PDK e rikandidon Agim Aliun për kryeparlamentar?

Agim Aliu-PDKPartia Demokratike e Kosovës, në seancën konstituive të 17 korrikut, ku u zgjedh Isa Mustafa kryeparlamentar, dhe e cila u zhvlerësua me vendim të Gjykatës Kushtetuese, kishte propozuar për kryetar parlamenti ish – kryetarin e Ferizajt, Agim Aliun.

Aliu sërish do të jetë kandidat i PDK-së për kryeparlamentar edhe në seancën e Kuvendit të 12 shtatorit.

Ndonëse u përmendën emrat e Hajredin Kuçit dhe Arsim Bajramit, si kandidatë të mundshëm të PDK-së për kryetar të Kuvendit për seancën e 12 shtatorit, një burim i brendshëm në PDK, ka thënë për KosovaPress, se kandidati i PDK-së për kryeparlamentar nuk do të ndërrohet.

“Agim Aliu, ai ka me qenë. Jo, nuk ndërrohet. Ne nuk luajmë me njerëz”, ka thënë ky burim për KosovaPress.

Partia Demokratike e Kosovës, thotë se vetëm asaj i takon e drejta për ta pasur kryetarin e Kuvendit, si grupi më i madh parlamentar.

Në anën tjetër koalicioni LDK – AAK – Nisma insiston se pika 127 e aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese u jep të drejtë edhe atyre që nëse PDK nuk arrin ta zgjedh kryetarin e Kuvendit, ta zgjedh LAN-i.

Më Shumë

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren shpall konkursin për studentët e rinj më 29 qershor

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren njofton të gjithë maturantët dhe kandidatët e interesuar se më 29 qershor 2026 do të shpallet zyrtarisht konkursi për...

GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich e vizituan qytetin e Prizrenit

Studentët e Gess Who! – Unionit për Shkenca Humane, Sociale, dhe Politike në ETH Zürich, u nisën në udhëtimin e parë ndërkombëtar studimor të...

Lajmet e Fundit