Haradinaj: Presim të arrijmë marrëveshje me VV’në para 12 shtatorit

ramushi, limaj  mustafaLideri i AAK’së, Ramush Haradinaj, sot pas një takimi të zhvilluar me partnerët e koalicionit, ka deklaruar se ende nuk kanë arritur marrëveshje me Vetëvendosjen.
Ai ka deklaruar se janë zhvilluar bisedime intensive me Vetëvendosjen këto ditë dhe ka deklaruar se ekziston mundësia reale e arritjes së një marrëveshjeje me ta, por që ende nuk ka ndodhur një gjë e tillë.

“Kemi zhvilluar bisedime intensive me Vetëvendosjen, dhe ekziston mundësia reale e arritjes së një marrëveshjeje, ndonëse ende nuk ka ndodhur një gjë e tillë,” ka thënë Haradinaj, duke shtuar se pret që kjo të ndodhë para seancës 12 shtatorit.

Në anën tjetër, kryetari i LDK’së, Isa Mustafa, ka theksuar se Vetëvendosja nuk u ka vënë kushte për arritjen e marrëveshjes, mirëpo ka thënë se bisedimet po bëhen për çështje parimore.

“Me vetëvendosjen nuk kemi diskutuar për kushte. Bisedimet po bëhen për çështje parimore, dhe e tillë do të jetë edhe marrëveshja me këtë subjekt politik,” ka thënë Mustafa pas takimit.

Mustafa: Unë kryeparlamentar sipas Kushtetutës

Mustafa ka thënë se do t’i përkushtohen gjetjes së zgjidhjes, pas dështimit të kandidatit të PDK’së ashtu siç e parasheh vendimi i Gjykatës Kushtetuese, ndërkohë që ka hedhur poshtë mundësinë e shitjes së deputetëve të LDK’së, te PDK’ja.

Më Shumë

Totaj uron kampionin Riad Mani të karatesë: Sukses i madh për Prizrenin dhe Kosovën

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot kampionin mesdhetar të karatesë, Riad Mani, për ta uruar pas suksesit të arritur në Kampionatin Mesdhetar...

Nuk arriti të bëhet deputete, Fahrije Hoti: Kur kombi kërkon, aty do të jem gjithmonë

Kandidatja e LDK-së për deputete, Fahrije Hoti, ka reaguar pasi nuk arriti të sigurojë një ulëse në Kuvendin e Kosovës në zgjedhjet e 7...

Lajmet e Fundit