Home Blog Page 8141

Thaçi: Datë e rëndësishme e vetëdijes shtetformuese

0

Thaci-qeveriaKryeministri në largim, Hashim Thaçi, ka uruar qytetarët e Kosovës me rastin e Ditës së Kushtetutës së Kaçanikut.

Ai ka kujtuar këtë datë, duke thënë se Kushtetuta e Kaçanikut është e rëndësishme për vetëdijen shtetformuese të Kosovës.

Ja shkrimi i plotë i Hashim Thaçit në Facebook:

Bazuar në Deklaratën e Pavarësisë së 2 korrikut 1990, 24 vjet më parë, më 7 shtator në Kaçanik, u shpreh vullneti politik i popullit të Kosovës, me shpalljen e Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Ky akt i guximshëm u mirëprit gjerësisht nga qytetarët e Kosovës, të cilët me mund dhe sakrifica të parreshtura arritën ta çlirojnë Kosovën, dhe ëndrrën e shumë brezave e bën realitet më 17 shkurt 2008. Dita e Kushtetutës së Kaçanikut është datë e rëndësishme e vetëdijes shtetformuese të Kosovës.

Hagel: Sulmet kanë filluar me kërkesë të Irakut

0

Chuck HagelSekretari amerikan i mbrojtjes, Chuck Hagel, tha sot se Shtetet e Bashkuara i kanë filluar sulmet ajrore afër pendës strategjike Hadita në Irak, që ishte nën kërcënim nga militantët e Shtetit Islamik, prej muajit qershor.

Hagel precizoi se sulmet, që e kanë zgjeruar fushatën ajrore të Shteteve të Bashkuara kundër militantëve të Shtetit Islamik, ishin lansuar me kërkesë të qeverisë së Irakut, raporton Rel.

Sipas tij, penda është “kapacitet me rëndësi kritike në Irak”.

“Nëse kjo pendë do të binte në duart e ISIL-it ose nëse kjo pendë do të shkatërrohej, dëmi që do të shkaktohej do të ishte shumë domethënës”, tha Chuck Hagel, në Tbilisi të Gjeorgjisë, ku ka arritur për vizitë.

Prezantohet edicioni VII i ‘Summerfest’-it në Durrës

0

Shamikuqja-filmFestivali ndërkombëtar veror i filmit, Durrës (Durres International Film Summerfest), Edicioni i 7 (9 -14 shtator 2014) u prezantua të shtunën para medieve vendore të qytetit organizator.

Në konferencën për shtyp të zhvilluar, më 6 shtator 2014, në teatrin “Aleksandër Moisiu” drejtorja e festivalit Anilë Varfaj falënderoi eprorin e bashkëshortit, Vangjush Dako, për mbështetjen financiare të bashkisë, dhe për këmbënguljen për organizimin për herë të parë të një bienaleje të artit pamor.

Kryetari i bashkisë Vangjush Dako vlerësoi rëndësinë e festivalit të Durrësit për potencialin që krijon ai me të gjithë artistët dhe vizitorët që vijnë gjatë ditëve të veprimtarisë, raporton agjencia e lajmeve “Dyrrah”.

Regjisori dhe shkrimtari i njohur durrsak, personalitet i kulturës në nivel kombëtar, Gjergj Vlashi, ndihej i nderuar për caktimin e tij si një nga anëtarët e jurisë ndërkombëtare (juria e edicionit të 7-të të Durrës International Summer Fest kryesohet nga Leon Vitali, aktor dhe asistent-regjisor për më shumë se 20 vjet i mjeshtrit Stenli Kubrik (Stanley Kubrick, 1928-1999), ardhja e të cilit u mundësua nga ambasada amerikane në Tiranë).

Organizatorët e konferencës, që programin e kishin bërë publik në shtypin e Tiranës prej disa ditësh dhe pa u pasqyruar ende në faqen ueb, bënë reklamë para përfaqësuesve të medieve të Durrësit si për një ngjarje të madhe shfaqjen në amfiteatër të filmit turk të restauruar, prodhim i vitit 1978 Shamikuqja (titulli origjinal: Selvi Boylum, Al Yazmal?m), mbështetur në një novelë të shkrimtarit të njohur kirgiz Çingiz Aitmatov (1928-2008), me titullin “Shtatselvia ime me shami të kuqe” (origjinali rusisht: Topoljok moj v krasnoj kosinke), botuar në vitin 1976.

Me këtë rast është ftuar dhe interpretuesja e heroinës së filmit Shamikuqja, aktorja 69-vjeçare e mbi 100 filmave, njëkohësisht regjisore dhe shkrimtare Tyrkan Shoraj (Türkan ?oray), ardhja e së cilës bëhet e mundur nga Instituti turk “Yunus Emre” (shtypi i vendit euroaziatik i ka bërë jehonë këtij fakti).

Në konferencën për shtyp folën edhe kuratorët, italiani Xhuliano Otaviani (Giuliano Ottaviani) dhe artisti durrsak i specializuar në Itali David Kryemadhi, të bienales ndërkombëtare të artit pamor “Durrës Art”, si pjesë e festivalit të filmit.

Me sa duket, mungesa e parave ka ulur pjacën e festivalit: kur nuk ke gjithmonë “pula” si Coppola, do të kënaqesh me sorrën.

Info

Edicioni i tij i 7-të do të zhvillohet në datat 9-14 Shtator, në qytetin e Durrësit dhe në katër qytete të tjera të Shqipërisë: Tiranë, Vlorë, Pogradec dhe Sarandë me një program të vecantë për këto qytete.

Këtë vit, Festivali Veror i Durrësit do të shtrihet në ekspozitën e artit figurativ në galerinë “Nikolet Vasia” (8-14 shtator 2014) me pjesëmarrjen e artistëve pamorë nga gjithë Evropa si dhe atyre të rinj nga Shqipëria.

Mbrëmjet do t’u kushtohen jo vetëm filmave në konkurrim por dhe mikut të nderit për këtë vit: kinemasë dhe turke në 100-vjetorin e saj ditën e hapjes së festivalit., ku do të jenë të ftuar disa muzikantë për të luajtur live kolonën zanore të filmit “Shamikuqja”; më tej Turqia do të konkurrojë për “Gladiatorin” me dy filma.

Stafi i festivalit ka përzgjedhur gjashtë filma nga prodhimet më të fundit evropiane për konkurrimin në seksionin “Vizione bashkëkohore”.

Një përzgjedhje të filmave më të mire janë në konkurrim në seksionin “Botë Ballkanike”.

“Gladiatori i Artë në karrierë” është për aktoren, regjisoren, shkrimtaren Tyrkan Shoraj; çmimi i karrierës për regjisorin Viktor Gjika (1937-2009) dhe aktoren durrsake Marta Burda (1926-1995).

“Çmimet e Argjendta të Durrësit” do të shkojnë për aktorin serb Miki Manojloviç dhe aktorin/regjisorin anglez Leon Vitali.

Për herë të parë do të jepet çmimi për “Studentin më të mirë shqiptar të filmit me metrazh të shkurtër” nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia.

Do të nderohen filmat më të realizuar në jetën artistike të Miki Manojloviçit si dhe dy filmat e Viktor Gjikës (“Nëntori i Dytë” dhe “Gjeneral Gramafoni”) si dhe një përmbledhje nga filmografia e Marta Burdës.

Gjashtë leksione “Master Class” do të jepen nga Leon Vitali, Per Nielson, Tom van Avermaet.

Ribotohet novela e parë e Murakamit

0

Murakami-shkrimtarPërderisa librat e Murakamit po vazhdojnë të kërkohen nga lexuesit, ndërsa suksesi arriti kulmin me botimin e novelës më të re “Colorless Tsukuru Tazaki and his years of pilgrimage”, botuesi i autorit ka vendosur që novelën e tij të parë “Hear the Wind Sing” ta ribotojë.

Vepra e botuar në origjinal në Japoni në vitin 1979, dhe e përkthyer në anglisht tetë vite më vonë, sot gjindet shumë rrallë. Botuesi ka vendosur që veprën ta ribotojë tani dhe ajo të dalë për botim vitin tjetër, kjo nga vizita e Murakamit në Londër në një Panair libri.

Versioni i ri i novelës vjen i përkthyer nga Ted Goossen, professor i shkencave shoqërore në York University në Tokio, ky përkthyes edhe i dy novellave të Haruki Murakamit. Vepra flet për një narrator 21 vjeçar i cili merret me Stadiumin Meji Jingu, dhe shkruan çdo natë në të njëjtën orë, për katër muaj rresht. Me këtë vepër autori morri Gunzo Literature Prize.

Murakami po ashtu në fund të vitit boton edhe librin me tregime “The Strange Library”.

Shala: Nuk ka koalicion me PDK-në

0

Kujtim Shala-ldkDeputeti dhe anëtari i Kryesisë së LDK-së, Kujtim Shala, mohon çdo mundësi që partia e tij të hyjë në një koalicion me PDK-në. Ai thotë se Lidhja Demokratike e Kosovës i ka dhënë fund njëherë e përgjithmonë koalicionit me partinë e Hashim Thaçit.

Zërat për krijimin e një koalicioni të gjerë janë shtuar në kohën kur pritet të mbahet seanca konstituive e përcaktuar tashmë për 12 shtator. Madje, ditëve të fundit ka pasur edhe përfolje se LDK-ja është e gatshme të bëhet sërish bashkë me PDK-në, nëse dy partnerët e koalicionit AAK dhe Nisma nuk pranojnë që Mustafa ta udhëheq qeverinë.

Por, këta zëra i ka demantuar anëtari i kryesisë së LDK-së, njëherësh deputet i Kuvendit të Kosovës Kujtim Shala. Në një deklaratë për “Botapress”, deputeti Shala mohon çdo mundësi që dy partitë e mëdha të hyjnë në një koalicion.

Ai nuk e di se prej nga e kanë “prejardhjen” spekulimet e tilla, por thotë se koalicioni PDK-LDK i takon së kaluarës. “Nuk e di se kush po spekulon, por nuk do të ndodh as koalicioni me PDK-në e as nuk do të prishet marrëveshja e bllokut”, tha Shala.

Sipas tij, LDK-ja tashmë është e vendosur se qoftë si partia e parë, e dytë apo edhe e fundit që të mos bëjë asnjëherë koalicion me PDK-në. Kjo për faktin, se për LDK-në partia e drejtuar nga Thaçi nuk është partner kredibil, dhe si rezultat i kësaj LDK ka ndërtuar partneritet me subjektet tjera me të cilat do të ndërtoj institucionet dhe do të punoj së bashku në interes të qytetarëve të Kosovës.

Ai tha se tashmë ekziston një koalicion i shumicës bashkë me partnerët dhe të gjithë liderët politik të këtyre partive po punojnë deri në fund që të formohen institucionet e vendit.

“Institucionet në demokracinë parlamentare formohen me vullnetin politik të shumicës. Ne e kemi atë shumicë dhe këtë do ta provojmë edhe në seancën e ardhshme të Kuvendit”, tha Shala.

Shënohet Kushtetuta e Kaçanikut

0

KaqanikuSot shënohet sot përvjetori i 24-të i Kushtetutës së Kaçanikut.

Në këtë datë të vitit 1990 delegatët e Kuvendit të atëhershëm të Kosovës, që kishin shpallur Deklaratën e Pavarësisë më 2 korrik të atij viti, e formalizuan këtë deklaratë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Nga protagonistët e miratimit të saj, 7 Shtatori është cilësuar si identitet i historisë së re të Kosovës.

Deputetët minoritarë duan të respektojnë Kushtetuesen

0

Deputetet minoritareDeputetët e komuniteteve pakicë me shumë gjasë do ta votojnë kandidatin e Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Kuvendit, në seancën e 12 shtatorit, pasi që, siç kanë deklaruar ata, e rëndësishme është të konstituohen institucionet e reja, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Si shkruan gazeta Zëri, kështu kanë bërë të ditur disa përfaqësues të partive minoritare në vend, të cilët kanë thënë se do ta votojnë kandidatin e PDK-së, sepse dëshirojnë të tregohen konstruktivë, me qëllim të mundësohet tejkalimi i krizës politike.

E kush do të jetë kandidati i PDK-së për kryetar të Kuvendit do të vendoset në ditët në vijim. Sipas burimeve të Zërit, në rast se PDK-ja arrin të sigurojë përkrahjen edhe të së paku katër deputetëve nga subjektet tjera politike, kandidat i kësaj partie për kryekuvendar do të jetë Arsim Bajrami. Por, gjithsesi kjo mbetet të shihet në ditët në vazhdim, pasi për këtë post lakohet edhe emri i Agim Aliut.

Skandaloze: Mbyllen shkollat në Prizren (Dokument)

0

Gjimnazi Gjon BuzukuDrejtoria e Arsimit në Prizren, ka marrë vendim që këtë vit t’i mbyllë të gjitha shkollat për publikun dhe inspektorët. Përfaqësuesit e Organizatave Joqeveritare (OJQ) dhe inspektorët e Arsimit (SIA) nuk mund të hyjnë në asnjë shkollë të Prizrenit, pa pëlqimin e Drejtorisë së Arsimit.

“PrizrenPress” ka siguruar qarkorën e drejtorit të Arsimit në Prizren, Nexhat Çoçajt, të cilën ia ka dërguar të gjithë drejtorëve të shkollave.

Në pikën 6 të kësaj qarkore, drejtori Çoçaj kërkon nga drejtorët që të mos lejojnë asnjë OJQ dhe inspektor të Arsimit (SIA) në shkolla nëse paraprakisht nuk kanë njoftuar dhe marrë pëlqimin e Drejtorisë së Arsimit.

SAMSUNG DIGIMAX A503

“Drejtorët e shkollave, obligohen që asnjë organizatë, OJQ, institucion të mos e pranojnë në shkollë, pa njoftimin paraprak të DKA-së. Kjo vlen edhe për inspektorët e Arsimit (SIA) nëse nuk kanë dëshmi me shkrim nga DKA. Askujt,që nuk lajmërohet së pari në DKA, nuk duhet t’i pranoni në shkollë e as t’i afroni asnjë të dhënë, qoftë gojore apo me shkrim”, thuhet në pikën 6 të qarkores së Drejtorisë së Arsimit në Prizren.

Për këtë qarkore, “PrizrenPress” ka kërkuar sqarime nga drejtori i Arsimit në Prizren, Nexhat Çoçaj, mirëpo edhe pse janë dërguar pyetje që tri ditë deri në momentin e publikimit të lajmit nuk ka kthyer përgjigje.

SAMSUNG DIGIMAX A503

Bashkimi Demokratik në Prizren, vlerëson se me këtë qarkore Drejtoria e Arsimit vitin e ri shkollor e ka filluar me vetëizolim.

“Viti i ri shkollor, nis me Qarkoren përmes së cilës kërkohet të vetëmbyllet – vetëizulohen shkollat ndaj publikut të gjerë dhe institucioneve shtetërore”, vlerëson BD-ja në Prizren. /PrizrenPress.com/

Azem , ti je gjallë !!

0

albrim badallajShkruan: Albrim S. Badallaj

Ishte viti ’98 që sdo harrohet kurrë për jetë në historinë demokratike të Shqypnisë.Azem Hajdari, ky burrështeti demokrat e trim bujar që nuk pushoi kurrë për demokratizimin e vërtetë të Shqiperisë moderrne e të lirë, për më se 2 dekada pa rreshtur.
Qe ne vitet e 90’ta kontribues ishte prirës në rrëzimin e komunizmit , në Lëvizjen Studentore të Dhjetorit ku ia dolën mbanë në jehsimin ëndrrës së studentëve të dhjetorit dhe mbarë shqipëtarëve per liri dhe demokraci. Pas rrëzimit të regjimit diktatorial, tani ishte nevoja për Demokratizimin e Institucioneve të Republikës Parlamentare të Shqiperise. Në ballë të ketij procesi u vu prap ,kush tjetër pos burrit nga Tropoja heroike e e trimave të Bajram Currit e të Tahir Sinanit , njeriut të demokracisë e të pluralizmit , Azem Hajdarit.

I lindur e i rritur në Veriun e Shqipërisë , padyshim që edhe burrë kuvendues , bëri që populli t’ia besoj mandatin e deputetit . Në pranveren shqipëtare të ’92 , Demokratët në krye me Azem Hajdarin e Dr.Sali Berishën fituan shumicën apsolute në Parlament duke e konsoliduar kështu sistemin zgjedhor demokratik .

Në pranverën e vitit ’98 kur mbarë Kosova u ngrit në këmbë , sikur fëmija kur thërret oj nanë , Azemi me malësor diskutoi e kuvendoi duke iu bërë thirrje shqipëtarëve të hapin votrat për vëllezrit nga Kosova .

Por dora e zezë gjakatare që për më se 10 vite pa pushuar , së bashku me qet e bishat e zeza bënë plane ogurzeza për likuidimin e Azemit,ndoshta veq pse deshti Bashkim Kombëtar.

Ju thaftë dora atij tradhtarit që ia patën lakmi vetëm dollarit e duke i bërë atenat në vendin ku merren demokratisht vendimet , në Parlament. Pas atenatatit të pare , Azem Hajdari në parlamentin e ashtuquajtur të bandave , ai njeriu i demokracisë e i lirisë , tha “Në ardhtë kështu Demokracia , më mir mos ardhtë fare “ duke iu drejtuar kryetarit të asokoshëm te parlamentit , i ardhur gjithmonë me listën e mbyllur të partisë , Nami Ndokles .

10685136_10203230560699951_1101667508_n

Nga frika nga një diplomat si Azemi,se do ua merrte pushtetin me liri e me votën e popullit ,ndaj tij u organizua atentat para zyrës së Partisë Demokratike , duke e lenë të vdekur, e duke ia shuar ëndrrën për demokraci të pastër .U bë kaos i madh ,ku me qindra-mijëra protestues në rrugë dolen duke brohoritur parullat për heroin e Shqipërisë demokratike , njeriut të parë të politikës demokratike e liberale , Azem Hajdarit .

Vrasja e Azemit u komentua edhe nga gazetat më prestigjioze botërore dhe mori nota negative nga shtetet mike të shqipëtareve ndaj “Demonkracisë “ së asokoshme të instaluar në Shqipërinë e uzurpuar nga neo-komunistët dhe bllokmenët.I.Kadare vrasjen e tij e cilësoi si “Vrasja e Shekullit “ ,pasi humbëm një njeri të madhë ,nacionalist e atdhetar siq ishte Azemi.
Ai pas vdekjes u nderua me Urdhërin “ Nderi i Kombit “ si dhe me urdhërin që e mbajnë personalitete të shquara kombëtare e ndërkombëtare ( si Adem Jasharri , Xhozef Diogardi , Malkolmi etj ) , pra Urdhërin “ Medalja e artë e Lidhjes së Prizrenit “ .

Me vdekjen e Azemit asokohe vdiq edhe demokracia në Shqipëri , e u deshën prap protestat që te rrëzohen uzurpatorët e puqistët, protesta këto të organizuara nga bashkudhëtari i politikës liberale të Azem Hajdarit, Dr.Sali Berisha .U deshen vite që Shqipëria te rimëkëmbet politikisht e ekonomikisht , deri me ardhjen në krye prap të ideologjisë demokratike në vitin 2005 , me Kryeministrin që prap vinte nga Malesia e Veriut e e trimave , pra Dr. Sali Berishën.

Nga shumëkush , miq ndërkombetar e populli shqipëtar ,Azem Hajdari cilësohet si njeriu që ia deshi të mirën vatanit e popullit të tij të gjendur për dekada nën regjim totalitar , duke synuar e punuar që në atë kohë per integrimin e Shqipërisë në instancat Euro-Atlantike .Pas vdekjes së tij u bllokuan këto procese për mëse 10 vite. ..Azemi dhe ëndrra e tij ende jetojnë në zemrat e qdo shqipëtari që rreh për demokraci e për jehtësimin e amanetit të parëve për bashkim të trojeve shqipëtare.
Rrallë ksi trima ka pas vatani , burr mbi burrë qaj Azem Hajdari..

(Autori eshte kryetar i USSH-së ( Unioni i Studentëve Shqiptarë)

Ushtarët e ISIS përdorin alkol

0

alkol1Ushtria irakiane ka gjetur rreth 20 shishe me alkol në një makinë të braktisur nga luftëtraët e ISIS, pas përleshjeve me ushtrinë irakiane.

Ky fakt i hedh akoma më shumë pretendimet e tyre që po luftojnë në emër të Islamit, pasi feja islame e ndalon kategorikisht përdorimin e alkolit.