Home Blog Page 8131

Kryetarët e shteteve duan t’a legalizojnë drogën

0

Fernando Henrique Cardoso-Presidenti i BrazilitIsh-presidentë, liderë të Kombeve të Bashkuara dhe një sipërmarrës miliarder, u mblodhën në qytetin e Nju Jorkut, për të diskutuar politikat globale të drogës. I njohur si Komisioni Global për Politikën e drogës, përfaqesuesit e panelit të lartë bënë thirrje për dhënien fund të kriminalizimit dhe burgosjen e përdoruesve të drogës.

Alternativat e propozuara të komisionit përqendrohen në operacione strategjike, rregullimin e tregjeve të drogës nga qeveria si dhe një fokus të veçantë në reduktimin e fuqisë së organizatave kriminale, transmeton Oranews.

Në vitin 2011, Komisioni Global për Politikën e drogës deklaroi se lufta ndaj drogës është një dështim. “Ne kemi paraqitur në vitin 2011 një raport në Nju Jork, ku kemi theksuar se lufta kundër drogës ishte një dështim. Nuk kam nevojë të shtoj të dhëna të tjera, secili nga e di mirë se kjo është e vertetë. Përpjekjet janë të mëdha dhe rezultatet janë mjaft të kufizuara. Është shumë e nevojshme të rregullojmë ligjërisht përdorimin e llojeve të ndryshme të drogave” – tha ish-presidenti i Brazilit dhe Kryesues i Komisionit Fernando Henrique Cardoso.

Në raportin me titull “Marrja e kontrollit: rrugët për Politikat e Drogës “, Komisioni tha se “masat e bazuara në ideologji shtypëse duhet të zëvendësohen nga politika më humane dhe efektive.”

Ish-presidenti i Meksikës Ernesto Zedillo ka detajuar idetë e Komisionit, duke u shprehur se ëshët e dosmosdoshme që tregtimi i drogës të merret nga duart e krimit të organizuar. Kjo është e vetmja mënyrë për të hequr qafe tregjet e zeza, ku kriminelët marrin shumat të mëdha parash, gjë e cila iu jep më pas mundësisë të përfshihen në forma të tjera të krimit.

Nëse nuk kanë fuqi monetare, krimi i organizuar nuk do të ketë më as kapacitet të lëndojë shoqëritë dhe institucionet përmes dhunës, frikësimit dhe korrupsionit siç po ndodh tani, theskon Zedillo.

Luis Arbur, ish-Komisioner i Lartë i OKB për të Drejtat e Njeriut, tha se mënyra e vjetër e të menduarit në lidhje me luftën kundër drogës duhet të ndryshojë. “Ai është modeli që ne kemi përqafuar për 50 vitet e fundit që tashmë është dukshëm i paefektshëm dhe i kushtueshëm.

Kurse miliarderi sipërmarrës, filantropist dhe aktivist Richard Branson shtoi, “Si një biznesmen, në qoftë se unë kam një biznes që përkeqësohet për 50 vjet rresht, atëherë dikush duhet të më shtrojë në një spital psikiatrik.

Branson pëdor metaforën për të shprehur nevojën e ndryshimit të politikave thjesht duke u nisur nga dështimi vit pas viti i atyre aktualeve. Në panel merrnin pjesë gjithashtu ish-Kryebashkiaku i Pragës Pavel Bem, ish-Presidenti i Zvicrës Ruth Dreifuss, ish-Presidenti i Portugalisë, Jorge Sampaio, etj.

Kosova rrezikohet nga shpërndarja e ideologjive ekstreme nëpër burgje

0

Burgu ne dubravKa muaj prej se Qeveria e Kosovës miratoi projektligjin për parandalimin e përfshirjes së kosovarëve në luftëra jashtë vendit, raporton KTV.

Megjithëse ky projektligj mbeti pa u miratuar për herë të dytë andaj, implementimi i tij, nuk mund të shërbejë për 40 personat e arrestuar ditë më parë për terrorizëm.

Ky projektligj kurdo që votohet nuk mund të përdoret kundër askujt i cili ka marrë pjesë në luftëra, deri në ditën e hyrjes në fuqi. Në gjithë këtë situatë, Kosova rrezikohet nga shpërndarja e ideologjive ekstreme nëpër burgje.

Juristi Besnik Berisha thotë se Kosova ka mungesë të skajshme të personelit të trajnuar, infrastrukturës në trajtimin e këtyre rasteve. Berisha thotë se kjo paraqet kufizime të skajshme edhe në vërtetimin e këtyre veprave penale.

Drejtoresha e Institutit për Kriminologji dhe Kriminalistikë, Kaltrina Pajaziti, thotë se ligji i ri nuk e ndryshon situatën. Sipas saj, institucionet e Kosovës nuk kanë asnjë mekanizëm e as program për deradikalizimin e personave që mund të shpallen fajtorë për terrorizëm.

Kelmendi: Thaçi na mashtroi sërish për shaminë

0

Gezim Kelmendi- PDNjëri nga deputetët e PD-së nuk do ta votojë kandidatin e PDK-së, parti me të cilën janë në koalicion, pasi që po beson se edhe kësaj here i mashtroi kryeministri në largim, Hashim Thaçi, raporton KTV.

Premtimi i dhënë para zgjedhjeve, sipas tij, nuk u mbajt, pasi që nuk u lejua bartja e shamisë në shkolla as këtë vit.

Megjithatë, një kërkesë e tillë shihet e vonshme dhe e paarsyeshme. Gjatë ditës është raportuar se edhe deputetja tjetër e PD-së, Labinotë Demi- Murtezi, është në të njëjtin qëndrim me Kelmendin, mirëpo ky i fundit thotë se nuk ka gëzuar përkrahje të askujt nga subjekti i tij. Gëzim Kelmendin nuk e përkrah Partia e tij. Këtë e ka konfirmuar vet Partia Drejtësisë nëpërmjet një komunikate shtypi e cila ka rikonfirmuar përkushtimin e saj për vazhdimin e bashkëpunimit brenda koalicionit me PDK-në.

Marrëveshja krijon kontekst të ri politik

0

Kuvendi i Kosoves 7Marrëveshja ndërmjet bllokut të quajtur LAN, të formuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma, me Lëvizjen Vetëvendosje, në qoftë se materializohet deri në fund, krijon një kontekst të ri politik në vend, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike në Kosovë.

Naim Rashiti, analist i Grupit Ballkanik për Politika, thotë për Radion Evropa e Lirë se marrëveshja e arritur ndërmjet bllokut LAN dhe Lëvizjes Vetëvendosje, krijon një situatë shumë më të qartë lidhur me atë se kush do ta fitojë betejën për krijimin e Qeverisë, në qoftë se eventualisht zgjidhet problemi i zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit të Kosovës më 12 shtator.

“Ende nuk është sqaruar procedura për kryeparlamentarin dhe si rrjedh formimi i organeve të Kuvendit. Por, besoj që në kontekstin e përgjithshëm, krijon një situatë të re. Ajo që ndryshon, është fakti se blloku (LAN) është ndjerë i dobët. Blloku i LAN-it (LDK, AAK, Nisma) ishte një zë i frenuar në komunikim me të tjerët”.

“Tani, më duket, kanë marrë një sforcim nga Vetëvendosje. Mbetet të shihet se si i kanë balancuar politikat e tyre dhe marrëveshjet në raport me obligimet ndërkombëtare dhe në raport me marrëdhëniet ndërkombëtare, të cilat Vetëvendosje ende i ka fragjile”, thotë Rashiti.

Ai shton se mbetet të shihet nëse Lëvizja Vetëvendosje do të mund ta bindë faktorin ndërkombëtar se mund të jetë pjesë e një qeverie, në qoftë se ajo do ta vazhdojë dialogun me Serbinë, në formatin të cilin e ka përcaktuar Bashkimi Evropian.

Por, analisti Shpend Kursani, duke folur për Radion Evropa e Lirë, vlerëson se marrëveshja ndërmjet bllokut LAN dhe Lëvizjes Vetëvendosje, vetëm ka përforcuar bllokun kundër Partisë Demokratike.

Por, pavarësisht kësaj marrëveshjeje, ky bllok nuk do të mund të realizojë qëllimet e veta, në qoftë se nuk tejkalohet pengesa në Kuvendin e Kosovës, për zgjedhjen e kryeparlamentarit.

“Gjykata Kushtetuese ia ka dhënë të drejtën vetëm PDK-së që ta zgjedhë kryetarin e Kuvendit. Duke qenë se pjesë e marrëveshjes së bllokut është ajo që kryeparlamentari t’i takojë LDK-së, atëherë vendimi i Gjykatës Kushtetuese, thjesht, e bën këtë marrëveshje të pamundur që të jetësohet”.

“Mirëpo, momentumi i vetëm është që të krijohet një bllok më i fuqishëm kundër PDK-së dhe në fakt, e sfidon vetë rendin kushtetues në Kosovë, në qoftë se nuk thyhet blloku”, konsideron Kursani.

Por, çfarë mund të pritet pas këtij zhvillimi politik në seancën e Kuvendit të Kosovës, më 12 shtator?

Analisti Kursani vlerëson se marrë parasysh vendimin e Gjykatës Kushtetuese, mund të përsëritet seanca e 17 korrikut.

“Atë që e ka vendosur Gjykata Kushtetuese, duke e monopolizuar postin e kryeparlamentarit vetëm te PDK-ja, thjesht PDK-ja nuk mund ta zgjedhë kryeparlamentarin dhe ngërçi politik vetëm se mund të vazhdojë. Por, mund të kemi edhe tensione më të mëdha, për shkak se blloku me Vetëvendosjen, është më i fortë kundrejt PDK-së”, shton Kursani.

Në anën tjetër, analisti Rashiti shpreh mendimin që në qoftë se me 12 shtator, nuk zgjidhen organet e Kuvendit përmes votimit aty për aty, atëherë gjatë së njëjtës ditë, presidentja dhe partitë politike duhet të ulen dhe të gjejnë zgjidhjen për kalimin në fazën tjetër.

“Nëse partitë politike nuk janë në gjendje të ndjekin procedurat se si zgjidhen organet e Kuvendit, atëherë zgjedhjet duhet të shpallen sa më shpejt. Nuk mund të lejojmë më që vakuumi të vazhdojë edhe më gjatë. E rëndësishme është që pavarësisht këtij koalicioni të madh, blloku LAN dhe Vetëvendosje të mos bëjnë gabime procedurale përsëri, sepse kjo do të na sillte në situatë të ngjashme (sikur më 17 korrik)”.

“Nëse është e nevojshme, të kërkojnë konsulta me presidenten, qoftë edhe me Gjykatën Kushtetuese, sepse edhe ajo sa herë, paraprakisht, ka dhënë komentet e saj për procedura, çfarë Parlamenti ose Qeveria ndërmerrte”, vlerëson Rashiti.

Ndryshe, më 16 korrik, një ditë para seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, blloku LAN dhe Lëvizja Vetëvendosje, kishin përafruar qëndrimet e tyre, por kjo, atëherë, nuk rezultoi me ndonjë marrëveshje të nënshkruar.

Sipas analistëve të zhvillimeve politike, marrëveshja e tanishme, e cila ka krijuar bllok të gjerë përballë Partisë Demokratike të Kosovës, zvogëlon tërësisht gjasat që kjo e fundit mund t’i marrë votat për zgjedhjen e kryeparlamentarit nga ky subjekt politik.

Shkrimtari austriak mban lexim publik në Prishtinë

0

Josef Winkler-shkrimtarShkrimtari i mirënjohur austriak, Josef Winkler, do të zbresë në Prishtinë për të mbajtur një lexim dhe bashkëbisedim me publikun, në Qendrën Multimedia, me organizim të Ambasadës Austriake dhe Bibliotekës austriake. Leximi publik mbahet më 15 shtator, me fillim nga ora 19:30, në Qendrën Multimedia.

Winkler do të lexojë disa pjesë të shkurtra nga romanet e tij, të përkthyera në shqip nga gjuha gjermane. Ai gjithashtu do të mbajë një bashkëbisedim me publikun.

Autori austriak është vlerësuar me shumë çmime, ndër to me çmimin André-Gide, çmimin e madh shtetëror të Austrisë për letërsi dhe në vitin 2008 me çmimin Georg-Büchners. Disa prej publikimeve të tij janë “Der Leibeigene“, “Natura Morta“, “Roppongi. Requiem für einen Vater”, etj.

Juncker bën emërime të reja brenda BE-së

0

Jean-Claude Juncker-KEPresidenti i ardhshëm i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, ka emëruar një politikan francez dhe një britanik për dy poste të rëndësishme financiare të BE-së.

Ministri i Financave i Francës, Pierre Moscovici, është emëruar ministër i politikave ekonomike dhe monetare të BE-së, ndërsa politikani britanik, Jonathon Hill, komisionar i stabilitetit financiar, shërbimeve financiare dhe tregut të kapitalit.

Përveç emërimeve në fushën e ekonomisë, janë bërë edhe të tjera, ku austriani Johannes Hahn është emëruar komisionar i negociatave të fqinjësisë dhe zgjerimit të BE-së.

Termi “negociata” i është shtuar titullit të mëparshëm, pasi Juncker ka deklaruar se nuk do të ketë zgjerim gjatë mandatit të tij pesëvjeçar.

Hahn, 56 vjeç, ka shërbyer paraprakisht si komisionar i BE-së për politikat rajonale.

Margrethe Vestager, nga Danimarka, do të jetë ministre për trasnportin/konkurrencën dhe ish-kryeministrja sllovene, Alenja Bratusek, do të mbikëqyrë përpjekjet e BE-së për të krijuar një union energjetik. /Rel/

Eqrem Kryeziu: Isa Mustafa po e shet LDK-në

0

Eqrem KryeziuuIsh-kryetari i Degës së LDK-së në Prizren, Eqrem Kryeziu ka akuzuar  Isa Mustafën se po e shet LDK-në.

Pas zhvillimeve të fundit rreth marrëveshjes së LAN me Vetëvendosjen, ka reaguar edhe ish zyrtari i lartë I LDK-së, Eqrem Kryeziu. Ai në profilin e tij në Facebook ka thënë se “Shkëlqesia e Saj, ambasadorja e USA Jacobson, shprehu publikisht shqetësimin se liderët e forcave tona politike kanë hallin e partive të veta.Kam një korrigjim të vogël këtu: Sa i përket Isa Mustafës, kjo nuk është e vërtetë, sepse ai po e shet Lidhjen Demokratike të Kosovës”, ka shkruar Kryeziu në Facebook. /PrizrenPress.com/

Deklarata e përbashkët e Mustafës, Haradinajt, Limajt e Kurtit

0

LAN-V-limaj e kurtiBlloku LDK-AAK-Nisma, të cilit i është bashkuar edhe VV-ja ka dalë me një deklaratë të përbashkët, kur thuhet se marrëveshja është arritur mbi bazën e vullnetit të mirë për të ndërtuar institucione funksionale, të cilat do të punojnë në të mirë të të gjithë qytetarëve të Kosovës, duke pasur parasysh interesin jetik për sundimin e shtetit ligjor dhe të së drejtës, si dhe me qëllimin për të punuar së bashku për zhvillimin ekonomik të vendit.

Marrëveshjen e nënshkruan liderët e katër subjekteve politike. E deklarata e përbashkët thotë se kjo Marrëveshje i obligon ata që:

Sa më parë dhe në përputhje parimet e demokracisë parlamentare, me normat kushtetuese dhe ligjet e vendit t’i ndërtojmë institucionet e reja.

Të përqendrohemi në çështjet e zhvillimit ekonomik, rritjen e punësimit dhe të mirëqenies së qytetarëve të vendit tonë.

Të bëhen reforma substanciale në arsim dhe në shëndetësi, në forcimin e shtetit ligjor dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Të bëhen reforma të thella institucionale në drejtim të demokratizimit të vendit dhe rritjes së efikasitetit të punës së institucioneve.

Të punojmë për perspektivën evropiane të Republikës së Kosovës dhe përmbushjen e standardeve për anëtarësim në BE dhe në NATO, si dhe për intensifikimin e dialogut me Komisionin e BE-së dhe institucionet e tjera të BE-së për obligimet e Republikës së Kosovës në procesin e integrimit dhe të anëtarësimit të plotë në BE.

Të vendoset dialogu i hapur demokratik me pakicën serbe në Kosovë, për integrimin e plotë të tyre, si qytetarë të barabartë të Republikës së Kosovës, nëpërmjet zhvillimit ekonomik dhe shoqëror, si dhe të angazhohemi për një dialog cilësor, parimor, të përgatitur mirë, të orientuar dhe të fokusuar në çështjet me interes për Republikën e Kosovës.

Ne, së basku me partnerët e tjerë, do të japim zgjidhje për zgjedhjen e Kryetarit dhe konstituimit të Kuvendit, si dhe për formimin e Qeverisë sa më parë që të jetë e mundur.

Prizreni nuk ofron qasje të barabartë

0

Foto nga debatiOrganizata Joqeveritare “EC Ma Ndryshe” sot ka nisur ciklin e debateve “Planifikim urban me pjesëmarrje”. Qëllimi i këtyre debateve është prezantimi i të gjeturave të fokus grupeve me shtatë grupe të komunitetit në Prizren për identifikimin e problemeve dhe gjetjen e zgjidhjeve në raport me planifikimin urban. Në debatin e parë publik u diskutua mbi nevojat e personave me nevoja të veçanta në raportin me planifikimin urban dhe hapësirën publike në Prizren. Panelistë të debatit ishin Hasan Hasani, drejtor i shërbimeve publike në komunën e Prizrenit dhe Hajrulla Çeku nga EC Ma Ndryshe.

Gjatë diskutimin u konstatuan një numër i konserueshëm sfidash me të cilat përballet personat me nevoja të veçanta. Ndër problemet më urgjente që u artikuluan nga vetë personat me nevoja të veçanta mbeten kufizimet e lëvizjes së lirë nëpër trotuare, mungesa e pjerrinave nëpër rrugë dhe ndërtesa publike, mungesa e toaleteve publike të përshtatura për nevoja specifike, dhe mungesa e qasjes në hapësirat publike të qytetit.

Në veçanti, diskutimi ka sjellë në pah mungesën e kujdesit institucional për të zbatuar ligjin për aftësimin, riaftësimin dhe punësimin e personave me nevoja të veçanta, sipas të cilit, si në sektorin publik ashtu edhe privat, çdo i 50-i i punësuar duhet të jetë pjesëtar nga ky grup. Mbi të gjitha, sigurimi i një vendi të punës për këta persona implikon edhe përshtatjen e hapësirave të jashtme dhe brendshme fizike të ndërtesës ndaj nevojave specifike të këtyre personave.

Zyrtarë të komunës së Prizrenit kanë treguar për intervenimet e tyre në disa pjesë të qytetit për t’i trajtuar nevojat e këtyre personave. Në veçanti u fol për kodin e ri buxhetor për pjerrinat në qytet, ndërsa u përsërit edhe zotimi për adresimin e kërkesave të reja që u artikuluan gjatë diskutimit. Një nga zotimet konkrete të zyrtarëve komunal ishte përfshirja e një përfaqësuesi të përsonave me nevoja të veçanta gjatë fazës së planifikimit dhe realizimit të secilit projekt infrastrukturor në komunë.

Cikli i debateve do të vazhdojë me debatin e rradhës, që mbahet më 17 shtator 2014 në Prizren, ku fokusi i diskutimin do të jetë mbi nevojat e të moshuarve të Prizrenit në raport me planifikimin urban.

Kurti: Marrëveshja, fillim i një ndryshimi të madh në Kosovë

0

AlbinKurti1205Pas takimit me kryetarët dhe përfaqësuesit e LDK, AAK dhe Nisma, në përgjigjet e pyetjeve të gazetarëve kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti tha:

Ne në Lëvizjen Vetëvendosje kur të vijë puna tek formimi i Qeverisë së re, e cila do ta ndryshojë Kosovën si në aspektin politik ashtu edhe në atë socio-ekonomik, do ta mbajmë referendumin brenda Lëvizjes Vetëvendosje.

Ajo që kemi bërë sot, me rastin e tremujorit të fillimit të bisedimeve tona, është që Lëvizja Vetëvendosje bashkë me koalicionin LAN jemi marrë vesh që Kosovën ta hedhim në binaret e drejtësisë, zhvillimit, barazisë, të luftimit të krimit dhe korrupsionit, ndërkaq formimi i Qeverisë dhe pjesëmarrja në qeveri do të jetë një marrëveshje e ardhshme.

Theksi i kësaj marrëveshjes është zhvillimi ekonomik, qeverisja parimore, reformat institucionale, mirëqenia sociale, dhe natyrisht që në këtë marrëveshje ne kemi përfshirë edhe çështjet e dialogut ku ne së pari e kemi përmendur dialogun me Bashkimin Evropian, me Komisionin Evropian, për anëtarësimin e Kosovës në BE, me institucionet e BE-së, pastaj e kemi gjithsesi dialogun me serbët e Kosovës për integrimin e tyre në shoqëri dhe gjithashtu kemi edhe dialogun në përgjithësi, i cili gjithsesi do të jetë parimor sikurse qeverisja e ardhshme.

Me sot po fillon një ndryshim i madh në Kosovë. Pas pamundësimit të ripërtëritjes së regjimit të vjetër me një qeveri të re, tash ne po e mundësojmë një qeveri të re pa regjim, ku qytetari i Republikës do të jetë në qendër të vëmendjes. Në tekstin e marrëveshjes, të cilin do t’ua shpërndajmë në formën e nënshkruar dhe aty do të keni tërësisht të qartë se për çfarë jemi marrë vesh. E në fakt, nuk është se ju nuk e dini.

Pra, teksti i marrëveshjes është i qartë dhe nuk ka nevojë për komente shtesë. Funksionimi i institucioneve, shtetndërtimi demokratik në Kosovë, nuk do të vazhdojë gjurmëve të qeverive të mëparshme. Ky është një zhvillim i ri për të mirën e Kosovës. Ky zhvillim nënkupton se ne po vendosim Kosovën dhe qytetarët në binarët e progresit, drejtësisë, të parimeve, gjë që nuk ka qenë rasti deri tash.

Andaj, jam optimist se ashtu siç e kemi arritur këtë marrëveshje, do ta kemi në të ardhmen edhe marrëveshjen tjetër për programin qeverisës dhe për çështjet e përgjegjësive në ekzekutiv. Asisoj, Kosova në këtë shteg të ri të shtetit republikan, të zhvillimit ekonomik, të mirëqenies sociale, reduktimit të krimit dhe korrupsionit, do të ecë drejt dhe sigurt, e për këtë është garanci bashkëpunimi ynë i vazhdueshëm.

Duhet t’i përmbahemi tekstit të marrëveshjes që vazhdimisht vë në spikamë zhvillimin ekonomik, sundimin e ligjit, shtetin e së drejtës dhe mirëqenien sociale. Kosova ka nevojë për një agjendë të re në mënyrë që të ndryshojë për të mirë, thuhet në deklaratën e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, që iu shpërnda medieve me rrugë elektronike.