Home Blog Page 8153

Prizren: Shkolla e Bregdrinit edhe sivjet jofunksionale

0

Prizren-Shkolla e BregdrinitBanorët e fshatit Bregdri të Prizrenit kanë ngritur shqetësimin lidhur me pamundësinë që nxënësit e klasave VI deri IX të ndjekin mësimin në shkollën e re, ndërtuar në këtë lokalitet.

Ditët e para të vitit shkollor ata kanë refuzuar që fëmijët e tyre të vazhdojnë të udhëtojnë për të ndjekur procesin mësimor, pasi që tashti, sipas tyre, janë krijuar kushtet infrastrukturore që mësimi të mbahet në shkollën e fshatit, shkruan Koha Ditore.

Ankesa e komunitetit është përcjellë tek organet komunale, me ç’rast, çështja është diskutuar edhe në takimin e kryetarit të Komunës, Ramadan Muja, me bashkëpunëtorët e tij.

“Fenomeni” i rrjeteve sociale

0

Fenomenii rrjeteve sociale“Fenomeni” është një shfaqje për rrjetet sociale, e cila flet për rrjetet sociale që kanë përfshirë mbarë globin, për një rrjet komunikimi sa të gjerë aq edhe më frekuentueshëm nga i gjithë njerëzimi”, ka thënë për “Zërin” Sokol Guga

Rrjetet sociale janë bërë mjete të komunikimit në mes njerëzve në mbarë botën dhe më shumë se kaq. Madje për koreografen nga Shqipëria, Riselda Sejdija rrjetet sociale tashmë janë shndërruar në fenomen. Duke iu referuar kësaj, ajo ka ndërtuar shfaqjen që mbanë titullin “Fenomeni”, premiera e së cilës do të jepet në Kosovë.

“‘Fenomen’ është shfaqja e cila flet për rrjetet sociale që kanë përfshirë mbarë globin, duke bërë për vete të gjithë njerëzit duke pasur një rrjet komunikimi sa të gjerë aq edhe më frekuentueshëm nga i gjithë njerëzimi”, ka thënë për “Zërin” Sokol Guga, koordinator mediatik. Shfaqja e baletit do të jepet në Teatrin Kombëtar të Kosovës me 10 shtator.

“Kjo shfaqe do të hap siparin e sezonit artistik në Kosovë”, është shprehur Guga, teksa ka thënë se ishte kërkesë e Ahmet Brahimajt, drejtorit të Baletit të Kosovës, që sezoni të nisej më një shfaqje nga Shqipëria.

“Nuk na mbetet gjë tjetër veçse të prekim nga afër fenomenin që Sejdija do të sjellë me 10 shtator për të gjithë publikun”, ka thënë Sokol Guga. Në shfaqjen e baletit “Fenomeni” do të jetë balerinët nga Universiteti i Artëve i Tiranës, ku Riselda Sejdija është pedagoge e lëndës së koreografisë.

Riselda Sejdija që njëherit është edhe producente e shfaqjes “Fenomeni”, vjen për herë të dytë brenda një viti me shfaqje në Kosovë. Muaj më parë në të njëjtën skenë është dhënë shfaqja “Risi Moulin”, që sipas Sokol Guga është pritur mirë si nga publiku i Shqipërisë, ashtu edhe nga ai i Kosovës. Biletat për “Fenomenin” kushtojnë 3 euro.

Polemizojnë për Ukrainën

0

ukraina-trupat-ruse-320x212Teksa NATO-ja pritet të krijojë një forcë me “disa mijëra trupa” për Evropën Lindore, Rusia ka thënë se do të rishikojë strategjinë e saj ushtarake për t’iu kundërvënë rreziqeve

Rusia është zotuar të martën se do të adoptojë një doktrinë më të ashpër ushtarake në reagim ndaj planeve të NATO-s për të krijuar një ekip të reagimit të shpejtë që mund të pengojë ekspansionin e Kremlinit në Ukrainë dhe avancimin e dyshuar të saj më tej drejt perëndimit.
Paralajmërimi befasues i Moskës i ka shtuar tensioneve një dimension të ri dhe kërcënues në prag të samitit dyditor të NATO-s, që nis të enjten në Uells, ku kreu i pafuqishëm i Ukrainës, Petro Poroshenko, do t’i lyp personalisht ndihmë ushtarake presidentit amerikan, Barack Obama.

Apeli i presidentit ukrainas për ndihmë evropiane përballë dislokimit të supozuar të trupave nga Rusia në lindjen separatiste të ish-republikës së tij sovjetike është hedhur poshtë nga udhëheqësit e Bashkimit Evropian, të cilët janë takuar fundjavën e kaluar në Bruksel. Por, shefi i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, ka thënë në Bruksel se aleanca 28-anëtarëshe do të mbështesë krijimin e një force me “disa mijëra trupa”, të cilat do të mund të dislokohen brenda “shumë pak ditësh” për t’iu kundërpërgjigjur çfarëdo lëvizjeje të perceptuar të ushtrisë ruse në Evropën Lindore.

The New York Times ka raportuar se njësiti i reagimit të shpejtë do të mbështetet nga anëtarët e rinj të NATO-s, si Polonia, që dikur ishin satelite sovjetike, por që tani e shohin presidentin rus, Vladimir Putin, me frikë dhe mosbesim. Reagimi i Rusisë ndaj synimeve të NATO-s ka qenë i menjëhershëm dhe fjalashpër. Zëvendëssekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Rusisë, Mikhail Popov, ka thënë se plani i mbrojtjes i Perëndimit përbën “dëshmi të dëshirës së krerëve të SHBA-së dhe të NATO-s për të vazhduar politikën e tyre të rritjes së tensioneve me Rusinë”.

Popov ka shtuar se doktrina ushtarake e 2010-s e Rusisë – një dokument i cili veçse e lejon përdorimin e armëve bërthamore në rast se siguria kombëtare vlerësohet të jetë në rrezik të madh – do të përqendrohet edhe më shumë mbi mposhtjen e NATO-s dhe sistemit të saj të ri mbrojtës. “Unë nuk kam dyshim se çështja e afrimit të infrastrukturës ushtarake të anëtarëve të NATO-s në kufirin tonë, përfshirë nëpërmjet një ekspansioni të bllokut, do të mbetet një prej kërcënimeve të jashtme ushtarake ndaj Rusisë”, ka deklaruar Popov. Ndërkaq, ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, ka thënë në deklarata të veçanta se forcave të armatosura të Rusisë do t’ju forcohen muskujt me shtimin e 230 helikopterëve dhe aeroplanëve të rinj ushtarakë deri në fundin e vitit.

Plani i PDK-së për seancën e Kuvendit

0

thaci edita tahiriPartia Demokratike e Kosovës (PDK) beson se i ka votat e nevojshme (61) për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit në seancës e radhës dhe kjo falë mbështetjes së partive minoritare dhe së paku të katër deputetëve të Bllokut: LDK, AAK, Nisma.

Kështu ka bërë të ditur një burim i gazetës “Zëri” brenda PDK-së, i cili është shprehur i bindur se kandidati i kësaj partie për kryetar të Kuvendit do të zgjidhet qysh në seancën e radhës së Kuvendit, pasi që tashmë, sipas tij, PDK-ja ka arritur të sigurojë 61 votat e nevojshme.

Ish-zyrtari policor, Fatmir Gjurgjeali, gjykohet për spiunazh

0

Fatmir GjurgjealoNë Gjykatën Themelore të Prizrenit, të martën u mbajt shqyrtimi kryesor ndaj Fatmir Gjurgjealit, ish-zyrtarit policor i cili po akuzohet për vepër penale të zbulimit të fshehtësive zyrtare, vepër kjo e dënueshme sipas kodit penal deri në 5 vjet burg.

Sipas aktakuzës së prokurorisë, Fatmir Gjurgjeali, nga viti 2009 në vazhdimësi, në cilësinë e mbikëqyrësit të zyrës dhe zëvendësshefit të Njësisë së Inteligjencës Kriminale Rajonale në Prizren pa autorizim i ka dërguar informacione shtetasit të huaj.

Sipas prokurorisë, këto informacione, Gjurgjeali, në mënyrë elektronike i ka bartur fillimisht në e-mail-at e tij privatë, ku pastaj u ka mundësuar personave të paautorizuar të kenë qasje në këto dosje.

I pandehuri nuk e pranoi fajësinë për veprën e ngarkuar.

“Pyetja është a e pranoni fajësinë për veprën penale zbulimi i fshehtësisë zyrtare? Jo nuk e pranoj dhe ndjehem i pafajshëm”, tha ai.

Edhe pse, prokurori i rastit së bashku me kryetaren e trupit gjykues ishin munduar që të sigurojnë ekspertizën kompjuterike nga ekspertë të informatikës, edhe pas 4 muajve një gjë e tillë nuk është arritur.

“Unë jam angazhuar përmes profesorëve të fakultetit teknik, që ata të ma japin një emër të lamisë adekuate, mirëpo për shkak të natyrës së veprës sigurisht po ngurrojnë edhe ekspertët, unë nuk di me emër e mbiemër se kush mundet me na dhënë neve konstatimin e saktë. Unë po kërkoj edhe një afat më së largu edhe një muaj me ardhë unë me një propozim konkret”, tha Bajram Hamitaga, prokuror i shtetit.

Trupi gjykues e aprovoi propozimin e prokurorit.

Nga ana tjetër, avokati Bashkim Nevzati, mbrojtës i të pandehurit Gjurgjeali ngritjen e kësaj akuze pa ekspertizë paraprake e quajti si të ngutur, e cila sipas tij e ka lënë gjykatën në një qorrsokak.

Ai po ashtu tha se aktakuza ka ndikuar edhe në jetën personale të të pandehurit.

“Ka ndikuar natyrisht në gjendjen e tij si sociale ashtu edhe psikofizike, për arsye se tani për tani është pa punë, është nën brengën e një akuze relativisht të rëndë, është pa të ardhura personale, pa të ardhura nga asnjë burim tjetër, kështu që këto ndikojnë shumë në gjendjen e tij”, tha Nevzati.

Aktakuza ndaj Gjurgjealit është ngritur në maj të vitit 2012 nga Prokuroria Themelore e Prizrenit. Seanca e radhës mbahet më 7 tetor./Kallxo.com/

Mogherini: Dialogu vazhdon, kushdo që formon Qeverinë në Kosovë

0

Federica MogheriniPasardhësja e Baroneshës Caherine Ashton në postin e përfaqësueses së lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, aktualisht ministre e Jashtme e Italisë, ka thënë të martën në Bruksel se pret që, kushdo që të formojë qeverinë e Kosovës, do të ketë vullnet për të vazhduar dialogun me Beogradin dhe për të zbatuar marrëveshjet e arritura deri më tash.

“Duhet të presim se si do të formohet Qeveria e Kosovës. Nga takimet që kam pasur unë në Kosovë dhe në Serbi kam parë një vullnet të fortë për vazhdimin e dialogut. Kjo është e rëndësishme por po aq e rëndësishme sa vazhdimi i dialogut është zbatimi i asaj që është arritur deri më tash si marrëveshje në këtë dialog”, ka thënë ajo duke folur para deputetëve të Parlamentit Evropian në Komisionin e Politikës së Jashtme, shkruan Koha Ditore.

Rexhepi: Demarkacioni shmang incidentet në kufi me Serbinë

0

BajramRexhepi-ministerMinistri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, ka thënë se vetëm demarkacioni me Serbinë u jep fund incidenteve në kufi me këtë shtet

Ndërkaq, përfaqësues të subjekteve politike në opozitë, si dhe njohës të çështjeve të sigurisë, kanë thënë se institucionet e Kosovës duhet të bashkëpunojnë me prezencën ndërkombëtare në vend dhe se çështja e kufirit duhet të trajtohet në dialogun me Serbinë, në Bruksel.

Muajin që shkoi në veri të Kosovës, përkatësisht në kufi me Serbinë, ka pasur përleshje të armatosura me bilanc disa të vrarë dhe të plagosur, shqiptarë dhe serbë, shkruan sot Koha Ditore.

Presidentja mbi Kushtetutën për ndërkombëtarët

0

jahjaga per gartPresidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, vlerësohet të ketë rënë ndesh me Kushtetutën, me rastin e dekretimit të vazhdimit të mandatit të tre gjyqtarëve ndërkombëtarë të Gjykatës Kushtetuese. Njohësit dhe bashkëhartuesit e Kushtetutës, konsiderojnë se me këtë veprim presidentja ka dalë jashtë kompetencave të veta duke mos e përfillur Kushtetutën si aktin më të lartë juridik në vend.

Sipas tyre, nuk ka autoritet tjetër pos Kuvendit të Kosovës që mund të ndryshojë Kushtetutën, normat dhe ligjet. Dhe ky dekretim i presidentes nuk është në përputhje me këto dispozita kushtetuese dhe nuk është në përputhje as me ligjet për mbikëqyrjen e pavarësisë së Kosovës.

Për mundësinë e vazhdimit të mandatit të gjyqtarëve ndërkombëtarë ishte vendosur në Kuvendin e Kosovës, ditën kur ligjvënësit kanë votuar në paketë edhe vazhdimin e mandatit të EULEX-it dhe krijimin e Gjykatës Speciale. Ky votim ishte bërë pas një letërkëmbimi mes presidentes Jahjaga dhe ish-shefes së diplomacisë së BE-së, Catherine Ashton.

ISIS i pret kokën gazetarit tjetër amerikan (Foto/Video)

0

Steven Sotloff2Grupi i militantëve islamik të Shtetit Islamik (IS) ka publikuar një tjetër video, në të cilën pretendohet të jetë ekzekutuar, sërish me prerje koke, gazetari tjetër amerikan i marrë peng, Steven Sotloff, siç bën të ditur Grupi i Inteligjencës SITE.

Videoja e pretenduar vjen vetëm pak javë pasi ISIS publikoi një tjetër të tillë, në të cilën shfaqej ekzekutimi i gazetarit amerikan James Foley. Në atë video, ISIS kërcënoi se viktima e radhës do të ishte Sotloff.

Steven Sotloff1Sekretari për shtyp i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest, ishte në mesin e njoftimeve të përditshme në konferencën me gazetarët, kur doli lajmi i ri i kobshëm.

Ai tha se administrata Obama duhet të punojë për ta konfirmuar autenticitetin e kësaj videoje të dytë.

100 mbiemrat më të përhapur në Shqipëri

0

Libri-picture1Historia, mënyra e formimit apo përhapja e mbiemrit që mban secili prej nesh, nuk do të jetë më e panjohur. Profesori i Institutit të Gjuhësisë dhe Letërsisë, Çlirim Bidollari, ka hartuar një fjalor që pritet të publikohet së shpejti ku renditen të gjithë mbiemrat shqiptarë nga më i famshmi deri te më pak i përdoruri.

Hoxha në krye

Sipas prof. Bidollarit, kjo nuk është aspak e rastësishme. Ky mbiemër ka ardhur si një titull nga hierarkia fetare. Përhapja në masë e myslimanizmit pas pushtimit turk ka bërë që ky mbiemër të jetë mjaft i përhapur në të gjitha anët e vendit. Ndërkohë që nuk mbeten mbrapa edhe ofiqe të hierarkisë fetare që nuk i përkasin fesë myslimane. Kështu, në radhë të dytë dhe të tretë renditen mbiemrat Shehu dhe Prifti, përkatësisht tituj të fesë bektashiane dhe asaj ortodokse. Më pas kjo listë vijon me mbiemra të ardhur nga emra njerëzish apo nga emrat e vendbanimeve të të parëve të atij “oxhaku”.

Fjalori

Fjalori i mbiemrave është një studim që ka nisur rreth 7 vjet më parë. Bidollari saktësoi se për kryerjen e këtij studimi është shfrytëzuar regjistrimi i popullsisë i vitit 1945. Gjithashtu, studimi është ballafaquar edhe me regjistrime të popullsisë në vitet në vazhdim, si edhe me listat e zgjedhjeve në vitet 2003-2005. Bidollari saktësoi se qëllimi i fjalorit është të zbulojë vatrën ku ka lindur patronima. “Për fjalorin po punohet për disa plotësime qoftë të numrit, qoftë të përmbajtjes apo shpjegimit të mbiemrave. Pjesa më e vështirë është historia e tyre. Më mirë për historinë e mbiemrave dinë vetëm ata që i mbajnë këto mbiemra.

Historia e mbiemrave

Zhvillimi i mbiemrave ka ecur në shek XII-XX. Në rreth 5-6 shekuj histori, procesi i vënies së mbiemrave ka ecur nga lart poshtëë. Kështu, fillimisht janë pajisur me mbiemra shtresat e larta, më pas shtresat e hierarkisë fetare, ndërsa më vonë ka zbritur deri në shtresat e ulëta. Qëllimi fillestar i mbiemrave ka qenë për të dalluar njerëzit nga njëri-tjetri. Mbiemrat janë stabilizuar në shek XX në Shqipëri. Deri më 1912-n, shumica e popullsisë në Shqipëri nuk kishte mbiemra. Pas këtij viti filluan të kryheshin regjistrimet e para të popullatës./Lapsi.al/

Ja 100 mbiemrat më të përdorur

1. Hoxha

2. Shehu

3. Prifti

4. Çela

5. Leka

6. Dervishi

7. Hysi

8. Rama

9. Dibra

10. Abazi

11. Sinani

12. Gjika

13. Kola

14. Kraja

15. Luka

16. Duka

17. Gjoka

18. Murati

19. Kristi

20. Mulo

21. Muço

22. Andoni

23. Hasani

24. Koçi

25. Frashëri

26. Ruçi

27. Zeneli

28. Papa

29. Spahiu

30. Balla

31. Bushati

32. Gjoni

33. Brahimi

34. Kanani

35. Alikaj

36. Arapi

37. Çaushi

38. Halili

39. Thanasi

40. Xhafa

41. Aliaj

42. Basha

43. Mezini

44. Sula

45. Agolli

46. Gjata

47. Haxhiu

48. Jaho

49. Kodra

50. Lako

51. Mehmeti

52. Niko

53. Osmani

54. Pano

55. Bardhi

56. Cani

57. Deda

58. Demiri

59. Hasa

60. Kasa

61. Mema

62. Myftiu

63. Peçi

64. Shtylla

65. Toska

66. Treska

67. Ymeri

68. Zaimi

69. Bezhani

70. Dedja

71. Duro

72. Kamberi

73. Kote

74. Laçi

75. Laze

76. Malaj

77. Marku

78. Hana

79. Shyti

80. Skënderi

81. Berberi

82. Dede

83. Elezi

84. Gjergji

85. Jakupi

86. Koka

87. Kondi

88. Luarasi

89. Vata

90. Meçe

91. Nikolla

92. Rexha

93. Saraçi

94. Xhani

95. Dangëllia

96. Shalsi

97. Madhi

98. Begu

99. Myslimi

100. Kaleshi