35.1 C
Prizren
E shtunë, 9 Gusht, 2025
Home Blog Page 8152

Turqit përjetojnë dëshprim: Vdes Hyremi

0

Sylejmani i madherishem-Hyremi“Unë jam Hyremi. Vdekje quhet emri im . Vetëm në këtë dashuri e kam gjetur kuptimin e jetës sime”.

Publiku turk është duke i numërurar momentet e fundit të serialit Sylejmani i Madhërishëm dhe para përfundimit të tij mbretëron një dëshprim i madh, shkruan Kurir. Njëra prej aktoreve më kontraverse të serialit Hyrem vdes!

“Unë jam Hyremi. Shumë e ndryshme. E dashur dhe e urryer. Ajo që krijon dhe shkatërron. Ajo që jep dhe merr jetë. Kam kaluar prej robëris dhe kam mbërrijtur në majat e botës. Kam kaluar nëpër akull deri tek zjarri. Unë jam ajo që kam ndez dhe kam fikur zjarrin. Unë jam sinonim e çdo gruaje. Unë jam Hyrem. Vdekje quhet emri im. Rrotullohem rreth vetes dhe vetëm me këtë dashuri e kam gjetur kuptimin e jetës sime”, me këtë monolog Hyremi e paralajmron vdekjen e saj.

Sulltani i saj i dashur e përjeton shumë keq ashtu sikur të kishte vdekur vet ai. I kujton ditët kur për herë të parë e mbante në krahë.

Publiku shumë rëndë e përjeton vdekjen e Hyremit edhe për kundër të bëmave të këqija të saj.

Soni Malaj paralajmron, “Me të jeton” së shpejti me klip

0

SoniMalaj-kengetareKëngëtarja Soni Malaj ka shkruar në faqen e saj në Facebook se kënga e saj konkurruese në edicionin e 11 të “Top Fest”, do të shoqërohet së shpejti me klip.

“Me të jeton” me tekst të Rozana Radit është aktualisht një nga këngët më të komentuara të këtij festivali, duke rezultuar edhe pretendente për çmimin e parë.

Gjithashtu ky produksion muzikor është shoqëruar me polemika dhe debate të ndryshme në mediat virtuale lidhur me elememtë personal të këngëtares Malaj.

Nuk shtyhet provimi pranues në UP

0

Suhareke-testi maturesMbajtja e zgjedhjeve më 8 qershor, bëri që Testi i Maturës të shtyhet për një javë. Por zgjedhjet nuk do të ndikojnë edhe në shtyrjen e afatit të provimit pranues në Universitetin e Prishtinës.
Zyrtari për informim në rektorat, Ardian Gola, ka konfirmuar për gazetën Tribuna se shtyrja për një javë e testit të Maturës nuk e afekton dinamikën e punës për pranimin e studentëve të rinj në Universitetin e Prishtinës.
Pavarësisht se në rektorat thonë se nuk pritet shtyrja e afatit të provimit pranues, deri më tani ende nuk është caktuar afati se kur do të mbahet provimi pranues në UP.

Nga ana tjetër, shtyrja për një javë e mbajtjes së testit të Maturës ia ka komplikuar punën Komisionit Shtetëror të Maturës.

Ky komisioni kishte paraparë që me 7 dhe 21 qershor të mbahet testi i Maturës për rreth 43 mijë maturantë.

Por mbajtja e zgjedhjeve më 8 qershor ka shtyrë këtë komision që ta shtyjë mbajtjen e testit, shtyrje e cila i ka ndryshuar rregullat e organizimit të këtij testi.

Hoti ia “tërheq vërejtjen“ Eqrem Kryeziut – nuk ka koalicion me PDK-në

0

AvdullahHoti-LDKAnëtari i Kryesisë së LDK-së, Avdullah Hoti është zyrtari i parë i kësaj partie që ka reaguar ndaj deklaratës së Eqrem Kryeziut, se ai është për një koalicion mes LDK-së e PDK-së.
Hoti ia ka “tërhequr vërejtjen“ Eqrem Kryeziut që “të reflektojë për gjendjen që është katandisur vendi nga qeverisja e PDK-së”, njofton BotaPress.

“Besoj ai e ka të qartë dëmet që i ka shkaktuar vendit kjo qeveri, ne veçanti qytetit ku jeton ai vetë, Prizrenit. Nuk ka koalicion LDK-PDK. Më 8 qershor, PDK del në opozitë dhe le të përballet me ligjin. Vendi duhet të kthehet në normalitet me qeverisje të përgjegjshme”, ka thënë Hoti në reagimin e tij.

LDK dhe AKR në koalicion paszgjedhor

0

pacolli mustafaPas një takimi disa orësh të hënën mbrëma ndërmjet liderëve të tyre, Isa Mustafa dhe Behgjet Pacolli LDK-ja dhe AKR-ja janë marrë vesh për bashkëpunim ndërmjet tyre, por vetëm pasi të përfundojnë zgjedhjet e 8 qershorit.

“Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca Kosova e Re njoftojnë opinionin publik se kanë zhvilluar takime intensive sa i përket bashkëpunimit për zgjedhjet e 8 qershorit.

Pas takimit të sotëm ndërmjet kryetarit të LDK-së, z.Isa Mustafa, dhe presidentit të AKR-së, z.Behgjet Pacolli, LDK-ja dhe AKR-ja në parim janë pajtuar që programet e të dy palëve kanë ngjashmëri dhe garantojnë zhvillim të Kosovës, në interes të qytetarëve të Kosovës.

LDK-ja dhe AKR-ja do të garojnë të vetme në zgjedhje, ndërkaq detajet e bashkëqeverisjes pas zgjedhjeve do të konkretizohen në ditët në vijim”, thuhet në një njoftim të partisë së Mustafës.

Thaçit nuk i bëhet vonë për partinë e tij, po bën fushatë i vetëm

0

Thaci ne fushateKreu i PDK’së Hashim Thaçi nuk po lë qoshe të Kosovës pa shkelur si pjesë e fushatës zgjedhore, por është bërë i pakapshëm për anëtarët e partisë së tij.

Ai nuk po u përgjigjet kërkesave të anëtarëve që po kërkojnë të dinë nëse do të mund të jenë kandidatë të PDK’së për deputetë.

Kjo, pasi lideri i partisë ka vendosur që gjithçka rreth zgjedhjeve ta bëjë vetë, duke e anashkaluar kështu Këshillin Drejtues të partisë.

Zyrtar të lartë të PDK’së i kanë thënë Tribunës në kushte anonimiteti, se ky këshill ende nuk ka diskutuar për listën e kandidatëve për deputetë dhe as që është mbledhur, qysh prej kohës kur është vendosur të votohet për krijimin e Gjykatës Speciale për krimet e UÇK’së.

Kryeziu: E përkrahi koalicionin LDK-PDK

0

Eqrem KryeziuuAnëtari i kryesisë së LDK-së Eqrem Kryeziu, ka thënë se do të ishte një fitore shumë e madhe për Kosovën dhe rrugën e saj evropiane po sikur pas këtyre zgjedhjeve të bëhet transferi i pushtetit. Kryeziu ka thënë se LDK-ja është e përgatitur për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen më 8 qershor

Ai vazhdon të insistojë se di të ishte në interes të Kosovës një koalicion LDK-PDK i cili do të ofronte garanci për një qeverisje antikorrupsion.

“Në qoftë se do të kishim garanci nga partitë e mëdha, se tani është koha e fundit kur duhet të trembemi nga përgjumja dhe të bëhet një qeveri antikorrupsion, natyrisht se do ta përkrah 100 për qind koalicionin LDK-PDK” ka thënë Kryeziu për Epokën e Re, duke shtuar se, nëse LDK-ja dhe PDK-ja i ofrojnë kuadrot e tyre më të mira, që nuk kanë afera korruptive, atëherë ky koalicion do të ishte në interesin e të gjithëve.

Sipas Kryeziut, oferta e LDK-së për zgjedhjet parlamentar është më e mira, duke thënë se fitorja e LDK-së do të ishte një e mirë për Kosovën.

“Në programin e LDK-së janë angazhuar më shumë se 70 ekspertë të fushave të ndryshme, mbi të cilat mbështetet platforma jonë për Kosovën, e cila mendoj se është më e mira. Të them të drejtën unë jam duke bërë të drejtën edhe unë jam duke bërë një parafushatë të vogël. Do të ishte fitore shumë e madhe për Kosovën dhe rrugën e saj evropiane sikur të bëhej transferi i pushtetit”, ka thënë Kryeziu.

Miranda Kerr: Joga dhe meditim kundër stresit

0

MirandaKerr-modeleMiranda Kerr ka një jetë në dukje perfekte! Është një nga modelet më të paguara në botë dhe madje ndarja e saj nga i shoqi Orlando Bloom u bë në një mënyrë miqësore dhe pa shumë tension.

Megjithatë, edhe “manekinia” e shkëlqyer ka momentet e saj negative, që kërkon t’i “frenoj” me një dozë të mirë optimizmi, pikërisht duke bërë joga dhe duke praktikuar meditimin.

“Çdo ditë kur duhet të përballem me një sfidë, ulem dhe kërkoj t’i shoh gjërat në perspektivë, sepse çdo anë negative ka edhe një pozitive”, ka shpjeguar modelja në një intervistë për të përditshmen angleze ‘The Telegraph’.

Nehat Llovca, heroi i udhëtarëve në aeroplanin e linjës Cyrih-Prishtinë

0

Nehat LlovcaE shtuna e 10 majit për pak sa nuk u bë ditë zie për Zvicrën, por edhe për Kosovën. Aeroplani i kompanisë ajrore “Air Berlin”, i linjës Cyrih-Prishtinë, i cili ishte nisur në orën 6:50 me 150 pasagjerë në bord, i shpëtoi më të keqes falë sportistit të njohur Nehat Llovca, i cili me familje jeton dhe vepron në Solothurn të Zvicrës.

Më poshtë mund ta lexoni rrëfimin e Llovcës, i njohur në karate, kik-boks dhe tay-boks, për Dialog Plus.

“Isha ulur në mes të aeroplanit. Dëgjoja zëra të ndryshëm, edhe britma, por më dukej vetja se jam në ëndërr. Zërat rriteshin gjithnjë e më shumë, prandaj më doli gjumi. E pashë veten me rripin e sigurisë dhe përnjëherë më shkoi dora për ta hequr. Shihja njerëz me lot në sy, të mëdhenj e të vegjël duke qarë, kurse në hyrje të aeroplanit, te dera e parë, një person ishte në këmbë dhe e kishte një shishe në dorë. Herë pas here shihej drita e shkrepëses. U mundova ta qetësoja veten, apo ta freskoja nga gjumi, por menjëherë trupi mu rrëqeth kur dëgjova zërin tij që bërtiste: ‘Allahu ekber! Do të shkojmë në xhenet të gjithë’! Nuk e di se si kam shkuar deri tek ai, ngase isha në mes të aeroplanit. Sapo i jam afruar nuk e kam pyetur asgjë, por vetëm e kam kapur fort. I thashë që të mos lëvizte…

Personi në fjalë e dinte gjermanishten. Ishte aty ndërmjet 35-40 vjeç. Se nga ishte, nuk e di. Nuk e pyeta as për emrin, as se nga vjen. Doja ta ndaloja që të mos e bënte më të keqen. Prandaj, nuk më interesonte se kush është, por vetëm të mos e bënte atë që donte…

Nuk e godita, por e mora me të mirë që të qetësohej, të mos lëvizte. Ai gjithnjë lëvizte dhe më kërkonte që ta liroja. Kur e pashë se po përpiqej të lëvizte dhe nuk kishte gjasa që të më sulmojë, menjëherë u detyrova ta shtrija për toke.

Kur e shtriva në korridorin e aeroplanit, njëra nga stjuardesat m’i afroi prangat dhe e lidha. Njerëzit filluan të qanin edhe më shumë, sidomos fëmijët, vajzat dhe gratë. Por, qanin edhe stjuardesat. U thashë të rrinin rehat, ngase gjithçka është në rregull. Sa e mbaj ashtu të shtirë, ai më kërkonte ta liroja, se tani do të sulmonin shokët që kinse i kishte në aeroplan. Në fakt, ai nuk kishte shokë, por dëshironte të më mashtronte. Nuk e liroja, duke i thënë në rregull, le të vijnë shokët tu, t’i shohim kush janë ata. Por, sinqerisht, më dukej se ishte i ngarkuar psikikisht, se një njeri me gjendje të mirë nuk e bën një gjë të tillë rrezikshme e shumë të rëndë…”, thotë Llovca, i cili nuk e di se çfarë kishte ai në shishe.

“Nuk e kisha mendjen se çfarë ka aty, por doja që të mos ndodhte më e keqja. Fati që u zgjova menjëherë dhe e ndala…

Sapo arritëm në Prishtinë, menjëherë erdhën policët dhe e morën. Policia më falënderoi dhe deshën ta marrin emrin tim, të dhënat e mia. U thashë që nuk ka asnjë problem, ngaqë unë kam ardhur në vendin tim, kurse fati deshi që nuk ndodhi më e keqja. Jam sportist dhe falë Perëndisë, isha shumë i shpejtë…

Piloti më përqafonte, bashkë me ndihmësin, sikur edhe i gjithë ekipi i aeroplanit. Dilnin në foto me mua edhe pasagjerët. Mu duk vetja vërtet një hero”, thekson Nehati nga Llovca e Gjilanit, i cili bashkë me familjen e tij jeton dhe vepron në Zvicër.

Nait Hasani përgatitet për zgjedhje

0

nait hasani ne soferDeputetët e legjislaturës tashmë të shpërndarë të Kuvendit të Kosovës, janë ulur gju më gju me popullin për të kërkuar vota për mandatin e ardhshëm.

Kështu ka vepruar këto ditë edhe Nait Hasani, deputet i PDK’së.

Diku në Malishevë, atë e kanë pritur me meze, domate, speca, kurse për pjatë kryesore ka pasur fasule me mish.