Diplomatët s’do të ndërhyjnë- ja dy opsionet e analistëve për daljen nga kriza!

Jahjaga-me-ambasadoret-e-QuintitAmbasadorët e vendeve të Quintit në Kosovë para zgjedhjeve kishin marrë vendim që nuk do të ndërhyjnë në çështjen e themelimit të institucioneve të reja.

Kështu ka bërë të ditur një burim ndërkombëtar i Gazetës Blic. Sipas këtij burimi, ndërhyrja e ndërkombëtarëve mbase do të mund të vinte vetëm në rast se do të rrezikohej siguria në vend.

Edhe gjatë ditës së djeshme ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ian Cliff dhe shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar deklaruan se ata nuk do të ndërhyjnë në punët e brendshme politike të vendit. Madje, Zhbogar deklaroi se Kosova nuk është fare në krizë politike. Këto që po ndodhin në vend, sipas tij, janë zhvillime demokratike.

Megjitahtë, ky burim ndërkombëtarë ka thënë për Gazetën Blic se PDK po mundohet që përmes Listës Serbe të provokoj ndërhyrjen e ndërkombëtarëve. “PDK po mundohet që qoftë duke e shfrytëzuar qëndrimin e fundit të Listës Serbe dhe qoftë shtyrjen e seancës të provokojë ndërhyrjen e ndërkombëtarëve”, ka thënë ky burim.

Në anën tjetër, Aleksandër Jabllanoviq i ka thënë Gazetës Blic se Lista Serbe nuk ka marrëveshje me asnjë parti politike në Kosovë, e aq më pak me PDK-në. Kjo deklaratë e tij kishte ardhur pas raportimit të medieve se Lista Serbe ka arritur marrëveshje me PDK-në e Hashim Thaçit.
Sidoqoftë, analistët politik vlerësojnë për daljen e vendit nga kriza politike janë dy opsione: ndërhyrja e ndërkombëtarëve ose zgjedhjet e reja.

“Mbeten dy opsione: e para është ndërhyrja e padrejtë e misioneve diplomatike, dhe e dyta është shkuarja në zgjedhje të reja”, ka thënë Shpend Kursani në një intervistë për Gazetën Blic.

Pro zgjedhjeve të reja është deklaruar Adem Grabovci i PDK-së. Ai u ka thënë medieve se PDK është e gatshme që në rast se s’do të mund të zgjedhen institucionet e reja, të shkoj në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Më Shumë

KEDS-i me punime në rrjet, reduktime në Prizren

KEDS ka njoftuar se disa vende do të mbesin pa energji elektrike sot, për shkak të punimeve në rrjet. Përmes një njoftimi për media, KEDS-i...

Prizreni organizon edicionin e parë të Festivalit të Kampingut në Vermicë

Drejtoria për Turizëm dhe Zhvillim Ekonomik, në bashkëpunim me Shoqatën e Kampingut “OASIS”, do të organizojnë nga 19 deri më 21 qershor 2026 edicionin...

Lajmet e Fundit