimi i Flora Brovinës për shtyrje të seancës është jonormal. Sipas tij, Flora Brovina është shndërruar në një person tragjikokomikë.

Nitaj në një intervistë për Gazetën Blic thotë se nuk do të befasohet që në ditët në vijim të ketë edhe “marifetllëqe të tjera”.

“Nuk e besoj që PDK po e shtyen procesin për të ndërhyrë ndërkombëtarët, sepse ata këtë herë duket se nuk do të jenë aleatë të këtyre makinacioneve, por po duket se ju duhet kohë që “dilerët” Remi e Haraqija ta kryejnë pazarin!!!”, ka thënë Nitaj.

Ai e ke vlerësuar se hyrja e Vetëvendosjes në koalicionin me LAN-in, është vendimi më normal i disa muajve të fundit. Ai disa analistë i ka quajtur shumë të paditur.

Flora Brovina është shndërruar në një person tragjikomik!

Gazeta Blic: Kryesuesja e seancës konstituive, Flora Brovina mori vendim për shtyrjen e seancës edhe për një javë. Blloku e quajti skandaloz këtë vendim, ndërkohë që mediet raportuan se PDK ka pasur problem me tre deputetë të saj.

Si e vlerësoni një vendim të Brovinës?

Muharrem Nitaj: Zonja Brovina nuk ka pasur të drejtë e as mandat ta bëjë një gjë të tillë. Nuk e di nëse vendimi për shtyrje është skandaloz, por se është krejt jonormal kjo nuk ka asnjë mëdyshje. Zonja Brovina po ma kujton nje tjetër zonjë të moshuar, Doris Pack, e cila akoma nuk po mbushet mend se e ka kohën të merret me vjeshtën e jetës së saj e jo me pilitika të mëdha. Kam përshtypjen se të dyja këto zonja, janë shndërruar në persona tragjikomike!

Gazeta Blic: Mendoni se me këtë shtyrje PDK po mundohet që të blejë kohë në mënyrë që ndërkombëtarët të ndërhyjnë e t’ia bëjnë numrat PDK-së, apo mendoni se mund të ketë edhe ndonjë arsye tjetër?

Muharrem Nitaj: Se PDK-së i duhet më shumë kohë e kanë kuptuar edhe ata që nuk marrin vesh nga kjo punë. E mori gjithë kohën e mundshme nga Gjykata Kushtetuese. E shfrytëzoi edhe argatllëkun e zonjës Brovina për ta shtyer mbledhjen. Unë pres që të ketë edhe marifetllëqe të tjera. Nuk do të befasohesha sikur PDK të kërkonte të shtyhej mbledhja edhe për arsye krejt banale. Por nuk e besoj që PDK po e shtyen procesin për të ndërhyrë ndërkombëtarët, sepse ata këtë herë duket se nuk do të jenë aleatë të këtyre makinacioneve, por po duket se ju duhet kohë që “dilerët” Remi e Haraqija ta kryejnë pazarin!!!

Vendimi i VV-së për hyrje në koalicion, më normali i muajve të fundit
Gazeta Blic: Hyrja e Vetëvendosjes në koalicion me LAN-in sikur befasoi shumë qytetarë e analistë politikë.

Si e shihni hyrjen e Vetëvendosjes në koalicion me LAN-in?

Muharrem Nitaj: Ndoshta vendimi më normal i disa muajve të fundit ka qenë pikërisht hyrja e VV në koalicion me LAN-in. Kur shqiptarët nuk e kanë shumicën parlamentare, analistët thonë se nuk bëhët qeveria me pakica. Ndërkaq kur kjo ndodhë, ata nxjerrin do shkokla të tjera. Për mua vendimi i VV-së tregon pjekurinë e kësaj force politike për të marrë përgjegjësi për vendin e jo për të kundërshtuar gjithcka, sic ka ndodhur gjatë gjithë historisë së VV-së.

Gazeta Blic: Presidentja Jahjaga përkundër krizës politike duket se nuk do të ndërhyjë. Mendoni se ajo po vepron drejtë, apo e ka gabim me këtë mosveprim të saj?

Muharrem Nitaj: Presidentja mund të ndërhyjë kur dështon gjithçka. Tash akoma është herët. Ka dështu vetëm një mbledhje e Kuvendit. Kjo një dhe e dyta, presidentja mund të ndërhyjë kur ja japin “lejen”! Njerëzit e dijnë se ajo ka pushtet por s’ka fuqi, prandaj kur po i lexoj disa ideatorë të thonë se është koha e fundit që të ndërhyjë presidentja, po më vjen me qajtë nga inati! O zot po të padishëm janë!

Të enjten pres përsëritjen e cirkusit të Brovinës

Gazeta Blic: Çka prisni nga seanca konstituive e së enjtes?
Muharrem Nitaj: Nëse deri të enjten nuk do të ketë një sinjal të qartë nga “diplomacia” përendimore, se në anën e kujt janë, nuk pres asgjë. Pres që të përsëritet cirkusi i zonjës Brovina dhe i deuptetëve “dallkaukë” në të gjitha frontet.

Gazeta Blic: Së fundi në opinion kanë lindur edhe ide që Blloku ta votoj kandidatin e PDK-së për kryeparlamentar. A mund të prishej blloku në një situatë të tillë?

Muharrem Nitaj: Po kjo shpjegon se sa të padishëm jemi. Në vend të atyre që janë në garë e në pazarë, ne i bëjmë llogatitë për ta. Ne ju gjejmë zgjidhje. Kështu po veprojnë edhe do pensionistë të tjerë siç janë Nexhat Daci e Eqrem Kryeziu. Ata i kanë zgjidhjet në mëngë. Tash jemi në hall jo vetëm nga humbësit por edhe nga pensionistët. Thonë që burrat që s’kanë çka bëjnë, janë të mërzitshëm edhe në shpi edhe në çarshi. Politikanët, analistët, popullata por dhe pensionitët duhet të mbushen mend njëherë e mirë dhe ta mbrojnë ketë vend i cili po rrëshqet në anarki se institucionet e këtij vendi i krijon ai që i ka votat e askush tjetër. Çdo përpjekje për të shpikur zgjidhje të tjera, është hipokrizi dhe dmth të jeshë hasmi i vendit tënd!

Paralajmëron masa ndëshkuese për policët që nuk i lajmërojnë rastet e armëve në dasma

0

Nexhmi Krasniqi PKDrejtori i Policisë në rajonin e Prizrenit, Nexhmi Krasniqi ka paralajmëruar se do të ndëshkohen të gjithë policët të cilët nuk i raportojnë rastet e armëve në ahengje ku me rroba civile janë prezent si mysafir.

Ai i ka thënë “Zërit” se ka informacione se armët në dasma janë përdorur edhe në prezencë të pjesëtarëve të Policisë, të cilët kanë qenë me rroba civile në cilësinë e mysafirit.

“Kjo na ka shqetësuar , andaj kam njoftuar të gjithë policët për masat ndëshkuese deri në suspendim në rast mosraportimit të menjëhershëm të rasteve të tilla”, ka thënë Krasniqi. /PrizrenPress.com/

Vetura godet një të mitur në Dobidol të Rahovecit

0

bicikletaNjë i mitur është goditur nga një veturë fshatin Dobidol të Rahovecit.

Policia njofton se i mituri në momentin e goditjes ka qenë duke vrapuar me një biçikletë.

“Ngasësi me automjet civil nga pakujdesia ka goditur çiklistin i moshës së mitur, ku si pasoj, çiklisti ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe i njëjti është dërguar në Spitalin e Gjakovës për tretman mjekësor”, njofton Policia e Kosovës.Me vendim të Prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt./PrizrenPress.com/

Rrokulliset një veturë në Reçan të Prizrenit

0

Aksident-rrotullohet vetura1Dy persona janë lënduar nga rrokullisja e një veture në Reçan të Prizrenit .

Policia e Kosovës njofton se nga rrokullisja lëndime trupore ka marrë vozitësi i veturës dhe një pasagjer.

“Një veturë civile duke mos përshtatur shpejtësinë e lëvizjes ka dal nga rruga dhe është rrokullisur, ku si pasoj vozitësi dhe pasagjeri kanë pësuar lëndime trupore”, njofton Policia e Kosovës. Të lënduarve iu është ofruar ndihma mjekësore./PrizrenPress.com/

Limaj: Ne përfaqësojmë shumicën

0

Fatmir Limaj 230Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, ka thënë se të gjithë duhet ta pranojnë zgjedhja e organeve të Kuvendit dhe formimi i Qeverisë bëhet vetëm me shumicën e votave të deputetëve në Kuvend.

Limaj ka thënë se koalicioni i bllokut, si shumicë parlamentare duke respektuar dispozitat kushtetuese dhe aktvendimet e Gjykatës Kushtetuese, do të gjejë zgjidhjen e cila qon në zgjedhjen e organeve të Kuvendit të Kosovës dhe formimin e Qeverisë. “Unë besoj dhe jam i bindur se ne, me maturi, pa ngutje, si shumicë parlamentare duke respektuar dispozitat kushtetuese dhe aktvendimet e Gjykatës Kushtetuese, do të gjejmë zgjidhjen që do të na qoj në zgjedhjen e organeve të parlamentit dhe po ashtu formimin e qeverisë”, ka shkruar Limaj në profilin e tij në Facebook.

Limaj ka bërë me dije se çdo kund në demokracitë parlamentare, shumica parlamentare merr përgjegjësinë për të qeverisur me vendin.

Lideri i Nismës, ka dhënë kritika për kryesuesen e seancës konstitutive të Kuvendit Flora Brovina, sa i përket shtyrjes së seancës. “Zonja Brovina nuk ka pasur të drejtë që të shqyrtoj kërkesa të tilla, e aq më pak të marrë vendime për to. Ajo ka pasur vetëm një detyrë, që në seancë të njoftoj deputetët se ekziston një kërkesë për shtyrje të seancës dhe të kërkojë nga deputetët që të votojnë pro ose kundër për një kërkesë të tillë, dhe këtu përfundon detyra e saj”, ka deklaruar Limaj.

Deklarata e plotë e Fatmir Limajt në profilin e tij në Facebook:

Javën që lamë pas ishim përgatitur të gjithë për vazhdimin e seancës për konstituimin e Kuvendit siç edhe ishte thirrur, mirëpo në momentin fundit kjo ndryshoi.
Për mendimin tim nuk është e pazakontë shtyrja e seancës kur ka arsye të qëndrueshme, por ajo që është e pazakontë dhe madje shumë shqetësuese është mënyra se si erdhi deri tek kjo shtyrje.
Shqetësim për mua është mënyra se si kjo kërkesë është proceduar duke shkelur praktikat dhe procedurat parlamentare.
Kërkesat për shtyrje të seancave janë normale dhe mund të vijnë nga grupet e deputetëve apo edhe nga vet grupet parlamentare, mirëpo procedimi i këtyre kërkesave duhet të bëhet sipas procedurave të parapara dhe të praktikuara edhe në të kaluarën në kuvend (çdo kërkesë e tillë, kur kuvendi është i konstituuar shqyrtohet në kryesi dhe kryesia me miratimin e saj dhe nga të gjithë shefat e grupeve parlamentare ose shumicën absolute të tyre e miratojnë shtyrjen e seancës. Ndërsa si rregull kërkesa për shtyrje të seancës, paraqitet gjithmonë në seancë, dhe vetë deputetët me shumicë votash vendosin pro ose kundër kërkesës për shtyrje të seancës).
Në rastin konkret, në mungesë të konstituimit të organeve të kuvendit, zonja Brovina nuk ka pasur të drejtë që të shqyrtoj kërkesa të tilla, e aq më pak të marrë vendime për to. Ajo ka pasur vetëm një detyrë, që në seancë të njoftoj deputetët se ekziston një kërkesë për shtyrje të seancës dhe të kërkojë nga deputetët që të votojnë pro ose kundër për një kërkesë të tillë, dhe këtu përfundon detyra e saj.
Veprimi i deputetes më të vjetër të parlamentit (e cila ka një rol ceremonial dhe asgjë më tepër) është shqetësues dhe kundërligjor. Është kundërligjor për arsyet që i ceka më lartë, ndërsa është shqetësues sepse siç duket kryesuesja ceremoniale e seancës me vetëdije është futur në shërbim të skenarëve të paligjshëm të cilët po e dëmtojnë në mënyrë të pa riparueshme traditën e jetës sonë parlamentare (edhe ashtu të re), të cilën e kemi ndërtuar me shumë mund deri më tani.
Prandaj, unë ftoj deputeten Brovina të kthehet ne rolin e saj dhe të heq dorë që këtë rol ta kthej në organ të kuvendit (tentimi i vazhdueshëm për të thirr tryeza të partive parlamentare për konsulta apo për të marr vendime, siç ndodhi herën e fundit ku dhe shtyu seancën), po ashtu e ftoj zonjën Brovina që të përmbahet nga veprimet tjera të cilat shkelin rregulloren dhe dispozitat kushtetuese të vendit tonë.
Po ashtu, ftoj të gjithë akterët politik të përfaqësuar në kuvend që të përmbahen dhe të kërkojnë zgjidhje në kuadër të dispozitave kushtetuese, dhe gjithashtu ta pranojnë realitetin e ri politik në Kosovë.
Vullneti i shumicës së qytetarëve reflektohet nëpërmjet përfaqësuesit të tij të zgjedhur, deputetit. Tashmë besoj se është e qartë për të gjithë se NE si koalicion përfaqësojmë këtë shumicë të deputetëve edhe atë shumicën absolute.
Sikur deri më tani dhe po ashtu çdo kund në demokracitë parlamentare, shumica parlamentare merr përgjegjësinë për të qeverisur me vendin.
NE si koalicion, pavarësisht tashmë mendimeve të ndara qoftë të spektrit politik apo dhe atij profesional (gjykatësit e gjykatës kushtetuese, ish gjykatësit e kësaj gjykate, hartuesit e kushtetutës sonë dhe ekspertët tjerë të së drejtës kushtetuese, të cilët edhe publikisht i kanë paraqitur mospajtimet e tyre dhe mendimet ndryshe lidhur më aktvendimin e gjykatës kushtetuese për zgjedhjen e Kryekuvendarit).
NE kemi respektuar këtë aktvendim dhe do të vazhdojmë ta respektojmë duke kërkuar zgjidhje e cila do të na qoj drejt konstituimit të organeve të kuvendit dhe formimin qeverisë sipas vullnetit dhe votës së shumicës së deputetëve.
Pra presim që të gjithë të pranojmë se edhe zgjedhja e organeve të kuvendit edhe formimi i qeverisë mund të bëhet vetëm me shumicën e votave të deputetëve në parlament.
Unë besoj dhe jam i bindur se NE, me maturi, pa ngutje, si shumicë parlamentare duke respektuar dispozitat kushtetuese dhe aktvendimet e gjykatës kushtetuese, do të gjejmë zgjidhjen që do të na qoj në zgjedhjen e organeve të parlamentit dhe po ashtu formimin e qeverisë.

Diplomatët s’do të ndërhyjnë- ja dy opsionet e analistëve për daljen nga kriza!

0

Jahjaga-me-ambasadoret-e-QuintitAmbasadorët e vendeve të Quintit në Kosovë para zgjedhjeve kishin marrë vendim që nuk do të ndërhyjnë në çështjen e themelimit të institucioneve të reja.

Kështu ka bërë të ditur një burim ndërkombëtar i Gazetës Blic. Sipas këtij burimi, ndërhyrja e ndërkombëtarëve mbase do të mund të vinte vetëm në rast se do të rrezikohej siguria në vend.

Edhe gjatë ditës së djeshme ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ian Cliff dhe shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar deklaruan se ata nuk do të ndërhyjnë në punët e brendshme politike të vendit. Madje, Zhbogar deklaroi se Kosova nuk është fare në krizë politike. Këto që po ndodhin në vend, sipas tij, janë zhvillime demokratike.

Megjitahtë, ky burim ndërkombëtarë ka thënë për Gazetën Blic se PDK po mundohet që përmes Listës Serbe të provokoj ndërhyrjen e ndërkombëtarëve. “PDK po mundohet që qoftë duke e shfrytëzuar qëndrimin e fundit të Listës Serbe dhe qoftë shtyrjen e seancës të provokojë ndërhyrjen e ndërkombëtarëve”, ka thënë ky burim.

Në anën tjetër, Aleksandër Jabllanoviq i ka thënë Gazetës Blic se Lista Serbe nuk ka marrëveshje me asnjë parti politike në Kosovë, e aq më pak me PDK-në. Kjo deklaratë e tij kishte ardhur pas raportimit të medieve se Lista Serbe ka arritur marrëveshje me PDK-në e Hashim Thaçit.
Sidoqoftë, analistët politik vlerësojnë për daljen e vendit nga kriza politike janë dy opsione: ndërhyrja e ndërkombëtarëve ose zgjedhjet e reja.

“Mbeten dy opsione: e para është ndërhyrja e padrejtë e misioneve diplomatike, dhe e dyta është shkuarja në zgjedhje të reja”, ka thënë Shpend Kursani në një intervistë për Gazetën Blic.

Pro zgjedhjeve të reja është deklaruar Adem Grabovci i PDK-së. Ai u ka thënë medieve se PDK është e gatshme që në rast se s’do të mund të zgjedhen institucionet e reja, të shkoj në zgjedhje të jashtëzakonshme.