Meta, thirrje për formimin e institucioneve

IlirMeta-kryetar i kuvenditKryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, ka thënë se konsolidimi i institucioneve të Kosovës ka rëndësi jetike për paqen dhe stabilitetin në rajon.

Ky ishte mesazhi i kreut të Kuvendit, Ilir Meta, drejtuar të ngarkuarit me punë në Ambasadën e Kosovës në Tiranë, Ramiz Lladrovci, gjatë një takimi zyrtar të zhvilluar të hënën.

Duke i uruar diplomatit Lladrovci suksese në ushtrimin e detyrës së re në Ambasadën e Kosovës në Tiranë, kryeparlamentari Meta ka shprehur mbështetjen e pakursyer të Kuvendit të Shqipërisë ndaj rritjes së njohjeve të shtetit të Kosovës, ndaj proceseve integruese të vendit, si dhe në shërbim të forcimit të institucioneve demokratike të saj.

Po ashtu, i ngarkuari me punë në Ambasadën e Kosovës në Tiranë, Ramiz Lladrovci ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e pakursyer të Shqipërisë ndaj Kosovës, duke vlerësuar në mënyrë të veçantë përqasjen konstruktive rajonale të Kuvendit dhe të institucioneve të tjera të Shqipërisë.

Dy zyrtarët biseduan edhe mbi zhvillimet e fundit në rajon, ku Meta theksoi se mbarëvajtja e proceseve demokratizuese dhe konsolidimi i institucioneve të Kosovës, i shërbejnë forcimit të paqes dhe stabilitetit në të tërë rajonin si dhe perspektivës evropiane të dy vendeve tona.

Më Shumë

Kosova mirëpret çlirimtarët, historia tashmë ka folur

Qazim Thaçi Tashmë, siç duket, janë konsumuar pothuajse të gjitha pretendimet kundër ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup...

24 orë në Kosovë: Dy të vdekur në aksidente, dhjetëra të lënduar

Dy aksidente me fatalitet janë shënuar gjatë ditës së djeshme në vend, sipas statistikave të Policisë. Përveç tyre, gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur edhe 35...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit