Kursani: PDK përmes ‘taktikës javore’ po mundohet ta çaj Bllokun!

Shpend Kursani-analistAnalisti politik Shpend Kursani, thotë se Partia Demokratike e Hashim Thaçit, nuk i ka numrat ashtu siç po deklarojnë drejtuesit e saj. Sipas tij, deklarimet e krerëve të PDK-së se i kanë numrat, është vetëm një sic thotë ai “taktikë javore”, që ka për synim përçarjen e Bllokut.

“Nuk mendoj se PDK është e sigurt që i ka numrat për seancën e 12 shtatorit në Kuvendin e Kosovës për zgjedhjen e Kryeparlamentarit. Në fakt ajo është shumë më e sigurt që nuk i ka numrat”, tha Kursani, në një prononcim për Gazetën Blic. Megjithatë, ai shton se PDK-ja këtë po e përdorë më shumë si taktikë javore.

“Duke thënë secili anëtar i tyre publikisht se i kanë numrat, po dëshirojnë të tingëllojnë shumë të sigurt në një gjë të tillë në mënyrë që të krijojë konfuzion tek partitë e bllokut. PDK-ja po dëshiron që të krijoj një mos besim në mes partive të bllokut në mënyrë që brenda bllokut të futet njëfarë dyshimi i cili PDK-ja shpresoj do ta bënte njërën apo më shumë parti të bllokut që të shkojë me PDK-në para se të shkojë tjetra. Këtë taktikë PDK-ja mendoj po e përdore gjatë kësaj një jave kohë që ka mbetur”, thotë Kursani.

Sipas tij, vendimi i Gjykatës Kushtetuese e ka fuqizuar PDK-në.

“Si e tillë PDK mund të shpresojë vetëm në përçarjen e bllokut”, vlerëson ai.

Kurasni mendon se PDK-sdë i dështon kjo taktikë, atëherë ajo shpreson që vendi të futet në një krizë më të thellë politike, dhe kësisoj të ndërhyjnë ndërkombëtarët.

“Nëse taktika javore e PDK-së nuk ka sukses, atëherë shpresa e saj mbetet tek një krizë edhe më e thellë që do të shkaktohej nëse përsëritet seanca e 12 korrikut, me çrast do të ndërhynin misionet e huaja diplomatike në Kosovë të cilat interesin parësor e kanë futjen e Kosovës në negociatat me Serbinë dhe krijimin e Gjykatës Speciale për Krime Lufte, ku e para është në funksion të një dëmi shumë të madh për funksionimin e brendshëm të Kosovës, e ku e dyta është në dëm të imazhit të Kosovës në nivel ndërkombëtar”, thotë ndër të tjera Shpend Kursani.

Më Shumë

Gazetaria nuk është shërbim ndaj pushtetit, por përgjegjësi ndaj së vërtetës

Nga Musa Sabedini Në gjithë rrugëtimin tim profesional kam besuar se gazetaria nuk matet me afërsinë ndaj pushtetit, por me guximin për t’i kërkuar llogari...

Para duelit me Shqipërinë, Kosova mat forcat me Arabinë Saudite

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll do të zhvillojë dy ndeshje miqësore ndaj Arabisë Saudite, në kuadër të përgatitjeve për parakualifikimet e FIBA EuroBasket 2029. Dardanët...

Lajmet e Fundit