Home Blog Page 8149

Krasniqi: U intervistova për gjëra që nuk qëndrojnë deri në Kiamet

0

Shefqet Krasniqi-hoxhaImami i xhamisë së madhe në Prishtinë, Shefqet Krasniqi, është paraqitur sonte në një emision televiziv, ku ka shpjeguar edhe rastin e marrjes në pyetje nga Policia e Kosovës.

Ai ka thënë se Policia e Kosovës është sjellur shumë mirë me të dhe i kanë thënë se “duhet të shkojë me ata në Polici”.

“Erdhën policia, më thanë hoxhë duhet me të marrë në polici”, ka thënë Krasniqi.

“Atje më kanë marrë në pyetje rreth këtij aktualiteti, rreth ekstremizmit, radikalizmit, rreth nxitjes së disa djelmoshave për të shkuar në Siri, të cilat nuk qëndrojnë, as nuk kanë qëndru as nuk do të qëndrojnë deri në Kiamet”, ka thënë ai.

Reportazh i BBC’së për Malet e Sharrit: Kullotja në Kosovën e re

0

Malet e sharrittTë gjitha shtëpitë ishin të zbrazëta. Sapo ju drejtuam Maleve të Sharrit, shoferi ynë na i tregoi fshatrat përreth, secila prej tyre kishte grupe kuturu të shtëpive të rrethuara me shkurre ngjyrë kafe e të artë. Asnjëra shtëpi, tha ai, nuk ka banorë.

Pronarët e shtëpive, na tregonte shoferi, e kanë lëshuar vendin për të migruar në Gjermani, vend ky i cili është shtëpia e pjesës më të madhe të diasporës kosovarë, jashtë Ballkanit. Nga Gjermania, ata u dërgojnë para familjeve të tyre kudo në Kosovë.

Kullotja e deleve, mënyra e zakonshme e jetës në Malet e Sharrit, është pak profitabile; një pjesë e madhe e komunitetit Goran të regjionit, emri i të cilëve rrjedh nga sllavishtja e që në shqip do të thotë ‘malësor,’ kanë filluar të kërkojnë një jetë më stabile gjetkë.

 Përgjatë këtyre fshatrave fantazmë, disa prej të cilave ende funksionojnë. Një nga të paktat që janë ende në funksion, është fshati Brod, 45 km në jug të qytetit më të madh të Kosovës, Prizrenit. Me shtëpitë e vjetra Otomane dhe rrugët e kalldrëmit, Brodi ka qenë më i suksesshmi në zhvillimin e një ekonomie modeste turistike, duke mirëpritur turistët të cilët kanë ardhur njësoj si unë, në kërkim të kulturës autentike gorane në malet më të larta të Kosovës. Vetëm me disa mijë banorë, ky fshat posedon hotelin e vetëm në rrethinë, Hotel Arxhena; për vite me radhë, Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara, ka punuar me vendasit për të zhvilluar rrugë zyrtare për ngjitje (hiking), nëpër fshat. Edhe unë, sapo ta merrja vesh do t’i ngjitesha kalit në shpinë dhe do e eksploroja vendit, kjo është mënyra më e mirë për të parë gjithçka.

I pasur me lumenj dhe livadhe të djegura nga dielli, Brodi është një nga vendet më piktoreske të regjionit. Me të arritur takova shtëpitë e lyera me gëlqere të bardhë të vendosura me kujdes mbi kalldrëm; era e shtatorit sjellë freskinë fushave. Delet me kokë në barin e gjatë; hingëllimat e kuajve; breshkat duke marrë rreze mbi gurë.

Reputacioni i Kosovës në dekadat e fundit është identifikuar me luftë, jo qetësi. Lufta e fundit 1998-1999 – e cila rezultoi me pavarësinë e Kosovës nga Serbia, ka lënë gjurmët e saj. Ngjitja nëpër zona të caktuara ende kërkon masa sigurie, për shkak të rrezikut të minave të pashpërthyera. Por, pavarësisht kësaj, duke parë se si Kroacia dhe Mali i Zi kanë zhvilluar politika zhvillimore të turizmit, njësoj ka filluar të bëjë edhe Kosova. Autostrada 272 kilometërshe Milot-Prishtinë, që kalon nëpër Prizren, e ka bërë jugun e Kosovës më të qasshëm për vizitorët. Edhe më shumë pritet ta shtojë qasjen autostrada 60 kilometërshe Prishtinë-Shkup.

Prapë se prapë, infrastruktura në Brod është më modeste se kudo tjetër në Ballkan. Për të gjetur akomodim atje, shoferi ynë është dashur të ndalej dhe t’i pyeste banorët se ku mund të gjenim një dhomë. Shpejtë zbuluam se mysafirët që vizitojnë Brodin, dhe kërkojnë strehim, duhet ta kërkojnë një njeri të quajtur Bilygaip Zilje. Para disa vitesh Zilje kishte pasur edhe një shtëpi në fund të fshatit, dhomat e të cilës i lëshonte me qira. Dhjetë shtretërit e asaj shtëpie janë më se të mjaftueshëm për vizitorët që kalojnë andej.

Ziljes iu deshën vetëm pesë minuta për të na dërguar deri në shtëpinë e tij, nëpër rrugët e pa definuara të Brodit. Kemi negociuar me të me një rusishte të çalë pasi që gjuha gorane hyn në familjen e gjuhëve sllave, dhe kështu më në fund u pajtuam për 10 euro për shtrat dhe pesë të tjera për ushqim. E natyrisht, na duhej të merrnim edhe kuaj.

 Në udhërrëfyesin tim thoshte se në Brod ka më shumë kuaj se vetura. Në fakt, nga dendësia e vogël e njerëzve në rrugë, dukej se kishte me shumë kuaj se njerëz. Ndërsa e vetmja mënyrë për t’i parë përrenjtë dhe bukuritë e tjera të fshatit është përmes kalërimit. Për 10 euro mund të merrnim një kalë, e për 20 euro më shumë, një udhërrëfyes. Por nuk u pajtuam që ta marrim edhe më tutje udhërrëfyesin: një djalë 10 vjeçar, anglishtja e të cilit ishte e kufizuar në një këngë të dëgjuar dhe një ‘mirëmëngjesi; të çalë. Ai më uli në një kalë mjaft të lodhur, dhe vet hipi në një tjetër .

Dhjetëra mësimdhënës kanë mbetur pa punë në Komunën e Rahovecit

0

komuna e rahovecitDeri më 31 gusht të 2014-tës, Eshref Haxhiu, Afrim Oruçi dhe disa kolegë të tjerë kanë qenë staf mësimdhënës i shkollave të ndryshme të Komunës së Rahovecit. Por, pas shpalljes së konkursit, për vendet e tyre të punës, ata kanë mbetur pa punë.

Sipas tyre, drejtoria e arsimit të kësaj komune, zëvendësimin e tyre e ka bërë nga persona familjarë dhe partiak të partisë në pushtet.

Drejtori i Drejtorisë së Arsimit, Behar Rama, në një prononcim për RTK-në tha se të larguarit, nuk kanë arsimin adekuat. Ai thotë se përzgjedhja e mësimdhënësve është bërë duke u bazuar në diploma e jo në baza partiake.

Deri më tani mësimdhënësit e larguar nga puna kanë dërguar disa ankesa në zyrën e Inspektoratit të Arsimit në Gjakovë. Ata janë në pritje të përgjigjes nga ky institucion ndërsa thonë se, do të vazhdojnë me të gjitha mundësitë e tyre të provojnë se vendimi i DAK-së në Rahovec për largimin e mësimdhënësve të shkollave të kësaj komune ishte i padrejtë.

Skenarët e PDK-së dhe Bllokut për seancën e 12 shtatorit

0

Kuvendi i Kosoves 7

Kanë mbetur vetëm edhe 8 ditë deri në vazhdimin e seancës konstituive të 17 korrikut, mirëpo dy blloqet politike, PDK në njërën anë dhe Blloku LDK- AAK- Nisma në anën tjetër, nuk kanë arritur ndonjë marrëveshje politike për tejkalimin e situatës.

Partia Demokratike e Kosovës, e cila me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës njihet si grupimi më i madh parlamentar, dhe kësisoj e ka automatikisht të drejtën që ta propozoj kandidatin e saj për kryetar të Kuvendit, megjithatë nuk i ka numrat e mjaftueshëm që ta zgjedh atë.

Në anën tjetër, Blloku LDK- AAK- Nisma edhe pse i ka numrat, duket se Gjykata Kushtetuese u ka lënë më pak hapësirë për të pasur kryeparlamentarin nga radhët e veta. Megjithatë, përfaqësues nga Blloku janë të bindur se pika 127 e aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese ua jep atyre të drejtën për ta zgjedhur kryeparlamentarin.

Nëse është për t’i besuar deputetit të PDK-së, Adem Grabovcit se PDK i ka numrat për ta zgjedhur kryetarin e Kuvendit, atëherë situata mund të zgjidhet lehtë.

Mirëpo, nëse kalkulohen numrat në bazë të qëndrimeve të partive politike, atëherë PDK e ka të pamundur që t’i mbledhë 61 vota. E vetmja mundësi që në këtë situatë është ajo që PDK t’i bëjë numrat duke blerë disa deputetë nga koalicioni LDK- AAK- Nisma.

Këtë skenar nuk e kishte përjashtuar as deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti i cili kishte thënë në një intervistë dhënë medieve se në tërë rajonin ndodhë që deputetët të kalojnë nga një parti në tjetrën. Pra, Haliti nuk e ka përjashtuar që edhe kësisoj t’i bëjë numrat për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

Liderët e Bllokut LDK- AAK- Nisma janë të vetëdijshëm se mund t’u ikë ndonjë deputetë nëse shkohet në votim të fshehtë, si një prej opsioneve që e ka rekomanduar Gjykata Kushtetuese. Dhe për këtë sipas burimeve të Gazetës Blic ata e kanë përgatitur skenarin që deputetët e tyre të marrin pjesë në votim, por do t’i dorëzojnë fletëvotimet blanko, pra nuk do të shkojnë fare të kabina ku do të votohet.

“Ky skenar do të përdorej në rast se shkohet me votim të fshehtë”, ka thënë ky burim.

Mirëpo, ky zyrtar i lartë i Bllokut ka bërë të ditur se në momentin që i dështon kandidati i PDK-së, atëherë do të thirrën në pikën 127 të aktgjykimit, dhe do ta zgjedhin Isa Mustafën në krye të Kuvendit. “Ju e dini se pika 127 e aktgjykimit të Gjyjkatës Kushtetuese na lejon që ne ta zgjedhim kryetarin e Kuvendit”, tha ky burim.

Edhe Lutfi Haziri i LDK-së, sot në një deklaratë që e ka dhënë për medie ka thënë se Blloku do të shkoj me Isa Mustafën kandidat për kryetar të Kuvendit. Ai është shprehur i bindur se do të mund ta zgjedhin të premten e ardhshme Isa Mustafën kryeparlamentar.

Për analistët politik në vend, shkuarja në seancën e së premtes së ardhshme pa ndonjë marrëveshje, do të ishte skenari më i keq që do të mund të ndodh.

Kryeredaktori i Gazetës Tribuna, Arben Ahmeti ka thënë për Gazetën Blic se partitë politike do të ishte mirë që të merreshin vesh para 12 shtatorit. Në të kundërtën, ai paralajmëron se do të shohim një skenar shumë të keq.

“Shkuarja ne seancë pa ndonjë marrëveshje paraprake do të ishte skenari më i keq që mund të ndodh me 12 shtator. Përsëritja e seancës së parë konstituive do të dëshmonte papërgjegjësinë e skajshme të skenës politike karshi legjitimitetit institucional dhe kushtetutës së vendit. Duket që LAN-it, vendimi i Gjykatës Kushtetues nuk i ka lënë shumë hapësirë, ata ose duhet ta votojnë një kryeparlamentar të PDK-së, në mënyrë që nëse kanë vullnet pastaj ta bëjnë qeverinë, ose do të shkojmë në zgjedhjet ë parakohshme”, ka thënë Ahmeti./Gazeta Blic/

Baldedaj i kënaqur me numrin e regjistrimit të diasporës

0

Ilir Baldedaj, administratDrejtori i Administratës së Prizrenit, Ilir Baldedaj është shprehur i kënaqur me regjistrimin e qytetarëve në diasporë.

“Deri më tash kemi regjistruar rreth 100 ekonomi familjare, ndërsa brenda vitit synojmë të regjistrojmë të gjithë të diasporës”, tha Baldedaj për TVO.

Ndahet nga jeta Banionis, ikona e filmit sovjetik

0

Donatas BanionisNdahet nga jeta në moshën 90 vjeçare aktori i epokës sovjetike Donatas Banionis. Mësohet se shkak për vdekjen e tij ka qenë një goditje në zemër, të cilën e pësoi dy ditë më parë.

Lajmi për vdekjen e aktorit e konfirmoi djali Banionis-së, Raimundas, i cili tha se i ati u nda nga jeta më 4 shtator. Banionis u lind më 28 prill 1924, në qytetin qendror të Lituanisë të Kaunas. Ai ka luajtur rolin e tij të parë në kinema në vitin 1959 në filmin “Adami do të jetë njeri.” Më vonë, ai luajti në filma të ndryshëm, duke përfshirë “Askush nuk donte të vdiste”, “Fluturimi i zotit McKinley”, “Sezoni i vdekur” dhe “Solaris”, duke u bërë ikonë në historinë e kinemasë sovjetike.

Banionis ka luajtur në më shumë se 70 filma. Ai gjithashtu luajti në filma jashtë BRSS-së. Një nga ta ishte një film i vitit 1976 i Gjermanisë Lindore, rreth Ludëvig van Beethoven; në këtë film, Banionis luajti rolin kryesor.

Një i vdekur në aksident trafiku në magjistralen Malishevë-Rahovec

0

aksidenti 555Në kilometrin e shtatë të magjistrales Malishevë-Rahovec, në dalje të Malishevës, ka ndodhur një aksident ku si pasojë ka humbur jetën një person rreth të pesëdhjetave dhe janë lënduar edhe gjashtë të tjerë, ndër ta edhe një person i moshës 70 vjeçare.

Aksidenti ka ndodhur si pasojë e përplasjes së një veture Audi 80 dhe një Jeep.

Rreshteri Vesel Gashi nga Policia e Kosovës në rajonin e Prizrenit konfirmoi aksidentin dhe vdekjen e një personi.

Ai tha se një nga të lënduarit është në gjendje më të rëndë dhe është duke u dërguar në Qendrën Rajonale në Prizren ndërsa të tjerët po marrin trajtim në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Malishevë. /kallxo.com

Skandali seksual, Agron Cane përfundon në spital për probleme me zemrën

0

Agron CaneNuk mbarojnë telashet për autorin e skandalit seksual në Sarandë. Agron Cane ka thuajse dy ditë që ka probleme me zemrën, tensionin e lartë dhe ka shfaqur shenja depresioni.

Ish-sekretari i deputetit socialist në Sarandë, Koço Kokëdhima, ndodhej në qelitë e paraburgimit të qytetit bregdetar dhe pas shqetësimeve të para, është dërguar menjëherë në urgjencën e spitalit të Sarandës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Dera e dhomës në spital, ku ndodhet i shtruar Cane ruhet nga dy punonjës të policisë.

Ish-ushtaraku 63-vjeçar, akuzohet për ngacmim seksual ndaj të miturve si dhe ushtrim të paligjshëm për sigurimin e një vendi pune.

Cane u arrestua më 16 gusht pas publikimit të një videoje, ku përgjatë një bisede të publikuar në medie, i kërkoi nënës së 4 fëmijëve që të kryente marrëdhënie seksuale me të dhe vajzën e saj 14-vjeçare në këmbim të një vendi pune.

Anarkizmi ex officio në Kosovë

0

DitarShkruan: Ditar Kabashi

Në literaturë, anarkizmi njihet si lëvizje, filozofi politike a tërësi mësimesh sipas të cilave hidhet poshtë ideja e rendit dhe e autoritetit; duke mbrojtur kështu skajshmërisht vullnetin individual. Anarkizmi vepron kundër shtetit e pushtetit, kundër disiplinës dhe rendit publik. (…) Në shoqëri ku mbizotëron anarkizmi është më lehtë të merren vendime të përbashkëta, të përputhen dëshirat dhe nevojat e ndryshme. Kjo është edhe ideja bazë e anarkizmit: çdokush duhet plotësisht t’i përmbushë nevojat e veta dhe duhet t’i jepet mundësia për të marrë pjesë në procesin e vendimmarrjes. (për më tepër shih: Ali Pajaziti, Fjalor i Sociologjisë, Logos-A, f.34)

Ky definim që ka të bëjë me veprimin kundër shtetit dhe dëshirën për të përmbushur nevojat (lexo: apetitet) dhe mundësinë e vendimmarrjes (më joshësen nga të gjitha: UNË do të vendosi, UNË, pastaj: ani në rregull pra; NE do të vendosim) m’u dukën aq të afërta kur po e shfletoja fjalorin e sipërpërmendur, sa për një çast mendova se në dhomë më hynë të gjithë personat që me kravatat e tyre sikur donin të më ngulfatnin, njëjtë sikur po bëjnë me këtë Republikë gjashtë yjore që nuk po shndritë kurrqysh.

Në Jugosllavi kërkuam të drejta si shqiptarë, si Kosovë. Plenumi i Brioneve e pastroi Rankoviqin dhe e forcoi Titon. Fituam autonomi. Pas Titos nuk arritëm ta ruajmë as atë pozitë. Nuk ishim në gjendje të organizoheshim për ta mbrojtur. As intelektualisht, as forcërisht. Millosheviqi dëshmoi se donte spastrim etnik. Me humbje të rënda për popullin tonë, e tejkaluam edhe atë fazë. Fati na kishte buzëqeshur, nuk e humbëm Kosovën. I organizuam zgjedhjet paslufte dhe mezi zgjodhëm President. S’ishte puna të zgjedhim dikë mes jugosllavëve apo të huajve. Njërin nga mesi ynë.

Por, vetëm pas presioneve ndërkombëtare u formua një qeveri e koalicionit të gjerë. Po kështu edhe në 2007-tën, kur po përgatitej shpallja e Pavarësisë, ndërkombëtarët ndërhynë në krijimin e institucioneve. Edhe viti 2011 ishte arenë e dorës së ndihmës që erdhi nga jashtë: na e zgjodhën Presidenten e vendit, por natyrisht, duke i parë duart e ngritura të deputetëve kosovarë. Tri vite më vonë, pra këtyre ditëve, me gjasë, ne prapë po presim ndërhyrje nga miqtë tanë. Për besë, shyqyr edhe që janë.

Që janë për të na rikujtuar se nuk jemi ne ata që krijuan shtetin, se nuk i ndërtuam vetë institucionet tona, se nuk dimë të sillemi me përgjegjësi shtetërore, se ne, shtetin e pushtetin i shohim një, se i duam kompetencat e privilegjet, por jo përgjegjësitë karshi popullit, se popullin (të ashtuquajturin sovran)e shohim numër që duhet përkthyer në ulëse komode përmes një sistemi të deformuar parlamentar, se ‘për t’i dalë zot vullnetit popullor’ duhet të merremi se a është shumicë ajo që del nga gara zgjedhore apo ajo që faktohet realisht në Kuvend…dhe ky rreth vicioz, ku askush nuk ta jep përshtypjen se harxhon naftën e veturës 3Z dhe 4Z (meqë shumë vetura zyrtare u bënë) apo benzinën e automjeteve të partive politike, për të nxjerrë vendin nga kjo pasiguri institucionale, që dikur, në një formë tjetër përdorej me termin status quo.

E për anarkinë që u përmend më lart, thuhet se grupe të margjinalizuara, veçanërisht majtiste në disa vende të botës, apo forca kryengritëse ndaj pushteteve gjatë historisë, e kanë si objektiv të veprimit. Por, përnjëmend se Kosova është sui generis; këtu, bllokadën, ngërçin, puçin…si do që ta quajnë nëpër media, e bëjnë pikërisht ata që thirren në shtet ligjor. Populli nuk ka vërshuar rrugët, nuk janë sulmuar institucionet (kujtojmë vetëm Greqinë viteve të fundit), nuk ia konteston askujt legjitimitetin, nuk e çoi shtetin buzë kolapsit. Ama ata që pohojnë se kanë delegimin e popullit për fuqizimin e institucioneve, ata janë që ‘po luajnë pingpong’ mes Kuvendit, Presidencës e Gjykatës Kushtetuese, duke akuzuar kështu akëcilin që mendon a interpreton sipas pikëpamjes së vet.

E shoqëria kosovare, e stërlodhur nga teket e të ledhatuarve që bëjnë hesape në emër dhe kurriz të saj, nuk ka më forcë as t’i hapë edicionet e lajmeve. Përjashto këtu militantët partiakë që presin me katër sy se a do t’ia shohin hairin këtij pështjellimi.

Krejt kjo, po bëhet me formalitete dhe ‘komfor’ procedurave ligjore. Kështu së paku pretendojnë të gjitha palët. Pra krejt, zyrtarisht, ex officio. Edhe kjo gjendje gati anarkike në kontekstin institucional, na qenkësh ex officio.

A e shkurton kjo rrugëtimin tonë drejt BE-së? S’është me rëndësi, ne aty e kemi synimin, sepse fundja “ne jemi evropianë, s’kanë çare pa na pranuar”.

Prizren,
04 shtator 2014

Arbër Rexhaj: PDK-ja po tenton t’ia shpëtojë kokën Ramadan Mujës

0

Arber Rexhaj 23Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje! në Prizren, Arbër Rexhaj ka akuzuar PDK-në se po bënë përpjekje për të “shpëtuar kokën” Ramadan Mujës. Ai thotë se PDK-ja po bënë përpjekje që pronat publike për të cilat është dënuar Ramadan Muja t’i shpallë prona në interes publik.

“PDK-ja në Prizren po e bënë edhe një përpjekje të fundit për të shpëtuar kokën e Ramadan Mujes. Ai u dënua për shpronësim të paligjshëm të pronave publike,kurse në mbledhjen e kaluar të Asamblesë, u kërkua që asamblistët të votojnë që pronat 800/1 dhe 800/2 të kthehen në prona të interesit publik, me c’rast të krijohet një zonë ekonomike dhe industriale”, thotë Rexhaj.

“Pra, bëhet fjalë për të njëjtat prona për të cilat u dënua Ramadan Muja”.

“Përmes një vendimi të tillë në asamble, PDK-ja në Prizren po mundohet të krijojë rrethana lehtësuese për prof. Mujën, sepse cdo rrethanë e re, realisht merret për bazë në aspektin juridik”.

“PDK-ja po mundohet të krijoj alibi dhe rrethana të reja për vendimin e ardhshëm gjyqësor ndaj Mujes. Në të vërtete përmes nje vendimi te tille do te mundohet te krijoj, rrethana lehtësuese dhe alibi për Mujën”.

“Sigurisht që nuk jemi kundër zonave të reja ekonomike dhe industriale, por një vendim i asamblesë për këto dy parcella duhet të shtyhet pas vendimit gjyqësor të Ramadan Mujës, gjegjësisht pas zgjedhjeve te parakohshme në komunën e Prizrenit”.

“Prandaj, ju bëj thirrje subjekteve opozitare, shoqërisë civile, mediave dhe qytetarëve që të ushtrojnë presion publik që në asamblenë komunale nje ceshtje e tille të mos vihet në votim fare, por që të shtyhet per shume me vonë”./PrizrenPress.com/