Mustafa: Kushtetuta ua garanton deputetëve përgjegjësinë për të zgjedhur institucionet

Isa Mustafa-kryeparlamentarKreu i LDK-së, Isa Mustafa ka kujtuar se nesër është vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

E në këtë seancë, ai ka thënë se po shkojnë më të bashkuar se kurrë për të gjetur zgjidhje për ndërtimin e institucioneve demokratike, për të hapur perspektivën zhvillimore të vendit dhe për ta ruajtur dhe fuqizuar partneritetin me SHBA-të dhe vendet e BE-së.

Pretendenti për postin e të parit të Kuvendit të Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se zgjedhjet e këtij viti janë bërë për deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, të cilët kanë dhanë betimin dhe ata përfaqësojnë interesat e qytetarëve.

“Është në përgjegjësinë dhe vullnetin e deputetëve të zgjedhin organet e Kuvendit dhe Qeverinë, përgjegjësi kjo e garantuar me Kushtetutën e Kosovës”, ka thënë Mustafa.

Mustafa ka thënë se asnjë nga subjektet politike nuk ka dalë nga zgjedhjet me shumicën e votave të qytetarëve e cila ia mundëson paraprakisht të jetë fituese, por shumica do të konsolidohet në seancën e nesërme të Kuvendit mbi bazën e interesave programore.

“Kosova ka nevojë të ndërtojë një demokraci të qëndrueshme parlamentare, prandaj çdo rezultat që do të dal nga vota e deputetëve do të jetë i pranueshëm, si akt i vullnetit të shumicës”, ka thënë Mustafa.

Më Shumë

Vidhen dy vetura në Prizren

Në Prizren janë raportuar dy raste të vjedhjes së veturave në lokacione të ndryshme, të cilat janë duke u hetuar nga organet kompetente. Rasti i...

Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së, Ramadan Zymeraj

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe...

Lajmet e Fundit