Home Blog Page 8139

Limaj: Vendi ka nevojë për një qeverisje ndryshe

0

Jan Braathu-LimajKryetari i Kryesisë së NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj, sot ka pritur në takim Ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Jan Braathu me të cilin ka bashkëbiseduar për zhvillimet aktuale politike në vend.

Ai e ka njoftuar Ambasadorin Braathu për gjendjen aktuale politike në vend.

Limaj dhe Ambasadori norvegjes, Jan Braathu, kanë folur edhe për krijimin e institucioneve të reja të Kosovës, dhe të dy janë pajtuar dhe kanë theksuar nevojën që ky proces të përfundoj sa më shpejtë, për faktin se vendi ka nevojë për formimin e institucioneve të reja.

Limaj gjatë këtij takimi ka thënë se vendi ka nevojë për një qeverisje ndryshe, mendim ky që lidhet me misionin e subjektit NISMA për Kosovën.

Gjatë këtij takimi u diskutua edhe për vazhdimin e dialogut, për të cilin u tha se duhet të vazhdoj dhe të bëhet implementimi sa më i shpejtë i marrëveshjeve, me qëllimin që rezultati i këtij dialogu të sjell normalizimin e raporteve Kosovë – Serbi. /PrizrenPress.com/

Thaçi kërkon ndihmën e Zhbogarit

0

thaci zhbogerKryeministri në detyrë, Hashim Thaçi priti në takim shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar, me të cilin bisedoi për zhvillimet më të fundit politike në Kosovë.

“Kosovën e presin shumë procese të rëndësishme, procesi i integrimeve evropiane, dialogu me Serbinë, Marrëveshja e Stabilizim Asociimit, zhvillimi ekonomik dhe hapja e vendeve të reja të punës. Të gjitha këto presin formimin e institucioneve, të dala nga vota e lirë e zgjedhjeve të 8 qershorit”, tha kryeministri Thaçi.

Sipas një komunikate të Qeverisë së Kosovës, kryeministri Thaçi falënderoi përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian, Samuel Zhbogar për kontributin e tij dhe të institucionit që përfaqëson për ndihmën që i ka dhënë dhe po i jep Kosovës në të gjitha fushat, si dhe kërkoi që kjo ndihmë të vazhdoj edhe më tutje.

Thaçi, gjatë ditës ka pritur në takim edhe ambasadoren e re të Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Angelika Viets, ku u diskutua për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm mes Kosovës dhe Gjermanisë dhe për gatishmërinë që ky bashkëpunim të thellohet në të gjitha sferat e interesit të përbashkët.

Thaçi ka shprehur falënderimin për përkushtimin e vazhdueshëm të Qeverisë së Gjermanisë për Kosovën dhe rajonin, në të gjitha proceset e rëndësishme, duke hapur kështu mundësi të reja për shtetet e Evropës Juglindore.

“Diplomacia gjermane është treguar parimore dhe pragmatike në mbështetjen për tejkalimin e sfidave në Ballkanin Perëndimor, ndërsa investitorët gjermanë i kanë dhënë shpresë ringjalljes së ekonomisë në shtetet tona, sepse ata tashmë janë të bindur se stabiliteti i krijuar në rajon është plotësisht i qëndrueshëm”, u shpreh kryeministri Thaçi.

Nga ana e saj, ambasadorja Viets pasi ka falënderuar kryeministrin në detyrë, Hashim Thaçi për pritjen e përzemërt, ka shprehur gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin, në interes të të dyja vendeve. /KP/

“Lumëbardhi” do të mbetët vend i ngjarjeve kulturore

0

lumbardhiii kinemaKinemaja e vetme e Prizrenit, edhe më tej do i mbetet këtij qyteti për ushtrimin e veprimtarive kulturore. Këtë vendim e ka marrë Kryetari i Komunës, Ramadan Muja i cili ka bërë thirrje për renovimin

Ndonëse në gjendje jot ë mirë, kinemaja e vetme e qytetit të Prizrenit, vazhdon të mbetet vendi ku edhe nisin organizimet e shumta kulturore që kanë peshë të veçantë. E aty para 13 viteve nisi edhe festivali ndërkombëtar i filmit “Dokufest” i cili tashmë ka marrë përmasa botërore.

Por, ditëve të fundit janë dëgjuar zëra në opinion se Kino “Lumëbardhi” do të privatizohet. Ky vendim i Agjencisë Kosovarë të Privatizimit pati ngjallë reagime të shumta të komunitetit artistik në këtë qytet, me theks të veçantë të organizatorëve të “Dokufestit” të cilët thanë se nëse privatizohet kinemaja atëherë do të shuhet edhe festivali i cili aty pati lindur.

Veton Nurkollari pati thënë se për ta mbrojtur kinemanë e vetme të qytetit do të organizohen edhe protesta gjithë popullore nëse është nevoja. Madje edhe natën e parë të “Dokufestit” organizatorët e nisën me një rebelim artistik përmes së cilit kërkuan mos marrjen e tij.

Mirëpo me sa duket përfoljet kanë marrë fund, pasi sipas zëdhënësit të komunës ,Ymer Berisha, kjo kërkesë e AKP-së për të privatizuar këtë lokacion tradicional kulturor do të shndërrohet në zonë të interesit publik. Një gjë e tillë tha Berisha është kërkuar nga kryetari Muja dhe Kino “Lumëbardhi” do të mbetët vend i ngjarjeve të rëndësishme kulturore në Prizren.

“Kryetari i komunës ka kërkuar nga administrata komunale që të ndërmerr veprimet e duhura konform të drejtave ligjore që ka komuna që ta njoftojë AKP-në që kjo zonë së shpejti mund të shpallet zonë e interesit publik me të vetmin qëllim se Kinema “Lumëbardhi” ka kontribuar në rritjen dhe zhvillimin e kulturës, shumë gjenerata për herë të parë filmin e kanë pa aty. ne dëshirojmë që kinemaja të vazhdojë të funksionojë sikurse deri më tani, normalisht të jetë pikë frekuentuese e të gjithëve”, tha ai .

Përveç thirrjes publike të komunitetit artistik në mbrojtje të kinemasë kanë dalë edhe kryeministri shqiptar, Edi Rama, dhe ai i Kosovës, Hashim Thaçi. Berisha tha se komuna ka pranuar kërkesën e Thaçit edhe zyrtarisht.

“Edhe thirrja publike gjatë “Dokufestit” e dy kryeministrave, që kërkesa e komunitetit artistik në Prizren të respektohet nga ana e komunës ka bërë që kryetari me kënaqësi të bëjë të pa mundurën që nismat e tilla që janë në interes të qytetit të jetësohen si politika publike. Konfirmoj se kinemaja “Lumëbardhi” do të jetë e qytetarëve dhe komunës së Prizrenit, e cila do të ndihmojë të realizojë klasa artistike aktivitetet e tyre” theksoi Berisha.

Komuna e Prizrenit sipas Berishës në të ardhmen mirëpret projekte për renovimin e kësaj kinemaje,e cila sipas tij do të jetë në shërbim të kultivimit të vlerave kulturore që ka Prizreni.

Haradinaj: Presim të arrijmë marrëveshje me VV’në para 12 shtatorit

0

ramushi, limaj  mustafaLideri i AAK’së, Ramush Haradinaj, sot pas një takimi të zhvilluar me partnerët e koalicionit, ka deklaruar se ende nuk kanë arritur marrëveshje me Vetëvendosjen.
Ai ka deklaruar se janë zhvilluar bisedime intensive me Vetëvendosjen këto ditë dhe ka deklaruar se ekziston mundësia reale e arritjes së një marrëveshjeje me ta, por që ende nuk ka ndodhur një gjë e tillë.

“Kemi zhvilluar bisedime intensive me Vetëvendosjen, dhe ekziston mundësia reale e arritjes së një marrëveshjeje, ndonëse ende nuk ka ndodhur një gjë e tillë,” ka thënë Haradinaj, duke shtuar se pret që kjo të ndodhë para seancës 12 shtatorit.

Në anën tjetër, kryetari i LDK’së, Isa Mustafa, ka theksuar se Vetëvendosja nuk u ka vënë kushte për arritjen e marrëveshjes, mirëpo ka thënë se bisedimet po bëhen për çështje parimore.

“Me vetëvendosjen nuk kemi diskutuar për kushte. Bisedimet po bëhen për çështje parimore, dhe e tillë do të jetë edhe marrëveshja me këtë subjekt politik,” ka thënë Mustafa pas takimit.

Mustafa: Unë kryeparlamentar sipas Kushtetutës

Mustafa ka thënë se do t’i përkushtohen gjetjes së zgjidhjes, pas dështimit të kandidatit të PDK’së ashtu siç e parasheh vendimi i Gjykatës Kushtetuese, ndërkohë që ka hedhur poshtë mundësinë e shitjes së deputetëve të LDK’së, te PDK’ja.

Izolohen dy nigerianë, dyshime për virusin ‘Ebola’

0

Airporti i maqedoniseDy shtetas nga Nigeria janë izoluar dhe janë dërguar në Klinikën Infektive në Shkup, për shkak të dyshimeve për virusin vdekjeprurës ‘Ebola’, transmeton BW.

Bëhet fjalë për dy studentë nigerianë që po studionin për teknologji informatike në Universitetin “Shën Apostol Pavle” në Ohër.

Para dy ditësh shtetasit nigerinaë kishin mbërritur në aeroportin e Shkupit dhe pas kontrollit mjekësor janë konstatuar rritje e temperaturës trupore dhe simptoma që shfaqen tek personat e prekur me virusin ‘Ebola’.

LDK: Ne nuk shitemi

0

LDK-zyraDeputetët e LDK-së do të jenë unikë më 12 shtator për të mbrojtur qëndrimet e Bllokut dhe të mos votojnë për kandidatin për kryeparlamentar të PDK-së.

Adem Salihaj, Naser Osmani, Doruntinë Maloku dhe Njomza Emini, katër nga pesë deputetët e përfolur të LDK-së se janë në bisedime për të lidhur marrëveshje me PDK-në për ta votuar kandidatin e PDK-së për kryeparlamentar në seancën e 12 shtatorit dhe po ashtu të përkrahin Hashim Thaçin- kryeministër, kanë hedhur poshtë këto deklarata, shkruan gazeta Zëri.

Në mesin e tyre është përfolur se edhe Teuta Rugova, e bija e presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova, që do ta përkrahë kandidatin e PDK-së për kryetar Kuvendi.

Nisi “Nine Eleven…”, vjen me tetë premiera

0

NineEleven2014Rrëfimi se si dy miq bisedojnë të realizojnë një projekt kinematografik që shndërrohet në film do të hap garën në edicionin e njëmbëdhjetë të festivalin ndërkombëtar “Nine Eleven Dedication Festival”.

“Me mujt me bo, e kishim bo” me regji të Genc Berishës, do të jepet premierë në natën e dytë të festivalit.

Hapja solemne e “Nine Eleven”, që është cilësuar institucion në vete i prodhimit të filmit, është bërë mbrëmjen e së dielës në “Sheshin 21”, në Prishtinë. Mbrëmjen e kanë nisur me një pikë muzikore ku kanë performuar Florin Fanaj e Egzona Ademi, Për të vazhduar me vallëzim modern nga pesë djemtë e grupit “Future Steps”, shkruan Koha Ditore.

Pesëmbëdhjetë filma janë paralajmëruar të shfaqen, tetë prej të cilëve premierë. Drejtori i festivalit, Blerim Gjoci, ka qenë i vetmi që ka mbajtur fjalim, por këtë e ka bërë nëpërmjet një videoje që ka dërguar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ai ka thënë se themelimi i festivalit është bërë me një mision kryesor.

“Festivali i dedikohet miqësisë, krijimtarisë e artistit. Festivali nuk ka qenë kurrë kundër fustaneve e veshjeve solemne por ky nuk ka qenë misioni kryesor i tij. Misioni i tij ka qenë të krijojë, të tregojë se shumë më vështirë është të krijosh sesa të shpëtosh”, ka thënë Gjoci. Sipas tij, dhimbja e krijimtarisë është shumë e madhe, ajo përballohet, sepse filmi mbetet përherë. Ai u ka thënë konkurrentëve që të mos e shikojnë njëri – tjetrin si rivalë, por si bashkëpunëtorë.

“Qenka shumë vështirë me e shpall të hapur nga larg një festival i cili është rritur me mund e me djersë, sepse dëshira ime e zjarrtë është të jem afër mysafirëve”, ka thënë Gjoci, tek e ka shpallur të hapur festivalin që u dedikohet viktimave të 11 shatorit të vitit 2001, kur u sulmuan dy kullat binjake në New York të ShBA-së. Për 11 edicione festivali ka arritur të prodhojë 100 filma, por prezantuesi Korab Lecaj, ka thënë se organizatorët nuk do të ndalen me kaq.

Ndër filmat që do të shfaqen në tri netët e ardhme janë “Shpresa” me regji të Naser Shatrollit, “Unë jam i biri i kurvës”, me regji të Majlinda Samadragjës e “Loren” me regji të Guxim Klinakut. Juria në përbërje të dramaturgut Haqif Mulliqi, montazherit Agron Vula, kompozitorit Florent Boshnjaku, regjisores Lendita Zeqiri e aktorëve Mensur Safçiu e Gresa Pallaska do të ndajë tetë çmimet e festivalit.

Hashim Thaçi merr mbështetje nga PDK-ja në Prizren

0

PDK prizrenKryesia e Degës së PDK –së në Prizren ka mbështetur liderin e tyre, Hashim Thaçin për të formuar qeverinë e re.

“Në diskutim të Kryesisë së Degës së PDK –së, u shpalos mbështetja për kryetarin e PDK-së, Hashim Thaçi, Kryeministrin e tanishëm dhe të ardhshmin që në frymën shtetëformuese, me maturi e me qasje burrështetasi, legjitimitetin demokratik të fituar me votën e qytetarit në zgjedhjet e 8 qershorit ta vejë në shërbim të përfshirjes serioze të bashkëpunimit dhe bashkërendimit të përpjekjeve politike më partnerë seriozë duke respektuar vendimet përkatëse të Gjykatës Kushtetuese, me qëllim të jetësimit të “MISIONIT TË RI”.”,thuhet në komunikatën për media të PDK-së në Prizren.

“Qytetarët e Kosovës kanë nevojë për jetësimin sa më të shpejtë të ‘MISIONIT TË RI’ që u ndërtua nga vet qytetarët dhe që mori besimin e votës demokratike me besim dhe shpresë në vazhdimin e shtetëndertimit dhe rrugëtimit Euroatlantik të Kosovës, në 4 vitet e ardhshëm me udhëheqjen e Kryeministrit Thaçi dhe partnerëve që përfaqësojnë vizionin e qytetarëve të Kosovës në përpjekjet e avancimit të progresit dhe përafrimin e saj në familjen Europiane”./PrizrenPress.com/

Selimi: PDK-ja të kalojë në opozitë

0

Fitim Selimi-NISMAAnëtari i Kryesisë së Nismës për Kosovën, Fitim Selimi, ka thënë se nëse ndërkombëtaret i lënë të qeta partitë politike në veprimet e tyre, është i bindur se blloku LDK-AAK-Nisma do t’i formojë institucionet e reja dhe nuk ka asnjë arsye të shkohet në zgjedhje të reja.
Selimi në një intervistë për “Epokën e re”, ka thënë se vendi nuk është në ngërç politik.

“Nuk mendoj se ka ngërç politik, por jemi në një situatë kur blloku LDK-AAK-Nisma është i konsoliduar dhe e ka shumicën e cila mund t’i formojë institucionet e reja. Është PDK-ja ajo që s’po arrin t’i bëjë votat për t’i formuar institucionet”, ka thënë Selimi, i cili i ka sugjeruar PDK-së të kalojë në opozitë dhe ta vazhdojë misionin e saj duke e kontrolluar punën e opozitës.

“PDK-ja me çdo kusht po insiston ta mbajë pushtetin por, pasi nuk i ka numrat, është mirë të kalojë në opozitë”, është shprehur Selimi. /Epoka e re/

Votimi i fshehtë, si kartë e fundit

0

Kuvendi i Kosoves 7Partisë Demokratike të Kosovës, si fituese e zgjedhjeve të 8 qershorit, i është ngushtuar hapësira për gjetjen e një zgjidhjeje për formimin e institucioneve të reja.

Burime të gazetës brenda kësaj partie nuk e mohojnë se janë në krizë të gjetjes së partnerëve qeverisës, por pohojnë se ende kanë shpresa për gjetje të një zgjidhjeje për seancën e 12 shtatorit.

Një nga skenarët që ka ditë që është duke e u përfolur dhe ende vazhdon të mbetet në lojë, sipas tyre, është imponimi i votimit të fshehtë për kryetarin e Kuvendit. “Ne jemi të bindur se shumë nga deputetët e Bllokut, po të votonin sipas vullnetit të tyre, do ta votonin kandidatin tonë, jo pse e pëlqejnë, por për faktin se nuk dëshirojnë që vendi të shkojë sërish në zgjedhje”, ka thënë një zyrtar i lart i PDK-së.

Por, skenari i votimit të fshehtë është vështirë i realizueshëm për faktin se për ndryshim të formës së votimit duhet mbështetja e shumicës parlamentare. Në atë votim, që praktikisht do të ishte elektronik, do dihej se kush e mbështet votimin e fshehtë. /Tribuna