Home Blog Page 8146

PDK e vetme dhe pa plan

0

Thaci-misioni i ri14Refuzimi që e ka përjetuar nga të gjitha partitë e tjetra politike për disa muaj nuk ka bërë që Partia Demokratike e Kosovës të ndryshojë sjellje.

Partia e Thaçit po premton që në seancën e ardhshme edhe në mungesë të një marrëveshjeje do t’i ketë votat e deputetëve të partive tjera. Madje drejtues të PDK-së shprehen të bindur se në seancën e 12 shtatorit do të marrë fund ngërçi politik i krijuar në vend pas zgjedhjeve parlamentare të 8 qershorit.

Nënkryetari i kësaj partie, Adem Grabovci, pret që kandidati i propozuar nga kjo parti të marrë besimin e të gjithë deputetëve. Deputetët e Kuvendit, sipas tij, nuk janë të interesuar që të vazhdojë bllokimi i institucioneve, prandaj pret që kjo të reflektojë edhe në seancë.

“PDK do ta propozojë kandidatin e vet dhe jam shumë i bindur se deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk janë të interesuar që ta bllokojnë jetën institucionale, por të krijojnë kushte dhe të krijojnë hapësirë dhe të ecin më tutje. Prandaj unë besoj fuqishëm se deputetët do ta japin votën dhe jeta institucionale e vendit do të zhbllokohet”, ka thënë Grabovci, duke shtuar se e premtja e ardhshme do të jetë një ditë shumë e rëndësishme për Kosovën.

Zgjedhje të kushtëzuara

0

zgjedhjet5Partitë politike i kanë një javë të tërë përpara që t`i japin fund ngërçit politik. Edhe gjatë kësaj jave, ata nuk do të mund të llogarisin në ndërhyrjen që e kanë kërkuar tash e disa jave, atë ndërkombëtare.

Burime të gazetës kanë shpjeguar se shtetet e fuqishme që kanë ndihmuar në krijimin e shtetit të Kosovës, po preferojnë që partive politike t`u lihet hapësirë për të eksploruar të gjitha mundësitë kushtetuese për të dalë nga ngërçi politik. Por këto zgjidhje nuk janë të shumta nëse koalicioni paszgjedhor LDK-AAK e Nisma nuk shpërbëhet. Koalicioni e ka të pamundur të realizojë qëllimin e vet. Gjykata Kushtetuese nuk i ka dhënë mundësinë që ta propozojë kryeparlamentarin, gjë që do të çonte në shpërbërjen e këtij koalicioni.

Burime ndërkombëtare kanë thënë për gazetën se shtetet mbështetëse do të jenë të gatshme të ndërhyjnë tek pas seancës së ardhshme konstituive. Nëse dështon funksionalizimi i Kuvendit, atëherë në tavolinë do të ishin dy zgjidhje: një qeveri gjithëpërfshirëse pa Nismën dhe VV-në, ose zgjedhje të jashtëzakonshme/tribuna/

Thaçi nuk heq dorë nga posti i kryeministrit

0

Thaci14-17aKryeministri në detyrë i Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Hashim Thaçi, në një intervistë për “Epokën e re” që do të botohet në numrin e së shtunës të versionit të shtypur, ka folur për situatën aktuale politike në vend, konkretisht për formimin e institucioneve të reja.
Thaçi në këtë intervistë ka thënë se bllokada politike mund të përfundojë që nesër, nëse të gjithë akterët politikë “fillojnë ta respektojnë rezultatin e zgjedhjeve të 8 qershorit”.

“Nuk ka dilemë se qeverisjen e PDK-së e dëshiroi votuesi kosovar dhe koalicioni i ardhshëm qeverisës medoemos duhet t’u kthehet prioriteteve urgjente të Kosovës, që janë ekonomia, integrimet evropiane, dialogu me fqinjtë, përfundimi i themelimit të Forcave të Armatosura të Kosovës, themelimi i Gjykatës Speciale, si dhe një mori veprimesh të tjera që kërkojnë një konsensus të gjerë shoqëror dhe politik”, ka thënë Thaçi.

Thaçi ka treguar se pse nuk heq dorë nga posti i kryeministrit dhe kënd s’mund ta tradhtojë, ndërsa ka porosi për liderët e bllokut LDK-AAK-Nisma. Ndërsa, ka folur edhe rreth temës së ekstremizmit. /Epoka e Re/

Fëmijë pa përkujdesje, mbi urën e Lumbardhit në Prizren (Foto)

0

Prizren-Fëmijë pa përkujdesjeDy fëmijë të zhveshur, janë ulur pranë njëri –tjetrit në njërën prej urave të Lumbardhit në Prizren, përkundër temperaturave të ulëta dhe shiut që po bie, shkruan Express.

Një vizitor i këtij qyteti turistik mund t’i japë lëmoshë; Një poet mund t’i shkruajë më së shumti një poezi; një gazetar mund ta fotografojë që ta sensibilizojë publikun – kjo është më së shumti që njerëzit e rastit mund të bëjnë për këtë fëmijë pa përkujdesje në këtë gjendje të mjerueshme, por asnjëri nga ta nuk ia zgjidh dot hallin. Por, një polic ose një punëtor i Entit Social, nuk është dashur të kalonte pranë këtij fëmije pa marrë masat e nevojshme sipas obligimit zyrtar.

Zafir Berisha kërkon shkarkimin e Presidentes

0

ZafirBerisha11-14Deputeti nga Prizreni, njëherësh kryetari i Bashkimit Demokratik, Zafir Berisha, ka kërkuar bashkëpunim në mes të bllokut LDK-AAK-Nisma dhe Vetëvendosjes për shkarkimin e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Kërkesa e Berishës nuk përfundon me kaq, pasi ai kërkon që të shkarkohet edhe Presidentja Atifete Jahjaga.

“Pas zhbllokimit të ngërçit politik e institucional, “Blloku” duhet të mendojë seriozisht me VV për shkarkimin e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe të Presidentes dhe të fillojë me reforma të thella kushtetuese e ligjore të cilat do t’i paraprijnë zhbërjes së njësive “parapolitike” që e kanë kapë shtetin”, ka shkruar Berisha në Facebook. /rtk/

Jacobson: Nuk do të ndërhyjmë në zgjidhjen e bllokadës

0

Tracey Ann Jacobson-ambasadore amerikaneAmbasadorja amerikane në Prishtinë, Tracey Ann Jacobson, ka thënë se nuk do të ndërhyjnë dhe as lehtësojnë zhbllokimin e bllokadës politike, e cila është krijuar pas zgjedhjeve të 8 qershorit.

Ajo ka thënë se nuk është detyrë e ambasadave të ndërhyjnë dhe as të lehtësojnë në procese të brendshme politike për të cilat janë përgjegjës politikanët e zgjedhur në zgjedhje demokratike.

“Nuk na takon neve të tregojmë se si do të shkojë procesi apo si do të ndahen postet”, ka deklaruar Jacobson, për Zërin e Amerikës.

“Nuk mendoj se është roli i Ambasadave të huaja të lehtësojnë atë që është proces i brendshëm politik dhe që kërkon zgjidhje politike të brendshme. Ne si Ambasadë amerikane dhe ambasadat tjera jemi që të nxisim të ecin proceset sipas ligjeve dhe Kushtetutës së vendit për të arritur deri të një zgjidhje demokratike”, ka shtuar ajo.

Sidoqoftë, ajo ka thënë se nuk e përjashton as mundësinë e krijimit të institucioneve të reja pa ndërhyrjen e ndërkombëtarëve.

“Nuk mund ta përjashtoj mundësinë që në ditët në vazhdim të kemi një Parlament dhe Qeveri të re”, ka shtuar ajo.

Megjithëkëtë, ajo ka thënë se pret nga politikanët që të gjejnë zgjidhje të shpejt për të ecur përpara në marrjen e vendimeve të rëndësishme.

“Kam besim se udhëheqësit politikë do të japim një zgjedhje situatës. Ne do t’i mbështesim ata dhe do t’i këshillojmë si miq. Mirëpo, në fund të fundit, është detyrë e tyre si udhëheqës të zgjedhur të gjejnë zgjidhje”, ka thënë ajo.

Ai ka thënë se duhet të merren vendime të rëndësishme nga Qeveria dhe Parlamenti i ri siç janë për themelimin e Gjykatës Speciale, vazhdimi i dialogut me Serbinë, krijimi i Forcave të Armatosura, Ligji për ndalimin në pjesëmarrje në luftëra të huaja dhe vendime tjera.

Jacobson ka përgëzuar autoritetet e Kosovës në luftën kundër ekstremizmit islamik.

Ajo ka thënë se ekstremizmi islamik në Kosovës është problematik dhe ka thënë se për të larguar këtë duhet bashkëpunim rajonal dhe zhvillim ekonomik të Kosovës.

Zyrtarja amerikane ka thënë se duhet përpjekje të përgjithshme për të tejkaluar problemin e radikalizmit islamik.

Kadri Veseli mund të jetë kandidat për Kryeparlamentar

0

Kadri VeseliPDK është duke shqyrtuar opsionin që të shkojë në seancën konstitutive të Parlamentit me Kadri Veselin si kandidat për Kryeparlamtentar.

Burime të Express kanë treguar se Veseli, për dallim prej Agim Aliut, mund të marrë vota edhe te partitë tjera. “Kadri Veseli do të jetë në garë për Kryetar të Kuvendit nëse shohim se vërtetë do të kemi vota të mjaftueshme për Kryeparlamentar”, ka thënë një zyrtar i PDK’së.

Express ka kontaktuar me anëtarin e Kryesisë së PDK’së, Zenun Pajaziti, por ai s’ka dashur të komentojë për mundësinë që partia e tij të shkojë në Kuvend me një kandidat tjetër prej seancës së parë.

Ndryshe, në seancën e parë, PDK kishte propozuar Agim Aliun për Kryetar të Kuvendit, por s’kishte arritur të votonte në mungesë të kuorumit. Pas kësaj, LDK-AAK-NISMA, në mënyrë jokushtetuese, kishin zgjedhur Isa Mustafën për udhëheqës të Parlamentit.

Tash, dy blloqet politike kanë paralajmëruar se të premten e ardhshme do të shkojnë në vazhdimin e seancës konstituive me kandidatët e tyre për Kryeparlamentar.

Filloi ndërtimi i QMF-së në lagjen “Arra” në Rahovec

0

IMG_5846[1]Sot në Rahovec nisi ndërtimi i qendrës së re të mjekësisë familjare. QMF nisi të ndërtohet në lagjen “Arra”, ku frekuentojnë mbi 5000 banorë. Duke vënë gurin e themelit kryetari i komunës së Rahovecit Idriz Vehapi tha se nevoja për ngritjen e një objekti të tillë shëndetësor ka qenë shumë e madhe për këtë lagje, pasi që bën shkarkimin e qendrës kryesore të mjekësisë familjare. Në këtë mënyrë qytetarëve ju ofrohet shërbim shëndetësor më afër dhe më i shpejt.

Ndërsa Enver Hoxha, banor i lagjes tha se pritjet e gjata në QKMF për të marrë një shërbim dhe distanca më e largët kanë shkaktuar pakënaqësi të madhe tek qytetarët e pjesës jugore të qytetit. Ai u shpreh shumë i kënaqur me këtë investim.

Edhe drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale Munib Durguti pohoi se ndërtimi i QMF-së në këtë pjesë do të ndikojë që të përmirësohet shërbimi shëndetësor dhe të evitohen tollovitë në QKMF. Durguti thotë se në bazë të ligjit për shëndetësi kërkohet që në 3500 banorë të jetë një mjek familjar, ndërsa në Rahovec duhet të ndërtohet edhe një QMF, me qëllim të përmbushjes së këtij kriteri. Drejtori Durguti thotë se qendra do të funksionalizohet sapo të përfundojnë punimet, ndërsa komuna e Rahovecit ka potencial të mjaftueshëm mjekësh dhe infermierësh për ta vënë në shërbim të qytetarëve këtë QMF.

Objekti i QMF-së ndërtohet me mjete e grandit specifik për shëndetësi nga buxheti komunal . Aty do të shërbejë një mjek familjar, një stomatolog dhe infermierët e nevojshëm. Objekti ndodhet në afërsi të Entit të Vreshtarisë, në ish objektin e TMK-së. Për ndërtimin e objektit nga buxheti komunal janë ndarë 58 mijë euro, do të ketë hapësirë prej 155 m katror dhe punimet do të përfundojnë brenda këtij viti. Punimet po i kryen kompania “Construmax” nga Suhareka.

Limaj për herën e tretë kthehet në gjykatë me rastin “Kleçka”

0

Fatmir-Limaj5-22Fattmir Limaj do të rikthehet për herën e tretë në gjykatë me rastin Kleçkë,a ka shkruar avokati Tomë Gashi.

“Ne shtator te vitit te kaluar, per here te dyte Gjykata Themelore ne Prishtine shpalli te pa fajshem Z. Fatmir Limaj dhe nente bashke luftaret e tij te gjithe te akuzuar per krime lufte ne rastin “Klecka”.

Gjykata e Apelit ne Prishtine, duke vendosur sipas ankeses se prokuroreve te Euleksit kunder aktgjykimit lirues, ka caktuar seance degjimore per datat 17, 18, 23, dhe 25 Shtator 2014.

Gjykata ka planifikuar te degjoj perseri disa deshmitare te cilet jane marre ne pyetje edhe me heret – gjat gjykimit ne Gjykaten Themelore ne Prishtine e cila dy here ka sjell aktgjykim lirues per Z. Fatmir Limaj dhe te tjereve.

Koha e caktimit te seancave qe perputhet me momentin teper te ndishem politik, dhe kur dihet haptas perfshirja e Z. Fatimir Limaj ne tentimin e formimit te institucioneve shteterore te Kosoves, le te kuptohet se dikush haptas ndikon ne rrjedhen normale te ngjarjeve politike dhe juridike ne vend.

Tome Gashi – avokat I Fatmir Limaj”, ka shkruar avokati në facebook.

LDK, zgjedhje të brendshme në Prizren

0

LDK-logo5-23Në përputhje me vendimin e Këshillit të Përgjithshëm, sot, më 5 shtator 2014, Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, mori vendim për hapjen e procesit zgjedhor në Degën e LDK-së në Prizren.

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, gjithashtu caktoi edhe ekipin nga Kryesia i cili do të ndihmojë degën e Prizrenit në përgatitjet e nevojshme për zgjedhjet.

“Ekipi i cili do të ndihmoj dhe monitoroj zgjedhjet në Degën e LDK-së në Prizren, përbëhet nga: Haki Rugova, Teuta Sahatqija, Gazmend Muhaxheri, Salih Morina dhe Muharrem Sfarqa. Procesi zgjedhor në Degën LDK-së në Prizren, do të filloj nga dita e nesërme”, thuhet në njoftimin e LDK-së.