21.6 C
Prizren
E enjte, 7 Gusht, 2025
Home Blog Page 8153

Dragash, begenisja për Shëngjergj

0

shengjergjSerife N. nga Komuna e Dragashit prej se di për vete orientimin në kohë e bën me dy festa: Shëngjergjin dhe Shmitrin, siç i referohet ajo Shën Mitrit. “Kam lindur 4-5 ditë para Shëngjergjit”, thotë 73-vjeçja e cila mban veshjen tradicionale, me fustanellë të zezë dhe këmishë të bardhë me qëndisje, gati e njëjtë me atë që ka mbajtur si nuse e re që dallon veç në këmishë me ngjyra. Mban në mend të jetë martuar “3 javë pasi ka hyrë Shmitri”.

Më 6 maj bashkë me nuset e djemtë kanë ardhur nga Vrenishta në Vllashkë, shkruan sot “Koha Ditore”. Fshati prej nga vijnë është nja 7 kilometra prej Dragashit, jo fort larg edhe prej fshatit nuk ndihen fort jabanxhi. Në mesin e qindra njerëzve tjerë ata festojnë Shëngjergjin.

“Po festojmë se është bërë nxehtë. Ka ardhur vera”, thotë kjo grua pjesëtare e komuniteti goran. Megjithëse në Kosovë festohet nga një numër i madh njerëzish, pak nga ta e dinë historikun e festës.

Më të vjetrit e shpjegojnë si “festë e verës”, ndërsa të rinjtë thonë së është pjesë e traditës, por nuk e dinë kuptimin. Disa e lidhin edhe me ilir përderisa për jo pak fetarë është festë pagane. Për ata më ekstremë është “haram” të shënohet

Eurovisioni me pamje të re

0

DitarShkruan: Ditar Kabashi 

Kam pasur rastin të përcjell video të edicioneve të Eurovisionit të viteve të 70’ta e 80’ta. Përgjithësisht dominim i bendeve muzikore dhe shfaqje e kulturave të popujve evropianë dhe euro-aziatikë me zhanre të ndryshme. Kisha fituar përshtypjen se secili shtet dërgonte dikë që mund ta përfaqësonte denjësisht atë. Protagonisti duhej të ishte një lloj pasqyre e shoqërisë ku jetonte ose të paktën të shpërfaqte tendencën e një shoqërie për të arritur një nivel tjetër civilizimi.

Përzierja e kulturave (etnive, kombeve, feve etj.) në kontinentin e vjetër, që erdhi si rezultat i globalizimit, solli deri në transformime qytetërimore. Bashkë me këtë lindën dilema rreth asaj se çka konsiderohet vlerë e çka e kundërta e saj, cilët janë parametrat vlerësues të së mirës e të së keqes, çka është e drejtë e çka jo, si të vijëzohet raporti liri-shfrenim, e kështu me radhë, plot çështje, të cilat si nocione janë abstrakte por ama zënë vend në marrëdhëniet ndër sociale.

Nuk është për tu habitur se një jo francez (etnikisht) të përfaqësojë Francën. Apo një zezak të këndojë në emër të popullit anglez. Fundja, këtë e shoh si bukuri dhe si goditje ndaj ideologjive çnjerëzore sikur që janë: shovinizmi, racizmi, fashizmi e të ngjashme.

Sidomos Eurovisioni si organizim është arenë e përshtatshme për të luftuar paqësisht ndaj bindjeve të tilla.

Mirëpo, se viteve të fundit në Eurosong nuk vlerësohet cilësia dhe nuk reflektohen vlera të mirëfillta të asnjë populli, tashmë dihet botërisht. Përkrahja me poenë mbi baza fqinjësie dhe politike zaten i ka dhënë hije të keqe kësaj gare dhe ka bërë që një numër shtetesh të bojkotojnë pjesëmarrjen si revoltë ndaj sistemit të votimit.

Sikur të mos mjaftonin të gjitha këto anomali, fituesi (mbase: fituesja, nuk ia di gjininë) i edicionit 2014, që përfaqësoi Austrinë, është majë kulmore e devalvimit kulturor dhe njëherësh model se si abuzohet me artin në emër të artit dhe lirisë së orientimit seksual. Populli austriak nuk mund të jetë i këtillë. Nuk duhet jetuar me të kaluarën, por nuk duhet harruar atë. Një austriak i ri, a duhet të krenohet me perandorinë e fuqishme që e kishin të parët e tij apo me këtë sharlatan asnjanës?

Krenaria e Austrisë është Franz Schuberti apo Conchita Wurst? Me të dyjat nuk shkon. Pikërisht këtu qëndron rreziku i devijimit nga identiteti. Ajo që është edhe më perfide, ky përfaqësues mëton të bëhet një lloj simboli në emër të të drejtave dhe integrimit të komunitetit të tij në familjen e madhe evropiane sikur të ishte diçka krejt normale dhe e zakonshme. Ai duhet shëruar dhe deri sa të kurohet, të mos promovohet në media për t’u bërë shembull i keq për rininë dhe për relacionin e natyrshëm mashkull-femër.
Ky fakt, duhet të jetë precedent i mjaftueshëm që shtetet të mos dërgojnë më përfaqësues në këtë maskaradë dhe t’i japin mesazh organizatorëve të Eurovisionit se ky festival mund të jetë çdo gjë, por jo eveniment artistik dhe reprezentativ.

Meqë Kosova nuk po mundet të jetë pjesëmarrëse, uroj që të paktën këtë qëndrim ta ketë Republika Shqipërisë, e cila përherë pohon se ka një popull të lashtë e me tradita autoktone.

E nëse mund të nxirret një porosi nga pamja e fituesit të këtij edicioni, ajo është se mjekra, jo çdoherë duhet konsideruar si element burrërie.

Universiteti i Tiranës i jep Limajt titullin Honoris Causa

0

Fatmir  Limaj 5Fatmir Limaj është nderuar sot me titullin Honoris Causa nga Universiteti i Tiranës.

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj ka marrë titullin Honoris Causa nga Universiteti i Tiranës.
Ai është nderuar me këtë titull për kontributin që ka dhënë në afirmimin e vlerave kombëtare dhe arsimore të shqiptarëve.
Aktualisht, Limaj është duke themeluar Degët e Nismës për Kosovën nëpër qytete të ndryshme.

Më herët Limaj ka qenë Nënkryetar i PDK’së dhe Ministër në Qeverinë Thaçi I.

Ku po mbetet Bujar Bukoshi?

0

Bujar BukoshiZëvendëskryeministri Bujar Bukoshi ende s’ka treguar se ku do të shkojë në afatin kalimtar të transferimeve politike.
Bujar Bukoshi pati themeluar Listën Dr. Ibrahim Rugova, pak para zgjedhjeve të fundit nacionale.

Me këtë Listë, Bukoshi bashkë me Ukë Rugovën, Dardan Gashin e Astrit Harqijën patën lidh koalicion me AAK’në, duke marrë kështu një deputet në Kuvendin e Kosovës.
Më vonë, Lista pati bërë koalicion me PDK’së, duke marrë një pozitë të Zëvendëskryeministrit, një Ministri dhe disa poste Zëvendësministrash.

Ndërkohë, Dardan Gashi e ka konfirmuar se Lista është shpërbë, ndërsa vet ka shkuar në Partinë e Behgjet Pacollit.

Por, ende nuk po dihet për fatin politik të Bujar Bukoshit.
Express ka kontaktuar Bukoshin, por ai nuk e ka hapur telefonin.

Në anën tjetër, zyrtarë të LDK’së kanë thënë se nuk janë të interesuar të marrin afër vetës Bukoshin.

Rita Ora, striptizëm gjatë koncertit

0

Rita ora striptizKëngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora, ka dhënë një shfaqje të vërtetë për fansat e saj, ndërsa ka qenë e pranishme në një koncert në Londër.

Fillimisht 23-vjeçarja ka qenë e veshur me një kostum, ndërsa më pas ka përfunduar vetëm me të brendshme.

E elektrizuar nga atmosfera e krijuar, Rita ka dhënë një shfaqje striptizmi, duke hequr një nga një rrobat e saj.

Linjat e shkëlqyera të Danielle Lloyd

0

Danielle LloydAjo nuk ka qenë kurrë e rezervuar për të treguar hiret e saj.

Këtë gjë Danielle Lloyd e ka bërë edhe këtë radhë, teksa ka postuar disa foto për fansat e vet, vetëm me bikini.

30-vjeçarja është duke pushuar dhe për këtë arsye modelja britanike ka dashur të ndajë me fansat linjat e saj të shkëlqyera.

 

Mediat spanjolle: Rroftë Shqipëria, në djall Eurovizioni dhe në djall Bashkimi Europian!

0

86005Festivali Europian i këngës jo për herë të parë ka lënë shumë të zhgënjyer. Lista kryesohet nga Spanja.

“Në djall Eurovizion dhe në djall Bashkimi Europian, rroftë Shqipëria”- shkruajnë mediat spanjolle. Veç zhgënimit për këtë eveniment, ata dhanë mirënjohje për faktin që Shqipëria i dha pikët maksimale këngëtares spanjolle Ruth Lorenzo.

“Në djall dhe ata që votojnë për zgjedhjet e ardhshme evropiane dhe të gjitha zonjat austriake me mjekër” – thonë mediat, ndërsa kujtojnë se Portugalia fqinje dhe pse mori 12 pikë nga Spanja nuk ua ktheu nderin fqinjëve të tyre, raporton Ora News.

Vetë këngëtarja spanjolle Ruth Lorenzo shprehet se vetëm “në qoftë se ke mustaqet më të famshme duhet të fitosh”, duke folur me ironi për fituesin e Eurovizion 2014. As këtë vit nuk kishte drejtësi në ndarjen e çmimeve, thonë mediat referuar dhe faktit se prezantuesja kishte thënë se ky duhet të jetë viti i Spanjës, pasi është përfaqësuar denjësisht por duhet pritur nëse do të bëhet drejtësi.

Më tej mediat ndalen gjatë te 12 pikëshi i Shqipërisë. Duke mallkuar dhe një herë Europën, Eurosong, ziliqarët dhe politikën, mediat shkruajnë “Po, vetëm Shqipëria e njeh muzikën, 12 pikë për Spanjën” dhe na e kthen menjëherë borxhin: Që tani, nëse dikush dëshiron të kalojë verën jashtë kufijve spanjollë, duhet të shkoni vetëm në Shqipëri”.

Madje tregohen më zemërgjërë se kaq, përmes një premtimi që nuk mund të bëhet realitet:

“Nëse shqiptarët bëhen fqinjët tanë, dhe jo francezët dhe portugezët, ne do t’ju paguajmë borxhet bankare”

“Eurovizioni është një humbje kohe, në këtë mënyrë siç është konceptuar jo vetëm që nuk fitojmë’ por mund dhe të na fishkëllejnë si në rastin e Rusisë, apo më keq”, mbyllet artikulli për Eurovizion në sajtin estrelladigital.

Eliza Hoxha i bashkohet PDK-së?

0

Eliza HoxhaDisa prej komandantëve kryesor të UÇK’së aktualisht janë duke u gjykuar për krime lufte. E vendin e tyre po pritet ta zënë anëtarët e shoqërisë civile dhe këngëtarët. Pas Ardian Arifajt, Luljeta Vuniqit e Ramadan Ilazit në PDK pritet të aderojnë edhe arkitektja Eliza Hoxha.

Derisa Kryetari i PDK’së, Hashim Thaçi e ka koncentruar krejtësisht fushatën elektorale përreth vetës, ai po synon t’i zëvendësojë komandantët e luftës me anëtarë të shoqërisë civile dhe këngëtarë.

Kështu, Thaçi pasi i mori afër vetës Ardian Arifajn, Luljeta Vuniqin e Ramadan Ilazin, pritet ta marrë edhe anëtarë të tjerë të shoqërisë civile.

Burime të Express brenda PDK’së kanë thënë se në këtë parti pritet t’i bashkohet edhe arkitektja Eliza Hoxha.

Hoxha, e cila njihet edhe si këngëtare, pritet të promovohet edhe si kandidate e ardhshme për Kryetare të Prishtinës.

Ndërkohë, Kryetari i PDK’së, Hashim Thaçi i ka lënë krejtësisht anash komandantët e luftës.
Kështu, Thaçi në asnjë paraqitje publike nuk i ka pasur afër vetës ndonjë prej komandantëve të luftës.

“Thaçi po dëshiron t’i fitojë zgjedhjet i vetëm dhe pastaj të vendos krejtësisht i pavarur për të gjitha pozitat udhëheqëse”, ka thënë njëri prej Nënkryetarëve të PDK’së.

“Express” me “Ramë Lahaj në Royal Albert Hall”

0

646Në shkurt të këtij viti, në një skenë gjigante në Londër, para audiencës prej më shumë se 5 mijë vetash, një tenor nga Kosova performoi në rolin e Rodolfos, në operën “La Boheme”. Ramë Lahaj, u bë tenori i parë kosovar që u ngjit në skenën prestigjioze të “Royal Albert Hall”.

Prapaskenat e përgatitjes për një prej prezantimeve më të rëndësishme të këtij tenori, do të zbulohen në ekranin e kanalit më alternativ në vend, të hënën në orën 17:40.

Kohavision sjell reportazhin “Ramë Lahaj në Royal Albert Hall”, të realizuar nga regjisori Valon Jakupaj dhe produksioni “Gegnia Film”. Reportazhi, transmetohet të hënën, në kuadër të emisionit kulturor të KTV-së, “Express”.

Dardan Selimaj, producent i programit në Kohavision, ka thënë se bëhet fjalë për një minidokuemntar që sjell shumë detaje për shikuesit.

“Të gjitha prapaskenat e performancës së Ramë Lahajt në këtë skenë prestigjioze janë përfshirë në dokumentarin 10-minutash”, ka thënë Selimaj. “Ky ka qenë debutimi i Lahajt në skenën me nam dhe është e rëndësishme që edhe shikuesit tanë të përjetojnë nëpërmjet ekranit, emocionet e tij para dhe gjatë performancës”, ka shtuar ai.
I lindur në vitin 1983 në Istog, Ramë Lahaj ka përfunduar shkollimin e fillor dhe të mesëm në vendin e tij. Në vitin 2001 ai u diplomua në studimet kompjuterike. Në moshën 21- vjeçare ai filloi trajnimin e tij profesional muzikor dhe një vit më vonë i filloi studimet në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë (Shqipëri), ku u diplomua si nxënësi më i shquar në vitin 2008.

Tenori kosovar, Ramë Lahaj, është një emër i familjarizuar tashmë edhe me audiencën gjermane. Rolin e Alfredos e kishte interpretuar edhe në skenën e Teatrit Shtetëror të Operës në Lübeck të Gjermanisë dy vjet më parë. 30-vjeçari është fitues i dy çmimeve të para nga tri kategoritë e festivalit “Ritorna Vincitor”, në Napoli të Italisë, në edicionin e vitit të kaluar, të 16-in me radhë.

Lahaj është fitues edhe i dy çmimeve tjera me karakter ndërkombëtar “Marie Kraja” dhe “Riva del Gardes”. Ka marrë pjesë si këngëtar mysafir në koncertet e Gustav Kuhn, dirigjent me famë botërore që listës së tenorëve, me të cilët ka bashkëpunuar, i prin Luciano Pavarotti.

Në AKR aderojnë rreth 40 intelektualë të rinj

0

aderime ne akrAleancës Kosova e Re i janë bashkuar rreth 40 intelektual të rinj, ekspertë nga shkencat ekonomike, juridike e sociologjike nga komuna të ndryshme të vendit.

Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ju ka shprehur mirëseardhje aderuesve të rinj, duke ju ofruar mbështetje të plotë për idetë dhe angazhimin e tyre në kuadër të programit dhe politikave të Partisë, thuhet në njoftimin e AKR-së.

“Kjo është shtëpia juaj dhe unë pres nga ju të zhvilloni kreativitetin tuaj dhe të jepni kontributin duke i shërbyer drejtpërdrejt interesave të qytetarëve dhe të mirës së përbashkët të shoqërisë”, ka thënë me këtë rast Pacolli.

Ai ka shtuar më tej se AKR synon tu ofrojë të rinjve mundësitë më të mira si për arsim ashtu edhe për punësim.

Ndërsa, Hazbi Kadriu, shprehu falënderimin në emër të aderuesve të rinj, duke siguruar presidentin Pacolli, se vullneti i të rinjve kosovarë ka gjetur një adresë ku mund t’i jetësojnë qëllimet e tyre për një Kosovë të Re, me perspektivë evropiane.

I pari i AKR-së ka shfrytëzuar rastin që para mediave të prezantojë ekipin që do të udhëheqë me zyrën për informim të AKR-së.