Po vazhdon fushata e repelimit të kafshëve

lopaNë kuadër të strategjisë nacionale për luftimin dhe parandalimin e etheve hemorragjike krime kongo (EHKK), në territorin e Komunës së Malishevës, është duke vazhduar fushata e repelimit të kafshëve, si njëra prej masave parandaluese, kundër rriqrave, pasi kafshët konsiderohen si burimi kryesor i zhvillimit të rriqrave.

Kjo formë e masave parandaluese organizohet nga Agjencia e Veterinës dhe Ushqimit e Kosovës (AVUK) dhe realizohet nga kompania “Fauna”, e cila pritet të bëjë repelimin e të gjitha kafshëve në Komunën e Malishevës, ndërsa realizimi i kësaj fushate, monitorohet nga drejtoria komunale për mbrojtje dhe shpëtim.

Deri më tani, kjo fushatë po ecën mirë dhe nuk ka probleme në realizimin e repelimit të kafshëve, ndërsa edhe banorët-fermerët, po i zbatojnë udhëzimet e drejtorisë për mbajtjen e mbyllur të kafshëve, deri sa të kryhet repelimi.

Sipas të dhënave në drejtorinë komunale për bujqësi, fondi i kafshëve shtëpiake në Komunën e Malishevës, është 16 mijë e 565, ku përfshihen 14 308 gjedhe, 8746 dele dhe 3511dhi.

Më Shumë

‘Nga mikseri i kamionit është shkëputur një gyp’ Detaje nga vdekja e djeshme e 25-vjeçarit në vendin e punës në Prizren

Puna u ndal paraditen e së hënës në vend-punishten e lagjes Arbana në Prizren. Kjo meqë rreth orës 9:00 këtu ndodhi një ngjarje e rëndë. Si...

Bashkimi para renovimit profesional të hapësirave

Nënkampioni i Kosovës, KB Bashkimi, ka bërë të ditur përmes një njoftimi se ka bërë projektin për renovimin e hapësirave të klubit në “Sezai...

Lajmet e Fundit