Home Blog Page 8148

Sot 17 vjet nga vdekja e Nënë Terezes

0

NënaTerezëSot, bëhen 17 vjet nga vdekja e humanistes shqiptare, nobelistes dhe të bekuarës së Vatikanit, Nënë Tereza, dhe në Katedralen “Nëna Terezë” në Prishtinë, në orën 11:00 mbahet mesha solemne të cilën d

Në natën e festës “ E LUMJA NËNË TEREZA”,mesha ka nisur dje, në orën 18:00, duke vazhduar me adhurim me shenjtërimin sakrament, duke bërë kështu thirrje të shenjtë, duke u lutur për paqe në Lindjen e Mesme dhe për vizitë të suksesshme të Papa Francesku në Shqipëri, i cili këtë vizitë do ta bëjë atje më 21 shtator.

“Ejani të adhurojmë Zotin në Eukaristi.Nënë Tereza asnjë vepër të saj nuk e ka nisur pa adhuruar Zotin në Eukaristi. t””i përngjajmë edhe ne asaj me lutje e adhurim. E Lumja Nënë Tereza – Lutu për ne! Ejani ta nderojmë bijën tonë të shenjtë, Nënën e Njerëzimit, Ambasadoren e popullit tonë të lashtë!”, është thirrja për të marrë pjesë në meshën e të premtes në Katedrale.

Në nderim të veprës së Nënës Terezë, kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila, do të bëjë homazhe pranë shtatores që gjendet në qendër të qytetit në Gjakovë.

Nënë Tereza, emri i plotë i së cilës, është Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, ka lindur më 26 gusht të vitit 1910, në Shkup.

Ishte humaniste e njohur shqiptare, fituese e çmimit Nobel për Paqen, kurse me 19 tetor të vitit 2003 u shpall e bekuar nga Vatikani.

Në vitin 1979, kur mori çmimin Nobel për Paqen, e gjithë bota mësoi se Nënë Tereza ishte shqiptare. Haste vështirësi për të folur rrjedhshëm Shqip pas një largimi prej 70 vjetësh dhe qëndrimi në ambiente joshqiptare, por ajo kurrë nuk e ka mohuar origjinën e saj shqiptare.

Në çastin e marrjes së Çmimit Nobel më 1979, një nga klerikët që merrte pjesë në sallë e pyeti Nënë Terezën se nga ishte.

Ajo deklaroi: “Kam lindur në Shkup, jam shkolluar në Londër, jetoj në Kalkutë dhe punoj për të gjithë njerëzit e varfër në Botë. Atdheu im është një vend i vogël me emrin Shqipëri”.

Ajo ishte nënë kujdestare e 7,500 fëmijëve në 60 shkolla, ishte nënë që mjekonte 960,000 të sëmurë në 213 dispanseri, ishte e vetmja në botë qe trajtonte 47,000 viktima të lebrozes në 54 klinika, kujdesej për 3,400 pleq të braktisur e të lënë rrugëve, në 20 shtëpi pleqsh, kishte birësuar 160 fëmijë ilegjitim e bonjakë.

Këto janë shifrat e mesit të viteve ””80, dhe deri sa Nënë Tereza ishte gjallë dhe sot e kësaj dite shifrat kanë ndryshuar shumë.

Gonxhja mësimet e para i mori në një shkollë shqipe në Shkup, ku po ashtu e kreu dhe gjimnazin, por në gjuhën serbo-kroate.

Pasionet e rinisë së Gonxhes ishin tre: të bëhej mësuese, të shkruante dhe recitonte poezi dhe të kompozonte e të luante muzikë. Emrin “Tereza” e mori kur ishte 18 vjeçe dhe u dorëzua murgeshë.

Ajo ka ndërruar jetë më 5 shtator të vitit 1997 në Kalkuta të Indisë, dhe janë shkruar e shkruhen edhe sot e kësaj dite me qindra vepra për të Lumën Nena Terezë.

Në Shqipëri vetëvriten më tepër meshkujt

0

LitariOrganizata Botërore e Shëndetësisë, e cila ka publikuar një raport të detajuar botëror rreth vetëvrasjeve, raporton se në vendin tonë vetëvriten më tepër meshkujt sesa femrat.

Raporti i OBSH-së i referohet vitit 2012, ku rezulton se në vendin tonë u vetëvranë 205 persona, nga të cilët 112 ishin meshkuj dhe 93 femra. Numri më i lartë i viktimave është në grupmoshat mbi 70 vjeç, të cilët zënë dhe 19.3 për qind të numrit total të vetëvrasjeve.

Sipas raportit të OBSH-së, numri i përgjithshëm i vetëvrasjeve ka pësuar një rënie me 15.3 për qind, në krahasim me vitin 2000, por ajo që vihet re është fenomeni i rritjes së rasteve te grupmoshat 15-20 vjeç dhe mbi 50 vjeç. Pas personave mbi 70 vjeç, numri më i lartë i vetëvrasjeve rezulton të jetë te moshat 50-69 vjeç, ndërsa pas tyre vijnë 30 dhe 49-vjeçarët. Numri më i ulët i vetëvrasjeve shihet te moshat 5-14 vjeç, me 0.8 për qind të totalit. Por, në nivel global situata është mjaft kritike, pasi sipas raportit të prezantuar në Gjenevë, çdo 40 sekonda i jep fund jetës një person.

“Më shumë se 800 mijë persona i japin fund jetës çdo vit dhe përpjekjet për vetëvrasje janë rritur 20 herë më shumë”, thuhet në raport.

OBSH-ja ka mbledhur të dhënat e 10 viteve mbi vetëvrasjet, duke përfshirë të gjitha vendet e botës, ndërsa i kushton një kapitull të veçantë rritjes së ndërgjegjësimit mbi sfidat që përfaqëson ky fenomen për shëndetin publik. Kjo organizatë kërkon nga qeveritë e vendeve anëtare që ta bëjnë prioritet luftën ndaj këtij fenomeni, i cili po merr përmasa gjithnjë e më shqetësuese edhe për shkak të gjendjes ekonomike dhe mostrajtimit të sëmundjeve të shëndetit mendor.

120 milionë vajza të dhunuara në botë

0

dhunimiNë një raport të ri të publikuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara thuhet se rreth 120 milion vajza në mbarë botën, pak më shumë se 1/10, janë dhunuar seksualisht deri në moshën 20 vjeçare.

Agjencia për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve, UNICEF gjithashtu thotë se 95 mijë fëmijë dhe adoleshentë, shumica prej tyre në Amerikën Latine dhe Karaibe, janë vrarë vetëm në vitin 2012

Raporti vë në dukje se fëmijët në të gjithë botën janë të ekspozuar në mënyrë të vazhdueshme ndaj dhunës, duke përfshirë edhe ngacmimet.

Drejtori ekskluziv i UNICEF, Anthony Lake është shprehur se pjesë e dhunës bëhen persona të moshave të ndryshme, fesë, gjeografisë dhe përkatësive etnike.

“Dhuna te fëmijët ndodh në vendet ku ata duhet të jenë më të sigurt, në shtëpi, shkolla dhe në komunitet. Gjithnjë e më shumë kjo po ndodh në lidhjet në internet dhe nga anëtarë të familjes dhe mësuesit”, tha Lake.

Sipas raportit, rreth 6 nga 10 fëmijë të moshës 2 deri në 14 vjeç dhunohen fizikisht në mënyrë të vazhdueshme nga kujdestarët e tyre.

Theksohet gjithashtu se dhuna ndaj fëmijëve në disa vende është e pranuar nga shoqëria ose falet në mënyrë të heshtur dhe shpesh viktimat janë të frikësuar për të raportuar abuzimet.

Rrëfehet Tahiri: Santo nuk më telefonoi para vrasjes, hetimet e vështira

0

Saimir tahiriMinistri i Brendshëm, Saimir Tahiri, foli dje publikisht për çështjet më të diskutuara të sigurisë dhe rendit në Shqipërisë. Gjatë emisionit “Debati” në “Channel One”, të gazetarit Roland Qafoku, Tahiri e cilësoi Shqipërinë një vend më të sigurtë pas një viti qeverisjeje të PS-së. Lidhur me vrasjen e bankierit të njohur, Artan Santo, Tahiri tha se është një ngjarje e vështirë për t’u hetuar, pasi mungon totalisht informacioni. Tahiri foli edhe për marrëdhëniet me kolegët e tij deputetë në Partinë Socialiste, duke thënë se pavarësisht takimeve me ta, ai do të vijojë luftën ndaj kriminalitetit. I pyetur nëse do të kandidojë për kreun e Bashkisë së Tiranës në zgjedhjet që vijnë, Tahiri e mohoi duke thënë se është i fokusuar në detyrën që kryen.

A i keni realizuar të gjitha ato objektiva që kishit vënë që në 15 shtator 2013, kur morët detyrën?
Unë nuk mund të them se kemi realizuar gjithçka. Sigurisht, objektivat që vumë brenda një viti u realizuan, madje kemi kaluar edhe përtej. Dua të theksoj këtu se, Shqipëria ka më pak punonjës policie për banorë se në vendet e tjera. Ky shkon në raportin 1 me 460, ka zona ku shkon 1 me 3000. Për nga mosha, kemi policinë më të vjetër në Evropë, pavarësisht se ne kemi marrë masa për ta rinovuar Policinë e Shtetit. Na duhet domosdoshmërisht ta ngremë policinë në nivel të atillë, për t’i rënë pas parasë së krimit dhe mundësitë që ka sot bota e krimit për të kërcënuar deri diku edhe vendimmarrjen publike.

Zoti ministër, pas një viti Shqipëria është një vend më i sigurt?
Është absolutisht një vend më i sigurtë. Shifrat flasin vetë, krimet kundër personit janë ulur. Goditjet kundër grupeve kriminale janë rritur. Lufta dhe rezultatet kundër drogës janë rritur në mënyrë spektakolare dhe besimi i qytetarëve te Policia e Shtetit është rritur. Në mënyrë eksponenciale është rritur sot informacioni që ndan qytetari me Policinë e Shtetit. Sot Policia e Shtetit është një institucion që besohet. Nëse ka një gjë që kemi dështuar në 23 vjet për ta ngritur në nivelin e duhur është besimi te Policia e Shtetit. Nuk mjafton policia për të luftuar krimin. Nuk janë të pakta rastet kur policia ka arrestuar keqbërësit dhe gjykata i ka kaluar. Unë jam ministri i parë që ia kam drejtuar këtë shqetësim Presidentit të Republikës, me emra konkretë. Kjo nuk është kthyer kurrë në një çështje publike, me emra konkretë personi dhe kam gjykuar që është në interes të publikut që lufta kundër krimit nuk ndalon dot te policia. Janë qytetarët, janë institucionet, janë gjykatat, por për të ndërtuar besimin e qytetarëve duhet parë produkti.

Ju e keni me gjykatën, apo me prokurorinë?
Jo, nuk e kam me gjykatën. Problemi ynë i përbashkët është kapaciteti për të dhënë drejtësi në këtë vend.
Gjykatësit mendojnë se nuk mund t’i ndërhyni dot në punën e tyre, zoti ministër?
Unë di të them që sot qytetarët nuk marrin drejtësi. Gjykata tregohet e dobët përballë atij që ka lekë dhe e blejnë drejtësinë. Janë mbi 100 çështje dhe janë raste fatale, nuk mund të tolerohet. Unë s’kam se si ta besoj që policia të arrestojë një njeri me armë në brez, me armatim të rëndë dhe gjykata ta lirojë me detyrim paraqitje. Nuk kuptoj asnjë nga ata 100 që kam denoncuar. As sot s’kam një përgjigje nga Presidenti i Republikës.

Çfarë duhet të bëjë presidenti?
Unë nuk jam këtu për t’i çfarë të bëjë Presidentit të Republikës. Unë di të them çfarë nuk shkon. Policia po e bën detyrën, por shpeshherë puna e policisë sabotohet nga gjyqtarët që riciklojnë në shoqëri kriminelët.
Gjyqtarët thonë që policia kërkon të futet në kompetencat e tyre…
Do ta bëj deri në minutën e fundit që do të ushtroj detyrë publike. Kjo nuk është ndërhyrje në punën e askujt, por detyrë ndaj publikut.

A ka mbështetje politike krimi në Shqipëri?
Është e sigurtë që krimi dhe politika janë ndihmuar në mënyrë reciproke. Deri në momentin që kjo do të kthehet në fakt. Në 8 vitet e fundit politika diktonte Policinë e Shtetit për të bërë detyrën, por jo vetëm kaq, por duke diktuar edhe gjykatën e prokurorinë për të bërë detyrën, për të mos folur për degradimin e opozitës sot në një zëdhënëse të krimit. Unë e kuptoj që ka ngjarje kriminale që shqetësojnë publikun.

Në 2007 ka qenë numri më i ulët i vrasjeve në Shqipëri.. Pse nuk e thoni…?
Ne kemi tërhequr vëmendjen e qeverisë kur gjendja e rendit ka qenë e rëndë. Nuk kanë qenë të pakta rastet kur qeveria e kaluar ka qenë palë edhe në korrupsion. Siç nuk kanë qenë të pakta rastet që qeveria e kaluar e drejtonte policinë me urdhra politikë. Sot kjo nuk ndodhur. Ka fakte të forta që dëshmojnë se Policia e Shtetit bën detyrën, pavarësisht ngjyrave politike. Sot të paktën kemi arritur një standard, sipas të cilit Policia e Shtetit nuk njeh më politikë, kufizimet e diktuara nga politika. Fatkeqësisht opozita vazhdon të synojë rrënimin e besimit të qytetarëve te Policia e Shtetit, sepse nuk arriti që t’i bënte në kohën që drejtonte vetë, aksionin e Lazaratit, aksionin e Dukagjinit, arrestimet e funksionarëve të lartë publike për korrupsion.

Mbështetje të politikës ndaj krimit, a bëni dallim majtas-djathtas?
Unë ua thashë nuk ka rëndësi politika në këtë histori. Ne kemi folur me fakte dhe po flasim përditë. Na vjen keq që opozita është katandisur në këtë nivel. I kam ftuar të bëhen pjesë e reformimit të policisë. I ftoj përsëri të heqin dorë nga vajtimet publike dhe t’i rikthehen rrugës për të shëndoshur institucionet. Opozita këtë punë nuk e bën dot. Opozita nuk tha një fjalë për aksionin e Dukagjinit.

Me opozitën nuk i keni punët mirë, po me deputetët e PS-së?Si komunikoni tani me zotin Doshi?
S’kam ndonjë koment specifik për sa më pyet. Marrëdhëniet e mia me kolegët deputetë janë ato që dihen. Kam marrëdhënie miqësore dhe institucionale.
Nuk kam asnjë merak për asgjë që kam bërë gjatë çdo sekonde në detyrën time dhe do vazhdoj të bëj gjatë gjithë ushtrimit të saj.
Ankesa më e madhe e deputetëve te kryeministri është që ju nuk u hapni telefonin atyre?
E keni gabim.. Jeni keqinformuar.

A keni ju të gjithë mbështetjen e deputetëve të PS-së?
Nuk është pyetja e duhur: a kam unë personalisht mbështetjen, siç besoj nuk do ishte pyetja e duhur t’i drejtohej çdo ministri. Ne kemi votuar një program në Kuvend. Unë kam besimin e kolegëve për të zbatuar atë pjesë të programit që ka lidhje me rendin e sigurinë. Këto nuk janë arritje të Saimir Tahirit personalisht, por janë të maxhorancës. Jemi e njëjta gjë, jemi me të njëjtin vullnet dhe forcë për të luftuar krimin.

A jeni takuar me zotin Doshin e Ndreu?
Takohem apo nuk takohem, kjo nuk lëviz asnjë centimetër në vullnetin tim për të luftuar krimin. Një ministër i Brendshëm largohet kur ka prekur në kallo krimin e organizuar.

A keni frikë se ju ndodh kjo?
Jo, fare. Po ndodhi kjo, sipas meje ka rënë shteti. S’ka lidhje fare me mua personalisht, apo me secilin ministër dhe që fatkeqësisht paska ikur nga detyra për këtë arsye.

Sa ju mbështet kryeministri Rama ju, në punën tuaj?
Kryeministri është njeriu që mban përgjegjësinë më të madhe ndër ne, si kryeministër, por edhe si kryetari i partisë më të madhe në maxhorancë. Dhe përtej frymës e harmonisë në ekip, sigurisht që i duhet të mbajë një pjesë të përgjegjësisë së secilit ministër. Unë jam vërtetë i lumtur që kam gjetur mbështetjen e tij të plotë.

Vrasja e bankierit Artan Santo, a ka një gjë të re kjo ngjarje?
Unë nuk mund të flas në publik për çështje konkrete. E kuptoj që është çështje me sensibilitet të lartë, për nga mënyra se si ndodhi, për zhurmën që shkaktoi. Unë e kam thënë publikisht dhe pavarësisht oportunitetit në duhet thënë apo jo, e besoj që ata që bënë ngjarjen kriminale, e zgjodhën jo pa shkak edhe vendin, edhe mënyrën dhe zhurmën. Hetimet janë të vështira në këtë rast. Nuk janë ndër çështjet më të lehta, përkundrazi. Po bëhet një punë e mirë lidhur me hetimet. Unë kam kërkuar edhe ndihmën e partnerëve ndërkombëtarë. Ka edhe përfaqësues nga organizatat partnere që na ndihmojnë duke rritur kapacitetin hetimor të grupit hetimor, por edhe mundësitë për të përdorur metodat më të fundit në hetime.

A besoni se do të zbulohet kjo ngjarje?
Është ngjarje e vështirë shumë. Kush është marrë me hetimin, me çështjet policore ka gjithmonë nevojë për pak fat. Ka ngjarje që zbulohen atëherë kur mungon informacioni, për Policinë e Shtetit mungojnë informacionet lidhur me kërcënimet, apo presionet që mund të ketë patur i ndjeri.

A patët telefonatë prej tij para vrasjes? Jo. A është treguar korrekte Policia e Shtetit, pas vrasjes?
Po. Po të ishte vepruar korrekt, do ishte bërë diçka… Mos bini në grackën e legjendave urbane që shpesh krijohen me keqdashësi në këto situata. Edhe ju mund ta provoni se në rast se do niseni të bëni një trajektore e të dilni për 7 minuta nga Tirana edhe ju mund të keni mundësi t’i shmangeni policisë. Kjo mund të ndodhë edhe në Romë, edhe në Athinë. Në këto raste policia është gjithmonë një hap më pas. Dhe nëse ka edhe pak fat mund të arrijë në objektiv. Është e pamundur të bëhet rrethimi i Tiranës, e çfarë thuhet.

Policia na ndalon në qendër të Tiranës kur futemi me të kuqe në semafor dhe si ka mundësi që në këtë rast nuk ndodhi asgjë. Kjo është habia e njerëzve?
Unë e dhashë përgjigjen time, megjithatë ngjarje të tilla në çdo vend të botës ndodhin dhe mos mendoni se policia i kap me gjurmimin e nxehtë që, vihu mbrapa dhe i kap. Ngjarje të tilla zbulohen dhe autorët dalin para drejtësisë, duke përdorur fluks informacioni, gjë që te ne mungon. Në çdo vend të botës do të ishte shumë më e thjeshtë për shkak të sistemit të kamerave, transaksioneve financiare mbi një shumë të gjurmohej që nga blerja e motorit ose vjedhja deri te rrugëtimi pas ngjarjes. Këto te ne mungojnë të gjitha dhe pastaj mbetet të kërkojmë përgjegjësinë tek ai polici që pse s’i shkoi pas apo pse nuk u rrethua Tirana. Nuk funksionon kështu.

Si janë marrëdhëniet me SHISH?
Institucionale.

Ju shkoni te zoti Visha?
Unë s’kam shkuar kurrë dhe zoti Visha nuk ka ardhur. Do ishim të kënaqur të kishim bërë më shumë.

Nuk ka dëshirë SHISH apo nuk ka zotësi?
Nuk di ta them. Por vetëm ditët e fundit kemi ngjarje kriminale nga oficerë të SHISH. Këtë ia kam shprehur edhe zotit Vishaj. Janë punonjës të emëruar rishtas.

Çfarë sfidash keni për vitin tjetër?
Sfidat janë të shumta, por zhvillimi i kapacitetit në Policinë e Shtetit dhe lufta ndaj krimit, zhvillimi i mundësisë për të ndërtuar dritare shërbyese, me mentalitet shërbëtori dhe revulocionarizimi i punonjësve të policisë në realitet për t’u perceptuar si shërbyes ndaj qytetarëve dhe si zbatues të hekurt të ligjit, ky është një objektiv madhor i këtij viti. Dhe e dyta, lufta ndaj korrupsionit brenda policisë. Lufta kundër korrupsionit brenda është mekanizmi më i fuqishëm për të garantuar integritetin e punonjësve të policisë. Duke filluar që nga mënyra e komunikimit në numrin 129 dhe kapacitetit reagues i policisë deri te proceset gjurmuese, investiguese…. Unë besoj që sfida jonë më e madhe është ndërtimi i besimit të publikut të policia. Komisariati dixhital është një objektiv dhe sfidë. Ky do të jetë një komisariat pa godinë. Ti do denoncosh para telefonit tënd, si të jesh në një komisariat, duke pasur hapësirën anonime, a qenë e nevojshme të shfaqesh, të ndash një informacion me ne. Fillimisht përqindja e informacionit do të jetë e madhe, mund të ketë edhe abuzime, por sikur edhe 1% të jetë e saktë, vlen. Një komshi që denoncon komshiun përballë për dhunë brenda familjes… Unë kam shumë besim që në fund të këtij mandati Policia e Shtetit do të jetë e denjë të krahasohet me ato në vendet e tjera të Evropës.

Aspironi për të qenë kandidat për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e vitit që vjen?
As e kam ndër mend, as e mendoj. Jam shumë i fokusuar te puna që bëj.
Kur hyra në zyrën tuaj, më bëri shumë përshtypje që Mozarti, ishte sfondi i punës suaj. Sa ju ndihmon?
Më ndihmon, sepse unë besoj që njeriu duhet të ketë një lloj entuziazmi në punën që bën. Është gjithmonë një betejë për t’u fituar me veten në mëngjes, para se të fitosh sfidat e detyrës. Jam shumë OK dhe Mozarti më ndihmon./GSH/

Kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja pasurohet – qytetarët varfërohen

0

Ramadan Muja 2Kryetari i Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, nga viti 2010 e deri në vitin 2013 është dëshmuar si kursimtar, ngase paratë e gatshme në llogarinë e tij bankare prej viti në vit janë shtuar.

Por nga marsi i 2013-s e deri në mars të 2014-s, sipas deklaratës së pasurisë të publikuar nga Agjencia Kundër Korrupsionit, Muja nuk ka arritur që të kursejë asnjë cent më shumë, ndërkohë që ka vazhduar të jetojë në shtëpinë familjare të ndërtuar në vitin 1978, e të cilën e ka vlerësuar me 150 mijë euro.Në deklarimin e fundit të pasurisë Muja ka bërë të ditur se ka 59 mijë euro para të gatshme në bankë, shumë kjo e njëjtë që ishte deklaruar nga ai edhe në mars të 2013-s/Koha Ditore/

Mustafa: Presidentja ta tërheq vendimin e saj!

0

isa mustafa 3Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se presidentja e vendit ua vazhdoi mandatin gjyqtarëve ndërkombëtar, akt i cili sipas tij i takon Kuvendit të Kosovës dhe jo presidentes, “nga fakti se ligjet dhe marrëveshjet ndërkombëtare nuk janë mbi Kushtetutën”.

“Gjykata Kushtetuese muajin e kaluar solli një vendim sipas porosisë së PDK-së, me të cilin ngatërruan tërësisht zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit të Kosovës. Këtë e dëshmuan vet njerëzit e PDK-së të cilët publikisht e shpjeguan vendimin disa ditë pa u publikuar. Pas kryerjes së këtij shërbimi, Presidentja e vendit ua vazhdoi mandatin gjyqtarëve ndërkombëtar, por njohësit e Kushtetutës thonë se ky akt i takon Kuvendit të Kosovës dhe jo Presidentes, nga fakti se ligjet dhe marrëveshjet ndërkombëtare nuk janë mbi Kushtetutën. Do t’i sugjeroja Presidentes që ta sheh qartë se kujt i takon mandatimi i gjyqtarëve të jashtëm me Kushtetutë dhe ta tërheq vendimin e saj. Kosovës nuk i nevojitet një Gjykatë Kushtetuese e cila është e kontestueshme në pikëpamje kushtetuese”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

LAN-it po i zvogëlohen opsionet

0

Blloku 50Treshes LDK-AAK-Nisma i kanë mbetur pak opsione për t’i krijuar institucionet e reja. Ky bllok politik opozitar i krijuar pas zgjedhjeve parlamentare të 8 qershorit, po synon që në seancën e ardhshme të Kuvendit ta votojë Isa Mustafën për kryetar të Kuvendit të Kosovës.

Mirëpo, burime të gazetës brenda LAN-it, thonë se përfaqësuesit e treshes e kanë kuptuar se do ta kenë të vështirë ta kenë edhe kryeparlamentarin e edhe Qeverinë. Prandaj, sipas këtyre burimeve, tani LAN po e shqyrton mundësinë që posti i kryeparlamentarit t’i lihet PDK-së, ndërsa për krijimin e qeverisë të kërkojnë edhe ndihmën e Lëvizjes Vetëvendosje.

“Në diskutimet e brendshme është konstatuar se do të jetë e vështirë që blloku të ketë edhe kryeparlamentarin. Aty është diskutuar mundësia që kryeparlamentarit ti lihet PDK-së, ndërkaq që Blloku të ridefinojë marrëveshjen për Qeverinë. Do të nisin bisedimet edhe me VV-në për të parë se si do të mund të dukej një qeverisje e tillë”, i ka thënë gazetës në kushte anonimiteti njëri nga zyrtarët që ka marrë pjesë në takimet e LAN-it../tribuna/

Mustafa Kruja: “Nuk mundem me dashtun sërbín, Beligradin, xhelatët e vllazënve të mij kosovarë”

0

mustafa krujaDështimi i lëvizjes së marsit 1922 e detyroi Mustafa Krujën të braktis familjen dhe Atdheun e të strehohet në Gornji Milanovac të Shumadisë serbe, ku mësoi serbokroatishten e ku përktheu “Shqiptarët e Fuqitë e Mëdha”, të ish kryeministrit të Serbisë Vladan Gjorgjeviç i cili, sipas një dëshmie të Martin Camajt, ishte me origjinë nga malësia e Gjakovës. Ai libër është pasqyrë e koncepteve më poshtëruese, që politika dhe akademizmi serb ushqenin për shqiptarët.
Mustafai e botoi më 1927 në Zarë, me një parathënie e një pasthënie të tij, duke u nisur nga parimi se për të luftuar dobishëm armikun apo kundërshtarin, në rastin konkret serbët, duhet të njohim mirë botëkuptimin e tyre, argumentet e përdorura, kufijtë e urrejtjes apo tolerancës, synimet e mjetet për t’i sendërtuar ato. Dikush mendon edhe sot se ne nuk duhet t’i bëjmë të njohura publikut tonë veprat e atyre që nuk kanë opinione të mira për ne, që na shajnë me ose pa të drejtë, por kjo nuk do të ishte mënyra më e mirë për t’u përballuar me botën.

Kruja u kthye në qershor e u largua përsëri nga Shqipëria më 24 dhjetor 1924, për të vazhduar jetën e mërgimit. Në muajin e zi të marsit 1925 vajtoi dy nga miqtë e tij më të shtrenjtë, Luigj Gurakuqin e Bajram Currin, bashkëluftëtarë të betejave politike, me të cilët kishte ndarë ditë të mira e të këqija, por kryesisht kishte bartur dertet e Shqipërisë. Ata miq e atdhetarë në shenj u vranë pabesisht në Bari e në shpellën e Dragobisë, duke i paguar “borxhin” skajshmërisë së luftës politike në Shqipërinë e asaj kohe e mbetën të pavdekshëm jo vetëm në kujtesën historike, por u përjetësuan edhe në letrat shqipe, në sajë të vjershave monumentale të një tjetër kolegu e miku të tyre, Fan Nolit.

Mërgimi i gjatë nuk e ndau kurrë Krujën nga objekti qendror i shqetësimeve të tij, Shqipëria, gjuha shqipe, për të cilën punoi paprerë në përpilimin e “Fjalorit të madh të Gjuhës shqipe” dhe Kosova me dhimbjet e problemet e saj të pafundme. Vazhdon të mbajë kontaktet me Hasan Prishtinën derisa ishte gjallë, me Dervish Mitrovicën, për të cilin boton një artikull shumë prekës kur ai ndërron jetë, me Niman Ferizin e të tjerë miq kosovarë. Në fjalën e mbajtur në Pejë, më 29 qershor 1942, përshkruan brengat shpirtërore të atyre viteve të gjata e rrëfehet para kosovarëve për bindjet e tij politike.

“Si shqiptar do të kishem fluturue këtu qysh ditën e parë qi ora e pavdekshme e fisit arbnuer deshti me ia kthye tekembramja këto vise të bekueme prej të Madhit Zot atij qi i përkasin: Kombit shqiptar. Si Mustafa Kruja, qi s’ka bâ punë të madhe për tokën e shênjtë e për popullin vigan të kësaj Kosove, por në mos tjetër i ka kjajtë në zêmër të vet me lot gjakut për 30 vjet rrjesht robnín e saj, mundimet e salvimet e përgjakshme të bijve të saj.

Ndonse larg, kam rrnue shpirtnisht me ju, ndërmjet jush. Ka pasun shqiptarë, shokë të mij sërbofila, qi më kanë ngjitun vulën e zezë të tradhtís sepse kam diftue sympathí për Italín, bashkë me Hasan Prishtinën, Bajram Currin, me Dervish Mitrovicën e sa e sa kosovarë tjerë. Po! Nuk e mohoj. Krejt sympathija e eme, mâ e sinqerta, ka qênë për Italín, ka qênë për Romën sikurse vijon me qênë edhe sod. Sepse ka qênë e âsht nji sympathí qi i ka rrânjët në dashunín t’eme pa kufì për Kosovën shqiptare, për Kosovën kreshnike, për Kosovën e martirizueme. Nuk mujshem e nuk mundem me dashtun sërbín, Beligradin, xhelatët e vllazënve të mij kosovarë. Qe pse jam kenë, jam e do të des italofil. Italofil jo për interesë personale, por për nji ideal, italofil pa pallate e pa çifliqe.

E sod qi Kosova âsht bâ shqiptare, sod qi Kosova s’âsht ma ‘juzhna Srbija’ as ‘Metohija’, por quhet Prefektura e Prishtinës, Prefektura e Prizrenit, Prefektura e Pejës e Mbretnìs Shqiptare, bash në saje të bashkimit të shtetit t’onë me italín fashiste, sod un krenohem për italofilín t’eme, edhe në qoftë se nuk kuqen ndopak ata qi këtë italofilí e kanë vulosun për tradhtí. Për nji njeri qi s’ka tjetër ambicje posë realizimit të nji ideali, s’ka kënaqësì mâ të madhe se me e pà kët ideal të vërtetuem”.

Është, ndoshta, pjesa më e bukur e fjalimeve që Kruja, si kryeministër i Shqipërisë mbajti në Kosovë gjatë vizitës së tij. Para atij populli, si para një gjyqi të madh të agorave greke, Mustafa Kruja preku një tast tepër të brishtë të harmonikës së tij prej shtetari.

Ka shumë vite që ka bartur mbi shpinë epitetin “italofil”, që në dialektikën normale njerëzore nuk do të përbënte një padi për askënd, sepse do të tregonte një prirje vetiake për të pëlqyer një kulturë a një popull në krahasim me të tjerët, por që në padijen e shumë personave është njëjtësuar me fjalën “tradhtar”. Ka qenë një barrë e rëndë, tepër e rëndë mbi imazhin e tij, sidomos mbas luftës, kur i ashtuquajturi “bashkëpunim” me pushtuesit u bë tabela e parë e qitjes nga komunistët e jo vetëm nga ata.

Para popullit të qytetit të Haxhi Zekës, në atë ditë të lumtur feste të lirisë kosovare, miku i tij nuk nguron t’i verë gjoksin akuzave e kalon në kundërsulm. “Italofilia”, të cilën ai e pranon ndershmërisht, ka motivet e saj të ekzistencës dhe ata lidhen pikërisht me këtë çast historik, me atë synim të arritur, me bashkimin, aq shumë të ëndërruar, për tridhjetë vjet. Ky u sendërtua në sajë të bashkimit me Italinë, edhe nën pushtim, por për shqiptarët merr trajtat e një çlirimi, sepse shqiptarë e kosovarë do të kenë të njëjtën qeveri, të njëjtat shkolla me të njëjtën gjuhë, të njëjtat ligje, të njëjtat hapësira zhvillimi, të njëjtin shtet.

Kruja nuk i dredhon plumbit, i del përballë me burrërinë e njeriut që nuk ka gjë për të fshehur. Kosova shqiptare me ndihmën e Italisë është kartvizita më e mirë që mund të paraqes në gjyqin e historisë, ashtu sikurse edhe për miqtë e tij kosovarë, që ndanin me të të njëjtën bindje, se Italia ishte i vetmi vend që mund të siguronte kufijtë e Shqipërisë etnike.

Mund të diskutohet pa fund për këtë bindje apo iluzion, jo vetëm të Mustafa Krujës, Hasan Prishtinës, Turhan Pashë Përmetit, Luigj Gurakuqit, Sotir Gjikës, Bajram Currit, Dervish Mitrovicës, por edhe të shumë shqiptarëve të tjerë n’atë kohë, duke përfshirë këtu edhe Mbretin Zog. Mund të gjinden edhe argumente që e kundërshtojnë këtë tezë, duke u nisur nga politika luhatëse e Italisë kundrejt Shqipërisë, por nuk mund të provohet me asnjë lloj dokumenti, se një tjetër Fuqi e madhe kishte në projektet e saj Shqipërinë e bashkuar. Me humbjen e Austro-Hungarisë, të gjitha shpresat e shqiptarëve pro-evropianë u lidhën me Italinë, pavarësisht se kush ishte sistemi i saj shoqëror.

Ato ditë të vizitës në Kosovë, nga 27 qershori deri më 2 korrik 1942, në atmosferën festive e në mjediset bujare e fisnike të qyteteve e katundeve të saj, ato qilima të shtruara kudo ku qëndronte, ata mijëra vetë që e përshëndesnin në çdo pëllëmbë rrugë të asaj toke të martirizuar, ndoshta qenë shpërblimi më i mirë që mori nga kjo botë, sepse “Për nji njeri qi s’ka tjetër ambicje posë realizimit të nji ideali, s’ka kënaqësi mâ të madhe se me e pa këtë ideal të vërtetuem”.

Vizita e gjatë në Kosovë, takimet me popullin dhe autoritetet lokale të qyteteve kosovare, i dhanë rastin të shihte edhe më për së afërmi problemet me të cilat duhej të matej Qeveria e tij. E shkuara, e tashmja, e ardhmja i linin vendin njëra tjetrës në fjalët e kryeministrit në qendrat e ndryshme të Kosovës. Entuziazmi e ngazëllimi për bashkimin me “Dheun amë” shkëmbehej me shqetësimin për mungesat që herë-herë bëheshin alarmante si ajo e kripës në Kosovë, apo e miellit në Shqipëri.

“Ka trimijë vjet qi Kosova ka njomë me djersë e gjak vendin e Ilirisë, se ilirët kanë qenë të parët t’anë e sot na thonë shqiptarë.

Un kam ardhë ndër ju jo vetëm të marr pjesë në gzimin t’uej, por edhe me pa prej s’afërmi hallet e dertet tuaja, jam tue shëtitë të gjithë Kosovën, me qëllim qi këto derte, bashkë me shokët e mij të Qeverisë, të mund t’i ndreqim”.

Shprehet në tubimin e Ferizajt më 28 qershor. Mbas disa orësh, në Gjilan, thekson motivin kryesor të vizitës së tij, që është gëzimi i së sotmes, gëzimi jo i një njeriu, i një familjeje apo i një katundi, është gëzimi i mbarë një kombi, zemra e të cilit rreh me të njëjtin ritëm si në Gjilan, ashtu edhe në Gjirokastër, në Guci e në Krujë, në Prevezë e në Strugë e kudo ku flitet gjuha shqipe.

Kryeministri përsërit, pothuaj në çdo fjalim, keqardhjen për vonesën e kësaj vizite, dëshirën e zjarrtë për të qenë aty që në ditët e para të marrjes së përgjegjësisë shtetërore. Nuk janë justifikime diplomatike të politikanit, janë fjalë zemre të atdhetarit që kërkon të ndajë me vëllezërit e motrat e veta gëzimin e hidhërimin , shpresat e dertet.

“Kryeministri i juej ka vonue ndoshta me ardhë ndër juve me u gëzue në Bajramin e lirís së juej, por punët e Shtetit nuk më kanë lanë me ardhë përpara ; punët e Shtetit janë të popullit dhe pra të juejat.

Arsyeja ma e parë qi më ka pru në Kosovë asht qi të marr pjesë në gzimin tuej, n’atë gzim qi nuk asht gzim i nji feste familjeje, as gzimi i nji djali qi lèn, nuk asht gzimi i nji martese, por asht gzimi i të tanë nji Kombi, asht gzimi i këputjes së zinxhirave të hekurt të nji robnije 30-vjeçare”.

Më një korrik në Rahovec vesh rrobën e historianit, të studiuesit që, jo shumë kohë më parë ka shtjelluar arsyet e Shqipërisë së madhe para Akademisë së Shkencave të Italisë, me ligjëratën “Karakteret natyrore e historike të Shqipërisë së madhe”

“Kosovarë, burra të Rahovecit!

Kjo pritje madhështore qi qyteti juej i vogël i Rahovecit i ban kryeministrit dhe ministrave të vet, difton e provon se sa i madh asht enthuziazmi e se me sa padurim ka pritë ky popull me pa me sy nji kryeministër shqiptar e jo nji kryeministër të huej qi ka pasë nji emën, dikur Pashiq, dikur Jeftiq, dikur Stojadinoviq, gjithmonë me iq…

Un dhe shokët e mij kemi ardhë këtu, si u a merr mendja edhe ju, jo me ju thanë fjalë të bukura, por si shkojnë myslimanët në Haxhillik, kemi ardhë me u gzue me ju për lirinë e fitueme.

Këto vende të bukura qi s’i ka kush në botë, kanë vuejtë shekuj robnije, pasi robnija qi ka pasë për afër tridhjetë vjet e që, shyqyr Zotit, sot ka marrë fund. Vuejtjet e të këqijat e kësaj robnije nuk mund të dëftehen me gojë. Anmiqtë t’onë thojshin me ngulje se Kosova asht e tyneja.

E pse asht e tyneja ? Vetëm sepse asht vramë në fushë të Kosovës i pari i tyne, vetëm sepse kanë pasë ngrehun do kisha në Deçan, Sverçan e Graçanicë. Të tana të drejtat e tyne mbështeten pra vetëm mbi gjakun e nji mbreti të tyne të vramë në fushën e Kosovës dhe mbi nj’a tri a katër ndërtesa kishtare. Por sa pare bajnë këto ndërtesa? E kujt asht Kosova? Kosova asht vetëm e shqiptarëve dhe e Shqipnís edhe këte e dishmojnë shqiptarët me feste të bardha mbi krye. Kjo asht nji diftesë e gjallë; nuk janë diftesa të vdekunit dhe ndonji ndërtesë, sepse të drejtat nuk fitohen me të vdekunit por me të gjallët. E kush janë të gjallët ?… Janë shqiptarët apo serbët? Janë shqiptarët qi janë kenë këtu gjithë jetën”.

Është thelbi, me pak fjalë, i gjithë veprimtarisë së pendës së tij, ai motiv zotërues i dokumenteve, përkujtesave, padive, kërkesave që, në kohë e vende të ndryshme, ka shpalosur para diplomacisë ndërkombëtare, para miqsh e para armiqsh. E vërteta historike mbi ngjarje që janë interpretuar “ad usum del fini”, për t’i dhënë armë serbëve të mbrojnë tezat e tyre mbi Kosovën “djepi i Serbisë”, një gënjeshtër që mbahet më këmbë sepse interesat e të mëdhenjve e ligjërojnë në sajë të forcës së tyre e jo të forcës së argumentavet e të së vërtetës.

Si sekretar i Dërgatës shqiptare në Paris e si kryetar i Komisionit të përshpagimeve është përballur me ata argumente vazhdimisht, ka kaluar net pa gjumë për të përpiluar tezat mbrojtëse të diplomacisë së vendit të tij, prandaj këtu para bashkatdhetarëve nuk ka asnjë ndrojtje t’i pohojë ato me forcë.

Në fjalimin e fundit të udhëtimit, në Prizrenin e Lidhjes Shqiptare që, e para në historinë tonë të gjatë, hodhi idenë e Kombit, biseda e tij ulet këmbëkryq me të vërtetën e periudhës në të cilën zhvillohet.

“…Kosovarë, Ju e keni fitue lirinë kombtare me armët e Boshtit, por edhe me gjakun qi keni derdhun ju e bijt t’uej, gjyshat, stërgjyshat e skatërgjyshat t’uej brez mbas brezi për me mbetun shqyptarë. As Dushani, as Sulltani, as shkau, as tyrku s’ka mujtun me jua ndërrue kombsinë t’uej. Por në koftë se me lirinë e fitueme keni kujtue se u çelën menjiherë dyert e xhenetit për jue, e keni pasë gabim. Mjerisht lirija kushton shtrenjt. Kushton gjak, mjerime e mundime. E bash pse kushton shtrenjt asht aq e çmueshme…

Tash lufta për ne asht luftë durimi, luftë qindrese, luftë nervash. E bash për këtë arsye mos u çuditni në kjoftë se ju them qi asht ba edhe ma e zorshme, ma e mërziçme se lufta e vërtetë ku luftohet e diset burrnisht, ashtu si ju jeni mësue me luftue e me dekun.

Duhet pra, or burra të fortë, të dijmë jo veç me dekun, por kur e don puna si sod edhe me durue të këqijat e luftës vigane qi ka marrë të tanë botën me të thatë e me të njomë. Ju prej Shqipnis së lirë s’i keni pasun deri sod të gjitha të mirat qi keni pritun. Ndoshta ka me ju u dashtun të pritni edhe bajagi do kohë për me i pasun. Por pashi Zotin or burra mos i a veni fajin Shqipnís. Shqipnija asht nana e jonë. E nana kurrë nuk i a don të keqen bijve të vet. S’e ka fajin Shqipnija, e ka fajin lufta qi i a ka ngatrrue lamshin tanë botës. Kurrgjâ nuk do të rrinte mangut këtu në Kosovë sikur të mjaftonte vetëm vullneti i mirë i yni e i jueji.

Nuk po hyj me i tjerrë gjatë të tana punët e dertet nji ka nji. Veç po ju them e po ju siguroj se të mira e të këqija ça të kemi do t’i dajmë bashkë, do të rrojmë bashkë e në koftë nevoja do të desim bashkë”.

Në Prizren, në qytetin ku u shkruajt një epope lavdije, nuk ka nevojë për retorikë, por për vetëdijësim. Lufta botërore vazhdon e përfundimet e saj janë të panjohura. “Tash lufta për ne asht luftë durimi, luftë qindrese, luftë nervash”.

Ka një nënkuptim të thellë kjo frazë, jep tërthor edhe diçka nga vetë gjendja e Qeverisë, që duhet të shkojë përpara ndërmjet dyshimeve të italianëve që pranojnë me vështirësi të heqin simbolet e fashizmit nga flamuri shqiptar me kërkesën e kryeministrit, mosbesimit të një pjese nacionalistësh e armiqësisë së komunistëve që bashkimin e trojeve e shohin me sytë e Miladin Popoviqit e të Dushan Mugoshës. Por, Mustafa Kruja e ka bërë zgjedhjen, sido që të shkojnë ngjarjet: “Do të rrojmë bashkë e në koftë nevoja do të desim bashkë”. /Shqiptarja/Dështimi i lëvizjes së marsit 1922 e detyroi Mustafa Krujën të braktis familjen dhe Atdheun e të strehohet në Gornji Milanovac të Shumadisë serbe, ku mësoi serbokroatishten e ku përktheu “Shqiptarët e Fuqitë e Mëdha”, të ish kryeministrit të Serbisë Vladan Gjorgjeviç i cili, sipas një dëshmie të Martin Camajt, ishte me origjinë nga malësia e Gjakovës. Ai libër është pasqyrë e koncepteve më poshtëruese, që politika dhe akademizmi serb ushqenin për shqiptarët.

Ka një nënkuptim të thellë kjo frazë, jep tërthor edhe diçka nga vetë gjendja e Qeverisë, që duhet të shkojë përpara ndërmjet dyshimeve të italianëve që pranojnë me vështirësi të heqin simbolet e fashizmit nga flamuri shqiptar me kërkesën e kryeministrit, mosbesimit të një pjese nacionalistësh e armiqësisë së komunistëve që bashkimin e trojeve e shohin me sytë e Miladin Popoviqit e të Dushan Mugoshës. Por, Mustafa Kruja e ka bërë zgjedhjen, sido që të shkojnë ngjarjet: “Do të rrojmë bashkë e në koftë nevoja do të desim bashkë”. /Shqiptarja/

Behxhet Shala inkurajon PDK’në: Mos e lëshoni mundësin ta propozoni kandidatin për Kryeparlamentar

0

bexhet Shala KMDLNJBehxhet Shala, drejtor Ekzekutiv i OJQ”së KMDLNj dhe i thirrur nga mediat herë-herë si analist politik, ka thënë që PDK’ja nuk duhet të heq dorë nga kërkesa për ta propozuar kandidatin për Kryetar të Kuvendit të Kosovës. AI tha këtë drejtë ia ka dhënë Gjykata Kushtetuese.

Shala në një intervistë për ‘Epokën e Re’ ka porositur koalicionin LDK-AAK-Nisma që të mos insistoi që ti ketë edhe kryetarin e Kuvendi e edhe Kryeministrin, pasi që mund të mbetet pa të dyja.

Shala tha edhe se koalicionit LAN nuk i konvenojnë zgjedhjet e reja pasi që ëhstë pikëpyetje a do ta votonin njerëzit e LDK’së Haradinajn për Kryeministër.

“Lani është dashur që krejt angazhimin ta drejton në përpjekje për ta marrë postin e Kryeministrit. Nuk e shoh asnjë mundësi që z. Mustafa të bëhëte kryetar i Kuvendit nëse nuk propozohet nga PDK’ja” ka thënë Shala.

Si do të ishte koalicioni kundër ISIS?

0

OBAMA 9Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry po udhëheq përpjekjet diplomatike për të ndërtuar një koalicion ndërkombëtar kundër militantëve të Shtetit Islamik, përgjegjës për vrasje të civilëve në Siri dhe Irak.

Shtetet e Bashkuara po punojnë për të nxitur më shumë sesa vetëm sulme ajrore kundër luftëtarëve të Shtetit Islamik në Irak, duke synuar ndërtimin e një koalicioni të gjerë dhe kundër militantëve me bazë në Siri.

Duke folur në Estoni – një ndalesë në rrugën e tij drejt Uellsit, ku do të zhvillohet një takim i NATO-s – Presidenti Obama tha se një koalicion kundër ISIS-it, është i komplikuar nga vakumi i pushtetit në Siri:

“Do të duhet kohë që ne të jemi në gjendje të formojmë një koalicion rajonal, i cili do të jetë i nevojshëm për të arritur tek komunitetet sunite në disa nga zonat që ISIS ka nën kontroll, për të pasur kështu aleatë në terren, përveç sulmeve ajrore që kemi kryer deri tani. Pra, gjëja e rëndësishme është kjo: objektivi ynë është i qartë dhe ai është dëmtimi dhe shkatërrimi i ISIS-it, në mënyrë që të mos jetë më një kërcënim,” u shpreh Presidenti.

Një koalicion i tillë do të përfshijë partnerë që do të kontribuojnë në mënyra të ndryshme, thotë analistja Nora Bensahel:

“Shtetet e Bashkuara po punojnë intensivisht tani, duke u përpjekur të ndërtojnë një koalicion vendesh që kanë interesa të ngjashme kundër ISIS-it, për të forcuar veprimet diplomatike kundër grupit, mundësisht duke nxitur dhe masa ekonomike ndaj tij, si sanksione financiare apo gjëra të tjera. Jam e sigurt që mes këtyre vendeve të koalicionit do të ketë shkëmbim të informacioneve të zbulimit dhe ndoshta disa nga këto shtete mund të lejojnë kryerjen e sulmeve ajrore,” tha studiuesja e Qendrës për një Siguri të re Amerikane.

Të gjitha këto veprime, thotë ajo, duhet të koordinohen me forcat irakiane të cilat po përballen me ISIS-in në terren.

“Në fund të fundit të vetmet forca që do të mund të zmbrapsin Shtetin Islamik në çfarëdo afati kohor janë trupat lokale dhe kjo është arsyeja pse shohim përpjekje për trajnim dhe këshillim. Kjo është ajo që Shtetet e Bashkuara po bëjnë,” thotë znj. Bensahel.

Këto forca irakiane do t’i përgjigjen një qeverie të re në Bagdad e cila mbështetet nga Irani, që gjithashtu është kundër Shtetit Islamik. Një armik i përbashkët për Teheranin dhe Uashingtonin, mund të komplikojë ndërtimin e një koalicioni të gjerë, thotë ish-ambasadori amerikan në Irak Ryan Crocker:

“Gjendemi në një moment tejet delikat në të gjithë rajonin, ndërkohë që irakianët përpiqen të formojnë një qeveri që duhet të jetë gjithëpërfshirëse aq sa të mund të lejojë rikthimin e sunitëve në proces. Unë mendoj se çdo bashkëpunim i hapur mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara mund të krijojë më shumë probleme sesa mund të zgjidhë.”

Një rol aktiv i Iranit mund të shqetësojë Arabinë Saudite dhe Egjiptin, dy anëtarë të rëndësishëm të një koalicioni të mundshëm kundër Shtetit Islamik, thotë profesori i Universitetit Amerikan Akbar Ahmed, sidomos për shkak se Uashingtoni ka nevojë për më shumë sesa fuqi ushtarake.

“Sjelljet barbare, prerjet e kokave, trajtimi i minoriteteve, trajtimi i të krishterëve e kështu me radhë, janë gjëra që duhet të kontrollohen në mënyrë efektive. Por nëse Shtetet e Bashkuara mendojnë se mund t’i kontrollojnë këto sjellje thjesht duke hedhur disa bomba dhe disa raketa, unë nuk mendoj se është e mundur,” tha ai.

Zoti Ahmed thotë se administrata e Presidentit Obama duhet të jetë e kujdesshme që të mos bëjë të njëjtat gabime që ai thotë se Shtetet e Bashkuara bënë në luftën kundër Sadam Huseinit, duke çuar në krijimin e militantëve irakianë sunitë të pakënaqur, të cilët ndihmuan në themelimin e Shtetit Islamik.