Home Blog Page 8140

Studentët, të ndarë rreth shkarkimit të rektorit

0

UP-rektoratiPaqja Studentore, si pjesë e Parlamentit Studentore, mbështet rektorin e ri të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Ramadan Zejnullahu, duke u distancuar nga kërkesa e Parlamentit Studentor që i është dorëzuar Agjensionit Kundër Korrupsionit për shqyrtimin e emërimit të Rektorit nga Këshilli Drejtues i UP-së në mënyrë të jashtëligjshme ngase në votim ka marrë pjesë baxhanaku i Rektorit.

“Kërkesa e Parlamentit të Studentëve nuk është kërkesë e mirëfilltë e studentëve dhe as e të gjitha organizatave studentore të cilat janë pjesë e Parlamentit të Studentëve, ngase ne si organizatë studentore nuk jemi ftuar në mbledhje të këtij organi i cili përfaqëson studentët, dhe çdo vendim apo kërkesë të Parlamentit të Studentëve ne nuk do tapranojmë dhe fuqishëm do ta kundërshtojmë”, shkruhet ne reagimin për medie të Paqes studentore.

Ata ftojnë Këshillin Drejtues të Universitetit të mos bie pre e këtyre thirrjeve dhe kërkesave, të cilat sipas tyre, vijnë në emër tëParlamentit të Studentëve, ngase këto janë “thirrje të disa individëve dhe grupeve të caktuara, të cilët vazhdojnë të abuzojnë e përfitojnë duke u thirrur në emër të studentëve”.

Kushtetuta e vjetër, më e mirë se e reja

0

Kushtetuta e kosoves, kacanikutNë rrethana të jashtëzakonshme, për më pak se dy muaj, një grup i ngushtë i profesorëve shqiptarë të së drejtës kushtetuese, arritën që ta hartojnë draftin e Kushtetutës së Kosovës të vitit 1990, e cila më vonë do të njihet edhe si “Kushtetuta e Kaçanikut”.
Hartimi i aktit më të lartë juridik që mund të ketë një shtet, kishte dalë si obligim nga delegatët e Kuvendit të Kosovës nëpërmjet Deklaratës së Pavarësisë së 2 korrikut të po të njëjtit vit.

Të dielën janë mbushur plotë 24 vjet nga miratimi i asaj kushtetute, e cila në kontekstit e sotshëm kohor, nga njohësit e çështjeve juridike konsiderohet të ketë qenë më mirë e përgatitur se kushtetuta aktuale. Njëri nga anëtarët e hartimit të Kushtetutës se Kaçanikut, ka qenë edhe Riza Smaka.

Në një prononcim për gazetën, ai ka thënë se hartimi i Kushtetutës se Kaçanikut ishte një punë patriotike gjithëkombëtare e çështjes se identitetit dhe të ekzistencës se vet shqiptarëve të Kosovës.

Rasti “i harruar” i të dënuarit Ramadan Muja

0

Ramadan Muja 2Kryetari i Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, vazhdon që të kryejë këtë funksion publik ani pse afër gjashtë muaj më parë ishte dënuar nga Gjykata Themelore e Prizrenit për shpërdorimin e detyrës dhe autoritetit zyrtar në katër raste të ndryshme, për të cilat vepra ishte dënuar me dy vjet burgim me kusht dhe 30 muaj ndalim të ushtrimit të funksioneve në administratën publike.
Ankesa e mbrojtësit të tij në Gjykatën e Apelit e paraqitur brenda afatit ligjor e ka pezulluar ekzekutimin e aktgjykimit, ndërkohë që organet e gjyqësorit kanë pranuar se ka pasur vonesa sa i përket shqyrtimit të kësaj ankese.

Sipas zyrtarëve të gjyqësorit, del se Gjykata Themelore e Prizrenit është vonuar me dërgesën e lëndës në Gjykatën e Apelit, gjë që ka krijuar pastaj efekt zinxhirë në trajtimin e kësaj ankese. /Koha Ditore

Tranzicioni i papërfunduar

0

Thaci me athisarinPara dy vjetësh, Kuvendi i Kosovës kishte miratuar ndryshimet kushtetuese me të cilat përmbyllej faza e mbikëqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë. Ajo ditë, ishte cilësuar si historike dhe përcaktuese për Kosovën si shtet të pavarur e sovran. Pakoja ligjore, parashihte ndryshime në 22 ligje dhe amendamentime kushtetuese me atë të cilave bëhej i mundur tranzicioni nga ndërkombëtarët tek institucionet e Kosovës.

Ky tranzicion është pritur të përmbyllet nga qershori i vitit 2014. Por, kjo nuk ka ndodhur dhe Kosova, faktikisht ka mbetur ende në një lloj mbikëqyrje ndërkombëtare. Florent Muçaj, nga Instituti për Studime Kushtetuese e Parlamentare i përfshirë në gjithë procesin e ndryshimeve ligjore mendon se zbatimi i pakos së ligjeve që parashihnin tranzicionin ishte mjaftë i brishtë dhe mbetet i papërfunduar.

Ai veçon dy raste që e dëshmojnë tranzicionin e papërfunduar nga ndërkombëtarët tek institucionet e vendit. “Akoma kemi një mbikëqyrje ndërkombëtare faktike të papërfunduar, sepse akoma Auditori i Përgjithshëm është ndërkombëtar e po ashtu edhe gjyqtarëve ndërkombëtarë në Gjykatën Kushtetuese, së fundit u është vazhduar mandati nga presidentja”, ka thënë Muçaj…/tribuna/

Marrëveshje me PDK-në, ose zgjedhje!

0

KuvendiKosoves5-27Njohësit e çështjeve politike vlerësojnë se ngërçi politik në vend, mund të tejkalohet vetëm ndërmjet dy opsioneve, raporton RTK.

Sipas analistit, Afrim Hoti, opsioni i parë do të ishte një marrëveshje në mes bllokut dhe PDK-së e cila sipas tij do të krijonte një stabilitet të nevojshëm, ose të shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme.

E analisti Driton Selmanaj konsideron se nëse nuk arrihet një marrëveshje në mes bllokut LDK-AAK-Nisma dhe Partisë Demokratike të Kosovës, atëherë rrezikohet që të përsëritet 17 korriku.

Sipas Selmanajt, roli më i rëndësishëm do t’i takonte presidentes, nëse e pranon si zgjedhje legale zgjedhjen e Isa Mustafes kryepralamentar, apo të propozojë një emër tjetër në krye të Kuvendit të Kosovës.

Ndryshe, kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi, u ka bërë thirrje partive politike që të arrihet një marrëveshje, ndërkaq këto të fundit janë shprehur të vendosura që të mos bashkëqeverisin me PDK-në.

Për një universitet të mirëfilltë

0

Ramadan ZejnullahuShkruan: Ramadan Zejnullahu

(Pjesë nga Platforma Programore e prezantuar para Këshillit Drejtues të Univesitetit të Prishtinës)

Që nga themelimi i tij, Universiteti i Prishtinës luajti rol kyç në zhvillimet politike në Kosovë dhe, njëkohësisht, ishte edhe viktimë e ndërhyrjeve politike. Universiteti i Prishtinës ka meritë të madhe për zhvillimin e kësaj shoqërie, por edhe nuk mund t’i shmanget përgjegjësisë për gjendjen e përgjithshme në shoqëri, sepse pikërisht këtu janë shkolluar shumica dërrmuese e njerëzve që sot bëjnë politikën e këtij vendi, drejtojnë ekonominë dhe veprojnë në fushat e tjera të jetës shoqërore. Kosova është ndër të fundit në Evropë, si përkah zhvillimi i burimeve njerëzore, ashtu edhe përkah zhvillimi ekonomik dhe, krahas faktorëve objektivë, ne kemi pjesën tonë të përgjegjësisë për këtë gjendje.

Situata e krijuar në fillim të vitit 2014, e cila kulmoi me dorëheqjen e rektorit dhe të një pjese të Këshillit Drejtues, ka nxitur një proces reflektimi për gjendjen në Universitet, si brenda institucionit, ashtu edhe në nivel të institucioneve të shtetit dhe në opinionin e gjerë publik. Si rezultat i këtij debati joformal, jo të planifikuar dhe jo të strukturuar, ndonjëherë edhe jo të dëshiruar,i cili e ka vënë Universitetin në qendër të vëmendjes, duket se është kuptuar një gjë –në kontekstin tonë,Universitetit të Prishtinës duhet t’i mundësohet të veprojë jashtë ndikimeve të politikave ditore dhe interesave të veçanta të grupeve dhe individëve.

Ka shumë faktorë që Universitetin e kanë sjellë në një pozitë aspak të volitshme në raport me institucionet simotra, për çka flasin edhe rangimet ndërkombëtare. Në mesin e tyre janë keqmenaxhimi shumëvjeçar i institucionit, papërgjegjësia në punë, mosrespektimi i kritereve akademike dhe profesionale, tolerimi i shkeljeve ligjore dhe statutare, fshehja e problemeve dhe hezitimi për të diskutuar për to, krijimi i grupeve të interesit brenda Universitetit, ndërhyrjet politike, e kështu me radhë.

Në periudhën gjashtëmujore të kaluar janë bërë disa hapa të rëndësishëm për stabilizimin e gjendjes në Universitet, është shtuar transparenca, dhe, në përgjithësi janë krijuar disa parakushte që të fillojë adresimi i problemeve të shtresuara me vite, madje edhe me dekada. Tani, Universiteti ndodhet në udhëkryq: këto probleme ose duhet të adresohen në mënyrë sistematike dhe të plotë ose të vazhdojë degradimi i institucionit me pasoja të paparashikueshme për vet Universitetin dhe për shoqërinë në tërësi.

Në dy vitet e ardhshme vëmendja duhet të përqendrohet në stabilizimine gjendjes dhe në ndërtimin e një baze të shëndoshë për zhvillimin e Universitetit. Nuk e kemi komforin e mosveprimit me çfarëdo qoftë arsyetimi. Përkundrazi, do të duhet ndërmarrë veprime të cilat nuk janë ndërmarrë deri tani, por janë të domosdoshme për të siguruar mbarëvajtjen e punës në Universitet. Një qasje e tillë kërkon përkushtim dhe përgjegjësi të lartë nga të gjitha organet e Universitetit dhe njësitë akademike, e cila, shpresoj se nuk do të mungojë.

Më poshtë janë shtjelluar pikat kryesore të platformës programore për mandatin dyvjeçar vijues. Kjo platforme do të operacionalizohet deri në fund të shtatorit në një plan të mirëfilltë pune, me afate dhe bartës të përcaktuar, i cili do të jetë dokument publik.

Rikthimi i besimit

Nuk ka dyshim se zhvillimet në Universitet dhe rreth Universitetit kanë lëkundur besimin që ky institucion gëzonte në opinionin publik, si dhe reputacionin e tij në rajon dhe më gjerë. Qytetarët e Kosovës, jo pa bazë, e perceptojnë Universitetin e Prishtinës si një institucion ku, në masë të konsiderueshme, janë të pranishme forma të ndryshme të korrupsionit akademik, përfshirë këmbimin e favoreve, anashkalimin e kritereve, por edhe format më ekstreme siç janë regjistrimet e paligjshme kundrejt pagesave dhe shitjae notave, që i takojnë domenit të veprave penale. Përveç kryerësve të drejtpërdrejtë të këtyre veprave të shëmtuara, fajtorë jemi edhe ne, stafi akademik, që, me ndonjë përjashtim, kemi heshtur me vite karshi dukurive negative duke shikuar vetëm interesin tonë. Për çudi, kanë heshtur edhe shumica e organizatave studentore, liderët e të cilëve shpesh kanë qenë ndër përfituesit e qasjes klienteliste në Universitet, e në disa raste, edhe vet të përfshirë në afera korruptive. Besoj se ka ardhur koha që për këto gjëra të flasim pa dorëza dhe këtyre dukurive t’u kundërvihemi me vendosmërinë më të madhe, sepse, duke heshtur dhe zbukuruar situatën, nuk mund të arrihet cilësia dhe as të rikthehet reputacionii institucionit.

E dyta, duhet të ndërtojmë një sistem që nxit përgjegjësinë në punë. Ne i kemi pagat e mira në këtë Universitet dhe nuk mund të lejojmë që njerëzit që paguhen me orar të plotë të punojnë në dy-tri e më shumë vende të tjera, duke kaluar më shumë kohë jashtë Universiteti sesa brenda tij. Kjo ndikon drejtpërdrejte në cilësi, prandaj nuk mund t’i mbyllim sytë karshi papërgjegjësisë. Nëse dikush paguhet si profesor e ka obligim ta mbajë mësimin dhe nuk ka asnjë autorizim që këtë punë t’ia delegojë asistentit ose dikujt tjetër, pavarësisht çfarë posti mban. Ose, mund të heq dorë nga angazhimi në Universitet derisa mban postin, siç kanë vepruar disa kolegë tonë, e që do t’i mundësonte Universitetit të angazhojë njerëz të tjerë, me kualifikime adekuate.

E treta, do t’i kushtojmë rëndësi të veçantë transparencës. Të gjitha vendimet dhe dokumentet relevante do të publikohen ose do të jenë të qasshme për publikun e gjerë. Kështu, secili do të mund të kontestojë saktësinë e të dhënave në një raport vlerësimi me rastin e pranimit të stafit akademik, ose arsyeshmërinë e secilit vendim të organeve të Universitetit dhe të njësive akademike, ose vlerën e një punimi të masterit ose të doktoratës. Këtë ia kemi borxh qytetarëve, pasi kemi institucion publik dhe jetojmë nga taksat e tyre dhe kjo do të na ndihmojë ne që të jemi më të kujdesshëm kur marrim vendime

Zbatimi i kritereve akademike dhe ligjshmërisë

Titujt akademikë janë këta që janë dhe janë fituar mbi bazën e kritereve që kemi aplikuar me vite. E dimë të gjithë se, me ndonjë përjashtim, nuk bëhet fjalë për standardet më të larta akademike, edhe pse shpesh e kemi mashtruar veten se jemi rang botëror. Për shembull, këtu ka pasur dhe vazhdon të ketë interpretime fleksibile se çfarë quajmë punim me recension ndërkombëtar, kështu që ka ndodhur që si punime të tilla janë pranuar edhe ato që nuk e kanë vlerën e një artikulli informativ në gazetë, e që, me të drejtë janë denoncuar publikisht. Edhe nëse nuk do të jetë e mundur, ligjërisht, që dikujt t’i merret titulli i fituar, të gjitha rastet ekstreme duhet të procedohen te Komisioni i Etikës që ka themeluar Senati i Universitetit. Kështu, të paktën, do të nxjerrim mësime për te ardhmen dhe do ta definojmë çka është e pranueshme e çka jo. Ne duhet t’i vendosim vetes disa standarde të arritshme dhe të matemi në raport me to, përndryshe do të kemi gjendje kaotike në të gjitha fushat.

Me zbatim të përpiktë të Ligjit, Statutit dhe rregulloreve të Universitetit do të synojmë sigurimin e ligjshmërisë në Universitet. Me konstituimin e institucioneve të dala nga zgjedhjet e fundit nacionale do të sigurohemi të aprovohen ndryshimet statutare që do të krijojnë kushte për një shkallë më të lartë të autonomisë së Universitetit, si dhe respektimin e ligjshmërisë dhe të standardeve akademike dhe etike. Në afat të gjatë kjo do të na mundësojë një “pavarësim” akoma më të madh nga politika dhe do ta nxisë sundimin e ligjit brenda Universitetit.

Përmirësimi i menaxhimit

Raporti i auditimit për vitin 2013 përmban 18 gjetje kryesore për parregullsi që shoqërohen me 18 rekomandime për marrjen e masave, shumica prej të cilave i adresohen drejtpërdrejte rektorit dhe kanë të bëjnë me aspekte vitale të funksionimit të Universitetit: Për shembull, një gjetje bën fjalë për zbatimin e procedurave joadekuate të prokurimit, që mund të sjellë deri tek keqpërdorimet financiare; tjetra për ekzekutimin e buxhetit për investime kapitale vetëm në masën 59% që është pasojë e planifikimit jo të mirë; gjetja tjetër i adresohet pagesave të pabaza që zbatohen në Universitet e që, po ashtu, hap rrugën për keqpërdorime të mundshme. Po ashtu, raporti thekson se rekomandimet nga vitet e mëhershme nuk janë adresuar në tërësi dhe me seriozitetin e duhur. Të gjitha rekomandimet e raportit do të adresohen deri në fund të këtij viti, ndërsa në vitin 2015 nuk do të ketë gjetje të shkeljeve thelbësore siç është rasti tani, sepse do të vendosim rend e rregull në procedurat e prokurimit dhe ato financiare.

Përmirësimi i mësimdhënies dhe i shërbimeve për studentë

Ky Universitet jeton nga studentët, prandaj duhet t’i kushtojmë kujdes të veçantë cilësisë së mësimdhënies dhe rezultateve të të nxënit. Për ta përmirësuar mësimdhënien, duhet riaktivizuar Qendrën për Përsosmëri në Mësimdhënie, e cila do të ofrojë kurse dhe këshillime për personelin akademik Është me rëndësi ta kuptojmë se nuk mjafton të jemi specialistë të mirë të fushës që të jemi edhe mësimdhënës të mirë, ndërsa ajo çfarë studentët shohin tek ne është, jo ekspertiza jonë shkencore, por pikërisht aftësia për t’ua përcjellë atyre njohuritë.

Gjithashtu, nuk do të rreshtim së përmirësuari shërbimet për studentë, duke shfrytëzuar deri në maksimum teknologjinë informative. Në web faqen e Universitetit duhet të publikohen të gjitha materialet mësimore që studentët të mund t’i shfrytëzojnë ato, ndërsa, përveç mësimit të rregullt, do të kemi orar për konsultime me studentë dhe për këshillimin e tyre.

Sistemi efektiv për sigurimin e cilësisë

Për momentin i kemi rreth 200 programe të ndryshme studimore dhe dimë shumë pak për cilësinë e tyre. Nuk mund të jetë cilësia vetëm çështje e akreditimit, i cili bëhet një herë në tre vjet. Ne do t’i zbatojmë me përpikëri procedurat për sigurimin e cilësisë, duke filluar nga zhvillimi i programeve mësimore deri te mbikëqyrja e zbatimit të tyre. Në njësitë akademike dhe në Senat cilësia duhet të jetë tema qendrore e diskutimeve, ndërsa menaxhmenti i Universitetit dhe ato të njësive akademike duhet të merren aktivisht me këtë temë. Gjatë dy vjetëve në vijim do ta ndërtojmë një sistem të qëndrueshëm për vlerësimin e mësimdhënies dhe për dhënien e informatës kthyese atyre që vlerësohen. Kështu, do të krijojmë një cikël që ndërlidhë vlerësimin me planifikimin dhe do të tregojmë se i kushtojmë kujdes aspektit më të rëndësishëm të punës sonë.

Nxitja e punës kërkimore-shkencore

UP ka një strategji për veprimtarinë kërkimore-shkencore, artistike dhe zhvillimore e cila parasheh masat për periudhën 2013-2016, prandaj ne na mbetet vetëm ta zbatojmë. Puna kërkimore-shkencore është pjesë integrale e studimeve të avancuara, sidomos të atyre të nivelit të doktoratës, prandaj edhe paraqet aspekt jetik të funksionimit të institucionit. Po ashtu, pa punë kërkimore, pa bashkëpunim ndërkombëtar në këtë fushë, nuk është e mundur të përmirësohet rangimi aktual i Universitetit.Për ata që kanë rezultate kulminante në punën kërkimore-shkencore do të zbatohen privilegjet që ofron Statuti, siç është zvogëlimi i ngarkesës mësimore për deri në 1/3 e normës gjatë një viti akademik.

Avancimi i bashkëpunimit ndërkombëtar

Universiteti, tanimë ka projekte të shumta ndërkombëtare, kryesisht të financuara nga Bashkimi Evropian, por edhe projekte të reja që na presin, si Transformational Leadership Program (TLP) që financohet nga USAID. Ne duhet t’i bëjmë këto projekte të qëndrueshme. Nuk mund të tolerohet që të shpenzohen 1 milion EUR për themelimin e një programi të studimeve në një fushë atraktive dhe të kërkuar, ndërsa programi të mbyllet ditën kur përfundon projekti. Do të ketë përkrahje të plotë dhe stimulime të veçanta për të gjithë ata që i sjellin projekte Universitetit, për çkado të hartohet një rregullore e veçantë.

Me hapjen e programit Erasmus për vendet joanëtare të Bashkimit Evropian, ne duhet të lidhim dhe zbatojmë sa më shumë marrëveshje për këmbimin e studentëve me universitetet evropiane dhe kjo do të bëhet gjatë dy vjetëve në vijim. Ndërkaq, duhet t’i identifikojmë disa partnerë strategjikë me të cilët do të kemi bashkëpunim më të afërt në fushat tona te studimeve, pastaj me ta mund të realizojmë projekte nga më të ndryshmet.

Sigurimi i financimit stabil

Të gjithë e dimë se të hyrat e Universitetit janë përgjysmua me vendimin e Qeverisë për zvogëlimin e pagesës së semestrave, ndërsa shpenzimet janë shtuar me vendimin tjetër për rritjen e pagave. Kështu, tani Universiteti ka një deficit prej afër 5 mil. EUR në vit i cili duhet të mbulohet nga burime të Buxhetit të Kosovës, nëse duam ta ruajmë nivelin e tanishëm të aktivitetit. Mbesim me shpresë se Qeveria do t’i përmbahet zotimit për mbulimin e deficitit. Ndërkaq, Universiteti, për vitin 2015 duhet të hartojë një plan të mirëfilltë buxhetor, si dhe të bëj planifikimin e numrit të studentëve në përputhje me mundësitë që kemi, gjithnjë duke pasur parasysh se përveç kuantitetit duhet ta sigurojmë edhe kualitetin.

Strategjia afatmesme

Nga fundi i vitit 2015 ne do ta kemi një Strategji Afatmesme Zhvillimi të Universitetit e cila do të mund të përqendrohet në çështjet zhvillimore e jo në ato të karakterit emergjent. Ky dokument duhet të na tregojë se si e shohim Universitetin deri në vitin 2020, çfarë duhet bërë për të tejkaluar hendekun në mes të numrit të madh të studentëve dhe numrit të vogël të personelit akademik, cilat disiplina akademike duhet t’i favorizojmë, si ta përmirësojmë infrastrukturën dhe, në përgjithësi, të sigurojmë kushte për funksionimin normal të Universitetit.

(Autori është rektor i zgjedhur i Universitetit të Prishtinës)

Marrë nga Telegrafi

Blloku dhe VV shumë afër marrëveshjes

0

blloku opozitarKoalicioni LDK-AAK-Nisma (LAN) janë shumë afër që të arrijnë marrëveshje me Lëvizjen Vetëvendosje për të hyrë në bashkëqeverisje. Kështu kanë bërë të ditur burime të Gazetës Blic të afërta me Vetëvendosjen.

Sipas këtij burimi, Blloku LAN dhe Vetëvendosje janë përafruar shumë, dhe mund të ndodhë që shumë shpejt edhe zyrtarisht të dalin me marrëveshje konkrete.

“Marrëveshja mund të nënshkruhet gjatë javës. Natyrisht para seancës së 12 shtatorit”, ka thënë ky burim.

Edhe nga Koalicioni LDK- AAK- Nisma e kanë konfirmuar se janë shumë pranë marrëveshjes me Vetëvendosjen.

Një zyrtar i lartë i LAN-it ka thënë se “që nga fillimi kemi qenë të hapur që ta kemi edhe Lëvizjen Vetëvendosje në qeverisje. Mirëpo, tani jemi shumë afër marrëveshjes dhe besoj shumë shpejt do ta konkretizojmë”.

Pro koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje u deklarua edhe deputeti i Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi.

Ai në një deklaratë kishte thënë se Koalicioni LDK- AAK- Nisma duhet që me çdo kusht në bashkëqeverisje ta marrin edhe Lëvizjen Vetëvendosje të Albin Kurtit, në mënyrë që siç ka thënë ai qeverisja të ketë legjitimitet më të madh.

Edhe i nominuari për kryeministër nga koalicioni LDK- AAK- Nisma Ramush Haradinaj, ka thënë se janë duke punuar në drejtim të futjes edhe të Lëvizjes Vetëvendosje në koalicion. /Gazeta Blic/

Remi: Koalicioni PDK-LDK, shumë shpejt do të jetësohet

0

RrustemMustafa–RemiDeputeti dhe anëtari i kryesisë së PDK-së, Rrustem Mustafa-Remi, vazhdon të jetë optimist se do të kijohet koalicioni i madh PDK-LDK.

Ai shpreson se më 12 shtator, në ditën e mbajtjes së seancës së Kuvendit të Kosovës, do të jetë një fillim i mbarë për ecje drejt Misionit të Ri.

Ja postimi i plotë i Rrustem Mustafës në Facebook:

12 Shtatori do të jetë fillim i mbarë për MISIONIN E RI

Besoj se Ideja për koalicion të madh..shumë shpejt do të jetësohet.. Për çdo ditë e më shumë opinioni qytetar intelektual dhe politik po rritet për koalicionin e madh në mes PDK-së e LDK-së.. Me shumë përjashtime të vogla (pak deputet nga të dy partitë që kanë hyrë shumë vone në jetën publike politike) sillen sikur nuk e duan koalicionin.
Në përgjithësi të tjerët e kuptojnë se shkeljet kushtetuese dhe shkeljet e procedurave demokratike, sidomos në kohen ende pa filluar funksionimi i institucioneve duhet të jenë të sanksionuara…. Deputetet janë për Rend, Ligj dhe zhvillim dhe e dinë se vetëm koalicioni i madh mundet..
Unë shpresoj se me 12 Shtator do të jetë fillim i mbarë për ecje drejt #MISIONITTËRI

Mustafa: Kushtetuta e Kaçanikut, dita e vënies së themeleve të shtetit

0

IsaMustafa-LDKKryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ua ka uruar të gjithë qytetarëve të vendit 7 Shtatorin – Ditën e Kushtetutës së Kaçanikut.

“Në emër të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe në emrin tim, dua t’ju shpreh urimet më të sinqerta me rastin e 7 Shtatorit, Ditës së Kushtetutës së Kosovës, e cila njihet edhe si Kushtetuta e Kaçanikut”.

“Siç e thoshte Presidenti Rugova, dita e 7 Shtatorit të vitit 1990 ka hyrë në historinë më të re të Kosovës si ditë e vënies së themeleve të shtetit të Kosovës, që erdhi pas Deklaratës së Pavarësisë të 2 Korrikut të të njëjtit vit”.

“Me këtë Kushtetutë ka funksionuar një dekadë shoqëria dhe shteti i Kosovës”.

“Sot, në këtë përvjetor, ne u shprehim mirënjohje deputetëve të atëhershëm të Kuvendit të Kosovës, të cilët, në rrethana të jashtëzakonshme, e miratuan Kushtetutën në Kaçanik dhe e shpallën Kosovën Republikë”, thuhet në urimin e Mustafës. /PrizrenPress.com/

Prizren: Në shkollën e Mushnikovës drejtori bën si do vetë

0

Prizren-MushnikovaBanorët e Mushnikovës së Prizrenit kanë raportuar në KALLXO.com se shkollën fillore që po ashtu mban emrin e këtij fshati që 12 vjet e drejton Sedat Bajrami, i cili nuk ka të kryer fakultet.

Këtë e tregon edhe vetë Bajrami.

“Jo, unë po mendoj, si drejtor jam pranuar me shkollën e lartë”, thotë ai.

Sipas tij disa herë është hapur konkurs për vendin e tij të punës, por se asnjë kundërkandidat nuk është paraqitur.

“Nuk është faji jem që askush nuk ka apliku”, thotë drejtori i Mushnikovës.

Këtë e konfirmon edhe Nexhat Çoçaj, drejtor për Arsim në Komunën e Prizrenit.

Sipas tij ka pesë vjet që hapet konkursi për drejtor në shkollën e Mushnikovës, mirëpo nuk ka kundërkandidat, si rezultat i kësaj Sedat Bajrami me shkollë të lartë ka mbetur ushtrues detyre i drejtorit në këtë shkollë.

Ndërkohë Bajrami e pranon se është pjesë e partisë që mban pushtetin në Komunën e Prizrenit

“Po unë jam në PDK”, thotë Bajrami.

Përveç që e kanë drejtorin pa fakultet, banorët e këtij fshati kanë raportuar në KALLXO.com edhe për keqpërdorim të orëve të mësimit.

Që nga viti 2012, atëherë kur një mësimdhënëse ishte larguar nga shkolla e Mushnikovës, vend i saj nuk është hapur si pozitë e lirë, mirëpo me klasën ka punuar vetë drejtori Sedat Bajrami.

Drejtori Komunal i Arsimit, thotë se në rastet kur shkollat kanë më pak se 250 nxënës, drejtori është i obliguar që të mbajë edhe orë shtesë. Sipas Çoçajt, Mushnikova në këtë rast ka 235 nxënës.

“Ata drejtorë të shkollave të cilat kanë më pak se 250 nxënës, me ligj obligohen të mbajnë edhe orë shtesë, përkatësisht gjysmë norme mësimore, deri në 10 orë”, thotë Çoçaj.

Mirëpo, edhe përkundër obligimeve ligjore për normë shtesë të orëve, në pasqyrat financiare, në muajin maj të vitit 2013 figuron se drejtori Sedat Bajrami, kishte pranuar 1, 274, 17 euro, si kompensim për këto orë të mbajtura gjatë një viti.

“Honorarin e ka marrë për vitin shkollor 2012- 2013, sepse në atë kohë (shkolla) i ka pasur 250 nxënës”, thotë drejtori i arsimit, që po ashtu është pjesë e PDK-së.

Një ankesë tjetër e prindërve të fëmijëve që shkollohen në Mushnikovë, është se as këto orë drejtori nuk i mban me rregull, por zëvendësohet nga mësuesja e parafillorëve.

“Ajo ka qenë një marrëveshje midis mësueses dhe drejtorit, kur kam qenë nëpër mbledhje dhe kur kam pas mysafirë, normalisht që ajo më ka zëvendësu”, thotë Bajrami.

Të njëjtat fjalë i thotë edhe mësuesja Servete Elezkurtaj.

“Në klasën e dytë unë zakonisht nuk po mbaj mësim, mirëpo kam mbajtur mësim më herët derisa drejtori e ka pasë klasën e parë dhe drejtori ka qenë si kandidat për asamble. Aty kam qenë e angazhuar vetëm për orët e gjuhës shqipe, meqenëse unë jam arsimtare e gjuhës shqipe, kam pranue si ndihmë drejtorit, për këtë nuk kam marrë asgjë, nuk jam pagu”, thotë Elezkurtaj.

Ajo thotë ta ketë bërë këtë në të mirë të fëmijëve, ndërsa mohon që vazhdon ta zëvendësojë drejtorin në orët e mësimit që ai ka obligim.

“Jo unë tani kam klasën time, klasën përgatitore, punoj me klasën përgatitore nuk kam klasë tjetër, asnjëherë nuk shkoj”, thotë ajo.

Por ndryshe nga drejtori dhe mësuesja, thonë prindërit e nxënësve.

“Mësimin e jep, qysh po thotë çika njëherë mësuesja Servete, e cila është për parafillorë, më vonë edhe mësuesi Sedati. Sot më duket se ka pasë edhe mësuesen Ifete, domethënë i ndërrohen, një ditë njëri, ditën tjetër tjetri. Po kjo normal që është problem për fëmijën sepse duhet me pas mësuesin e vet që e përcjell për katër vjet edhe ajo është në interes të fëmijëve”, tha Adem Rama që ka vajzën në klasën e dytë në shkollën Mushnikovë.

Sipas Ramës, ky problem e përcjell vajzën e tij që nga klasa e parë.

“Porosi e jemja si prind është që sa më shpejt të vijë një mësues, ose mësuese për të katërtat vite, domethënë deri në klasën e katërt”, tha Rama.

Edhe Shemsid Veliji që e ka motrën në klasën e dytë rrëfen të njëjtën gjë.

“E kam motrën e vogël Shakira Veliji që shkon në klasën e dytë në shkollën ‘Mushnikova’ në Mushnikovë, e mëson atë Sedat Bajrami edhe një Servete Elezkurtaj më duket e ka mbiemrin. Edhe e kam vërejtë që nuk i mësojnë bash mirë, se kur i ndërrojnë dy mësues nuk mujn me ditë se sa mësojn ata fëmijë. Çdo ditë është qashtu, njëri e mëson prej orës shtatë e gjysmë deri në nëntë, e pastaj drejtori më duket fillon”, tha Veliji.

Drejtori komunal Nexhat Çoçaj, tha se për herë të parë po dëgjon se orët në shkollën e Mushnikovës, krahas drejtorit po i mban edhe një mësuese.

“Meqë po e dëgjoj këtë për herë të parë, ne do ta formojmë një komision, do të shkojmë edhe do të bisedojmë edhe me prindërit edhe me mësimdhënësen edhe do ta verifikojmë këtë çështje, por unë për herë të parë po dëgjoj për këtë ndodhi, duke e ditur se drejtori mban orë në bazë të obligimit me ligj, tha Çoçaj.

Ai u zotua se nëse është kështu do të marrë masa, po ashtu njoftoi se konkursi për pozitën e drejtorit në shkollën fillore në Mushnikovë do të hapet sërish në muajin nëntor të këtij viti. /Kallxo.com/