17.7 C
Prizren
E shtunë, 5 Korrik, 2025
Home Blog Page 8141

Takohen Jahjaga e Thaçi, diskutojnë për FAK-un

0

Hashim Thaci dhe Atifete jahjagaPresidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga priti kryeministrin e Republikës së Kosovës,Hashim Thaçin, me të cilin diskutuan për zhvillimet e fundit në vend, për krijimin e Forcave të Armatosura të Kosovës, si dhe konsolidimin demokratik të vendit.
Jahjaga dhe Thaçi theksuan se krijimi i Forcave të Armatosura të Kosovës është i domosdoshëm, dhe është një proces gjithëpërfshirës që nuk ka alternativë

Sipas tyre, Kosova duhet ta ketë forcën e vet mbrojtëse, e cila do ta kompletojë konsolidimin e shtetit të Kosovës dhe të bëhet kontribuuese e sigurisë kolektive përmes anëtarësimit të saj në NATO.

Thaçi e njoftoi presidenten Jahjaga për konsultimet e vazhdueshme me subjektet politike për mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të përgjithshme, të parakohshme në Kosovë, dhe e theksoi qëndrimin e tij që zgjedhjet të mbahen me 8 qershor, në pajtueshmëri me forcat e tjera politike.

Presidentja Jahjaga theksoi se do të vazhdojë të luajë rolin e saj të faktorit të unitetit politik në Kosovë, se do të respektojë Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, të cilat përcaktojnë mënyrën e shpalljes së zgjedhjeve, si dhe do të respektojë vendimin që do të arrihet në Kuvendin e Republikës së Kosovës nga subjektet politike të përfaqësuara në Kuvend.

Kolla e keqe e Qeverisë

0

Bekim rexhepiBekim Rexhepi
Nuk është aspak e çuditshme se pse kryeministri i Kosovës luan me kaq neveritje politike, sikur askush nuk e di se ç’ është politika, në njërën anë thotë se nuk duhet të ketë kushtëzime nga askush për sa i përket FAK-ut, e në ndërdijen e tij qëndron pipë në këmbë kushtëzimi i minoritarëve serb se në çoftë se nuk ka vende të rezervuara edhe për një mandat, atëherë ata vetë nuk do ta votojnë FAK-un, por edhe do ti braktisin institucionet e Kosovës.
Kryeministri i vënë përballë këti kushti, tashmë i qartë nga serbet që janë në koalicionin e tij bashkë qeverisës, duket se përfundimisht nuk i ka mbetur aq shumë fat historik për të luajtur rokadën. Mbase këtë kusht serb do të mund të heshtet duke shfaqur manovrat me hileqaren e tij, jo ta pakuptimtë por për ti dhënë provën e fundit ati mashtrimit publik.

Akoma i ka ngelur ideja se do të mund të mashtroi, madje ashtu siç ka bërë edhe herëve të tjera, duke u vet shfajësuar dhe më pastaj duke e kërcënuar opozitën. E provoi disa herë mashtrimin për tu shfajësuar publikisht në një mbledhje të qeverisë, se ai dhe qeveria e tij është e gatshme të bëjë historikun e FAK-ut. Por edhe u kërcënua se: nuk guxon askush ta kushtëzoi FAK-un duke e fshehur qëndrimin e minoritetit serb të cilit asnjëherë nuk iu drejtua me ndonjë kërcenim të këti lloji apo për prishje të koalicionit. I ra ne qafë opozitës, sidomos LDK-së dhe Vetëvendosjes, të cilat edhe më herë e kishin bërë të qartë se do ta votojnë gjithsesi FAK-un edhe përkundër paqartësive, por edhe jo mandat të ri për vendet e rezervuara që kishin përfituar minoritete me paketën e Ahtisarit.

Duket se këtu ndali politika e kryeministrit dhe e subjekteve të tjera politike, për tu avancuar më tej drejtë një zgjidhje, e cila mbase do të mund ta bënte FAK-un. Kur flitet sot për konsensusin politik ndër shqiptar me të drejtë mendohet se ai ka vonesa të hershme dhe më shumë pa caqe të arritura, kurse theksi i veçantë vihet tek mbajtja dhe ruajtja e pushtetit qeverisës se sa të çështjeve qe i shërbejnë vendit dhe popullit.
Nuk di, nëse do të mund të vendosej që çështja e FAK-ut, të mund të bartët/kalohet direkt qeverisë qe ajo ta formoi, megjithëse në demokraci gjërat rreth pushteteve janë të rregulluara me kushtetutë, por kur vihet në siklet një vendim i rëndësishëm për sigurinë e shtetit atëherë kujtoj së kapërcehet ngërçi politike, përmes një konsensusi politik i cili gjithnjë është i mundshëm për tu arritur.

Konsensuset jo vetëm pse arrihen vështirë, por nganjëherë ato duken edhe të pa shpresa historikisht, madje aq të rënda kur pushteti qeverisës ka damkosur gjithçka, palët nuk besojnë më edhe çfarëdo konsensusi me pushtetin, në këtë gjendje shpërfaqet politika e shteteve të dobëta dhe me jo traditë të lartë politike.

Çfarë synohet me krijimin e shpejtë të FAK-ut, kur akoma si strukturë paqeruajtëse në Kosovë janë trupat e KFOR-it, madje edhe po të jetë nevoja qe një ditë të dërgohen trupat e FAK-ut ne veri, pa u dhënë leje nga KFOR-i, nuk mund të hyhet atje. Të shtojmë edhe këtë që është jo pa interes se sapo është vazhduar mandati i EULX-it, edhe për dy vite të tjera qëndrimi në Kosovë dhe njëkohësisht është pëlqimi për krijimin e gjykatës speciale për krime të një grupi të gjerë individësh, qe vijnë posaçërisht nga radhët e formacionit të UÇK-së.

Pra, duket se qeveria si prestigj të saj do ta fus edhe formimin e FAK-ut, si një mjetë më shumë qe i le kosto politike qeverisë dhe pushtetit të saj, se sa që në të vërtet synohet të krijohet një forcë reale. Edhe FSK-ja si një strukturë në vete është aq larg standardeve për tu transformuar në një forcë të re e cila mund ti përgjigjet gjendjes dhe rrethanave. FAK-u në asnjë mënyrë nuk mund të kuptohet si një demonstrim verbal i një pushteti politik, i cili dëshiron qe ne emër të themelimit të tij të përfitoj akoma më shumë pushtet. Falimentimi politik aktual i qeverisë nuk mund të krijoj assesi luks politik tek opozita, qe edhe ajo të luaj një rol të ngjashëm falimintues ngase pretendimi i saj është kurdo herë pushteti më i mirë në shërbim të vendit dhe popullit.
Nuk është e mjaftueshme për cilëndo politikë, të ndiçet vetëm nga këshillat, sepse ajo lëndohet apo më mirë të themi ajo korruptohet në kapitalin e vet të këshillave dhe çfarëdo sensi e humb kuptimin e interes të një politike të veçantë dhe shndërrohet apo merr tendenca të përgjithësohet.

Prej kohesh dhe ndofta qe nga shpallja e pavarësisë Kosova ka shfaqur vesh të mëdhenj për të dëgjuar këshilla të mira politike nga miq e saj, por qe ne fakt ka mbetur pa ndonjë lakmi politike se fundmi nga ta. Ata na sjellin ne ndërdijen tonë këshilla e mira se si duhet bërë gjërat si ne shtetet e tyre dhe ne megjithatë mbesim prapë larg, shumë larg nga ëndrrat tona për tu bërë si ta. Diferenca mbase qëndron akoma tek ajo që është se:” dëgjo si të thonë të tjerët, por prapë në fund bëje si do vet”. Në këtë kollë të keqe të qeverisë ka një çikë shprese dhe shërimi, të lutemi për këtë…

Panairi i Bogotas u kushtohet Markezit dhe Llosas

0

panairi boterorNë kryeqytetin kolumbian, Bogota është hapur Panairi i 27-të i librit të cilin organizatorë ia kushtojnë dy shkrimtarëve më të njohur latino-amerikanë, Gabriel Garcia Marquezit dhe Mario Vargas Llosas.

Gjithashtu, e veçanta e edicionit të sivjetmë të panairit të librit është se organizatorët kanë vendosur që ti japin rëndësi të veçantë letërsisë, muzikës dhe kulturës peruane pasi kjo është hera e parë që arti peruan paraqitet në Kolumbi.

Normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet këtyre dy vendeve konsiderohet aq i rëndësishëm, prandaj në Bogota do të mbahen edhe dhjetëra organizime të tjera në të cilat artistët nga Peruja do t’ua paraqesin veprat e tyre adhuruesve nga Kolumbia.

Organizatorët thonë se gjatë përgatitjeve ata kishin planifikuar që panairin Bogota 2014 t’ia kushtojnë Llosa-s dhe shkrimtarëve tjerë peruan, por vdekja e Marquezit-it, i detyroi ata që një pjesë të madhe të panairit t’ia dedikojnë edhe shkrimtarit më të madh kolumbian.

Vizitorët e Panairit gjithashtu do të kenë mundësi të njoftohen me veprat e autorëve të tjerë pasi që organizatorët kanë vendosur që ti japin rëndësi të veçantë letërsisë, muzikës dhe kulturës peruane pasi kjo është hera e parë që arti peruan paraqitet në Kolumbi. Panaiari i librit në Bogota do të zgjasë deri më 12 maj. (Kultplus)

Turqia do të hapë konsullatë në Prizren

0

turqit ne pz konsullatZëvendësministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Naci Koru, të enjten ka bërë të ditur se diplomacia turke ka iniciuar procesin për hapjen e konsullatës së saj në Prizren.

Me takimet e realizuara në këtë qytet ai ka nisur vizitën dyditore në Kosovë, gjatë së cilës parashihet të zhvillojë biseda me zyrtarë të lartë të Qeverisë dhe të nënshkruajë dy marrëveshje bilaterale. Fillimisht ai ka vizituar ushtarët turq që shërbejnë në kuadër të KFOR-it, të stacionuar në kazermën “Sulltan Murat” në Prizren dhe pastaj është takuar me afaristët e komunitetit turk të këtij qyteti të organizuar në kuadër të shoqatës “Esnaf”, shkruan koha ditore.

Në zyrat e kësaj shoqate ai ka prezantuar sihariqin për hapjen e konsullatës turke në Prizren.

Zgjedhjet e parakohshme në pikëpyetje

0

zgjedhjet5Mungesa e kompromisit politik në vend rreth themelimit të vazhdimit të ulëseve të rezervuara për pakicat dhe Forcave të Armatosura të Kosovës e ka vënë në pikëpyetje mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në qershor. Në rast se para 5 majit kur është caktuar seanca plenare për çështjen e themelimit të FAK-ut nuk arrihet ky kompromis, atëherë data 8 qershor mund të bie nga kalendari i mbajtjes së zgjedhjeve.

Më pas, alternativa, mbase edhe e fundit për zgjedhje të parakohshme, do të mbetej 15 qershori. Pas kësaj date caktimi i zgjedhjeve është i mundshëm, por konsiderohet se do të ishte me rrezik, ngase nisin pushimet verore me çka do të rrezikohej dukshëm pjesëmarrja e votuesve në zgjedhje. Zgjidhja e ngërçit politik para shpalljes së zgjedhjeve ka të bëjë me sigurimin e votave nga minoritetet, sidomos nga ai serb, për themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës.

Votat e tyre, po kushtëzohen me vazhdimin e ulëseve të rezervuara për pakicat në Kuvend. Pasi që të dyja vendimet prekin në çështjet kushtetuese, miratimi i tyre do të ishte i mundshëm vetëm me një marrëveshje paraprake, pasi që Kushtetuta e Kosovës e parasheh qartë që ndryshimet mund të bëhen me dy të tretat e votave të deputetëve dhe dy të tretat e votave të minoriteteve./tribuna/

Seks për favore në punë, 80% e shqiptarëve: Po, ekziston

0

Pornografia-ciftiTetëdhjetë për qind e shqiptarëve e konsiderojnë mjaft të përhapur fenomenin e kërkimit të favoreve seksuale në punë. E dhëna vjen përmes një sondazhi të kryer nga Instituti EUNACAL mbi tregun e punësimit në Evropën Juglindore, përgjatë të cilit u u intervistuan 7.555 persona në këtë rajon. Sipas EUNACAL në sondazh janë intervistuar 1847 shqiptarë, 80% e të cilëve i janë përgjigjur “po” pyetjes “Sa i përhapur është fenomeni i kërkimit të favoreve seksuale në punë (disi dhe shumë i përhapur)”.

Më tej sondazhi nxjerr në pah se vetëm 2% e femrave shqiptare kanë pranuar “Marrëdhënie seksuale të punonjëseve me kolegë/vartës/eprorë”, ndërkohë që 98% kësaj pyetjeje i janë përgjigjur negativisht. Nga ana tjetër, 10.2% e meshkujve shqiptarë janë përgjigjur “po” për marrëdhëniet seksuale me koleget e punës, 1.2% po për raportet me eproret, 0.83% po me vartëset. Ndërkohë që 88.3% e meshkujve shqiptarë kanë thënë se nuk kanë pasur kurrë raporte seksuale në punë.

Sondazhi

Instituti EUNACAL ka realizuar një sondazh mbi tregun e punësimit në Evropën Juglindore. Studimi i mbështetur nga ‘The HeadHunter Group’, u realizua përmes një sondazhi online, i zbatuar në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe Bosnje Hercegovinë, realizuar në shkurt–prill 2014, gjatë të cilit u intervistuan 7.555 persona në rajonin e Evropës Juglindore./Gazeta Shqiptare/

Shpallet ushtari më i mirë i FSK-së

0

FSK-marrshSe cili do të zgjidhet ushtari më i mirë i Forcave të Sigurisë së Kosovës, do të kuptohet sot rreth orës 13:00, në një ceremoni që është organizuar nga Ministria e Forcave të Sigurisë së Kosovës.
Ceremonia do të mbahet në Amfiteatrin e Brigadës për Mbështetje Operacionale (BMO), në Kazermën “Adem Jashari” të FSK-së, në Prishtinë, duke filluar në ora 13.00.

Në ceremoninë e shpalljes së ushtarit më të mirë, do të marrin pjesë: ministri, Agim Çeku, zëvendësministrat: Muhamet Latifi, Bejtush Gashi, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Kadri Kastrati, zëvendës komandanti i FSK-së, gjeneralmajor Rrahman Rama, komandantë të Brigadave, Batalioneve dhe të njësive të FSK-së, oficerë të lartë të FSK-së, të KFOR-it, si dhe ushtarë të FSK-së.

E për tu zgjedhur si ushtari më i mirë, kandidatët kanë kaluar një garë për tre ditë rresht në ambientet e Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS), në Ferizaj, në të cilën garë kanë hyrë 22 pjesëtarë të të gjitha njësive të FSK-së.

Për të parë nga afër këtë garë, ishte i pranishëm edhe komandanti i FSK-së Gjeneral-lejtnant, Kadri Kastrati së bashku me komandantin e KDS-së, Gjeneral brigade Enver Cikaqin, si dhe oficerë të lartë të FSK-së.

Kastrati kishte deklaruar se kjo garë po mbahet për herë të parë tek ne, dhe se ngjarje të tilla organizohen nga çdo ushtri, por me emër tjetër.

“Unë besoj, se në të ardhmen e afërt edhe ne do të vazhdojmë me organizimin e garave të tilla. Qëllimi ynë është përgatitja sa më e mirë e pjesëtarëve të FSK-së, sepse në të ardhmen, synimi yni është të marrin pjesë në operacione paqeruajtëse, qofshin ato humanitare apo paqësore, me qëllim të ruajtjes së paqes në botë, që synojmë të ecim krah për krah me shtetet e NATO-s dhe me shtet tjera që marrin pjesë në këto operacione”, tha Kastrati.

Ditën e parë janë mbajtur garat në këto diciplina: Testim fizik, navigim tokësor ditën-natën, pastaj, testimin e njohurive të përgjithshme. Ditën e dytë ka vazhduar ga rimi në gjuajtje me armë të gjata, dhe të tretën garimi ka vazhduar në poligonin me pengesa dhe marshimin me ngarkesa./express/

Vlora Çitaku: MSA’ja, sinjal për progresin e Kosovës karshi BE’së

0

Vlora CitakuuSot do të përfundojnë negociatat në mes të Kosovës dhe Bashkimit Evropian për Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit (MSA). Përmbylljen e këtyre bisedimeve ministrja e Integrimeve Evropiane e ka konsideruar hap të rëndësishëm për shtetin e Kosovës.
Ajo pret që kjo marrëveshje të përkrahet edhe nga pesë vendet evropiane të cilat ende nuk e kanë njohur Kosovën.

Çitaku në një intervistë për ‘Epokën e Re” ka thënë që pas hyrjes në fuqi të MSA’së Kosova do të aplikoj për marrjen e statusit të kandidatit për anëtarësim në BE.

Duke folur për liberalizimin e e vizave, Çiltaku ka thënë se Komisioni Evropian është duke e përfunduar vlerësimin e tij për këtë proces.

Lista e përfituesve të bursave pritet të rritet edhe për afro 600 studentë

0

Provimi-pranus-per studentKëshilli Drejtues i UP-së sot vendos për bursat e studentëve.

UP-ja nuk ka mundësi financiare t’u ofrojë bursë 1500 studentëve, sa pohohet të kenë plotësuar kriterin.

Ajo është duke analizuar zgjidhjen tjetër – që të ulë vlerën e bursës nga 900 në 800 euro, dhe listës prej 908 studentëve, sa janë përzgjedhur tash, t’i shtohen edhe afro 600 të tjerë,shkruan Koha Ditore.

Ky kompromis pritet të pranohet nga përfaqësuesit e studentëve

Qeveria demanton Thaçin për pagat

0

Hashim Thaçi ne Mbledhje te QeveriseZotimi i kreut të Qeverisë për t’i dyfishuar pagat në katër vitet e ardhshme, nuk gjen mbështetje në projeksionet buxhetore që i referohen kësaj periudhe.

Korniza afatmesme e shpenzimeve, e miratuar dy javë më parë, parasheh që pas tri viteve të arkëtojë 4.74 miliardë euro, që i bie se mesatarja vjetore të jetë e përafërt me buxhetin e sivjetmë.

Sikur premtimi të futej në projeksione buxhetore, për paga e mëditje buxheti i 2015-s do të duhej të planifikonte rreth 700 milionë euro, ndërkaq në 2017-n gati një miliard euro. Mirëpo, sipas dokumenteve në fuqi, për të njëjtin qëllim në 2015-s do të ndahen 520 milionë euro, e në 2017-n 525 milionë euro.

Kabineti qeveritar ka miratuar këtë javë Kornizën afatmesme të shpenzimeve, e cila demanton atë çfarë ka deklaruar Thaçi. Ky plan fiskal dhe dokumente të tjera nuk parashohin shpërndarje të tillë buxhetore, sa për të dyfishuar pagat brenda katër vitesh.

Qeveria demanton Thaçin për pagat

Zotimi i kreut të Qeverisë për t’i dyfishuar pagat në katër vitet e ardhshme, nuk gjen mbështetje në projeksionet buxhetore që i referohen kësaj periudhe, shkruan sot “Koha Ditore”.

Korniza afatmesme e shpenzimeve, e miratuar dy javë më parë, parasheh që pas tri viteve të arkëtojë 4.74 miliardë euro, që i bie se mesatarja vjetore të jetë e përafërt me buxhetin e sivjetmë.

Sikur premtimi të futej në projeksione buxhetore, për paga e mëditje buxheti i 2015-s do të duhej të planifikonte rreth 700 milionë euro, ndërkaq në 2017-n gati një miliard euro. Mirëpo, sipas dokumenteve në fuqi, për të njëjtin qëllim në 2015-s do të ndahen 520 milionë euro, e në 2017-n 525 milionë euro.

Kabineti qeveritar ka miratuar këtë javë Kornizën afatmesme të shpenzimeve, e cila demanton atë çfarë ka deklaruar Thaçi. Ky plan fiskal dhe dokumente të tjera nuk parashohin shpërndarje të tillë buxhetore, sa për të dyfishuar pagat brenda katër vitesh. /koha ditore/