Home Blog Page 8138

Ndërrohet komanda e KFOR-it në Prizren

0

kfori-nderrohet-prizrenGjatë ditës së sotme, më kampin “Sulltan Murat” në Prizren, është bërë edhe ndërrimi i komandës së Detashmentit Rajonal të Përbashkët Jug (DRP-J).

Njësia shumëkombëshe DRP-J e cila është udhëhequr deri më sot nga komandanti turk Koloneli Zorlu Topaloglu, do të udhëhiqet tash e pas nga Koloneli Omer Fauk Demircioglu. Ndërrim ky që është kryesuar nga komandanti i KFOR-it, Gjeneral Major Francesco Paolo Figliuolo.

Kjo njësi përbëhet nga personeli ushtarak nga Austria, Polonia, Zvicra dhe Shtetet e Bashkuara.

DRP-J operon në pjesën jugore të Kosovës, me asete jo-kinetike të quajtura Ekipe Ndërlidhëse dhe Monitoruese. Detyra kryesore e tyre është të kontribuojnë në “ndërgjegjësimin e KFOR-it sa i përket situatës në terren” përmes një aktiviteti ndërlidhës me institucionet lokale, organizatat ndërkombëtare dhe popullatën vendore.

Aktiviteti intensiv i angazhimit të liderëve kyç me autoritetet politike dhe fetare si dhe përfaqësues të disa grupeve etnike e përmbush misionin e KFOR-it për një ambient të qetë dhe të sigurt dhe lirinë e lëvizjes.

Gjatë ceremonisë Komandanti i KFOR-it nderoi Kolonel Topaloglu me Medaljen e Misionit të Paqes së KFOR NATO-s dhe vlerësoi profesionalizmin e tij të lartë. Ai i uroi mirëseardhje komandantit të ri të DRP-J kolonelin Demircioglu dhe i uroi atij gjithë të mirat.

“Dua të shpreh vlerësimin tim për shërbimin tuaj dhe profesionalizmin”, tha Komandanti i KFOR it, duke iu referuar Kolonel Topaloglu për mënyrën e shkëlqyer me të cilën DRP-J ka mbështetur KFOR-in, “ju dhe ushtarët tuaj keni ndërtuar një marrëdhënie shumë të ngushtë pune me udhëheqjen e komunitetit dhe keni ngritur një nivel të lartë të besimit me popullatën për të parandaluar përshkallëzimin e incidenteve”, përfundoi Gjenerali Figliuolo.

Qeveri nga Kushtetuta, ligji dhe gjykatat…

0

Tracey Ann Jacobson-ambasadore amerikaneAmbasada ka kërkuar krijimin sa më të shpejtë të institucioneve në pajtim të plotë me Kushtetutën, Vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe me ligjin.

Ambasada Amerikane në Prishtinë, përmes një përgjigjeje për Gazetën Express, ka sqaruar edhe një herë pozicionin e saj në raport me bllokadën politike në Kosovë. Ambasada ka kërkuar krijimin sa më të shpejtë të institucioneve në pajtim të plotë me Kushtetutën, Vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe me ligjin.

Amerikanët nuk e shohin të përshtatshme të ndërhyjnë në procesin e brendshëm aktual politik derisa konfirmojnë vazhdimin e përkrahjes së tyre për liderët dhe institucionet e Shtetit të Kosovës.

“Ambasada e SHBA’së vazhdon të këshillojë dhe të përkrahë institucionet dhe liderët politikë të Kosovës gjersa Kuvendi përgatitet që të kompletojë seancën e vet konstitutive dhe gjersa të formohet qeveria e re. Sidoqoftë, ne nuk besojmë se për misionet e huaja është i përshtatshëm roli i ndërhyrjes në procesin e brendshëm aktual politik”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës, për Gazetën Express.

“Ne inkurajojmë Kosovën që të ndjekë procedurat që janë vendosur nga Kushtetuta, ligji, dhe Gjykatat, me qëllim të krijimit të qeverisë së re sa më shpejtë që është e mundshme”, thuhet më tej në përgjigje.

Ambasada Amerikane edhe njëherë ka përmendur se SHBA’ja dhe Kosova kanë interesa strategjike sa i përket dialogut me Serbinë e deri te kërcënimet nga luftërat e huaja.

“Ne presim të punojmë së bashku me liderët e Kosovës lidhur me interesat tona të përbashkëta strategjike, duke përfshirë dialogun me Serbinë, formimin e Gjykatës Speciale, integrimin në BE, reformën e sektorit të sigurisë, dhe zbatimin e legjislacionit për adresimin e kërcënimit nga luftëtarët e huaj”.

Meta, thirrje për formimin e institucioneve

0

IlirMeta-kryetar i kuvenditKryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, ka thënë se konsolidimi i institucioneve të Kosovës ka rëndësi jetike për paqen dhe stabilitetin në rajon.

Ky ishte mesazhi i kreut të Kuvendit, Ilir Meta, drejtuar të ngarkuarit me punë në Ambasadën e Kosovës në Tiranë, Ramiz Lladrovci, gjatë një takimi zyrtar të zhvilluar të hënën.

Duke i uruar diplomatit Lladrovci suksese në ushtrimin e detyrës së re në Ambasadën e Kosovës në Tiranë, kryeparlamentari Meta ka shprehur mbështetjen e pakursyer të Kuvendit të Shqipërisë ndaj rritjes së njohjeve të shtetit të Kosovës, ndaj proceseve integruese të vendit, si dhe në shërbim të forcimit të institucioneve demokratike të saj.

Po ashtu, i ngarkuari me punë në Ambasadën e Kosovës në Tiranë, Ramiz Lladrovci ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e pakursyer të Shqipërisë ndaj Kosovës, duke vlerësuar në mënyrë të veçantë përqasjen konstruktive rajonale të Kuvendit dhe të institucioneve të tjera të Shqipërisë.

Dy zyrtarët biseduan edhe mbi zhvillimet e fundit në rajon, ku Meta theksoi se mbarëvajtja e proceseve demokratizuese dhe konsolidimi i institucioneve të Kosovës, i shërbejnë forcimit të paqes dhe stabilitetit në të tërë rajonin si dhe perspektivës evropiane të dy vendeve tona.

Ndërron jetë Masar Shala

0

Masar ShalaShefi i GP-së së PDK-së në Asamblenë Komunale në Prizren, Masar Shala ka ndërruar sot jetë në Tiranë.

Ai që një kohë ka vuajtur nga një sëmundje e rëndë.

Shala pas përfundimit të luftës ka qenë përfaqësues i asamblesë në të gjitha legjislaturat e Asamblesë Komunale të Prizrenit.

Ende nuk është caktuar koha dhe dita e varrimit. /PrizrenPress.com/

Kadri Kryeziu, do të ‘shpërblehet’ me postin e Rektorit të UPZ-së!

0

Kadri KryeziuAnëtari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Kadri Kryeziu është kandidati më serioz për të marrë drejtimin e Universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti”. Kështu kanë bërë të ditur për Gazetën Blic burime të afërta me procesin e përzgjedhjes së rektorit të ri.

Sipas këtyre burimeve, Kryeziu e ka mbështetjen e fuqishme të lidershipit të PDK-së.

“Kadri Kryeziu ka një mbështetje të fuqishme të lidershipit të PDK-së, sidomos të kryeministrit Hashim Thaçi, prandaj edhe i ka gjasat më të mëdha”, ka thënë ky burim.

Sipas këtij burimi, gjasa të mira ka edhe ish- deputeti i PDK-së, Ramë Vataj, mirëpo për shkak se ky është anëtarë i partisë, nuk ka edhe shumë mbështetje. “Ramë Vatajt i është thënë që të mos kandidoj sepse do të jetë e vështirë që ai të zgjedhet rektor për shkak se është anëtarë i PDK-së”, ka thënë ky burim.

Ndryshe, Kadri Kryeziu ishte parë edhe në fushatën e fundit elektorale të PDK-së, çka bëri pastaj që ky i fundit të mos jetë pjesë e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese për çështjen e asaj se kujt i takon mandati për formimin e qeverisë dhe për çështjen e zgjedhjes së kryeparlamentarit.

Pos tyre, në garë për të parin e UPZ-së janë edhe: Lirak Karjagdiu, Isuf Musliu, Gani Gjini, Florije Govori-Fejzullahu, Fahredin Shabani dhe Nagip Skenderi, i cili një kohë ishte edhe sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Të hënën e ardhshme pritet që të intervistohen të gjithë kandidatët që kanë aplikuar për të parin e UPZ-së, në mënyrë që pastaj Këshilli Drejtues të vendos për kandidatin më të mirë.

Kështu ka bërë të ditur për Gazetën Blic, zëdhënësi i UPZ-së, Ramadan Baraliu.

“Zgjedhja e rektorit të Universitetit do të bëhet në bazë të dinamikës së përcaktuar nga ana e Këshillit Drejtues të Universitetit. Senati e ka caktuar një Komision profesional që do të merret me shqyrtimin e aplikacioneve dhe do të paraqet një raport në Këshillin Drejtues. Këshilli Drejtues më 15.09.2014 pritët të bënë intervistimin e kandidatëve që do të futen në listën e ngushtë dhe do të vendos për zgjedhjen e rektorit të Universitetit për mandatin e ardhshëm”, ka thënë ai për Gazetën Blic.

Ndryshe Universiteti i Prizrenit, “Ukshin Hoti” tash e sa muaj është me ushtrues detyre të rektorit për faktin se Mazllum Baraliu kishte dhënë dorëheqje, për shkak menaxhmenti i UP-së të gjithë profesorëve u kishte kërkuar që të zgjedhnin, që ose të mbesin profesor në UP ose të mbanin pozitat udhëheqëse.

Vjeshta, rikthimet e yjeve që munguan

0

Adele-statujedylliStina e vjeshtës pritet të jetë stina e rikthimit për disa prej yjeve të muzikës botërore. SHumë prej tyre kanë zgjedhur të punojnë në qetësi, e të tjerë kanë vazhduar me planifikimin familjar larg mediave.

Adele, albumi i fundit i së cilës ishte albumi më i shitur në rruzull për vitin 2011-të e 2012-të, pritet të rikthehet këtë vit, gjegjësisht në muajin nëntor, me album të ri. Ajo ka lindur para disa muajve fëmiun e saj të parë, ndërsa para kësaj pësoi një ndërhyrje mjekësore në fytin e saj. Në një intervistë për Rolling Stones ajo thotë se po pret që me rritjen e fëmiut të vogël të inspirohet për të krijuar. Sipas saj, baladat si specialitet i saj nuk do të mungojnë as në albumin e ri.

Pink Floyd është një tjetër prej rikthimeve të mundshme fuqishëm gjatë vjeshtës. Sipas Twitter, grupi i famshëm do të kthehet në studio për të xhiruar albumin e tyre të parë bazuar në studio, kjo pas 20 vitesh pushim.

Lauryn Hill, anëtarja e Fugees po ashtu pritet të rikthehet edhe pse ka nënshkruar kontratën e saj qysh vitin e kaluar, dhe ende nuk ka pasur asnjë projekt të ri prej saj. Hill është një prej vokalisteve më të vlerësuara viteve të fundit. Ajo nuk i ka ikur mediave botërore duke qenë se vitin e kaluar ka vuajtur dënimin me burg për tre muaj shkaku i mos pagesës së taksave shtetërore.

Xhihadistët ua prenë kokat edhe pesë falltoreve

0

Xhihadistet14-08Tmerri i militantëve të shtetit islamik (IS) më nuk njeh kufij. Kushdo që nuk i përshtatet interpretimit të Islamit sipas rregullave të tyre, rrezikohet të dënohet me vdekje.

Këtë çmim të lartë e kanë paguar së fundi edhe pesë falltorë nga qyteti i Irakut verior, Mosul, ku xhihadistët i ekzekutuan duke ua prerë kokat, njoftoi zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kurdistanit (KDP), Sa’edi Mamuzini.

“Pas një gjyqi të shkurtër në Mosul, militantët ua prenë koka falltareve”, tha Mamuzini, duke shtuar se pas ekzekutimit, trupat e falltareve u hodhën në greminë, në vend se të varroseshin.

Gratë e ekzekutuara ishin me prejardhje arabe, ndërsa u arrestuan muajin e kaluar duke u akuzuar se punojnë kundër Islamit.

“Kjo nuk është hera e parë që është bërë një gjë e tillë. Ka shumë ngjarje të tilla në Mosul dhe zonat përreth”, tha Mamuzini.

Këto akuza kundër xhihadistëve vijnë para arritjes së një ekipi të posaçëm të Kombeve të Bashkuara në Irak, i cili hetojë krimet e kryera të militantëve në veri të Irakut, sidomos në Mosul, raporton agjencia kurde “Basnews”.

Lëndohet aksidentalisht një femër në Studençan të Suharekës

0

aksidenti 555Një femër ka pësuar lëndime trupore në një aksident trafiku që ka ndodhur në fshatin Studençan të Suharekës. Policia raporton se aksidenti ka ndodhur për shkak moskujdesit në mes dy veturave.

“I dyshuari duke lëvizur me veturën ‘Golf’ me traga lokale nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës ka goditur veturën ‘Golf’ me targa lokale të cilën e drejtonte viktima. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar një femër dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor”, njofton Policia e Kosovës/PrizrenPress.com/

Brovina: Na pret një seancë e vështirë

0

Brovina-RugovaKryesuesja e seancës së Kuvendit të Kosovës dhe anëtarja e kryesisë së PDK-së, Flora Brovina, thotë se të gjitha përgatitjet janë bërë për vazhdimin e seancës konstituive. Brovina në një intervistë për Radion Evropa e Lirë thotë se pritjet e saj për vazhdimin e seancës nuk janë të mira.

RADIO EVROPA E LIRË: Zonja Brovina, fillimisht a janë bërë përgatitjet e nevojshme për vazhdimin e seancës konstituive që do të mbahet më 12 shtator?

FLORA BROVINA: Sa i përket çështjeve teknike, po, sepse u morëm vesh për datën që do të vazhdojë kjo seancë, që është 12 shtatori. Tani, thirrjet janë përgatitur, unë edhe pak minuta shkoj për të nënshkruar ftesën për seancë. Kjo është nga ana ime. Përgatitjet tjera i takojnë subjekteve politike që të merren vesh dhe të mos shkaktojnë një seancë problematike, siç ishte fillimi i kësaj seance, domethënë ku nuk ishin bërë përgatitjet e duhura se si do të rridhte seanca. Gjegjësisht, ishte shkelur Kushtetuta dhe sidomos rregullorja e punës, duke bërë edhe pika tjera që nuk i takojnë as ish-kryesisë, as nuk më takojnë mua që t’i procedoj më tutje.

RADIO EVROPA E LIRË: Si e keni vlerësuar vendimin e Bllokut – LDK, AAK dhe Nisma i cili nuk mori pjesë në takimin konsultativ që e ftuat para seancës?

FLORA BROVINA: Nuk kam pritur që ata të reagojnë kësisoj, sepse Kuvendi është për të biseduar, dhe nëse unë do të veproja ndryshe, absolutisht vetë ta caktoja datën, sigurisht ata do të më kritikonin njësoj sikur tani, dhe më është dukur jo e denjë mospjesëmarrja e tyre në një bashkëbisedim për datën, dhe për të pirë një kafe, që ishte kafe relaksimi për vazhdimin e seancës.

RADIO EVROPA E LIRË: Zonja Brovina si kryesuese e seancës, a prisni që skenarët e 17 korrikut, të përsëriten edhe në seancën e 12 shtatorit?

FLORA BROVINA: Fatkeqësisht, në bazë të kësaj që po e dëgjoj nëpër media, të cilat nuk e di sa janë të besueshme, por nëse ju besoj këtyre mediave, dhe fatkeqësisht edhe debateve nga ekspertët ose analistët e ndryshëm – të vetëquajtur dhe të quajtur nga të tjerët, sepse nuk kanë dhënë një analizë të mirëfilltë dhe kanë shkaktuar shumë dilema në opinion dhe një atmosferë jo të këndshme politike, fajin pra ua vë atyre. Dhe, nga vetë gjuha e liderëve, pa marrë parasysh cilit bllok i takojnë, nuk jam optimiste.

Nuk jam optimiste se seanca nuk do të marrë kahjen që e kishte në seancën e parë, dhe kjo më shkakton një brengë të madhe, si një deputete në mandatin e pestë, si një emër që kujtoj që e kam, dhe si humaniste e jo vetëm si politikane, nuk kam besuar asnjëherë se pas kaq vitesh ne do të vijmë në një situatë ku nuk do të flasim njëri me tjetrin.

Nuk është e rëndësishme gjuha, d.m.th ashpërsia e gjuhës, por ne duhet të takohemi për t’u marrë vesh. Sepse kështu jemi zgjedhur, jemi përfaqësuesit e popullit për t’u marrë vesh. Jo, nuk jam optimiste, e pres një seancë problematike.

RADIO EVROPA E LIRË: PDK-ja në këtë seancë do të propozojë kandidatin e saj për kryetar të Kuvendit. Ju si deputete e kësaj partie, sa konsideroni se PDK do të fitojë mbështetjen e deputetëve për këtë post?

FLORA BROVINA: E drejta u vërtetua, se është e drejta e partisë që ka numrin më të madh të deputetëve ose grupit parlamentar, sido që ta quani dhe kjo u vërtetua edhe në Gjykatën Kushtetuese, këtë e dija edhe unë si kryesuese e Kuvendit se asaj i takon fjala, sepse kështu shkruan në rregulloren e punës. Kështu parashihet të jetë dhe jo të bëhen ndërskamësa. Grupimet e tjera parlamentare formohen pasi të zgjidhet kryetari i parlamentit.

Prandaj nuk ka pasur nevojë gjithë kjo të ndodh. Kam vërejtje sa i takon Partisë Demokratike që gjatë dy mandateve të veta nuk bëri mjaft që të ketë edhe aleatë të tjerë shqipfolës, përveç partisë së Behxhet Pacollit dhe deri tani ajo (PDK) e kishte zgjedhur këtë punë. Dhe nuk është mirë nëse cilado parti, në këtë rast Partia Demokratike, të fitojë postin e parlamentit përmes votave të minoriteteve, aq më pak të serbëve.

Kjo nuk do të më pëlqente në asnjë mënyrë, si nuk më ka pëlqyer kur ndodhi në vazhdim të seancës nga ata që e shkelen rregulloren. Mirëpo, kujtoj që edhe grupimi që tani mund ta quaj mur, dikush e quan LAN, unë e quaj një obstruksion, nuk po tregohet mjaft i pjekur politikisht që ta kuptojë se nuk ka zgjidhje tjetër.

Prandaj, duhet të kapërcehet kjo. Kjo embargo që nuk është e lejueshme në asnjë vend demokratik kështu të veprohet. Gabimi ka ndodhur kur ky grup që quhet tani LAN ka ndarë paraprakisht postet dhe pastaj është barrikaduar, kjo është për mua jo e logjikshme.

RADIO EVROPA E LIRË: Duket pak sa hipotetike, por çka nëse dështon kandidati i PDK-së, do t’i jepni rastin edhe partisë së dytë që të propozojë kandidatin e saj për kryetar?

FLORA BROVINA: Nuk do të isha përgjigjur në ketë pyetje, sepse do të shohim rrjedhën e seancës. Kur them kështu, kam shumëçka parasysh.

RADIO EVROPA E LIRË: Çfarë keni parasysh për shembull?

FLORA BROVINA: Për shembull, a do ta udhëheq unë.

RADIO EVROPA E LIRË: Përse?

FLORA BROVINA: U përgjigja.

RADIO EVROPA E LIRË: Dhe përfundimisht, zonja Brovina, besoni se Kosova mund ta tejkalojë këtë ngërç politik apo do të detyrohet sërish të shkojë në zgjedhje të reja?

FLORA BROVINA: Po nëse nuk e gjejmë gjuhën e përbashkët sigurisht që do të detyrohemi. Tanimë rruga është e hapur për zgjedhje të reja. Ka shumë mundësi për t’u thirrë edhe tani para se të fillojë vazhdimi i seancës, të thirret për zgjedhje të reja.

RADIO EVROPA E LIRË: Si po mendoni?

FLORA BROVINA: Po mendoj se deputetët që dhanë betimin në pjesën e parë të seancës e shkelen betimin e tyre. Në momentin kur e dhanë betimin, ata e shkelën atë sepse vazhduan në mënyrë jo kushtetuese ta vazhdojnë seancën dhe të zgjedhin kryetarin jolegjitim që u vërtetua në Gjykatën Kushtetuese.

VV: Pushteti i Ramadan Mujës e ka degraduar arsimin në Prizren

0

VV-logo9-09Edhe Lëvizja Vetëvendosje në Prizren ka reaguar për gjendjen në arsim të Komunës së Prizrenit. Sipas VV, gjendja në arsim është degraduar rënd.

“Viti i ri shkollor 2014/2015 në Komunën e Prizrenit filloi me avazin e vjetër. Pavarësisht rezultateve të dobëta që u panë gjatë testit nacional si dhe në konkurrimet për studime universitare të vitit që po lemë pas, fare nuk lanë përshtypje tek autoritetet kompetente për nevojën urgjente të rishikimit dhe ndryshimeve të domosdoshme për sanimin dhe përmirësimin e gjendjes”.

“Kjo përsëri si rezultat i praktikave të pandryshueshme të Ministrisë së Arsimit si dhe Drejtorisë Komunale të Arsimit të cilat në vazhdimësi veprojnë në kundërshtim me ligjin duke emëruar, vendosur dhe caktuar drejtorë e mësimdhënës nëpër shkolla shpesh pa konkurse të parapara me Ligjin e Punës në fuqi. Kjo bëhet me qëllim të punësimit të “personave adekuat” respektivisht njerëzit e partisë dhe familjarët e njerëzve të partisë. Anashkalimi i çfarëdo kushti, kriteri apo përgatitjeje profesionale për vendin e punës, rezultatet e sipërcekura na i paraqet si rrjedhojë e degradimit dhe abuzimit me pushtetin lokal”, thuhet në komunikatën e VV-së në Prizren.

“Kaosi që është duke mbizotëruar aktualisht nëpër shkollat e komunës sonë në ndarjen e orëve për mësimdhënësit dhe punësimin e njerëzve mbi baza partiake, po përdoret edhe si formë ndëshkimi për ata mësimdhënës që nuk janë më partinë qeverisëse. Kjo situatë tragjikomike na tregon se sa e kufizuar dhe e cektë është Drejtoria e Arsimit në aspektin planifikues/organizativ dhe atë themelor, ku prioritet nuk është mirëqenia e nxënësve/shoqërisë, por ajo e partisë, respektivisht klanit të saj qeverisës”.

“Sa i përket përmirësimit të kushteve për mësimdhënie, të ndërtimit të shkollave apo renovimit të atyre ekzistuese qoftë edhe pajisjen e tyre me laboratorë, kabinete e deri te hapësirat/ambientet sportive adekuate as që bëhet fjalë”.

“Sivjet në nivel Republike për herë të parë 27 000 fëmijë do të vijojnë shkollën, kurse në shkollat e Komunës sonë rreth 7000. Por ajo çka nuk do të ndryshojë edhe këtë vit shkollor për nxënësit do të jenë problemet ekzistuese njëjtë sikurse të bashkëmoshatarët e tyre më parë, ato të mungesave dhe defekteve të shumta objektive dhe subjektive që kanë shkollat tona për vite me radhë”.

“Në anën tjetër, pilot-projekti i Drejtorisë Komunale për kurikula të dedikuara për klasat e dhjeta destinohet për dështim, sepse ende vazhdon trajnimi i mësimdhënësve edhe pse ka filluar viti shkollor. Poashtu mungon literatura për kuadrot të cilat janë të përfshira në këtë projekt”.

“Gjithashtu Lëvizja Vetëvendosje! solidarizohet dhe i mbështet mësimdhënësit të cilët sot në shenjë pakënaqësie protestuan simbolikisht para Komunës së Prizrenit me kërkesën për transport falas në shkollat e zonave rurale”.

“Krejt në fund konsiderojmë se e vetmja shpresë për përmirësimin e gjendjes në sektorin e arsimit është largimi i kësaj qeverisjeje të padrejtë dhe marrja e masave ligjore ndaj të gjithë atyre qe abuzuan me pushtetin gjatë gjithë këtyre viteve për dobi personale e grupore”. /PrizrenPress.com/