PDK e vetme dhe pa plan

Thaci-misioni i ri14Refuzimi që e ka përjetuar nga të gjitha partitë e tjetra politike për disa muaj nuk ka bërë që Partia Demokratike e Kosovës të ndryshojë sjellje.

Partia e Thaçit po premton që në seancën e ardhshme edhe në mungesë të një marrëveshjeje do t’i ketë votat e deputetëve të partive tjera. Madje drejtues të PDK-së shprehen të bindur se në seancën e 12 shtatorit do të marrë fund ngërçi politik i krijuar në vend pas zgjedhjeve parlamentare të 8 qershorit.

Nënkryetari i kësaj partie, Adem Grabovci, pret që kandidati i propozuar nga kjo parti të marrë besimin e të gjithë deputetëve. Deputetët e Kuvendit, sipas tij, nuk janë të interesuar që të vazhdojë bllokimi i institucioneve, prandaj pret që kjo të reflektojë edhe në seancë.

“PDK do ta propozojë kandidatin e vet dhe jam shumë i bindur se deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk janë të interesuar që ta bllokojnë jetën institucionale, por të krijojnë kushte dhe të krijojnë hapësirë dhe të ecin më tutje. Prandaj unë besoj fuqishëm se deputetët do ta japin votën dhe jeta institucionale e vendit do të zhbllokohet”, ka thënë Grabovci, duke shtuar se e premtja e ardhshme do të jetë një ditë shumë e rëndësishme për Kosovën.

Më Shumë

Dragash: Dy persona ndalohen pasi hodhën marihuanë nga dritarja e veturës

Një rast i posedimit ilegal të narkotikëve është identifikuar në Dragash. Të dyshuarit kanë provuar që të hedhin sasinë e dyshuar narkotike nga dritarja...

Komuna e Suharekës pajis “Eko Therandën” me mjete të reja për përmirësimin e shërbimeve publike

Në Komunën e Suharekës janë pranuar pajisje të reja të dedikuara për Ndërmarrjen Publike Lokale “Eko Theranda”, me qëllim të fuqizimit të kapaciteteve operacionale...

Lajmet e Fundit