Home Blog Page 8125

Shtyrja e seancës është bërë për llogari të PDK-së

0

Kuvendi i Kosoves 7PDK-ja nuk ka qenë e përgatitur mjaftueshëm për vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit që ishte paraparë të mbahej të premten. Kërkesa e Listës Serbe është paraqitur vetëm si pretekst për shtyrje të seancës.

Së paku në tre deputetë të saj partia e kryeministrit në detyrë, Hashim Thaçi, nuk ka mundur të llogariste, sikur shtyrja të mos ndodhte, ka treguar një burim i gazetës.

“Shtyrja e seancës ka qenë e domosdoshme. Ka pasur mungesa deputetësh, por edhe të tjerë prezentë që nuk do ta votonin kandidatin për kryeparlamentar.

Azem Syla nuk ka qenë në Kosovë, Gëzim Kelmendi veç është deklaruar se pa ia plotësuar kushtin nuk voton, dhe është edhe një deputet që është anëtar i Kryesisë, i cili nuk është pajtuar për kandidaturën”, ka thënë ky burim

Përvetësuan 7 milion euro të destinuara për Kosovën

0

Nebojsha ÇoviqProkuroria serbe për Krim të Organizuar ka përgatitur aktakuzë për Nebojsha Çoviqin, ish kreu i Qendrës Koordinuese për Kosovë dhe Metohi në qeverinë e Serbisë. Ai dhe pesë persona të tjerë dyshohet se kanë keqpërdorur rreth 7 milion euro, të destinuara për blerjen e banesave dhe objekteve të ndërtimit për personat e zhvendosur nga Kosova, raporton lajmi.net.

Urdhër hetimi për gjashtë të dyshuarit, përfshinë hetimin për periudhën gjatë viteve 2003, 2004 dhe 2005, me pretendimin se janë përvetësuar më shumë se 850 milion dinar (rreth 7 milion euro).

Hetimi për krim të organizuar i Prokurorisë serbe ka vazhduar për disa vite. Ai përfshin ndërtimin e katër ndërtesave të banimit, në veri të Mitrovicës.

Sejdiu: Presidente rroga a po të ec!?

0

Dardan Sejdiu-VV“Presidente rroga a po të ec!?”. Kjo është pyetja të cilin ia ka bërë nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Dardan Sejdiu, presidentes së vendit përmes faqes së tij në Facebook.

Sejdiu, me këtë ka lënë të kuptohet se presidentja e Kosovës ka qenë shumë neglizhente dhe jo aktive në proceset e fundit politike në vend duke mos bërë asgjë për ta zgjidhur ngërcin poitik.

Ndërkohë që rroga prej presidentes, asaj vazhdon t’i ecë, por që sipas Sejdiut, mbase edhe nuk e meriton.

Rifillon repelimi i kafshëve në komunën e Malishevës

0

LopaaAgjencia e Ushqimit dhe Veterinës, thotë se ky proces është shumë i domosdoshëm, pasi do të mbajë larg kontaktin e rriqrave nga kafshët dhe njerëzit, duke zvogëluar kështu edhe numrin e personave të pickuar nga rriqrat të cilët jo rralë ishin pre e Etheve Hemorragjike “Krime- Kongo”, të cilat pas vitit 1999-të shkaktuan 14-të viktima nga kjo komunë.

Ka rifilluar sërish repelimi I kafshëve në komunën e Malishevës, pas më shumë se 2 muaj pauze. Këtë herë, kanë qenë vetë drejtuesit e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës, që e rifilluan këtë proces, të cilin e kishin pezulluar dy muaj më parë për, siq thonë ata ishin vërejtur parregullsi në preparatin që ishte përdorur në deziisektimin e kafshëve.

Kryeshefi i AUV-së, Valdet Gjinoci, thotë se, ky proces, është shumë i domosdoshëm, pasi kjo komunë është më e ekspozuara nga Ethet Hemorragjike, raporton RTK.

Zyrtarët e komunës së Malishevës, thonë se, janë duke bashkëpunuar me kompaninë “Fauna” dhe AUV-në, që ky proces të mos hasë në pengesa.

Më të kënaqur me rifillimin e repelimit të kafshëve, shprehen fermerët.

Sipas të dhënave të drejtorisë së bujqësisë, Komuna e Malishevës, ka mbi 14 mijë krerë gjedhë, mbi 8700 dele dhe mbi 3500 krerë dhi. Sot përfundon repelimi I të gjitha bagëtive që janë në qytezë, ndërsa nga nesër do të nisë edhe në fshatrat e kësaj komune. Faza tjetër e repelimit, do të nisë në muajin Mars 2015-të. /PrizrenPress.com/

Rreth 8 mijë studentë aplikojnë për pranim në konvikte

0

Konviktet-prSot në ora 15:00, ka përfunduar afati për aplikim për pranimin e studentëve në konviktet e Qendrës së Studentëve të Universitetit të Prishtinës.

Konkursi ishte i hapur 10 ditë, ndërsa në këtë afat kohor për strehim në konviktet e Qendrës së Studentëve kanë aplikuar rreth 8000 studentë.

Kapacitetet e Qendrës së Studentëve për pranim janë 3600.

Sipas një njoftimi nga QSUP komisioni në përbërje nga zyrtarët e Qendrës së Studentëve, MASHT- it dhe Parlamentit Studentor do të bëjnë vlerësimin për studentët të cilët plotësojnë kushtet për vendosje në Qendrën e Studentëve.

Rezultatet për pranimin e studentëve të cilët kanë plotësuar kushtet për pranim do të publikohen më datën 23 të këtij muaj.

Kur përfshihet Presidentja?

0

Atifete jahjagaLiderët e Bllokut LDK-AAK-Nisma janë të gatshëm t’i përgjigjen një ftese të mundshme nga Presidentja Atifete Jahjaga, në rolin e lehtësueses, për të gjetur zgjidhje për ngërçin politik në të cilin është përfshirë vendi.

Ata kanë refuzuar dy herë ftesat nga Kryesuesja Flora Brovina, por një gjë të tillë nuk do ta bënin në rast se thirrja lëshohet nga e para e shtetit.

“Në qoftë se Presidentja thërret takime, natyrisht se ne do të marrim pjesë në takimin me Presidenten”, ka deklaruar Isa Mustafa, pas takimit të sotëm të Bllokut.

Isa Mustafa, Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj dhe Albin Kurti janë mbledhur sot për të diskutuar krijimin e momentit të ri politik – shtyrjen e seancës konstituive për 18 shtator, pas shfaqjes së pakënaqësisë së Listës Serbe për përfshirjen e Vetëvendosjes në marrëveshjen e Bllokut.

E zgjidhja, nuk po shihet.

Presidentja Atifete Jahjaga mendon se Kuvendi është institucion autonom dhe i pavarur dhe i takon atij që ta bëjë zgjidhjen vetë.

Zëdhënësi i Presidetës, Arbër Vllahiu, në deklaratë me shkrim për Politiko.net, ka thënë se Presidentja mund të luajë rolin e lehtësueses, në rast të rrezikimit të proceseve demokratike dhe të funksionimit demokratik të institucioneve.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, ka shprehur prej kohësh qëndrimin e saj se mund të luajë rolin e lehtësuesit në diskutimet me forcat politike në vend, në rast të rrezikimit të proceseve demokratike dhe të funksionimit demokratik të institucioneve”.

“Zyra e Presidentes së Kosovës, sikur çdo herë, ka qenë e hapur për të gjitha forcat politike, liderët e tyre, për deputetët, përfaqësuesit e komuniteteve të ndryshme dhe në veçanti për qytetarët e Republikës së Kosovës për të diskutuar çështje në interes të vendit”.

“Deputetët e Kuvendit të Kosovës duhet të gjejnë forcën, kurajën dhe guximin, që duke respektuar Kushtetutën dhe ligjet në fuqi, në përputhje me vendimet e Gjykatës Kushtetuese, që i ka obliguar ata, të gjejnë zgjidhjet brenda institucionit që përfaqëson vullnetin e qytetarëve të vendit”.

“Institucioni i zgjedhur me votën e qytetarëve të vendit është autonom dhe i pavarur dhe zgjidhjet i takon t’i bëjë vetë. Lehtësimi i diskutimeve me forcat politike mund të bëhet për të siguruar funksionimin e institucioneve dhe në garantim të rendit kushtetues, stabilitetit politik të vendit dhe sigurinë kombëtare”, ka thënë Arbër Vllahiu.

Sali Asllanaj, i pakënaqur me Bllokun dhe Haradinajn si kryeministër!

0

SaliAsllanaj-ldkKryetari i Komunës së Suharekës, nga radhët e LDK-së, Sali Asllanaj, me gjasë nuk është i pajtimit me vendimin e kryesisë së partisë për hyrje në koalicion me AAK-në dhe Nisma-në si dhe me faktin se ky koalicion e ka përzgjedhur për kryeministër Ramush Haradinaj.

Asllanaj, në një intervistë për portalin lokal të Suharekës , Theranda Post, ndër të tjera për zhvillimet qendrore politike tha: “Janë zhvillime për faqe të zezë. Sinqerisht këto reflektojnë shumë në nivelin komunal, por aty më shumë është duke u biseduar për pozicione dhe benefite të njerëzve në Qeveri se sa për interesin publik.”
Më poshtë pyetja e gazetarit dhe përgjigja e Asllanaj, lidhur me këtë qështje.

Theranda Post: Ka rivalitete të politikës lokale LDK dhe AAK, dhe po na intereson një prononcim i juaji edhe pse jeni antar mjaft me peshë e rëndësi në qendër të LDK-së, si i komentoni zhvillimet qendrore politike?

Sali Asllanaj: Janë zhvillime për faqe të zezë. Sinqerisht këto reflektojnë shumë në nivelin komunal, por aty më shumë është duke u biseduar për pozicione dhe benefite të njerëzve në Qeveri se sa për interesin publik. Në këto raste gjithmonë më kujtohet një gjerman që thoshte “Gjermania mbi të gjitha” , ata kanë ditë të mendojnë që Gjermania të jetë mbi të gjitha dhe këtu te ne të jetë Kosova mbi të gjitha por këtu tek ne e kemi kush po bëhet kryeministër pa pretendu që do të zgjidhet problemi, por kush do të bëhet dhe me inate të larta personale ndaj njëri-tjetrit. Është për të ardhur keq që është kështu. Por nuk mundemi që ne prej Suharekës të zgjidhim të gjitha problemet atje. Totalisht tjetër mendim kam pasur unë në kryesi dhe krejt tjetër mendim kanë vendosur ata atje. Ta shohim si do të zgjidhet ky lëmsh, gjithsesi humbësi më i madh është Kosova dhe qytetari i saj që me problemet e tij askush nuk po merret.

Arrestohen pesë persona në rajonin e Prizrenit

0

arrestimi 2Pesë persona janë arrestuar brenda 24 orësh në rajonin e Prizrenit. Policia e Kosovës, njofton se arrestimi i tyre është bërë me urdhër të Gjykatës Themelore në Prizren.

Komunikata e plotë e Policisë së Kosovës
* Fshati Balincë, Malishevë 11.09.2014 – 11:30. Në bazë të urdhëresës së lëshuar
nga Gjykata Themelore në Gjakovë, dega në Malishevë, është arrestuar i dyshuari
mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e
Dubravës në kohëzgjatje prej një (1) vit e gjashtë (6) muaj.

* Rr. “Xhelal Hajda”, Rahovec 11.09.2014-14:30. Në bazë të urdhëresës së lëshuar
nga Gjykata Themelore në Gjakovë, dega në Rahovec, është arrestuar i dyshuari
mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti pasi ka kryer obligimin e përcaktuar nga gjykata
është liruar.

* Rr. “Sadedin Hajda”, Rahovec 11.09.2014-12:30. Në bazë të urdhëresës së
lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjakovë, dega në Rahovec, është arrestuar i
dyshuari mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti pasi ka kryer obligimin e përcaktuar nga
gjykata është liruar.

* Rr. “Ulqinit”, Prizren 11.09.2014-14:30. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga
Gjykata Themelore në Prizren është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar dhe i
njëjti pasi ka kryer obligimin e përcaktuar nga gjykata është liruar.

* Rr. “Ulqinit”, Prizren 11.09.2014-14:30. Në bazë të urdhëresës të lëshuar nga
Gjykata Themelore në Prizren është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar dhe i
njëjti pasi ka kryer obligimin e përcaktuar nga gjykata është liruar.

Letër Hashim Thaçit!

0

ADRIAN ÇOLLAKUShkruan: ADRIAN ÇOLLAKU

I nderuari kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, po të shkruaj si një qytetarë i rëndomtë i Republikës së Kosovës, në lidhje me zhvillimet e fundit politike në vend.

Veprimi i djeshëm i kryesues së seancës konstituive, Flora Brovina, e cila rastisi që të jetë në atë pozitë për shkak të moshës që ka, ta shtyj seancën pa kurrfarë baze, vërtetë është shqetësues dhe i papranueshëm.
Jo rastësisht t’u drejtova Ty, sepse znj. Brovina këto zvarritje të njëpasnjëshme nuk po i bën vetë, por natyrisht, 100 % nën urdhrat tua dhe këtu s’dyshon askush.

I nderuar, z. Hashim Thaçi, po shihet që pushteti është shumë i ëmbël, dhe po mundohesh me çdo kusht që ta mbash atë, por ke zgjedhur rrugën e gabuar, në kohën e gabuar.
Të jesh i bindur, se edhe sikur Ti të ishe në vend të Flora Brovinës, ta kryesoje seancën nuk do të arrije që në këtë mënyrë ta detyrosh ndonjë parti shqiptare të hynte në bashkëqeverisje me Ju dhe partinë Tuaj. Andaj, mos e maltreto atë të gjorë, dhe mos i maltreto edhe më tutje qytetarët e këtij vendi, duke bërë pengesa në krijimin e institucioneve.

I nderuari Hashim Thaçi, nëse të kujtohet para më shumë se 4 vjetësh kishim së bashku një intervistë, në zyrën Tuaj. Atë botë ndjeheshit njeriu më i fuqishëm i këtij vendi, dhe në stilin e një arroganti të paparë dhe me një logjikë kërcënuese mendoje të më frikësoje që unë dhe e tërë redaksia e Gazetës në atë kohë ku punoja, të mos shkruanim e të mos kritikonim ju dhe qeverisjen Tuaj. Të kujtohet, besoj shumë mirë se si u solle dhe çka të thashë…

Natyrisht se në këtë mision dështuat. Sepse misioni ynë vazhdoj dhe nuk u ndalë asnjëherë në zbulimin e keqqeverisjes së pashoqe të qeverisjes suaj për tërë ato vite.

Megjithatë, nuk dua shumë të merrem me qeverisjen tuaj, se kjo dihet botërisht se si ka qenë, por sot z. Hashim Thaçi po të drejtohem si një qytetarë i rëndomtë se me atë logjikë, se si pate vepruar para 4 vjetësh, vetëm sa do ta dëmtosh edhe më shumë vendin.

Nëse qenka vendimi i Gjykatës Kushtetuese ashtu siç po interpretohet nga Ju dha nga njerëzit e partisë suaj, se vetëm Juve ju takon posti i kryetarit të Kuvendit, atëherë të lutem procedoje më shpejt seancën e Kuvendit dhe zgjedhe kryeparlamentarin dhe hapi rrugë krijimit të qeverisë. Sepse, në fund të fundit, qytetarit më shumë i intereson funksionimi i institucioneve, se kush është në krye të tyre.
E dini edhe Ju që problem janë numrat.

Prandaj, edhe këtë shtyrje po e bëni përmes Flora Brovinës se mos rastësisht dikush nga ndërkombëtarët do të ndërhyj ta prish Bllokun. I nderuari z. Hashim Thaçi të jeni të bindur se as Flora Brovina e as ndërkombëtarët me gjasë nuk do të mund t’ua bëjnë numrat. Kanë kaluar tre muaj prej se janë mbajtur zgjedhjet, dhe kjo u pa se nuk do të keni mundësi që ta bëni për vete asnjë partner shqiptarë për bashkëqeverisje.

I nderuari z. Hashim Thaçi edhe ju e dini shumë mirë se keni provuar në forma të ndryshme që të bindni dikë prej partive shqiptarë që të hyj në koalicion me ju, por s’keni arritur. Besoj se jeni bindur se nuk ka asnjë mënyrë për t’i bërë numrat.
Madje, edhe nëse keni menduar apo keni provuar ndonjë metodë tjetër, për të detyruar ndonjë parti të hyj me ju.

Në këtë situatë do të ishte e udhës që ju dhe PDK-ja të uleshit e të diskutonit se përse keni ardhur në këtë gjendje ku askush nuk pranon as që të ju takoj, e lërë më të hyj me ju në bashkëqeverisje.
Ju ftoj që si lider i partisë më të madhe në zgjedhje, dhe si një burrështetas që keni dëshirë ta quani ashtu veten tuaj, të reflektoni.

Jam i bindur se keni aq njohuri sa ta kuptoni se në demokracitë parlamentare, pa pasur shumicën në Kuvend, s’mund ta formoni qeverinë. Besoj se e keni parë edhe deklaratën e njërit prej këshilltarëve kryesor të draftimit të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, gjyqtarit amerikan, i cili e sqaroi se çka është shumica parlamentare.

E di, i nderuari z. Thaçi se do të thirreni ju dhe partia Juaj në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila sipas Jush ua ka dhënë të drejtën që vetëm PDK ta ketë këtë të drejtë, dhe nuk do të lëshoni pe.
Mirëpo, nëse thoni që i keni cilësitë e një burrështetasi, atëherë duhesh që ose sa më parë ta mbledhësh kuvendin e t’i krijosh institucionet, ose të lëshosh pe, që kush e ka shumicën t’i krijoj institucionet ose nëse mundeni gjeni mënyrën për ta quar vendin në zgjedhje, si zgjidhje ndoshta më e mira.
Në të kundërtën, nëse do të vazhdoni me këso neglizhencash e bllokadash, si deri më tani, z. Thaçi më vjen keq, por do të mbetesh, një politikan shkurtpamës dhe me cilësi prej sundimtari, duke e futur vendin edhe më tepër në krizë politike e institucionale dhe duke e nëpërkëmbur vullnetin e 2/3 të të gjithë përfaqësuesve të popullit.

Arrestohet fajdexhiu i Rahovecit

0

Shfercerat-paraNjë person i dyshuar për fajde është arrestuar në Rahovec. Policia e Kosovës njofton se arrestimi është bërë me urdhër të Prokurorisë.

“Njësiti i Hetimeve së bashku me njësitet të tjera policore kanë arrestuar të dyshuarin, për të cilin ekziston dyshimi i bazuar që i njëjti ka kryer veprën penale ‘fajde’”

“Është konfiskuar vetura e llojit BMË pronë e të dyshuarit e cila është në cilësi të
provave materiale. Me urdhër të prokurorit i të prokurorit i dyshuari dërgohet në
mbajtje”/PrizrenPress.com/